| |
 |
|
|
|

|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova: Me nėnsekretarin
amerikan Grosman kemi biseduar pėr ēėshtjen e operacionalizimit tė
standardeve
-
Presidenti
Rugova priti shefin e porsaemėruar tė Zyrės bullgare nė Prishtinė
-
H. Holkeri nė
takimin me z. Grosman ka thėnė se nė Kosovė ėshtė bėrė pėrparim dhe
se duhet ruajtur ky hap
-
Nė Kastriot
policia sot ka ndėrmarrė njė aksion pėr kapjen e personave tė
dyshuar pėr vrasjen e familjes Stoliq
-
Novicki i
shkruan Kristian Kadisė pėr problemet lidhur me sjelljen e policisė
gjatė konrollimit
-
Nė Zyrėn
amerikane mbrėmė u mbajt njė darkė pune e nėnsekretarit Grosman me
zyrtarėt mė tė lartė vendor dhe ndėrkombėtarė
-
Pėr dhjetė
muaj nė komunėn e Podujevės janė investuar mbi 8.5 milionė euro
-
M. Grosman
thotė se janė tė hapura opcionet pėr zgjidhjen e statusit tė
Kosovės, duke mos pėrjashtuar edhe pavarėsinė
-
Njė gjykatėse
ndėrkombėtare mori nė pyetj dėshmitarin e parė nė rastin e
arrestimit tė pesė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė
-
Policia e
UNMIK-ut dhe zyrtarėt e doganave kanė kapur katėr kamionė me 5000
litra naftė tė fshehur
-
Oliver
Ivanoviq thotė se Serbia pa Kosovėn nuk do tė jetė e njejtė
-
Komisioni pėr
Gatishmėri Emergjente i Kuvendit tė Kosovės shpreh pėrkrahje pėr
zhvillimin e TMK-sė
-
F. Hartman: Sa
i pėrket krimeve ndaj shqiptarėve Tribunali ka pėrfunduar me
ngritjen e aktakuzave kundėr katėr gjeneralėve serbė
-
Grosman nė
Shkup: Dėshirojmė qė Ballkanin ta fusim nė Evropė
-
Gazetarėt
padisin kryeministrin Nano
-
Deputetėt e
Parlamentit tė Maqedonisė me shumicė votash shkarkuan katėr
ministrat nė kabinetin tė Cėrvenkovskit
-
Kapen gjeneralėt e Sadamit
-
Putin nė samitin e BE-sė
-
"Vrasėsi i Lumit tė Gjelbėr" ka pranuar me gjakftohtėsi se ai ėshtė
vrasėsi i 48 grave
-
Katėr ish-ministra ruandezė kanė dalė para gjykatės me akuzėn pėr
gjenocidin e vitit 1994
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė grua palestineze
-
Policia saudite ka vrarė njė militant musliman
-
BE-ja shpreh shqetėsime pėr vendet qė do tė anėtarėsohen sė shpejti
-
Kritikėt sfidojnė ligjin e abortit
-
Nė Mekė dy militantė kanė hedhur veten nė erė me bombė
-
Pentagoni dėrgon 100 mijė trupa tė freskėta pėr zėvendėsimin e
ushtarėve amerikanė nė Irak
-
Nė dy raste tė veēanta nė Irak, janė vrarė dy ushtarė amerikanė
-
Tė paktėn 21 punėtorė kanė humbur jetėn nga zjarri nė njė plantazh
tė ēajit nė Indi
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova: Me nėnsekretarin amerikan Grosman kemi biseduar
pėr ēėshtjen e operacionalizimit tė standardeve
-
 |
|
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova priti dje pasdite nėnsekretarin amerikan ēėshtje
politike Mark Grosman me tė cilin bisedoi rreth
operacionalizimit tė standardeve dhe pėr ēėshtje tė tjera.
-
"Njohja e pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte proceset
e brendshme nė Kosovė dhe arritjen e standardeve", u shpreh
Presidenti Rugova pas takimit me nėnsekretarin amerikan tė
SHBA-ve, z.Mark Grosman, nė rezidencėn e tij nė Velani.
|
-
-
Presidenti Rugova, tha se e ka njoftuar zotin Grosman me zhvillimin
dhe progresin qė ka pasur nė Kosovė, nė siguri dhe nė tė gjitha
fushat e jetės, pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės, si
zhvillimin ekonomik, privatizimin qė ka filluar, si dhe integrimin e
minoriteteve nė shqėrinė e Kosovės.
Temė qėndrore e takimit tė presidentit Rugova me z.Grosman ishte,
siē edhe ishte paralajmėruar, operacionalizimi i standardeve.
-
- "Ne
biseduam gjithashtu edhe pėr ēėshtjen e operacionalizimit tė
standardeve nė tė cilėn duhet tė fokusohemi, pėr tė cilėn do tė na
ndihmojė SHBA-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare, t'i realizojmė dhe atė
qė insistojė unė qė tė realizohet sa mė shpejtė njohja e pavarėsisė
sė Kosovės, e cila do t'i shpejtonte proceset e brendshme dhe
arritjen e standardeve dhe do ta qetėsonte edhe rajonin edhe kėtė
pjesė tė Evropės dhe tė botės", tha Presidenti Rugova.
"Unė i mora nė konsiderim propozimet e z.Grosman pėr
operacionalizimin e standardeve nė tė cilat do tė punojnė tė gjitha
institucionet e Kosovės dhe populli i Kosovės, sepse ėshtė pėr tė
mirėn e Kosovės", tha ai.
