| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Hollbruk tha se shqiptarėt nuk do tė ndalen derisa tė fitojnė atė qė
synojnė - pavarėsinė e plotė
-
Grosman: Nėse Kosova i plotėson standardet atėherė do tė fillojė
procesi pėr statusin e ardhshėm tė saj
-
Kryeparlamentari Daci nėnshkroi njė mmorandum mirėkuptimi me
Aleancėn Kosovare tė Biznesit
-
Tė
ngriten kallėzime penale pėr krimime ndaj personave tė rrėmbyer dhe
tė pagjetur
-
Tribunali i Hagės nuk do tė financojė mė avokatin e Fatmir Limajt
-
Trupi gjykues i Tribunalit tė Hagės refuzoi kėrkesėn e tre
pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr lirimin e pėrkohshėm
-
Kuvendit i dorėzohet peticioni i LPK-sė pėr Unionin Kosovė-Shqipėri
-
Tre
vetė mbahen nė arrest si tė dyshuar pėr vrasjen e familjes Stoliq nė
Kastriot, thotė policia
-
Tė
hėnėn organizohet njė protestė e sih- policėve para selisė sė
UNMIK-ut nė Prishtinė
-
Gjatė njė operacioni nė Kastriot janė arrestuar Fazile dhe Sadije
Ēerkezi nė ndėrlidhje me vrasjen e tre serbėve
-
Asambleja komunale e Prizrenit hodhi poshtė mocionin e opozitės pėr
shkarkimin e kryetarit tė saj
-
Nė
rrugėn Pejė - Klinė nė njė aksident trafiku humbi jetėn njė person
dhe u lėnduan tre tė tjerė
-
Komuna e Gjilanit merr pėrsipėr mirėmbajtjen e banesave kolektive
-
Nė
Kosovė ka rreth 150 mijė persona me aftėsi tė kufizuar u tha nė njė
seminar nė Prishtinė
-
Podujevė: KFOR-i ēeko-sllovak vlerėson tė qetė gjendjen e sigurisė
-
Bruksel: Njė delegacion i LDK-sė mori pjesė nė njė konferencė tė
organizuar nė Parlamentin Evropian dhe pati shumė takime
-
Mbi
2000 familje me gjendje tė rėndė sociale, janė raportuar nė komunėn
e Podujevės
-
Tė
hėnėn nė Gjilan hapet ekspozita "Monumentet historike-kulturore tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit"
-
Shqipėria ka arritur marrėveshje me BE pėr pranimin e kthimit tė
emigrantėve
-
Kandidati pėr kryetar i PS, Rexhep Meidani kritikoi ashpėr
ndryshimet nė Statutin dhe Rregullorėn e kandidimit
-
Tri
shpėrthime kanė tronditur mbrėmė Athinėn
-
Uashington: 11 objekte mbyllen - testet preliminare kanė treguar pėr
praninė e mundshme tė antraksit
-
Katėr vetė tė vdekur nga rrėzimi i njė helikopteri ushtarak amerikan
i tipit "Black Hawk"
-
Nė
Mosul vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen 6 tė tjerė
-
Numri i konfirmuar i viktimave tė vershimeve nė Sumatra ėshtė 113 tė
vdekur
-
Politikanė dhe analistė fjallimin e Bushit e kanė pritur nė mėnyrė
jo shumė entuziaste
-
Presidenti Bush thekson vendosmėrinė dhe angazhimin e amerikan pėr
rindėrtimin e Irakut
-
Robertson: OSBE-ja duhet tė luajė njė rol kritik nė kushtet e reja
tė sigurimit
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė djalosh 10-vjeēar dhe 3 militantė
palestinezė
-
Vriten gjashtė anėtarėt e bordit tė helikopterit tė rrėzuar amerikan
"Black Hawk"
-
Kreu
i FBI-sė nė Athinė pėr tė parė pėrgatitjet nė fushėn e sigurisė pėr
Lojėrat Olimpike
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Hollbruk tha se shqiptarėt nuk do tė ndalen derisa tė fitojnė atė qė
synojnė - pavarėsinė e plotė
-
 |
|
-
Uashington, 7 nėntor 2003
- Bashkėsia
ndėrkombėtare ka shėnuar sukses nė Bosnjė e Hercegovinė, e
cila ėshtė nė rrugė tė mirė tė ndėrtojė njė shtet stabil,
ndėrkaq nė Kosovė, pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur, ėshtė
shėnuar njė pėrparim i dobėt, ka thėnė tė enjtėn nė Uashington
ish-ambasadori amerikan nė OKB Riēard Hollbruk.
-
Hollbruk bashkė me shefin e parė tė UNMIK-ut Bernar Kushner
vizitoi muajin e kaluar Kosovėn dhe Bosnjėn e Hercegovinėn.
-
Hollbruk ka thėnė se nė B e H tetė vjet pas luftės janė
realizuar synimet strategjike amerikane. Ėshtė ndėrprerė
lufta, janė vėnė bazat e njė shteti paqėsor multietnik, po
forcohet tregtia dhe martesat ndėretnike.
-
Sa i pėrket Kosovės, Hollbruk mendon se ėshtė shėnuar njė
pėrparim i vogėl nė zgjidhjen e dy problemeve kryesore: nė
pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe transferin
e kompetencave te popullata e saj.
-
"Pėr B e H e dimė se ėshtė shtet,
por pėr Kosovėn nuk e dimė ēka ėshtė", ka thėnė Hollbruk, duke
theksuar se KB dhe BE janė tepėr tė ngadalshme nė trajtimin e
kėsaj ēėshtjeje.
|
-
-
Sa i takon statusit, Hollbruk ka thėnė sesi Beogradit i ka thėnė se
serbėt duhet tė zgjedhin midis Kosovės dhe Evropės. "Kosova ka
ikur", ka thėnė Hollbruk nė Kėshillin pėr Marrėdhėnie tė Jashtme,
duke shtuar se Kosova "kurrė mė nuk do tė jetė pjesė e Serbisė".
