|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Hollbruk tha se shqiptarėt nuk do tė ndalen derisa tė fitojnė atė qė synojnė - pavarėsinė e plotė

 
 

 
    
Uashington, 7 nėntor 2003 - Bashkėsia ndėrkombėtare ka shėnuar sukses nė Bosnjė e Hercegovinė, e cila ėshtė nė rrugė tė mirė tė ndėrtojė njė shtet stabil, ndėrkaq nė Kosovė, pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur, ėshtė shėnuar njė pėrparim i dobėt, ka thėnė tė enjtėn nė Uashington ish-ambasadori amerikan nė OKB Riēard Hollbruk.

Hollbruk bashkė me shefin e parė tė UNMIK-ut Bernar Kushner vizitoi muajin e kaluar Kosovėn dhe Bosnjėn e Hercegovinėn.

Hollbruk ka thėnė se nė B e H tetė vjet pas luftės janė realizuar synimet strategjike amerikane. Ėshtė ndėrprerė lufta, janė vėnė bazat e njė shteti paqėsor multietnik, po forcohet tregtia dhe martesat ndėretnike.

Sa i pėrket Kosovės, Hollbruk mendon se ėshtė shėnuar njė pėrparim i vogėl nė zgjidhjen e dy problemeve kryesore: nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe transferin e kompetencave te popullata e saj.
 
"Pėr B e H e dimė se ėshtė shtet, por pėr Kosovėn nuk e dimė ēka ėshtė", ka thėnė Hollbruk, duke theksuar se KB dhe BE janė tepėr tė ngadalshme nė trajtimin e kėsaj ēėshtjeje.
  
Sa i takon statusit, Hollbruk ka thėnė sesi Beogradit i ka thėnė se serbėt duhet tė zgjedhin midis Kosovės dhe Evropės. "Kosova ka ikur", ka thėnė Hollbruk nė Kėshillin pėr Marrėdhėnie tė Jashtme, duke shtuar se Kosova "kurrė mė nuk do tė jetė pjesė e Serbisė".

Hollbruk ka konfirmuar se shqiptarėt nuk do tė ndalen derisa tė fitojnė atė qė dėshirojnė, sepse pas shekujve tė represionit serb, nė Kosovė synojnė pavarėsinė e plotė.

Hollbruk, duke u pėrgjegjur nė pyetjen e lidhmėrisė sė ndėrsjellė tė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės dhe gjendjes nė shtetet e tjera tė ish-Jugosllavisė, ka thėnė se ndarja e Kosovės nga Serbia nuk do tė rrezikonte ekzistencėn e B e H.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.