Presidenti Rugova me kėtė rast falenderoi SHBA-tė pėr gjithė atė qė
kanė bėrė pėr Kosovėn, pėrkrahje tė fuqishme tė cilėn tha se e pret
edhe nė tė ardhmen, si dhe pėrshėndeti presidentin Bush dhe Stejt
Departamentin e SHBA-ve.
Nėnsekretari Grosman falenderoi Presidentin Rugova pėr pritjen,
ndėrsa ai tha se dėshiron tė theksojė rolin e rėndėsishėm tė cilin e
ka SHBA-ja pėr njė sukses nė Ballkan.
-
- "Duke
patur parasysh investimet e mėdha qė janė bėrė nga bashkėsia
ndėrkombėtare nė 10 vitet e kaluara. Ky sukses bazohet nė zhvillimin
ekonomik dhe demokratik pėr tė gjithė popujt e Ballkanit qė
dėshirojnė t=i bashkohen integrimeve", tha Grosman.
-
-
-
Presidenti Rugova priti shefin e
porsaemėruar tė Zyrės bullgare nė Prishtinė
-
 |
|
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova priti sot shefin e porsaemėruar tė Zyrės sė bullgare nė
Prishtinė, z.Nikolaj Kolev.
-
Presidenti Rugova pasi pėrshėndeti hapjen e Zyrės bullgare nė
Kosovė, tha se ėshtė njė lajm i mirė pėr Kosovėn, pėr
marrėdhėniet ndėrmjet Kosovės e Bullgarisė dhe pėr zhvillimet
pozitive rajonale. Presidenti i Kosovės vlerėsoi se aspiratat
e tė gjitha vendeve tė Evropės Juglindore kanė si synim
integrimin nė strukturat veriatlantike.
|
-
- Poashtu
Presidenti Rugova theksoi se ambasadorin bullgar e ka njohur me
zhvllimet pozitive, me progresin qė ka pasur nė Kosovė, me
objektivat pėr zhvillim ekonomik, pėr privatizimin dhe pėr
integrimin e shoqėrisė kosovare.
-
- Ndėrkaq,
si objektiv kryesor tė Kosovės, Presidenti theksoi integrimin nė BE,
nė NAT0, nė miqėsi me SHBA-tė dhe pavarėsinė e Kosovės, qė ėshtė njė
ēėshtje e rėndėsishme e cila, siē tha, do ta qetėsonte rajonin.
Poashtu nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe pėr bashkėpunimin ekonomik
mes Kosovės dhe Bullgarisė dhe nė kėtė drejtim Zyra bullgare nė
Prishtinė do tė ndihmojė qė Kosova tė ketė marrėdhėnie shumė tė mira
me Bullgarinė dhe me rajonin, tha Presidenti Rugova, duke
falenderuar Bullgarinė dhe popullin bullgar pėr ndihmat qė i kanė
dhėnė dhe po i japin Kosovės.
Pasi e falenderoi Presidentin Rugova pėr pritjen, shefi i Zyrės
bullgare tha se ka ardhur nė Prishtinė pėr tė pasur marrėdhėnie tė
mira me Kosovėn, bashkėpunim ekonomik dhe qė tė ketė stabilizim nė
tėrė rajonin.
"Kėtu jam prej dy javėsh, por e kam vėrejtur qė ka mjaft gjėra
pozitive.
-
- Uroj qė
tė gjithė njerėzit kėtu tė kenė mjaft sukses dhe gjithė sė bashku
duhet tė bėjmė gjėra pozitive", tha diplomati bullgar, duke u
shprehur optimist pėr zhvllimet e ardhshme nė rajon, ku, siē tha,
jetojnė njerėz tė mrekullueshėm.
Nė pyetjen e njė gazetari nėse kosovarėt do tė udhėtojnė lirshėm nė
Bullgari, meqė ajo nuk i njeh dokumentet e udhėtimit, shefi i Zyrės
bullagre tha se shpejti ky problem do tė zgjidhet.
-
- Pėr kėtė
ēėshtja ai tha se ka biseduar me zyrtarėt e vendit tė tij, dhe ata i
kanė premtuar se ky problem do tė zgjidhet sė shpejti. Ai tha se
Bullgaria do t'i njohė tė gjitha dokumentet e UNMIK-ut.
-
-
-
H. Holkeri nė takimin me z. Grosman ka thėnė
se nė Kosovė ėshtė bėrė pėrparim dhe se duhet ruajtur ky hap
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari
Holkeri pas takimit me diplomatin amerikan Grosman theksoi se nė
Kosovė ėshtė bėrė pėrparim dhe se duhet ruajtur ky hap i pėrparimit.
-
- Ai
vlerėsoi se pėrparimi do tė bėhet nė bazė tė plotėsimit tė
standardeve dhe se vlerėsimi do tė bėhet nė bazė tė raporteve tė
arritura ndėrkombėtare nė Kėshillin e Sigurimit. Z. Holkeri po ashtu
ka bėrė tė qartė se do tė ketė njė plan pune veprues nė bashkėpunim
tė ngushtė me institucionet vendore pėr plotėsimin e standardeve.
-
- Ai
theksoi gjithashtu se procesi i shqyrtimit tė statusit pėrfundimtar
tė Kosovės nuk mund tė fillojė pa realizimin e tetė standardeve tė
parashikuara, duke pėrmendur sidomos standardin: dialog me
Beogradin.
Pėr operacionalizimin e standardeve do tė themelohen grupet punuese
qė do tė vlerėsonin pėrparimet e bėra. Kėto grupe punuese tha ai do
tė jenė shumė tė ndershme nė punėt e tyre dhe shumė transparente.