-
Hollbruk ka konfirmuar se shqiptarėt nuk do tė ndalen derisa tė
fitojnė atė qė dėshirojnė, sepse pas shekujve tė represionit serb,
nė Kosovė synojnė pavarėsinė e plotė.
-
Hollbruk, duke u pėrgjegjur nė pyetjen e lidhmėrisė sė ndėrsjellė tė
ēėshtjes sė statusit tė Kosovės dhe gjendjes nė shtetet e tjera tė
ish-Jugosllavisė, ka thėnė se ndarja e Kosovės nga Serbia nuk do tė
rrezikonte ekzistencėn e B e H.
-
-
-
Grosman: Nėse Kosova i plotėson standardet atėherė do tė fillojė
procesi pėr statusin e ardhshėm tė saj
-
-
Tiranė, 7 nėntor 2003
- Nėnsekretari amerikan i Shtetit
pėr Ēėshtje Politike Mark Grosman, gjatė vizitės sė djeshme nė
Tiranė, ka thėnė se Kosova duhet tė pėrmbushė fillimisht standardet
e njė jete demokratike, para se bashkėsia ndėrkombėtare t'i fillojė
diskutimet pėr statusin e saj pėrfundimtar.
-
-
Z. Grosman dha detaje tė njė strategjie
pėr tė arritur kėto standarde. Ai i bėri kėto komente gjatė njė
konference tė pėrbashkėt shtypi me zėvendėsministrin e jashtėm
shqiptar Luan Hajdaraga.
-
-
Ai tha se rishikimi i pėrparimeve qė ka
bėrė Kosova nė arritjen e standardeve dp tė kryej nė mesin e vitit
2005. Por, ai theksoi se nėse Kosova i plotėson standardet atėherė
do tė fillojė njė proces pėr tė pėrcaktuar statusin e ardhshėm tė
saj.
-
Grosman tha se tė gjitha vendet perėndimore do ta ndihmojnė Kosovėn
qė tė arrijnė standardet, por nėse ato nuk do tė plotėsohen
diskutimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės nuk do tė fillojė.
-
Nėnsekretari amerikan Mark Grosman u takua nė Tiranė edhe me
presidentin Alfred Moisiu dhe me kryeministrin Fatos Nano, tė cilėt
i falėnderoi pėr ndihmesėn qė ka dhėnė Shqipėria nė luftėn globale
kundėr terrorizmit pėr trupat qė ajo ka nisur nė Irak, Afganistan
dhe nė Bosnjė.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci nėnshkroi njė mmorandum mirėkuptimi me
Aleancėn Kosovare tė Biznesit
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Nė funksion tė
mbėshtetjes sė prodhimit vendor dhe konsumimit tė prodhimeve vendore
nė Kuvendin e Kosovės, sot kryeparlamentari Nexhat Daci priti njė
delegacion tė Aleancės Kosovare tė Biznesit, tė kryesuar nga Agim
Shahini dhe ka nėnshkruar me tė njė memorandum mirėkuptimi.
-
Profesor Daci edhe njė herė ka shprehur mbėshtetjen e tij pėr
rritjen e sasisė dhe sidomos tė cilėsisė sė prodhimeve tė vendit,
dhe nė kėtė vėshtrim ėshtė shprehur se institucionet tona do tė
ndihmojnė prodhimin dhe nxisin konsumimin e prodhimit tė vendit, si
parakusht pėr zhvillim tė pėrshpejtuar tė Kosovės, thuhet nė njė
njoftim tė Zyrės sė Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
Tė
ngriten kallėzime penale pėr krimime ndaj personave tė rrėmbyer dhe
tė pagjetur
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Komisioni parlamentar
pėr persona tė rrėmbyer dhe tė pagjetur, nė mbledhjen e udhėhequr
nga Flora Brovina, kryetare, nė tė cilėn merrnin pjesė edhe ekspertė
juridikė edhe nga institucionet tjera tė Kosovės, ka shqyrtuar
mundėsitė e ngritjes sė kallėzimev epenale pėr krimet ndaj personave
tė rrėmbyer dhe tė pagjerur, tė kryera gjatė luftės nė Kosovė.
-
Komisioni ka pėrgatitur strategjinė dhe mėnėn e ngritjes sė
kallėzimeve penale pėr kriminelėt. Pėr kėtė qėllim, ėshtė thėnė nė
mbledhje, ka nevojė tė madhe pėr pėrfėshirjen e sa mė shumė
ekspertėve juridikė, vendės dhe ndėrkombėtarė, qė nė bashkėpunim tė
ngushtė me tė gjithė ata qė dinė dhe kanė fakte pėr kėto raste, tė
nxirren para gjyqit kryerėsit e krimeve.
-
-
-
Tribunali i Hagės nuk do tė financojė mė avokatin e Fatmir Limajt
-
-
Hagė, 7 nėntor 2003
- Tribunali i Hagės nuk do tė
financojė mė avokatin e Fatmir Limajt, sepse siē thonė, ekziston
fondi i cili mbledh para pėr kėtė qėllim.
-
-
Nė vendimin e Tribunalit tė Hagės thuhes
se meqė ėshtė bėrė publike se fondi ka tubuar mbi 292 mijė dollarė,
nuk ka nevojė pėr financim nga Haga sepse shuma e mbledhur e parave
ėshtė mė shumė se e mjaftueshme pėr tė paguar mbrojtėsin deri nė
fillim tė gjykimit.
