|
6 nentor 2003 / Doug Johnson
/ "Zėri
i Amerikės"
Kohėt e fundit, disa zyrtarė tė
lartė tė administratės amerikane kanė akuzuar shtypin pėr shtrembėrim
tė realitetit nė Irak duke u pėrqendruar vetėm tek aspektet negative.
Por, a ėshtė me tė vėrtetė shtypi amerikan i njėanshėm nė lidhje me
ngjarjet nė Irak, apo qeveria po pėrpiqet tua hedhė fajin gazetarėve
pėr dėshtimet e saj? Korrespondenti ynė, Doug Johnson, na sjell
hollėsi tė tjera rreth kėsaj ēėshtjeje.
Duke folur kohėt e fundit nė lidhje me
njoftimet e shtypit mbi Irakun, Presidenti Bush i krahasoi ato me
filtrin. Presidenti Bush mendon se organet e shtypit pėrzgjedhin vetėm
ato lajme qė i pėrshtaten pikėpamjeve tė tyre. Edhe sekretari i
mbrojtes, Donald Rumsfeld, dhe Administratori amerikan i Irakut, Paul
Bremer, kanė shprehur shqetėsime tė tilla.
Barton Gellman i Washington Postit pranon
se njoftimet e pėrditshme tė shtypit mbi ngjarjet nė Irak rrallė janė
pozitive.
Kėshtu nuk dėgjojmė lajme tė tilla, si
shumica dėrmuese e irakianėve nuk kanė qėlluar kurrė kundėr njė
amerikani. Por ėshtė fakt tashmė se ēdo ditė kryhen rreth 30 sulme
kundėr trupave amerikane dhe qė siguria ėshtė problem i madh pėr
Irakun.
Barton Gellman thotė se faktet nė terren
nuk mbėshtesin pretendimet optimiste tė administratės amerikane.
Por shpesh, dy gazetarė intepretojnė tė
njėjtat fakte nė mėnyra tė ndryshme. Robert Pollock i gazetės The Wall
Street Journal, thotė se ka vėnė re shenja pozitive mbi afrimin e
trupave amerikane me popullsinė irakiane.
Tė gjithė nė Irak tė pėrshėndesin me
dorė. Disa javė pas rėnies sė Bagdadit, njerėzit tė ofronin ēaj mė
shumė se mund tė pije. Mendoj se njerėzit nė Shtetet e Bashkuara nuk
kanė njė ide tė saktė pėr jetėn e ushtarėve tanė nė Irak. Ata mendojnė
se janė gjithmonė nervozė dhe sulmohen pa pushim dhe kjo nuk ėshtė e
vėrteta.
Por Barton Gellmani, i cili ka qenė nė
Irak nė tė njėtjėn kohė me Robert Pollockun, rikujton krejtėsisht njė
gjendje tjetėr shpirtėrore tė ushtarėve amerikanė qė patrullonin nė
rrugėt irakiane. Harold Meyerson i sė pėrmuajshmes The American
Prospect e pranon se, ndėrkohė qė shumė zhvillime nė Irak janė
pozitive, amerikanėt janė tė shqetėsuar me tė drejtė pėr aspektet
negative dhe roli i shtypit ėshtė trajtimi i kėtyre shqetėsimeve.
Por sipas Robert Pollockut tė The Wall
Street Journal, shumė gazetarė amerikanė mendojnė se misioni i tyre
ėshtė kėrkimi i fakteve qė kundėrshtojnė atė qė thotė qeveria, dhe
kanė prirjen tė kritikojnė kėdo qė ėshtė pushtet.
Studentėve tė gazetarisė shpesh u thuhet
se gazetari nuk duhet tė lejojė qė opinionet e tij personale tė
ndikojnė nė mėnyrėn sesi ai paraqet faktet.
Por, disa analistė nuk janė tė mendimit se
njė gazetar mund tė ndajė plotėsisht faktet nga opinioni. Ata thonė se
ēdo gazetari i duhet tė vendosė se cilat fakte janė tė rėndėsishme dhe
kuptimplote, detyrė qė kėrkon arėsyetim profesional. Pikėrisht pėr
kėtė zoti Pollock mendon se objektiviteti absolut gazetaresk ėshtė
mit.
Megjithatė, shumica e gazetarėve
pretendojnė se bėjnė maksimumin pėr tė paraqitur tė gjitha anėt e njė
ngjarjeje. Por, ata theksojnė gjithashtu se misioni i tyre ėshtė tė
njoftojnė aspekte tė papėlqyeshme dhe ti trajtojnė deklaratet zyrtare
me skepticizėm.
Joshua Hammer, korrespondent i revistės
Newsweek nė Jeruzalem, shkroi kohėt e fundit se pėrderisa tė vazhdojė
vrasja e ushtarėve amerikanė dhe e irakianėve nė atė vend, ngjarje tė
tilla do tė zėnė vend nė faqe tė parė.
|