-
-
-
Nė Kastriot policia sot ka ndėrmarrė njė
aksion pėr kapjen e personave tė dyshuar pėr vrasjen e familjes
Stoliq
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Pjesėtarėt policisė sot nė orėn 4.00
tė mėngjesit kanė ndėrmarrė njė aksion tė gjerė nė Kastriot (Obiliq)
pėr kapjen e personave tė dyshimtė pėr vrasjen qė ka ndodhur ndaj
tre anėtarėve tė familjes serbe Stoliq nė kėtė qytet muaj mė parė,
bėri tė ditur sot zėdhėnėsi i SHPK-sė Refki Morina.
-
- Sipas
Morinės, ky aksion ka pėr qėllim kapjen dhe identifikimin e autorėve
tė mundshėm tė kėsaj vrasjeje tė trefishtė, e cila ka ndodhur gjatė
natės sė 3 e 4 qershorit tė kėtij viti. Aksion ėshtė duke vazhduar
ende, tha Morina.
-
-
-
Novicki i shkruan Kristian Kadisė pėr
problemet lidhur me sjelljen e policisė gjatė konrollimit
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - "Gjatė vizitės sė institucioneve
gjyqėsore nė Kosovė si dhe nga njė numėr i aplikacioneve tė cilat
Ombudspersoni i ka pranuar nga qytetarėt, jam informuar pėr
problemet lidhur me sjelljen e policisė gjatė konrollimit tė
personave, shtėpive dhe lokaleve si dhe pėr konfiskimin e pėrkohshėm
tė gjėrave personale si dėshmi nė procedurat gjyqėsore", i shkruan
nė njė letėr Ombudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novciki,
zėvendėsit tė PSSP-sė pėr Drejtėsi dhe Polici tė UNMIK-ut, Zhan
Kristian Kadi.
"Njė situatė e tillė, kur policia kontrollon personat, shtėpitė dhe
lokalet dhe pėrkohėsisht konfiskon gjėrat personale si dėshmi e
procedurave gjyqėsore pa pėrgaditur raport kontrollimi dhe /ose pa
lėshuar vėrtetim lidhur me gjėrat e konfiskuara ėshtė nė kundėrshtim
me dispozitat pėrkatėse tė Aktit tė aplikueshėm tė procedurės penale
dhe tė Kodit tė pėrkohshėm tė procedurės penale, i cili do tė hyjė
nė fuqi nė prill tė vitit 2004", thotė Novciki.
Ombudspersoni i Kosovės thekson se kjo situatė kėrkon tė ndryshohet
urgjentisht, dhe se nė tė ardhmen tė gjithė veprimet duhet tė
ndėrmirren nė pajtim me dispoziatat pėrkatėse tė Aktit tė
aplikueshėm tė procedurės penale dhe tė Kodit tė pėrkohshėm tė
procedurės penale.
-
-
-
Nė Zyrėn amerikane mbrėmė u mbajt njė darkė
pune e nėnsekretarit Grosman me zyrtarėt mė tė lartė vendor dhe
ndėrkombėtarė
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Mbrėmė nė Zyrėn amerikane u mbajt njė
darkė pune e nėsekretarit amerikan pėr ēėshtje Politike me zyrtarėt
mė tė lartė vendor: presidentin Rugova, kryepalamentarin Daci,
kryeministrin Rexhepi dhe me kryetarėt e PDK-sė dhe AAK Thaēi e
Haradinaj, me pėrfaqėsuesit e Kuintit dhe me shefin e UNMIK-ut.
-
- Temė
qendrore e kėtij takimi ishte ēėshtja e operacionalizimit tė
standardeve, pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t'i ndihmuar
UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nė operacionalizimin e
standardeve tė caktuara pėr Kosovėn ishin nė qendėr tė vėmendjes tė
nėnsekretarit Grosman.
-
-
-
Pėr dhjetė muaj nė komunėn e Podujevės janė
investuar mbi 8.5 milionė euro
-
-
Podujevė, 6 nėntor 2003 - "Dhjetėmujori i kėtij viti pėr komunėn
e Podujevės ishte vazhdimėsi e punės dhe realizimit tė projekteve nė
infrastrukturė pėrgjithėsisht", deklaroi kryetari i komunės Agim
Veliu. Ai bashkė me pėrfaqėsuesin e UNMIK-ut z. Bangash pėrparimin
nė kėtė komunė e ilustruan me disa prej projekteve: asfaltimin e
rrugėve nė qytet, rruga Podujevė-Shajkofc, ajo e Bradashit,
kanalizimi nė rrugėn ASkėnderbeu@, AAlbaniku@, ndėrtimi i
ambulancave nė fshatrat Sfeēėl dhe Dyz dhe riparimi i shumė
shkollave ndėrtimi i deponisė pėr mbeturina, instalimi i linjės
elektrike 220 Kv qė ėshtė kah fundi dhe projekte tjera nė qytet dhe
fshatra, janė investime kapitale qė bashkė me disa projekte tjera
arrijnė vlerėn e mbi 8.5 milion euro tė investuara nga komuna,
donatorėt dhe komuniteti.
Ndėr progreset pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut numėroi edhe procesin e
tatimit nė pronė qė ka shėnuar njė progres tė qėndrueshėm meqė ėshtė
kryer shqyrtimi dhe shpėrndarja e faturave nė mė shumė se 9 mijė
pronarė nė tė katėr zonat e komunės, pėrparimin nė procesin e
kthimit dhe integrimit qė kanė demonstruar autoritetet lokale.
-
- "Nė kėto
projekte komuna ka investuar mbi njė milion euro, komuniteti ka me
mbi 233 mijė euro dhe donatorėt mbi 7 milion euro", deklaroi Veliu
dhe theksoi se nė realizmin e kėtyre projekteve pos komunitetit
duhet falėnderuar edhe donatorėt e ndryshėm.