-
-
Sipas llogaritjeve tė Tribunalit deri nė
fillim tė gjykimit nuk do tė shpenzoheshin mė shumė se rreth 162
mijė dollarė, shumė kjo e cila sipas Tribunalit tė Hagės mund tė
mbulohet nga Fondi pėr Mbrojtjen e Fatmir Limajt.
-
-
-
Trupi
gjykues i Tribunalit tė Hagės refuzoi kėrkesėn e tre pjesėtarėve tė
UĒK-sė pėr lirimin e pėrkohshėm
-
-
Hagė, 7 nėntor 2003
- Trupi gjykues i Tribunalit tė
Hagės refuzoi kėrkesėn e tre pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr lirimin e
pėrkohshėm, deri sa tė fillojė gjykimi, njoftoi zėdhėnėsi i
Tribunalit. Aktakuza e Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės i ngarkon
kėta tre persona pėr krime lufte ndaj civilėve shqiptarė dhe serbė
nė kampin e tė burgosurėve tė ish-UĒK-sė nė Llapushnik.
-
-
-
Kuvendit i dorėzohet peticioni i LPK-sė pėr Unionin Kosovė-Shqipėri
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Njė delegacion i
Lėvizjes Popullore tė Kosovės, i udhėhequr nga zv.kryetari, Gafurr
Elshani, e ka dorėzuar sot nė Zyrėn e pranimit tė Kuvendit tė
Kosovės njė petecion, tė organizuar nga LPK, pėr krijimin e Unionit
Kosovė-Shqipėri.
-
Peticioni ėshtė nėnshkruar nga 45980 qytetarė, nė 22571 fletė, i
cili pritet futet nė procedurė tė rregullt tė shqyrtimit.
-
Deputeti i LPK-sė, Hasan Meta, ka pasur pastaj njė konferencė me
gazetarė, nė tė cilėn ka sqaruar objektivat qė synon tė arrijė kjo
lėvizje, nėpėrmjet futjes nė procedurė tė rregullt nė Kuvendin e
Kosovės, tė petecionit tė qytetarėve, pėr Uionin Kosovė-Shqipėri.
-
-
-
Tre
vetė mbahen nė arrest si tė dyshuar pėr vrasjen e familjes Stoliq nė
Kastriot, thotė policia
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Pėrfaqėsuesi i policisė
sė UNMIK-ut tha sot se nė aksonin e djeshėm nė Kastriot pėr
arrestimin e tė dyshuarve pėr vrasjen e familjes Stoliq, kanė marrė
pjesė 120 policė ndėrkombėtarė e vendorė. Ai bėri tė ditur se janė
arrestuar gjashtė persona, dy prej tė cilėve janė liruar, ndėrkaq
tre tė tjerė ende mbahen nė arrest pėr hetime tė mėtejshme.
-
-
Policia kishte ndėrmarrė kėtė operacion
nė shkallė tė gjerė pėr kapjen e tė dyshuarve pėr vrasjen e tre
anėtarėve Stoliq, qė ka ndodhur nė qershor tė kėtij viti.
-
Gjatė kontrollit tė disa shtėpive janė zbuluar disa gjėsende tė
cilat janė konfiskuar dhe ato kanė ndihmuar edhe pėr arrestimet e
bėra, pėrfaqėsuesi i policisė.
-
-
-
Tė
hėnėn organizohet njė protestė e sih- policėve para selisė sė
UNMIK-ut nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Greva e ish-policėve tė
Kosovės vazhdon ende, ndėrkohė qė Sindikata e policėve ka
paralajmėruar sot se greva mund tė marrė forma mė radikale. Prandaj,
tė hėnėn do tė organziohet njė protestė para selisė sė UNMIK-ut nė
Prishtinė, thonė sindikalistėt e policisė.
-
-
Ata thanė se deri mė tash asnjė konkat
me zyrtarėt nuk ka dhėnė rezultate pėr ish-policėt, megjithė
protestat e herėpashershme dhe tani me grevėn e pėrgjithshme.
-
Po ashtu grevistėt nuk u pajtuan tė ndėrprejnė grevėn, duke
paralajmėruar format mė tė ashora tė protestės sė tyre. Ata kėrkuan
ndihmė dhe solidaritet nga kolegėt e tyre kudo qė ata ndodhen, si
dhe nga populli i Kosovės.
-
Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė
Kosovės thotė se grevėn nuk e sheh si formė tė zgjidhjes sė
problemeve nė pėrgjithėsi, por ajo plotėsisht mbėshtet ish-policėt
pėr sendėrtimin e kėrkesės sė tyre, tha Ukė Bashota, nėnkryetar i
BSPK. Bashota tha se kjo grevė ėshtė shumė serizoe dhe se kėrkesat e
grevistėve janė thellėsisht tė drejta dhe tė ligjshme.
-
-
-
Gjatė
njė operacioni nė Kastriot janė arrestuar Fazile dhe Sadije Ēerkezi
nė ndėrlidhje me vrasjen e tre serbėve
-
-
Kastriot, 7 nėntor 2003
- Policia ndėrkombėtare e
ndihmuar edhe nga forcat paqeruajtėse dhe pjesėtarė tė Shėrbimit
Policor tė Kosovės kanė ndėrmarrė dje njė operacion nė shkallė tė
gjerė nė Kastriot, ish-Obiliqit pėr kapjen e personave tė dyshuar
pėr vrasjen e tre pjesėtarėve tė pakicės serbe nė muajin qershor tė
kėtij viti. Ka njoftime pėr tė paktėn dy arrestime, por zyrtarėt nuk
pranuan t'i konfirmojnė ato.
-
-
Megjithatė, njoftohet se gjatė kėtij
operacioni ėshtė bastisur shtėpia e familjes Ēerkezi nė Kastriot.
