|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Podujevė: Mbi 8.5 milion euro tė investuara nga komuna, donatorėt dhe komuniteti

 
 

 
-  Kryetari Veliu dhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Bangash vlerėsojnė sukseset dhe pengesat brenda 10 muajve
 
  
     
Podujevė, 7 nėntor 2003 (TN) – “Pavarėsisht problemeve, qė ka jeta demokratike, sfidave qė u vė ajo institucioneve lokale, interesi i qytetarėve dhe pėrmirėsimi i jetės sė tyre janė ēėshtje me pėrparėsi pėr ne”, ka tdeklaruar kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu nė njė deklaratė pėr mediat, kurse pėrfaqėsuesi tė UNMIK-ut z. Shahzad Khan Bangash tha se qėllimi kryesor  i zhvillimit tė institucioneve demokratike duhet tė jetė qė tė vendosin sisteme pune tė pavarura nga individėt “dhe ky do tė duhej tė ishte edhe qėllim i udhėheqjes sė komunės sė Podujevės” deklaroi Bangash.
 
“Dhjetėmujori i kėtij viti pėr komunėn e Podujevės ishte vazhdimėsi e punės dhe realizimit tė projekteve nė infrastrukturė pėrgjithėsisht”, deklaroi z. Veliu i cili bashkė me z. Bangash pėrparimin e ilustruan me disa prej projekteve: asfaltimin e rrugėve nė qytet, rruga Podujevė-Shajkofc, ajo e Bradashit, kanalizimi nė rrugėn “Skėnderbeu”, “Albaniku”, ndėrtimi i ambulancave nė fshatrat Sfeēėl dhe Dyz dhe riparimi i shumė shkollave ndėrtimi i deponisė pėr mbeturina, instalimi i linjės elektrike 220 Kv qė ėshtė kah fundi dhe projekte tjera nė qytet dhe fshatra janė investime kapitale qė bashkė me disa projekte tjera arrijnė vlerėn e mbi 8.5 milion euro tė investuara nga komuna, donatorėt dhe komuniteti.
 
Ndėr progreset pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut numėroi edhe procesin e tatimit nė pronė qė ka shėnuar njė progres tė qėndrueshėm meqė ėshtė kryer shqyrtimi dhe shpėrndarja e faturave nė mė shumė se 9 mijė pronarė nė tė katėr zonat e komunės, pėrparimin nė procesin e kthimit dhe integrimit qė kanė demonstruar autoritetet lokale.
 
“Nė kėto projekte komuna ka investuar mbi njė milion euro, komuniteti ka me mbi 233 mijė euro dhe donatorėt mbi 7 milion euro” deklaroi kryetari Veliu dhe tha se nė realizmin e kėtyre projekteve pos komunitetit duhet falėnderuar edhe donatorėt si: AER-in, Qeverinė e Tirolit tė Austrisė ndihma e sė cilės po vazhdon, MASHT-in, Ministrinė pėr rini, kulturė e sport, Ministrinė e postelekomunikacionit, USAID-in, Sindikatat e shėndetėsisė sė Egjiptit dhe donatorėt tjerė.
 
Lidhur me pengesat dhe problemet z. Bangash ka theksuar se ato janė shfaqur nė inkasimin e tė hyrave dhe implementimin e Rregulloreve tė komunės duke pėrmendur ndėrtimet ilegale, , inkasimin e taksave komunale, si pasojė e mungesės sė punės efektive tė drejtorive komunale. Megjithate pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut deklaroi se pavarėsisht disa vėshtirėsive nė institucionet e komunės, puna dhe shėrbimet pėr qytetarėt kanė vazhduar dhe pse jo nė standardet e kėrkuara.
 
“Ėshtė normale qė ka shumė punė pėr t’u bėrė dhe unė besoj se komuniteti dhe interesi i tyre ėshtė qė bashkėrisht tė ecet pėrpara nė realizimin edhe tė projekteve tjera, pėr ēka   edhe ndihma e institucioneve qendrore dhe miqėve tanė nuk do tė mungojė”, ka pohuar nė fund kryetari Veliu. (B.T.)

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.