Megjithate pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut deklaroi se pavarėsisht disa
vėshtirėsive nė institucionet e komunės, puna dhe shėrbimet pėr
qytetarėt kanė vazhduar dhe pse jo nė standardet e kėrkuara.
-
-
-
M. Grosman thotė se janė tė hapura opcionet
pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, duke mos pėrjashtuar edhe
pavarėsinė
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
mbėshtesin planin qė bisedimet mbi statusin final tė Kosovės tė
fillojnė nė mes tė vitit 2005, nėse deri atėherė Kosova plotėson
standardet demokratike dhe ato qė lidhen me tė drejtat e njeriut.
-
- Kėshtu
ėshtė shprehur nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtje politike,
Mark Grosman. Nė njė konferencė shtypi nė Prishtinė Rosman u shpreh
se janė tė hapura tė gjitha opsionet pėr zgjidhjen e statusit tė
Kosovės, duke mos pėrjashtuar edhe pavarėsinė e saj.
Ai nėnvizoi se gjysma e vitit 2005 do tė jetė koha kur do tė bėhet
njė vlerėsim se a i ka pėrmbushur Kosova standardet e kėrkuara nga
komuniteti ndėrkombėtar.
-
- Sipas
tij, ndėr standardet prioritare tė kėrkuara pėr Kosovėn janė
funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i ligjit, liria
e lėvizjes pėr tė gjithė, kthimi i tė zhvendosurve dhe integrimi i
tyre, ekonomia, e drejta e pronės, dialogu me Beogradin dhe
zhvillimi i TMK-sė nė pėrbėrje shumetnike.
-
- "Nėse
Kosova do tė arrijė tė pėrmbushė kėto standarde tė kėrkuara atėherė
ne mund tė kalojmė nė njė proces tjetėr tė pėrcaktimit tė statusit
final tė saj, mirėpo fillimisht duhet pėrmbushur kėto standarde",
tha z. Grosman.
-
- Ai
theksoi se kur tė flitet pėr statusin e Kosovės tė gjitha opsionet
do tė jenė nė tavolinėn e bisedimeve dhe nė kėtė linjė do tė
pėrfshihet edhe pavarėsia e Kosovės.
-
-
-
Njė gjykatėse ndėrkombėtare mori nė pyetj
dėshmitarin e parė nė rastin e arrestimit tė pesė ish-luftėtarėve tė
UĒK-sė
-
-
Prishtinė, 6 tetor - Njė gjykatėse hetuese ndėrkombėtare dje e
mori nė pyetje dėshmitarin e parė Agim Idrizin nga Prizreni qė ėshtė
paraqitur me rastin e arrestimit tė pesė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė
tė Komunės sė Kaēanikut, tė akuzuar nga Gjykata e Qarkut nė
Prishtinė pėr krime tė luftės.
-
- Avokati
Tomė Gashi tha se dėshmitari i djeshėm ėshtė dėshmitari kryesor nė
rastin e arrestimit tė pesė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.
-
- Sipas
Gashit, pesė ish-luftėtarėt e UĒK-sė tė arrestuar mė 27 tetor tė
kėtij viti Ejup Runjeva, i njohur si "Komandant Era", Bujar Tafili,
Rrustem Dema, Enver Axhami dhe Nuhi Provoliu akuzohen nga Gjykata e
Qarkut nė Prishtinė pėr krimet e luftės tė kryera gjatė periudhės
1998/1999 nė Komunėn e Kaēanikut.
-
- Procesin
hetues, siē thuhet, ėshtė duke drejtuar gjykatėsja ndėrkombėtare
Kristin Lindeman Protel nga Gjermania. Pritet qė sot dėshmitari Agim
Idrizi tė vazhdojė dėshminė e tij.
-
-
-
Policia e UNMIK-ut dhe zyrtarėt e doganave
kanė kapur katėr kamionė me 5000 litra naftė tė fshehur
-
-
Prishtinė, 6 nėntor 2003 - Policia e UNMIK-ut dhe pjesėtarėt e
doganave kanė kapur katėr kamiona tė cilėt mbanin tė fshehur nė
rezeravar tė veēant mbi 5000 litra naftė qė kishin futur ilegalisht
nė Kosovė nga Maqedonia.
Nė tė vėrtet dy kamionėt e parė me rezervuare ilegale pasi qė kishin
kaluar nė vendkalimin kufitar nė Han tė Elezit kishin vazhduar
rrugėn drejt njė pompe tė benzinės nė kryqin rrugor pėr nė Viti dhe
mu nė kėtė pompė policia i ka vėrejtur kamionėt duke zbrazur naftėn
nga rezervarėt ilegale.
-
- Pas
kėsaj policia i ka kėthyer kėta kamiona prapa nė terminalin doganor
nė Han tė Elezit dhe nė bashkėpunim me doganat ka gjetur edhe dy
kamionė tė tjerė me rezervuare tė maskuara.
-
-
-
Oliver Ivanoviq thotė se Serbia pa Kosovėn
nuk do tė jetė e njejtė
-
- Nish,
6 nėntor 2003 - "Shpallja eventuale e pavarėsisė sė Kosovės do
tė shfrytėzohej nga shumė lėvizje separatiste nė Evropė", ka thėnė
pėrfaqėsuesi i pakicės serbe nė Parlamentin e Kosovės, Oliver
Ivanoviq.
-
- Sipas
tij Serbia pa Kosovėn nuk do tė ishte e njejtė dhe kjo do tė
shkaktonte erozion dhe shkatėrrim tė mėtejmė tė saj, qė do tė ishte
rrezik jo vetėm pėr Ballkanin, por pėr tėrė Evropėn. Ivanoviq ka
thėnė se as serbėt nuk mund tė kenė kėrkesa maksimaliste. "Duhet ta
pranojmė autonominė e Kosovės, por autonominė e cila e pėrjashton
pavarėsinė", u ka thėnė Ivanoviq gazetarėve nė Nish.