Familjarėt thonė se janė arrestuar Fazile dhe Sadije Ēerkezi,
ndėrkaq Beqir Ēerkezi ėshtė arrestuar dhe mė vonė ėshtė liruar. Ai
thotė se nuk e di arsyen e arrestimit. Nė Obiliq gjatė operacionit
tė djeshėm janė arrestuar edhe Venera Ahmeti dhe Sejdi Maloku tė
cilėt pas tetė orėsh janė liruar.
-
Mirėpo, zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Derek Ēapell, tha se nuk
mund tė konfirmojė dhe as tė mohojė njė informacion tė tillė.
-
-
-
Asambleja komunale e Prizrenit hodhi poshtė mocionin e opozitės pėr
shkarkimin e kryetarit tė saj
-
-
Prizren, 7 nėntor 2003
- Asambleja komunale e Prizrenit
nė mbledhjen e djeshme tė jashtėzakonshme hodhi poshtė rendin e
ditės pėr shkarkimin e kryetarit tė saj Eqrem Kryezit, qė kishin
kėrkuar me njė mocion kėshilltarėt e PDK-sė.
-
-
Ndėrkaq, kėshilltarėt e PDK-sė dhe ata
tė AAK-sė, tė cilėt kėrkuan shkarkimin e z. Kryeziu theksuan se
kinse me kėtė akt, Asambleja komunale nuk funksionon, ose ēėshtja
duhet t'i pėrcillet pėr shqyrtim kryeadministratorit ndėrkombėtar.
-
Mbledhja e radhės tė Asamblesė komunale tė Prizrenit nga kryetari i
saj ėshtė paralajmėruar pėr javėn e ardhshme,ndėrkaq pėrfaqėsuesit e
dy partive opozitare: PDK-sė dhe AAK-sė, kanė thėnė se do ta
shqyrtojnė vendimin pėr tė marrė pjesė nė kėtė mbledhje.
-
-
-
Nė
rrugėn Pejė - Klinė nė njė aksident trafiku humbi jetėn njė person
dhe u lėnduan tre tė tjerė
-
-
Pejė, 7 nėntor 2003
- Nė udhėkryqin Prishtinė - Pejė
- Klinė, dje ka ndodhur njė aksident i rėndė trafiku, ku humbi jetėn
njė, ndėrkaq u lėnduan tre tė tjerė.
-
-
Nė kėtė fatkeqėsi qė ka ndodhur tek ura
e Drinit qė gjendet nė kėtė udhėkryq, ishin tė pėrfshirė njė kamion
dhe njė veturė, e cila nga pėrplasja ka pėrfunduar nė ujėrat e
Drinit tė Bardhė. Sipas SHPK-sė, shkaktari i kėtij aksidenti tash
pėr tash ende nuk ėshtė i njohur, por policia po punon nė ndriēimin
e kėsaj fatkeqėsie tė rėndė.
-
-
-
Komuna e Gjilanit merr pėrsipėr mirėmbajtjen e banesave kolektive
-
-
Gjilan, 7 nėntor 2003
- Qyteti i Gjilanit ka mbi
njėmijė banesa, nė tė cilat, qytetarė tė shumtė nga kjo komunė e
bėjnė jetėn e tyre. Ato kanė qenė nė njė gjendje shumė tė keqe deri
tani sa i pėrket mirėmbajtjes sė hapėsirės sė pėrbashkėt, pėr tė
cilėn nuk ėshtė pėrkujdesur thuaj se askush.
-
Alban Qerimi, shef i sektorit tė banimit thotė se tash e tutje
mirėmbajtja e banesave do tė bėhet nga komuna, e cila ka zgjedhur
pėrmes ofertės publike edhe ndėrmarrjen pėrkatėse qė ka pėr obligim
pastrimin e shkallėve, korridoreve dhe tė bodrumeve, nė tė gjitha
ndėrtesat e banimit kolektiv, dy herė brenda javės.
-
Drejtoria pėr gjeodezi, kadastėr, pronė dhe banim do tė marrė
pėrsipėr edhe renovimin e ēative, fasadimin e jashtėm tė banesave
dhe tė koridoreve, menjanimin e prishjeve nė rrjetin e ujėsjellėsit
dhe tė kanalizimit dhe tė tjera, nėse banorėt i pėrmbushin obligimet
pėr mirėmabjtje, qė me rregullore tė Kuvendit tė Komunės, ėshtė
paraparė tė jetė 0.09 centė nė muaj pėr njė metėr katrorė tė
banesės, ose mesatarisht 60 ?uro gjatė njė viti, thotė Alban Qerimi.
-
Gjilani ėshtė komuna e parė nė Kosovė,
e cila ka aprovuar rregulloren pėr mirėmbajtjen e ndėrtesave
kolektive.
-
-
-
Nė
Kosovė ka rreth 150 mijė persona me aftėsi tė kufizuar u tha nė njė
seminar nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 7 nėntor 2003
- Zyra pėr qeverisje tė
mirė pranė kryeministrisė sė Kosovės nė bashkėpunim me KMDLNJ-nė
organizoi dje nė Prishtinė njė seminar pėr persona me afėtėsi tė
kufizuara me temėn: "Puna me partneritet pėr tė drejtat e njerėzve
me aftėsi tė kufizuara".
-
-
Nė kėtė seminar u tha se nė Kosovė ka
rreth 150 mijė persona me aftėsi tė kufizuar, tė cilėt duhet
ndihmuar. Kėtė shifėr e kishin dhėnė kohė mė parė edhe organizatat
joqeveritare, por nė kėtė seminar e konfirmoi edhe pėrfaqėsuesi i
kryeministrisė sė Kosovės pėr qeverisje tė mirė.
-
-
-
Podujevė: KFOR-i ēeko-sllovak vlerėson tė qetė gjendjen e sigurisė
-
-
Podujevė, 7 nėntor 2003
- Batalioni i katėrt
ēeko-sllovak ka tre javė qė ka marrė detyrat dhe situata nė rajonin
e pėrgjegjsisė nė komunėn e Podujevės ėshtė e qetė, tha sot nė
konferencėn pėr media komandanti Zdenek Havala.
