|
Podujevė: Tre javė pas marrjes sė pėrgjegjėsive, KFOR-i ēeko-sllovak
vlerėson tė qetė gjendjen e sigurisė
 |
|
Podujevė, 7 nėntor 2003 (TN) -
Batalioni i Katėrt ēeko-sllovak ka tre javė qė ka marrė detyrat
dhe situata nė rajonin e pėrgjegjsisė nė komunėn e Podujevės ėshtė
e qetė, tha sot nė konferencėn pėr media komandanti i Batalionit
tė katėrt ēeko-sllovak nėnkoloneli Zdenek Havala.
Komandanti i KFOR-it ēeko-sllovak mė tej u ndal nė disa
informacione qė karakterizuan komunėn e Podujevės gjatė javės sė
kaluar. Afėr bazės tonė nė Shajkofc gjuetarėt duke gjuajtur
egėrsira kanė shqetėsuar ushtarėt tonė, mirėpo pasi janė ndaluar
ata janė liruar sepse edhe pėr gjuetinė ka rregulla, tha Havalla.
Ai njoftoi se njė autobus me serbė ėshtė ndaluar nga organet e
UNMIK-ut nė pikėn G-3 derisa po dėshironin ti vizitonin varrezat e
tyre nė Podujevė, por nuk komentoi pse, meqė sipas tij pėrgjegjės
pėr sigurinė nė atė pikė ėshtė policia kufitare. |
Megjithėse nuk ėshtė detyrė e jona, ne kemi pastruar varrezat serbe
por mund tė konstatoj se ato nuk ishin nė gjendje tė mirė, deklaroi
komandanti i KFOR-it ēeko-sllovak duke shtuar se pėr kėtė do tė
bisedojė edhe me kryetarin e komunės dhe pėrfaqėsuesin e UNMIK-ut
sepse tė vdekurit duhet ti lėmė tė qetė, ka pohuar Havalla.
Komandanti i Batalionit tė IV-t njoftoi se KFOR-i ēeko-sllovak do tė
fillojė sė shpejti distribuimin e ndihmave qė kan mbledhur nga Ēekia
pėr nxėnės si dhe pėr familje tė varfėra. Materialin shkollor e kemi
mbledhur nga shkollat dhe fėmijėt e Republikės ēeke, kurse pjesėn
tjetėr edhe nga ADRA ēeke dhe Qindkėmbėshja e zonjės Bella Jensen, por
njė pjesė e kėtyre ndihmave do tė shpėrndahet gjatė Kėrshėndellave,
theksoi nėnkoloneli Havalla.
Duke pohuar se ka raste tė rrallla tė kalimit ilegal tė kufirit dhe
tregtisė sė zezė , komandanti Zdenek Havalla tha se ndihet i lumtur
qė edhe pas 3 javėve qė janė nė komunėn e Podujevės situata e sigurisė
ėshtė e qetė dhe se shpreson se do tė pėrmirėsohet pėrditė e mė shumė.
Mbi 2000 familje me gjendje tė rėndė sociale janė raportuar nė komunėn
e Podujevės
 |
|
Podujevė, 7 nėntor 2003 (TN)
Nė bazė tė shėnimeve tė grumbulluara nga kryetarėt e Komiteteve tė
tė gjitha fshatrave tė komunės sė Podujevės 2000 2500 familje
raportohen qė paraqesin raste sociale, deklaroi sot kordinatori
pėr programin e dimėrimit nė Drejtorinė pėr shėndetėsi dhe
politikė sociale (DSHPS) z. Zenel Zeneli.
Ai deklaroi se gjatė kėtij viti janė vizituar nga kjo drejtori 461
familje me mbi 2876 anėtarė pėr tu identifikuar rastet mė tė
rėnda. Te kėto raste ėshtė intervenuar menjėherė me miell dhe pako
higjienike dhe nga buxheti i komunės janė shenzuar deri mė tani 7
mijė euro.
Nė kėtė fazė ėshtė duke u intervenuar nė 60 familje me 3 mijė kg
miell, pėrkatėsisht me nga 50 kg miell pėr familje e nė disa raste
me numėr mė tė madh tė anėtarėve edhe me nga 100 kg, tha Zeneli.
|
Lidhur me intervenimin me lėndė djegėse z. Zeneli tha se ėshtė
planifikuar qė nė 600 familje tė intervenohet me nga 3m3
dru pėr ngrohje, por ky projekt nuk ka filluar ende dhe se procesi
ėshtė nė fazėn e tenderimit. Mirėpo sipas tij rajonet malore do tė
trajtohen vetėm me miell dhe me vaj.
Sektori pėr politikė sociale pranė DSHPS pėr familjet me gjendje tė
rėndė sociale ka planifikuar qė nė kėto familje tė intervenohet me
miell, vaj, lėndė djegėse vlera e tė cilave kap shumėn 72 mijė euro.
Ndėrkaq pėr intervenime urgjente janė planifikuar 48 mijė euro.
Vlerėsohet se rreth 120 mijė euro nevojiten pėr rastet e rėnda
sociale, mjete kėto qė do tė sigurohen nga buxheti i komunės. Ėshtė
vlerėsim i zyrtarėve komunalė tė DSHPS-sė sė Podujevės se krahasuar me
vitin e kaluar rastet sociale janė shtuar rreth 15%.
Trafoja e re TS 220 Kv nė Podujevė ende ka punė shtesė, reduktimet
vazhdojnė
Podujevė, 7 nėntor 2003 (TN)
Trafoja e re TS 220/35/20 Kv (hyrje dalje) dhe largpėrēuesit 220 Kv
nė komunėn e Podujevės ku punimet janė kah pėrfundimi ende nuk ėshtė
lėshuar nė funksion si pasojė e punieve shtesė, deklaroi sot drejtori
i njėsisė sė KEK-ut pėr Podujevėn, ingjinieri Sali Fejzullahu.
z. Fejzullahu tha punėt teknike janė kryer me kohė nė objektin
kryesor, derisa nė pjesėn ndėrtimore tė themeleve ėshtė lajmėruar
fjetje e dheut i pėrcjellė me shtrembėrime tė disa pikave ku janė tė
vendosura stabilimentet. Janė marrė masa tė menjėhershme dhe ėshtė
duke u punuar baza plotėsuese pohoi Fejzullahu duke shtuar:
Llogarisim qė kėto masa shtesė tė kryhen brenda dhjetė ditėve.
Drejtori i KEK-ut nė Podujevė mendon se pas kėtyre punėve trafoja e re
do tė kyqet pėr konsum tė energjisė elektrike, por jo edhe ti ndėrpres
reduktimet. Sipas Fejzullahut reduktimet janė tė njėjta me qendrat
tjera nė Kosovė dhe ato paraqiten si pasojė e defekteve e avarive nė
pjesė tė ndryshme tė sistemit nė trafostacion dhe linja, kurse kyqja
nė trafon e re do ti minimizojė ato.
Projekti i ndėrtimit tė kėsaj trafoje ėshtė donacion i Agjensionit
Evropian pėr Rindėrtim dhe sipas burimeve tė DMPD-sė investimet pėr
pjesėn e Podujevės kapin shifrėn mbi 5 milion euro. Punėkryes i trafos
TS 220/35/20 (10) ėshtė firma e njohur Siemens nga Austria kurse
projektin e ka bėrė ndėrmarrja Umel nga Tuzlla e Bosnjės.
|