-
-
-
Komisioni pėr Gatishmėri Emergjente i
Kuvendit tė Kosovės shpreh pėrkrahje pėr zhvillimin e TMK-sė
-
-
Prishtinė, 5 nėntor - Komisioni pėr Gatishmėri Emergjente i
Kuvendit tė Kosovės pati njė takim pune me drejtues tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Nė takim u bisedua pėr
zhvillimin, profesionalizimin dhe transformimin e kėtyre trupave, si
edhe pėr objektivat e kėtij institucioni pėr tė ardhmen.
-
- Kryetari
i kėtij komisioni, Agim Krasniqi, tha se takimi u zhvillua nė
kuadrin e bashkėpunimit tė mirė tė Trupave Mbrojtėse me
institucionet e Kosovės. Ai theksoi se ky komision ėshtė i gatshėm
tė ofrojė ndihmė pėr realizimin e synimit tė Trupave Mbrojtėse tė
Kosovės qė nė tė ardhmen tė transformohen nė forcė mbrojtėse tė
Kosovės.
-
-
Komandanti i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė
Kosovės, gjeneral-lejtnant Agim Ēeku, tha se vizioni i Trupave
Mbrojtėse tė Kosovės ėshtė ndėrtimi i njė force mbrojtėse dhe shtoi
se nga Komisioni Parlamentar pėr Gadishmėri emergjente ka marrė
mbėshtetje tė fuqishme pėr realizimin e kėtij synimi. Z. Krasniqi
dhe gjeneral Ēeku theksuan nevojen e thellimit tė bashkėpunimit
midis kėtyre dy institucioneve.
-
-
-
F. Hartman: Sa i pėrket krimeve ndaj
shqiptarėve Tribunali ka pėrfunduar me ngritjen e aktakuzave kundėr
katėr gjeneralėve serbė
-
- Hagė,
6 nėntor 2003 - Zėdhėnėsja e Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės
Lorens Hartman ka thėnė se Tribunali sa i pėrket krimeve tė bėra
kundėr shqiptarėve tė Kosovės, ka pėrfunduar me ngritjen e
aktakuzave tė fundit kundėr katėr gjeneralėve serbė. Kėshtu ka
deklaruar Florans Hartman nė njė konferencė me gazetarė nė Hagė.
-
- Por, ajo
ka nėnvizuar se kjo nuk do tė thotė se ky tribunal nuk mendon se ka
mjaft persona serbė qė kanė pėrgjegjėsi pėr krime ndaj shqiptarėve,
por pėr shkak tė strategjisė pėrmbyllėse tė punės sė Tribunalit,
hetuesit e prokurorisė nuk do tė bėjnė mė hetime kundėr serbėve nė
Kosovė.
-
- Ajo tha
se Tribunali megjithatė pret qė gjykatat vendore do tė marrin
pėrsipėr njė numėr tė konsiderueshėm tė hetimeve kundėr serbėve pėr
krime nė Kosovės dhe posaēėrisht pėrmendi rastin e varrezės masive
nė Batajnicė, ku janė gjetur eshtrat e mė shumė se 800 viktimave
shqiptarė nga Kosova e pėr tė cilin rast autoritetet nė Serbi nuk
kanė filluar kurrfarė hetimesh.
-
- Hartman
pastaj ka theksuar se Tribunali i Hagės nė Kosovė ėshtė duke punuar
nė pėrfundimin e hetimeve nė vetėm edhe dy raste, por tė dyshuar pėr
krime janė me kombėsi shqiptare, ish-pjesėtarė tė UĒK-sė. Sipas
strategjisė sė Tribunalit edhe kėto hetime kundėr ish-pjesėtarėve tė
UĒK-sė do tė duhej tė pėrfundonin mė sė largu deri nė fund tė vitit
2004.
-
-
-
Grosman nė Shkup: Dėshirojmė qė Ballkanin ta
fusim nė Evropė
-
-
Shkup, 6 nėntor 2003 - "Dėshirojmė qė Ballkanin ta fusim nė
Evropė, jo vetėm pėr ju por edhe qė tė arrihet dita kur njerėzit e
kėtij rajoni do ta kalojnė jetėn e tyre nė njė demokraci stabile, tė
qetė dhe shumetnike. Vij nga Brukseli ku mora pjesė nė Kėshillin
Veriatlantik dhe ku u angazhova pėr njė integrim mė tė shpejtė tė
Ballkanit dhe futjen e kėtij rajoni nė vizionin qė e ndajmė".
Kėshtu deklaroi nėnsekretari i Ēėshtjeve Politike tė Departamentit
tė SHBA-sė Mark Grosman, i cili qėndron sot pėr vizitė nė Maqedoni,
si pjesė e turnesė katėrditore tė tij nėpėr vendet e Ballkanit.
"SHBA-ja dhe Maqedonia kanė njė partneritet tė ngushtė pėr ruajtjen
e paqes dhe tė sigurisė nė Evropėn Juglindore, nė luftėn kundėr
terrorizmit nė tė cilėn ushtarėt e Maqedonisė, krah pėr krah, me
ushtarėt amerikanė ndodhen nė Afganistan dhe nė Irak, ndėrsa kemi
edhe marrėdhėnie tė mira dypalėshe", vlerėsoi Grosman.
Ai tha se SHBA-ja kėrkon nga Maqedonia qė tė pėrqendrohet nė
reformat nė vend, nė zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe t'i
mbėshtesė pėrpjekjet qė Kosova t'i arrijė standartet.