-
Ai njoftoi se KFOR-i ēeko-sllovak do tė fillojė sė shpejti
distribuimin e ndihmave qė kanė mbledhur nga Ēekia pėr nxėnės dhe
pėr familje tė varfėra. "Materialin shkollor e kemi mbledhur nga
shkollat dhe fėmijėt e Republikės ēeke, kurse pjesėn tjetėr edhe nga
ADRA ēeke dhe Qindkėmbėshja e zonjės Bella Jensen, por njė pjesė e
kėtyre ndihmave do tė shpėrndahet gjatė Kėrshėndellave", theksoi
nėnkoloneli Havalla.
-
Duke pohuar se ka raste tė rralla tė kalimit ilegal tė kufirit dhe
Atregtisė sė zezė@, komandanti Havala tha se ndiehet i lumtur qė
edhe pas 3 javėve qė janė nė komunėn e Podujevės situata e sigurisė
ėshtė e qetė dhe se shpreson se do tė pėrmirėsohet pėrditė e mė
shumė.
-
-
-
Bruksel: Njė delegacion i LDK-sė mori pjesė nė njė konferencė tė
organizuar nė Parlamentin Evropian dhe pati shumė takime
-
-
Bruksel, 7 nėntor 2003
- Njė delegacion i i LDK-sė, nė
pėrbėrje Dr. Alush Gashi, sekretar per Marrėdhėnie me Jashtė dhe
deputet i Parlamentitė tė Kosoves, Dr. Naim Jerliu, nenkryetar i
LDK-sė, deputet nė Parlamentin e Kosovės dhe Gani Azemi, koordinator
i SME-Unionit tė LDK-sė, anėtar i KP tė LDK-sė, morėn pjesė nė
konferencėn e titulluar "Angazhimi i Evropės pėr ndėrmarrėsi", tė
organizuar nga Partitė Popullore tė Evropės, qė u mbajtt mė 6 dhe 7
nėntor 2003 nė Parlamentin Evropian.
-
Nė kėtė konferencė morėn pjesė deputetė dhe personalitete tė njohura
tė afėrta me familjen politike tė EPP-sė nga pesėmbėdhjetėshja e
Bashkimit Evropian, si dhe pėrfaqėsues nga dhjetė shtete, kandidate
pėr BE.
Hapjen dhe fjalėn kryesore nė kėtė Konferencė e mbajti zoti Wilfried
Martens, kryetar i Partive Popullore tė Evropės (EPP) dhe
ish-kryeminister i Belgjikės pėr dhjetė vjet.
-
Partite Popullore Evropiane janė grupi i parė politik nė Parlamentin
Evropian, me tė cilin grup LDK-ja ka marrėdhėnie bashkėpunimi qė nga
vitet e nėntėdhjeta. Delegacioni i LDK-sė pati takime me shumicėn e
delegacioneve tė vendeve pjesėmarrėse, veēanėrisht me deputetė e
pėrfaqėsues nga Gjermania, Austria, Belgjika, Suedia, Holanda,
Polonia, Ēekia, etj.
-
Ndryshe, gjatė qėndrimit nė Bruksel, delegacioni i LDK-sė u prit nė
takim tė veēantė nė selinė e Partive Popullore Evropiane, nga
kryetari Wilfried Martens. Delegacioni i pėrcolli pėrshendetjet e
Presidentit Rugova dhe e falenderoi zotin Martens pėr mbėshtetjen qė
ka dhėnė pėr ēėshtjen e Kosovės si ish-kryeministėr i Belgjikes dhe
tani si kryetar i Prtive Popullore tė Evropes (EPP).
-
-
Delegacioni e njoftoi zotin Martens pėr
situatėn aktuale nė Kosovė, pėr progresin e arritur nė tė gjitha
fushat, si dhe theksoi domosdoshmėrinė e njohjes sa mė tė shpejtė tė
pavarėsisė sė Kosovės qė do tė ishte faktor stabiliteti pėr rajonin
dhe mė gjerė. Presidenti i EPP-se Martens vlerėsoi lart kontributin
e Presidentit Rugova dhe tė LDK-sė pėr ndėrtimin e demokracisė dhe
tė paqes nė rajon.
-
Delegacioni u prit nė njė takim edhe nga zoti Antonio Lopez Isturiz,
sekretar i pėrgjithshem i EPP-se dhe i Internacionales
Demokristiane, ku LDK-ja ėshtė anėtare qė nga viti 1997.Delegacioni
i LDK-se pati takime tė veēanta edhe me deputetė tė grupeve tė
ndryshme politike nė Parlamentin Evropian, ndėrsa nesėr do te
takohen me senatoren e njohur belge, An Marie Lizin.
- Gjatė
kėsaj vizite delegacioni i LDK-sė pati njė takim edhe me zėdhėnėsin
e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropen Juglindore, zotin Roland Bless.
-
-
-
Mbi
2000 familje me gjendje tė rėndė sociale, janė raportuar nė komunėn
e Podujevės
-
-
Podujevė, 7 nėntor 2003
- Nė bazė tė shėnimeve tė
grumbulluara nga kryetarėt e komiteteve tė tė gjitha fshatrave tė
komunės sė Podujevės 2000 B 2500 familje raportohen qė paraqesin
raste sociale, deklaroi sot kordinatori pėr programin e dimėrimit nė
Drejtorinė pėr shėndetėsi dhe politikė sociale (DSHPS) Zenel Zeneli.
