|
6 nėntor 2003 / Ilirian
Agolli / "Zėri
i Amerikės"
Ndihmės-sekretari amerikan
i shtetit pėr cėshtje politike, Marc Grossman, deklaroi sot nė Tiranė
se diskutimi i statusit tė Kosovės do tė nisė pasi autoritetet dhe
shoqėria e saj tė plotėsojnė standardet demokratike. Zoti Grossman i
bėri kėto komente gjatė njė konference tė pėrbashkėt shtypi me
zv.ministrin e jashtėm shqiptar, Luan Hajdaraga.
Ai tha se rishikimi i
pėrparimeve qė ka bėrė Kosova nė arritjen e standardeve do tė bėhet nė
mesin e vitit 2005, madje dhe mė shpejt, nėse ėshtė bėrė njė pėrparim
i mjaftueshėm. Nėse Kosova - tha ai - i plotėson standardet, atėherė
ne do tė fillojmė njė proces pėr tė pėrcatuar statusin e ardhshėm tė
saj.
Nėse pėrparimi i bėrė nuk
ėshtė i mjaftueshėm, atėherė do tė caktojmė njė datė tjetėr.
Standardet pėrpara statusit - theksoi zoti Grossman nė mėnyrė tė
pėrsėritur. Sipas tij, tė gjithė institucionet dhe vendet perėndimore
do ta ndihmojnė Kosovėn qė tė arrijė standardet, por nėse ato nuk
plotėsohen diskutimi pėr statutin nuk do tė fillojė.
Ai tha se kishte ardhur tė
diskutojė me autoritetet e Shqipėrisė mbi strategjinė e miratuar nga
Grupi i Kontaktit, dhe se besonte se kjo ėshtė njė hap i rėndėsishėm
pėr cėshtjen e Kosovės, e cila gjendet nė qendėr tė rajonit. Qėllimi i
planit, sipas tij, ėshtė thjesht qė tė mbėshtetet zoti Holkeri,
pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB nė Prishtinė.
Me fjalė tė tjera kjo
ėshtė quajtur edhe Strategjia e Datės sė Rishikimit dhe mendojmė se
ėshtė e rėndėsishme pėr popullin e Shqipėrisė tė dijė se cfarė
standardesh po pėrpiqen tė plotėsojė populli nė Kosovė.
Dhe ne duam - tha zoti
Grossman - qė populli i Kosovės tė pėrqėndrohet nė kėto 8 standarde:
Institucione demokratike funksionuese, Shtet ligjor, Liri e lėvizjes
pėr tė gjithė, Kthim i sigurtė dhe riintegrim i tė zhvendosurve dhe
refugjatėve, Ekonomi tregu, Tė drejtat e pronės, Dialog me Beogradin,
nė Trupat e Kosovės tė pėrfaqėsohen edhe minoritetet.
Ndihmės-sekretari Grossman
e diskutoi tė martėn nė Bruksel me Kėshillin e Atlantikut Verior njė
plan pėr tė shpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik tė
Ballkanit, pėr tu kujtuar popujve qė vizioni ynė ėshtė pėr njė
Europė tė plotė, tė lirė dhė nė paqe.
Pas 10 vjetėsh angazhimi
ushtarak, diplomatik dhe ekonomik, ne kemi vėnė themelet pėr njė
pėrparim tė vetqėndrueshėm nė Ballkan. Dhe shqipėria ėshtė njė model
shumė i fortė nė kėtė drejtim theksoi zoti Grossman. - Lufta e
Bosnjes ka mbaruar, katastrofa humanitare nė Kosovė u parandalua dhe
shpėrndamė konfliktin nė Maqedoni dhe tani qėllimi ynė ėshtė qė
Ballkani tė futet nė Europė.
Dhe tė pėrshpejtojmė ditėn
kur do tė kemi njė demokraci tė qėndrueshme, paqėsore dhe
multietnike. Gjatė vizitės nė Tiranė zoti Grossman u takua me
presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Fatos Nano, tė cilėt i
falenderoi pėr ndihmesėn qė ka dhėnė Shqipėria nė luftėn globale
kundėr terrorizmit, pėr trupat qė ka nisur nė Irak, Afganistan, dhe nė
Bosnje.
Ndihmės sekretari Grossman
erdhi nė mesditė nė Tiranė nga Shkupi, nė vazhdim tė njė turneu qė ai
po zhvillon nė disa kryeqytete ballkanike; mė parė ai ishte nė Beograd
e Prishtinė.
|