Grosmani u ndal nė ēėshtjen e Kosovės pėr tė cilėn ka biseduar nė
Prishtinė dhe nė Beograd, e pėr kėtė, siē tha, ka diskutuar edhe me
kreun shtetėror tė Maqedonisė.
"Mė vjen mirė qė Qeveria e Republikės sė Maqedonisė i mbėshtet
standardet e qarta dhe konkrete qė duhet tė realizohen nė Kosovė
para se tė fillojė dialogu pėr statusin e Kosovės", tha Grosman.
Ai shtoi se fokusi ėshtė vėnė nė strategjinė e Grupit tė kontaktit
pėr ta mbėshtetur atė qė duhet ta zbatojė administratori civil i
Kosovės, Hari Holkeri.
-
- Si
standarde speciale konkrete dhe tė qarta qė duhet tė plotėsohen nė
Kosovė, Grosmani i theksoi: funksionimin e institucioneve
demokratike, mbizotėrimin e sė drejtės, lėvizjen e lirė, kthimin dhe
integrimin e personave tė shpėrngulur, dialogun me Beogradin, tė
drejtėn e pronėsisė, mbrojten e sistemit gjyqėsor dhe respektimin e
tė drejtave tė pakicave.
"Deri nė vitin 2005 Kosova duhe t'i vendosė standardet. Atėherė do
tė pasojė evaluimi i procesit dhe nėse ato plotėsohen do tė mund tė
fillojnė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Pėrndryshe
rreth ēėshtjes sė statusit tė Kosovės do tė duhet tė caktojmė njė
datė tė re", tha Grosman.
Ai shtoi se nuk ka ardhur nė rajon qė tė bisedojė pėr pavarėsinė e
Kosovės ose pėr mundėsitė e statusit tė ardhshėm tė saj.
Nėnsekretari amerikan pėr Ēėshtje Politike paradite pati takim edhe
me kryetarin e Republiės sė Maqedonisė Boris Trajkovskin si dhe me
liderin e BDI-sė Ali Ahmeti, njofton MIA.
-
-
-
Gazetarėt padisin kryeministrin Nano
-
-
Tiranė, 6 nėntor 2003 - Pesė shoqata tė gazetarėve dhe
organizata pėr tė drejtat e njeriut kanė paditur kryeministrin
shqiptar Fatos Nano pėr shkak se u ka ndaluar ministrave tė
komunikojnė me gazetarėt.
-
- Nė padi
thuhet se kjo ėshtė shkelje e Kushtetutės dhe e lirisė sė fjalės dhe
nė kėtė mėnyrė pengohet opinioni qė tė kontrollojė punėn e qeverisė.
Urdhėri i Nanos ishte lėshuar pasi qė ministri i rendit Luan Rama
ishte xhiruar pėr shkak tė sulmit ndaj njė gazetari.
-
-
-
Deputetėt e Parlamentit tė Maqedonisė me
shumicė votash shkarkuan katėr ministrat nė kabinetin tė
Cėrvenkovskit
-
-
Shkup, 6 nėntor 2003 - Parlamenti i Maqedonisė ka shtyrė pėr sot
debatin pėr miratimin e ndryshimeve nė kabinetin e kryeministrit
Cėrvenkovski. Para ndėrprerjes sė punimeve Parlamenit maqedonas
miratoi shkarkimin e katėr ministrave, duke i hapur kėshtu rrugėn
emėrimeve tė reja.
Partitė e koalicionit qeveritar nė Maqedoni sė bashku me rreth 70
vota shkarkuan ministrat Ismail Dardhishta tė Drejtėsisė, Milaim
Hajdinit tė Transportit dhe Ndėrlidhjeve, Petar Goshev tė Financave
dhe Ilija Filipovski tė ekonomisė. Kryeministri Cėrvenkovski i
falėnderoi ata pėr punėn e deritashme dhe nuk e pėrjashtoi mundėsinė
e emėrimit tė tyre nėpėr institucione dhe drejtori tė tjera
shtetėrore.
Duke paraqitur raportin pėr punėn njėvjeēare tė kabinetit tė tij,
kryeministri Cėrvenkovski tha se Maqedonia ėshtė sot njė vend mė i
qėndrueshėm dhe mė i sigurt se njė vit mė parė. Ai foli edhe pėr
kriminalitetin e organizuar, grupet e mbetura tė armatosura,
korrupsionin, bashkėpunimin me misionet ndėrkombėtare nė vend.
"Marrėveshja e Ohrit ėshtė e tashmja jonė, ndėrkaq Evropa ėshtė e
ardhmja e jonė", ka thėnė kryeministri Cėrvenkovski para deputetėve
qė padyshim hasi nė mbėshtetjen e shumicės sė anėtarėve tė
Parlamentit. Por, deputetėt e VMRO-DPMN-sė dhe
Partisė Demokratike Shqiptare e kritikuan raportin e tij.
-
Parlamenti ndėrpreu debatin pėr ta vazhduar sot kur pritet emrimi i
katėr ministrave tė rinj: Agron Buxhaku dhe Hixhet Memeti tė BDI-sė
tė drejtojnė ministrinė e Transportit Ndėrlidhjeve dhe Drejtėsinė,
ndėrkaq Nikolla Popovski i LSDM-sė deri dje kryetar i Parlamentit do
tė jetė nė krye tė Ministrisė sė Financave dhe Stevske Jakimovski
ministėr i Ekonomisė.
-
-
-
Kapen gjeneralėt e Sadamit
-
-
Falluxha, 6 nėntor 2003 - Forcat amerikane nė Irak kanė kapur dy
ish-gjeneralė tė ushtrisė irakiane nė qytetin e Faluxhės.
