|
26 tetor 2003 /
Fahri MUSLIU
/ "Zėri
i Amerikės"
Ministri serb i Drejtėsisė, Vlladan Batiē,
nė njė letėr tė hapur drejtuar Administratorit tė OKB-sė pėr Kosovėn,
Hari Holkeri, tė cilėn e publikoi tė djelėn pėrmes mediave
elektronike, kėrkon qė zoti Agim Ēeku tė shkarkohet nga posti i
komandantit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, sepse ėshtė
komprometuese pėr bashkėsinė ndėrkombėtare qė njeriu i cili ka kyer
krime, tė jetė nė njė post kaq tė lartė.
Ministri Batiē kėrkon gjithashtu qė
zotėrinjve Agim Ēeku, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj tu merren
pasaportat dhe tu pengohet largimi nga Kosova.
Nė letėr thuhet se Ministria serbe e
Drejtėsisė ka kėrkuar tri herė zyrtarisht nga ish-shefi i UNMIK-ut,
Mihail Shtajner, qė ata tu dorėzohen autoriteteve serbe pėr vuajtjen
e dėnimit. Mirėpo, UNMIK-u kurrė nuk ka kėrkuar ndonjė dokumentacion
pėr kėto apo krimet tė tjera, ndonėse Ministria serbe e Drejtėsisė,
me vetė iniciativėn e saj, ia ka dorėzuar UNMIK-ut tė gjitha ato qė i
ajo i quan prova voluminoze, thuhet nė letėr.
Zoti Batiē thekson se veprat penale pėr
tė cilat ngarkohen zotėrinjtė Ēeku, Thaēi dhe Haradinaj, janė kryer
para ardhjes sė UNMIK-ut nė Kosovė, pėr ēka procedimi i tyre ėshtė nė
kompetencėn e organeve gjyqėsore tė Serbisė. Ai rikujton se zoti
Thaēi ėshtė dėnuar nga gjykata serbe nė vitin 1997 pėr terrorizėm dhe
se kundėr zotėrinjve Ēeku dhe Haradinaj po zhvillohen hetime: kundėr
zotit Ēeku pėr gjenocid, ndėrsa kundėr zotit Hardinaj pėr terrorizėm.
Nė qoftė se mbeteni nė qėndrimin tuaj se
pėr kėta persona janė kompetente organet gjyqėsore tė Kosovės, atėherė
arrestojini dhe gjykojini, thekson Batiē nė letėr.
Ndėrkaq, Prokurori i Posaēėm i Serbisė pėr
Krimet e Luftės, Vlladimir Vukēeviē, deklaroi pėr mjetet e shtypit nė
Beograd se ėshtė "pėrpunuar" rasti i varrezave masive me trupat e
shqiptarėve tė Kosovės nė Batajnicė, afėr Beogradit dhe po vazhdojnė
hetimet ndaj personave tė panjohur. Nė kėtė rast kanė qenė tė
implikuar shumė njerėz, pėrfshirė edhe shoferėt, tė cilėt nuk kanė
raportuar pėr kėto raste, edhe pse kanė patur dijeni pėr ēka ka
ndodhur dhe nga janė kufomat, thotė prokurori Vukēeviē.
Ditė mė parė Zyra e Komisionerit tė lartė
tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Beograd ftoi autoritet serbe tė
formojnė njė komision tė posaēėm, i cili do tė merrej hetimet mbi
varrezave masive nė Serbi. Ky komision do tė pėrbėhej nga specialistė
tė pavarur dhe paanshėm, si dhe do tė kryente hetime tė plota, tha
zonja Lori Vajzberg, shefe kėtij Misioni, duke theksuar posaēėrisht
varrin masiv nė Batajnicė pranė Beogradit me afėr 900 kufoma
shqiptarėsh, por edhe varrezat nė fshatrat Petrovė dhe Peruēac.
Kėto varre janė zbuluar para dy vjetėsh,
kurse autoritetet serbe deri mė tani nuk kanė nisur asnjė procedurė
gjyqėsore.
|
|