-
-
Ai tha se gjatė kėtij viti janė vizituar
nga kjo drejtori 461 familje me mbi 2876 anėtarė pėr t'u
identifikuar rastet mė tė rėnda. Te kėto raste ėshtė intervenuar
menjėherė me miell dhe pako higjienike.
-
Sektori pėr politikė sociale pranė DSHPS pėr familjet me gjendje tė
rėndė sociale ka planifikuar qė nė kėto familje tė intervenohet me
miell, vaj, lėndė djegėse vlera e tė cilave kap shumėn 72 mijė euro.
-
- Ndėrkaq
pėr intervenime urgjente janė planifikuar 48 mijė euro. Vlerėsohet
se rreth 120 mijė euro nevojiten pėr rastet e rėnda sociale, mjete
kėto qė do tė sigurohen nga buxheti i komunės. Ėshtė vlerėsim i
zyrtarėve komunalė tė DSHPS-sė sė Podujevės se krahasuar me vitin e
kaluar rastet sociale janė shtuar rreth 15%.
-
-
-
Tė
hėnėn nė Gjilan hapet ekspozita "Monumentet historike-kulturore tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit"
-
-
Gjilan, 7 nėntor 2003
- Ekspozita tematike kushtuar
125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, do t`i sjellė tė
hėnėn, mė 10 nėntor 2003, para gjilanasve monumentet historike dhe
kulturore tė asaj periudhe, e cila dėshmon se kush jemi dhe cila
ėshtė ardhmėria jonė.
-
Gjatė historisė mijavjeēare, populli shqiptar ka krijuar dhe
ndėrtuar shumė mė tepėr nga ajo qė sot trashėgon. Si kudo, luftrat,
fatkeqėsitė dhe nė pėrgjithėsi shekujt kanė bėrė punėn e tyre
shkatėrruese tė kėtyre vlerave.
-
Rishikimi i gjendjes sė identifikuar nxjerr nė pah faktet dhe
detyrat madhore pėr ruajtjen, mbrojtjen dhe prezentimin e kėtij
thesari me vlera mbarėkombėtare. Shembujt e kėsaj krijimtarie, tė
cilėt i kanė qėndruar kohės deri mė sot, pėrbėjnė zbulimin e
bazamentit dokumentar dhe material mbi tė cilin do tė vazhdojnė
studimet e mėtejshme.
-
Koleksioni i kėsaj ekspozite ėshtė kontribut i veēantė dhe
parakupton identifikimin e vlerave dhe kėndshikimeve pėr trajtimin
dhe prezentimin e kėtij thesari nė nivel meritor.
-
-
-
Shqipėria ka arritur marrėveshje me BE pėr pranimin e kthimit tė
emigrantėve
-
-
Tiranė, 7 nėntor 2003
- Shqipėria ka arritur njė
marrėveshje me Bashkimin Evropian, sipas sė cilės do tė pranojė
kthimin pas tė emigrantėve tė paligjshėm qė kanė hyrė nė territorin
e BE-sė nėpėrmjet Shqipėrisė.
-
-
Marrėveshja parasheh kthimin e shtetasve
shqiptarė, por edhe tė huajve qė kanė hyrė nė territorin e BE-sė.
Sipas komesionerit evropian pėr ēėshtje tė drejtėsisė Antonio
Vitorino marrėveshja do tė hyjė nė fuqi nė fillim tė muajit dhjetor.
-
Bashkimi Evropian pėrshėndeti nėnshkrimin nga ana e Shqipėrisė tė
Marrėveshjes sė ripranimit tė gjithė atyre emigrantėve tė gjithė
atyre emigrantėve tė paligjshėm, apo kandidatėve pėr azil qė u ėshtė
refuzuar kėrkesa.
-
-
BE gjithashtu pėrgėzon Qeverinė
shqiptare pėr masat e marra lidhur me ndalimin e trafiqeve tė
qenieve njerėzore nga brigjet e Shqipėrisė drejt Italisė. Kėto
vlerėsime u bėnė gjatė takimit tė ministrave tė Brendshėm dhe tė
Drejtėsisė tė vendeve anėtare tė BE-sė dje nė Bruksel.
-
-
-
Kandidati pėr kryetar i PS, Rexhep Meidani kritikoi ashpėr
ndryshimet nė Statutin dhe Rregullorėn e kandidimit
-
-
Tiranė, 7 nėntor 2003
- Kandidati pėr kryetar i Partisė
Socialiste ish-presidenti Rexhep Meidani kritikoi ashpėr ndryshimet
e miratuara parėmbrėmė nė Statutin dhe Rregullorėn e kandidimit.
-
-
Ai theksoi sė kėto vendime janė
kundėrvėnie e hapur ndaj frymės sė demokracisė dhe pėrbėjnė kėrcėnim
tė sė drejtės sė kandidimit e tė kushteve tė barabarta gjatė
konkurrimit.
-
Por, drejtuesit e PS kundėrshtuan komentet e z. Meidani duke u
shprehur se asgjė nuk e pengon atė tė kontaktojė me bazėn e Partisė
Socialiste.
-
-
-
Tri
shpėrthime kanė tronditur mbrėmė Athinėn
-
-
Athinė, 7 nėntor 2003
- Tri shpėrthime kanė tronditur
mbrėmė Athinėn. Policia ka njoftuar se ndaj tri bankave janė hedhur
koktej mollotovi, duke shkaktuar dėme tė vogla nė ndėrtesa.
-
Sulmet kanė pasuar disa orė pas protestave tė 700 njerėzve nė qendėr
tė qytetit, tė cilėt kanė kėrkuar lirimin nga burgu tė shtatė
antiglobalistėve qė mbahen nė arrest qė nga muaji qershor.