Burimet ushtarake thonė se dy gjeneralėt besohet se kanė organizuar
dhe financuar sulmet kundėr forcave tė koalicionit nė rajonin nė
perėndim tė Bagdadit.
Burimet shtuan se ish- gjeneralėt u kapėn nga marinėsat gjatė njė
bastisje nė qytet nė orėt e para tė mėngjesit.
Ata nuk janė identifikuar ende publikisht, por zyrtarėt thonė se
dyshohet qė ata kanė luajtur njė rol kyē nė sulmet kundėr forcave tė
koalicioniz nė dhe pėrreth qytetit, qė ėshtė bastion i mbėshtetėsve
tė Sadam Huseinit.
-
-
-
Putin nė samitin e BE-sė
-
- Romė,
6 nėntor 2003 - Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet tė marrė
pjesė tė enjten nė njė samit tė udhėheqėsve tė Bashkimit Evropian qė
do tė mbahet nė Romė.
Pritet qė udhėheqėsit evropianė t'i kėrkojnė z. Putin qė trupat ruse
tė sigurisė, tė ndėrmarrin veprime mė tė moderuara nė Ēeēeni.
Po ashtu mendohet se ata do t'i bėjnė thirrje presidentit rus qė nė
rastin e Mikhail Khodorkovsky, oligarkut tė naftės dhe rivalit tė
tij potencial qė ėshtė arrestuar, tė zbatohet ligji.
Nga ana e vet, z. Putin pritet tė kėrkojė trajtim mė tė mirė pėr
pakicat ruse nė Letoni, Lituani dhe Estoni vitin e ardhshėm, kur
kėtu vende tė anėtarėsohen nė BE.
-
-
-
"Vrasėsi i Lumit tė Gjelbėr" ka pranuar me
gjakftohtėsi se ai ėshtė vrasėsi i 48 grave
-
-
Sitėll, SHBA, 6 nėntor 2003 - Duke shqiptuar fjalėn "fajtor" 48
herė me gjakftohtėsi, Gari Leon Rixhuei (Ridgway), ka pranuar dje
para gjykatės se ai ėshtė "Vrasėsi i Lumit tė Gjelbėr" (Green River
Killer), siē ėshtė quajtur me njė pseudonim, i cili gjatė dy
dekadave ka vrarė 48 gra, kryesisht prostituta, njofton Rojter.
-
- Rixhuei,
54- vjeēar i thinjur, trupvogėl me syza, ka qenė i punėsuar si
shofer kamionėsh, ka pranuar fajin pėr mė shumė vrasje se asnjė
vrasės serik tjetėr nė historinė amerikane. Ai e ka pranuar fajin me
marrėveshje qė tė mos ekzekutohet pėr kėto vrasje, por tė dėnohet me
burgim tė pėrjetshėm.
-
-
-
Katėr ish-ministra ruandezė kanė dalė para
gjykatės me akuzėn pėr gjenocidin e vitit 1994
-
- Dar
es Salam, 6 nėntor 2003 - Katėr ish-ministra ruandezė kanė dalė
sot (e enjte) para gjykatės me akuzėn sė kanė luajtur rol kryesor nė
gjenocidin e vitit 1994, pėrfshirė edhe blerjen e armėve dhe nxitjen
e masakrimit tė rreth 800 mijė njerėzve, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi
i gjykatės, njofton Rojter.
-
-
Tribunali i Kombeve tė Bashkuara nė qytetin verior tanzanian Arusha,
i kritikuar se po e zvarit sjelljen e kryesve tė masakrave para
drejtėsisė, ka pėrshpejtuar punėn dhe ka shėnuar progres nė kėtė
drejtim.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė grua
palestineze
-
-
Nablus, 6 nėntor 2003 - Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė grua
palestineze gjatė njė sulmi tė sotėm (e enjte) kundėr militantėve,
kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter. Ky incident ka ndodhur vetėm
njė ditė pasi Izraraeli ka deklaruar se do tė lehtėsojė bllokmin e
Bregut Perendimor pėr tė lehtėsuar punėn e kryeministrit palestinez,
Ahmed Kurei.
-
- Emtiaz
Abu Ras, 38 vjeēare, ėshtė qėlluar me armė zjarri duke shikuar nga
dritarja e shtėpisė sė saj. Njė burim ushtarak izraelit ka thėnė se
nė kėtė zonė ka pasur shkrehje tė shumta armėsh nga shumė drejtime e
lokacione dhe shkėmbim zjarri, por nuk nuk ėshtė parė se ėshtė
qėlluar kush.
-
-
-
Policia saudite ka vrarė njė militant
musliman
-
- Riad,
6 nėntor 2003 - Policia saudite ka vrarė njė militant musliman
gjatė njė sulmi nė agimin e sotėm (e enjte) nė periferi tė Riadit,
njofton Rojter. Ky ėshtė sulmi i dytė nė vendstrehimet e militantėve
gjatė kėsaj jave, ka thėnė njė zyrtar saudit. Nė kėto pėrleshje janė
plagosur lehtė gjithashtu edhe tetė policė. Ai gjithashtu ka thėnė
se njė numėr i papėrcaktuar militantėsh ka ikur. Detaje tė tjera nuk
ka dhėnė.
-
-
-
BE-ja shpreh shqetėsime pėr vendet qė do tė
anėtarėsohen sė shpejti
-
-
Bruksel, 6 nėntor 2003 - Komisioni Evropian paralajmėroi 10
vendet qė do tė anėtarėsohen sė shpejti nė Bashkimin Evropian qė tė
veprojnė mė shpejt pėr t'i pėrshtatur ligjet e vendeve tė tyre me
legjislacionin e kėtij organizmi.
Komisioni miratoi tė mėrkurėn raportet pėr tė 10 vendet, duke i
hapur kėshtu rrugėn anėtarėsimit tė tyre nė muajin maj.
Por, njė zyrtar i Bashkimit Evropian thotė se nė raporte
paralajmėrohet pėr "shqetėsime serioze" nė fusha si lufta kundėr
korrupsionit dhe siguria e prodhimeve ushqimore qė kėto vende duhet
t=i kapėrcejnė para majit.
Sipas raporteve, Polonia ka numrin mė tė madh tė ēėshtjeve pėr tė
zgjidhur, 9, ndėrsa Sllovenia ėshtė mė e pėrgatitura pėr anėtarėsim,
vetėm me 1 ēėshtje pa zgjidhur.
-
-
-
Kritikėt sfidojnė ligjin e abortit
-
-
Uashington, 6 nėntor 2003 - Organizatat pro-abortit dhe grupet
pėr tė drejtat e njeriut nė Shtetet e Bashkuara kanė sulmuar
presidentin Bush pasi ai nėnshkroi njė ligj me tė cilėn ndalohen
abortet e vona. Aktivistėt thonė se presidenti kanė vendosur
kapitalin e vet politik para tė drejtės sė femrės pėr tė zgjedhur.
Ata argumentojnė se me kėtė ligj tė ri, presidenti do qė tė sigurojė
votat e mbėshtetėsve tė vet tė krishterė dhe konservatorė para
zgjedhjeve presidenciale tė vitit tė ardhshėm.
Kandidati presidencial nga rradhėt e demokratėve, Hauard Din, qė
ėshtė mjek me profesion, ka deklaruar se kjo ėshtė njė ditė e zezė
pėr gratė.
-
-
-
Nė Mekė dy militantė kanė hedhur veten nė
erė me bombė
-
- Riad,
6 nėntor 2003 - Dy militantė kanė hedhur vetveten nė erė me
shpėrthim bombe gjatė njė operacioni tė forcave tė sigurimit saudit
nė qytetin e shenjtė Mekė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt sauditė,
njofton BBCnews. Ata kanė kryer aktin vetėvrasės derisa po ndiqeshin
nė rrethinėn e qytetit al-Sharaeh, kanė shtuar zyrtarėt.
Mė herėt, mediat saudite kanė informuar se forcat e sigurimit kishin
vrarė njė militant nė kryeqytetin Riad. Arabia Saudite po i ndjek
militantėt vazhdimisht qė nga sulmet vetėvrasėse me bombė tė majit
nė kompleksin e ndėrtesave perendimore nė Riad.
-
-
-
Pentagoni dėrgon 100 mijė trupa tė freskėta
pėr zėvendėsimin e ushtarėve amerikanė nė Irak
-
-
Ushington, 6 nėntor 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes,
Donald Ramsfeld, ka miratuar planin e qarkullimit tė trupave, sipas
tė cilit qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm do tė dėrgoheshin nė
Irak mbi 100 mijė trupa tė freskėta, kanė bėrė tė ditur burimet e
Pentagonit, njofton CNN. Kumtesa formale pritet sot, kanė saktėsuar
kėto burime.
Sipas kėtij plani pėrfshihen edhe 40 mijė trupa tė Gardės Nacionale
dhe tė rezervės pėr shėrbim njėvjeēar nė Irak. Zyrtarėt e Pentagonit
kanė thėnė se plani aktual do tė ulė numrin e pėrgjithshėm ta
trupave amerikane nė Irak, nga 130 mijė sa janė tash, nė 100 mijė
sish.
-
-
-
Nė dy raste tė veēanta nė Irak, janė vrarė
dy ushtarė amerikanė
-
-
Bagdad, 6 nėntor 2003 - Guerilėt kanė shkrepur sot (e enjte) njė
granatė raketore nė njė pritė tė djeshme dhe kėshtu kanė vrarė njė
ushtar amerikan dhe kanė plagosur edhe dy te tjerė, ka bėrė tė ditur
sot (e enjte) ushtria amerikane, njofton Rojter. Sulmi ka ndodhur
afėr qytetit Mahmudija, ka thėnė Komanda qendrore ushtarake
amerikane nė kumtesėn e saj.
Armata amerikane ka thėnė gjithashtu se edhe njė ushtar tjetėr
amerikan ėshtė vrarė sot (e enjte) kur njė kamion ushtarak ka
shkelur njė njė minė tokėsore nė rrugė afėr kufirit me Sirinė. Nė
deklaratė nuk ėshtė bėrė e qartė nėse mina ishte vėnė nga guerilėt
apo ajo ishte pjesė e masave tė sigurimit tė kufirit.
-
-
-
Tė paktėn 21 punėtorė kanė humbur jetėn nga
zjarri nė njė plantazh tė ēajit nė Ind
-
- Nju
Delhi, 6 nėntor 2003 - Tė paktėn 21 punėtorė kanė humbur jetėn
nė njė plantazh tė ēajit nė Indinė lindore nga zjarri qė e kishte e
shkaktuar turma e pakėnaqur me ndarjen e punėve nė plantazh, ka bėrė
tė ditur polica.
Mbi 100 veta ia kishin vėnė flakėn shtėpisė sė njė lideri rival
sindikal nė plantazhin e ēajit nė Dalgaon, nė shtetin Bengali
Perėndimor, pėr shkak tė njė konflikti rreth punėsimit tė
punėtorėve.
Nga shtėpia deri mė tash janė nxjerrė tė paktėn 21 trupa njerėzish.
Pas ndėrhyrjes sė policisė janė arrestuar 106 veta, nė mesin e tyre
dhe 26 gra.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|