-
-
-
Uashington: 11 objekte mbyllen - testet preliminare kanė treguar pėr
praninė e mundshme tė antraksit
-
-
Uashington, 7 nėntor 2003
- Shėrbimi postar amerikan
ka mbyllur mbrėmė 11 objekte sepse testet preliminare kanė treguar
pėr praninė e mundshme tė antraksit nė ndėrtesėn nė tė cilėn gjendet
qendra e marinės pėr pranimin e postės, ėshtė njoftuar sot.
-
-
Marina ka mbyllur sistemin e saj tė
automatizuar operativ pėr postėn nė bazėn ajrore nė Uashington,
sepse sensorėt kanė dedektuar praninė e substancės, e cila mund tė
jetė antraks.
-
-
-
Katėr
vetė tė vdekur nga rrėzimi i njė helikopteri ushtarak amerikan i
tipit "Black Hawk"
-
-
Bagdad, 7 nėntor 2003
- Tė paktėn katėr veta kanė
vdekur dhe dy janė plagosur, pasi njė helikopter amerikan ushtarak i
tipit "Black Hawk" (Fajkoi i Zi) ėshtė rrėzuar sot nė mėngjes (e
premte) afėr qytetit, Tikrit, ka bėrė tė ditur Armata amerikane,
njofton Rojter.
-
-
Zėdhėnėsja ushtarake amerikane nė Tikrit
ka thėnė gjithashtu se tash pėr tash nuk dihet nėse shkaku i
rrėzimit tė aeroplanit ėshtė ndonjė defekt mekanik apo ndonjė shkak
tjetėr. Ajo shtoi gjithashtu se ende nuk dihet sa vetė kanė qenė nė
bordin e helikopterit dhe se a ka pasur viktima.
-
-
-
Nė
Mosul vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen 6 tė tjerė
-
-
Mosul, 7 nėntor 2003
- Guerilė tė atrmatosur me pushkė
automatike dhe dhe granata raketore kanė sulmuar sot (e premte) nė
pritė njė autokolonė ushtarake amerikane nė qytetin Mosul nė Irakun
verior dhe kėshtu kanė vrarė njė ushtar amerikan dhe kanė plagosur 6
tė tjerė, ka thėnė Armata amerikane, njofton Rojter.
-
-
Ky sulm ka ngritur numrin e ushtarėve tė
vrarė amerikanė nė tė pakten 140 sish qė kur presidenti Bush ka
shpallur mė njė maj pėrfundimin e luftės nė Irak.
-
-
-
Numri
i konfirmuar i viktimave tė vershimeve nė Sumatra ėshtė 113 tė
vdekur
-
-
Xhakartė, 7 nėntor 2003
- Numri i konfirmuar i
viktimave tė vershimeve nė provincėn Sumatra tė Indonezisė ėshtė 113
tė vdekur, kurse kėrkimet po vazhdojnė edhe pėr 147 njerėz, qė
konsiderohen tė zhdukur dhe pėr tė cilėt ekziston droja sė janė tė
vdekur, ka bėrė tė ditrur Zyra e kėrkim-shpėtimit nė kryeqytetin
provincial, Medan, njofton AFP.
-
-
Shpresat pėr gjetjen e tė zhdukurve tė
gjallė janė tė pakta, por kerkimet po vazhdojnė. Ekziston frika se
tė pakten 200 njerėz kanė humbur jetėn pas vershimeve qė pėrfshin
bregdetin e qytetit Bahorok nė distriktin Langkat, ka thėnė
zėdhėnėsi i zyrės sė lartpėrmendur.
-
-
-
Politikanė dhe analistė fjallimin e Bushit e kanė pritur nė mėnyrė
jo shumė entuziaste
-
-
Uashington, 7 nėntor 2003
- Politikanė dhe analistė
arabė nė Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, e kanė pritur
pėrgjithėsisht nė mėnyrė jo shumė entuziaste njė fjalim tė
presidentit Bush, ku ai deklaroi se promovimi i demokracisė nė
Lindjen e Mesme, do tė jetė tani prioritet i Amerikės.
-
Shumė thonė se komentet e z. Bush kanė peshė tė vogėl pėr shkak tė
veprimeve tė tij nė Irak dhe mbėshtetjes sė vazhdeshme qė
Uashingtoni i jep Izraelit.
-
Ministri nė kabinetin palestinez, Saeb Erekat, tha se presidenti
duhet t'i theksojė fjalėt e tij duke ndihmuar palestinezėt tė
zhvillojnė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.
-
Nė fjalim, z. Bush tha se edhe pse demokracia nuk ėshtė perfekte,
ajo ėshtė e vetmja rrugė pėr sukses dhe dinjitet kombėtar nė vendet
e Lindjes sė Mesme.
-
-
-
Presidenti Bush thekson vendosmėrinė dhe angazhimin e amerikan pėr
rindėrtimin e Irakut
-
-
Uashington, 7 nėntor 2003
- Presidenti amerikan
Xhorxh Bush dėrgoi njė mesazh tė fuqishėm lidhur me vendosmėrinė dhe
angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr rindėrtimin e Irakut dhe
vendosjen e demokracisė nė Lindjen e Mesme, duke deklaruar se liria
dhe demokracia janė aspirata pėr tė cilat ia vlen tė luftosh dhe tė
vdesėsh.
-
-
Komentet e forta tė Presidentit Bush u
bėnė njė ditė pasi dy ushtarė amerikanė u vranė nė Irak dhe kur po
shtohen kritikat nė Uashington nga anėtarė tė partisė sė tij
republikane lidhur me misionin amerikan nė Irak.
-
Nė njė fjalim qė ishte shumė mė i thellė, se sa vetėm ripohim i
qėllimeve amerikane nė Irak, Presidenti Bush, i krahasoi pėrpjekjet
pėr vendosjen e demokracisė nė Lindjen e Mesme me Luftėn e Ftohtė
kundėr komunizmit.
-
-
Nė tė njėjtėn kohė ai ishte gati tė
deklaronte se mbėshtetja qė Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera i
kanė dhėnė diktaturave nė Lindjen e Mesme gjatė disa
dhjetėvjeēarėve, pėrbėn njė rrezik tepėr tė madh.
-
-
-
Robertson: OSBE-ja duhet tė luajė njė rol kritik nė kushtet e reja
tė sigurimit
-
-
Bruksel, 7 nėntor 2003
- Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson, i cili sė
shpejti largohet nga ky post, tha se OSBE-ja duhet tė luajė njė rol
kritik nė kushtet e reja tė sigurimit.
-
Zoti Robertson i tha Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė se
terrorizmi vazhdon tė jetė njė pėrparėsi pėr tė dy kėta organizma.
-
Ai u tha pėrfaqėsuesve tė 55 vendeve anėtare se parashikon njė
bashkėpunim mė tė madh midis NATO-s dhe OSBE-sė nė njė numėr
rajonesh, pėrfshirė Kaukazin dhe Azinė Qendrore.
-
Ai tha se kėto dy organizata duhet tė studiojnė mundėsinė se si tė
bashkėpunojnė nė Afganistan pėr tė garantuar atje njė siguri dhe
qendrueshmėri mė tė madhe.
-
Zoti Robertson largohet nga posti i tij si Sekretar i Pėrgjithshėm i
NATO-s muajin e ardhshėm.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė djalosh 10-vjeēar dhe 3 militantė
palestinezė
-
-
Gaza, 7 nėntor 2003
- Ushtarėt izraelitė kanė vrarė
sot (e premte) njė djalosh 10-vjeēar dhe tre militantė palestinezė
nė Rripin e Gazės, njofton Rojter. Ky incident ka ndodhur nė njė
kohė kur Izraeli ndėrmori hapat e parė pėr tė zbatuar lehtėsimin e
bllokadės sė premtuar nė Bregun Perendimor.
-
-
Djaloshi Mahmud al Kejed ėshtė vrarė nga
njė predhė e shkrehur nga njė tank izrelit nė Rripin e Gazės afėr
bashkėsisė bujqėsore izraelite Nahal Oz, i cili po gjuante zogj me
rrjet dhe spango, kanė thėnė dėshmitarėt dhe mjekėt.
-
-
Njė burim ushtark izraelit ka thėnė se
ushtarėt kanė hapur zjarr kundėr njė personi, qė kishte nė dorė njė
kabėll elektrike nė njė zonė ku shpesh janė vėnė mjete shpėrthyese
kundėr trupave dhe atė palestinez e kanė qėlluar, kurse dy tė tjerė
kanė ikur.
-
I njėjti burim ka thėnė se tre
palestinezė tė tjerė janė vrarė sot heret nė mengjes (e premte) nė
pėrleshjet me militantėt. Njėri palestinez i armatosur ėshtė vrarė
afėr kampit tė refugjatėve Maghazi, kurse trupat e pajetė tė dy
palestinezėve tė tjerė janė zbuluar sot heret nė mengjes afėr
qytetit Kan Junis.
-
- Ata janė
vrarė derisa po vendosnin mjete shpėrthyese afėr gardhit kufitar
izraelit, kanė thėnė burimet ushtarake dhe mjekėsore. Kata tė vrarė
kanė qenė pjesėtarė tė Brigadės sė Martirėve Al Aksa, ka thėnė
zėdhėnėsi i kėsaj Brigade.
-
-
-
Vriten gjashtė anėtarėt e bordit tė
helikopterit tė rrėzuar amerikan "Black Hawk"
-
-
Bagdad, 7 nėntor 2003 - Tė
gjashtė anėtarėt e bordit tė helikopterit amerikan ushtarak tė tipit
"Black Hawk" (Fajkoi i zi) kanė humbur jetėn pas rrėzimit tė tij sot
nė mėngjes (e premte) afėr qytetit Tikrit, ka bėrė tė ditur Armata
amerikane, njofton Rojter. Nė kėtė njoftim thuhet se sipas tė gjitha
gjasave helikopteri ėshtė rrėzuar pasi ėshtė goditur me granatė
raketore.
-
-
Aktualisht helikopterėt sulmues po fluturojnė mbi zonėn e vendit tė
rrėzimit tė helikopterit, Tikrit, 110 mila nė veri tė Bagdadit, nė
kėrkim tė guerilėve, qė mund ta kenė rrėzuar helikoperin "Black
Hawk". Nėse konfirmohet shkatėrrimi i tij nga zjarri armiqėsor, ky
do tė jetė helikopteri i tretė amerikan i rrėzuar nga guerilėt
brenda dy javėve.
-
-
-
Kreu i FBI-sė nė Athinė pėr tė parė
pėrgatitjet nė fushėn e sigurisė pėr Lojėrat Olimpike
-
-
Athinė, 7 nėntor 2003 -
Kreu i Byrosė federale tė Hetimeve nė Amerikė, FBI, ka mbėrritur nė
Athinė pėr tė parė se si po shkojnė pėrgatitjet nė fushėn e sigurisė
pėr Lojėrat Olimpike tė vitit tė ardhshėm.
Vizita e Robert Mueller bėhet pas shqetėsimeve amerikane rreth
sulmeve tė mundshme terroriste gjatė Lojėrave, ku do tė marrin pjesė
qindra atletė amerikanė, do tė mbrohen nga njė numrė rojesh tė
armatosur.
- Vizita e
drejtorit tė FBI-sė pason bashkėpunimin intensiv tė komunitetit
dnėrkombėtar nė fushėn e sigurisė nė fazėn pėrgatitore tė Lojėrave.
Autoritetet greke thonė se do tė shpenzojnė njė shumė tė
paprecendentė prej 775 milionė pėr sigurinė e Lojėrave Olimpike.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|