|
 |
|
26
tetor 2003 /
Nga
Osman
GASHI
-
Rizah Sheqiri: Degėz e kėputur zgjedhje poezish, botoi Shtėpia
Botuese "Toena", Tiranė, 2002.
-
-
Rizah Sheqiri pa dyshim ėshtė emėr shumė i njohur pėr lexuesin
tonė. Lirikat e tij pėr fėmijė dhe pėr tė rritur kanė filluar tė
botohen nė gazetat e revistat qė dilnin tek ne si Rilindja,
Zėri i rinisė, Bota e re, Fjala, Jeta e re tash e njėzet
vite mė parė.
-
-
Decenien e fundit ai jeton nė Suedi, duke qenė pėrherė aktiv nė
fushėn e krijimtarisė letrare si dhe nė jetėn kulturore tė tė
mėrguarve tanė atje gjatė gjithė kėtyre viteve.
Vėllimi Degėz e kėputur ėshtė gjithsesi njė kurorė e
deritashme e shkrimit poetik tė Rizah Sheqirit.
|
 |
|
-
Pėrbėhet nga poezitė e pėrzgjedhura nga katėr vėllimet me poezi
pėr tė rritur tė botuara deri nė vitin 1998: Merimanga e
dritės, Prishtinė, 1991, Shkurt e shqip, Tiranė, 1994,
Flutura nė erė, Tiranė 1995 dhe Flutura nė natė, Tiranė
1998.
-
-
Nga historia e letėrsisė shqipe, qė nga shekulli XIX e kėndej
njohim shumė raste krijuesish letrarė qė jetuan dhe krijuan
vlera tė mirėfillta jashtė kufijve tė Atdheut. Dhe po tė
qėmtohet me kujdes tėrė rruga e tyre jetėsore e krijuese do tė
mund tė pėrmblidhej nė kėto tri fjalė kyēe: dhembje mall
kujtesė
-
-
Historianėt e letėrsisė do ta emėrtonin si letėrsi diasporash,
letėrsi emigrantėsh, letėrsi e mėrgimit. Gjithsesi vlera e
krijimeve poetike tė Rizah Sheqirit e konfirmon gati gjithnjė
kėtė fakt.
-
-
Ndjenjat dominuese tė poezisė sė tij janė: malli pėrvėlues pėr
atdheun, nėnėn, njerėzit e vendlindjes, pėr lagjen e kėrrusur,
pastaj pėrhumbja, lektisja, melankolia, pamjet e fiksuara si nė
njė fotografi tė dalė boje tė fėmijėrisė. Do tė thoshim njė
hendek i madh kohėhapėsinor, njė shkretėtirė shpirtėrore
|
-
Ėshtė
thėnė se njėmend e tashmja nuk ekziston. Ekziston e kaluara qė vjen
tek ne nė formė tė kujtesės dhe e ardhmja qė na shfaqet nė formė
iluzionesh. Korpusin tematik tė poezive tė tij Sheqiri gjithashtu e
mbėshtet shumė nė fijet e shprishura tė kujtesės, por edhe bėn
pėrpjekje tė projektojė diē ideale pėr njeriun e tij e pėr vendin e
tij mbase nė njė formė tė njė utopie sociale.
-
-
Nė njė
nga poezitė mė tė frymėzuara tė tij Flutura nė erė pėrshkruhet
gjendja emocionale e subjektit nė kėtė mėnyrė:
-
-
kohė
e bukur
-
a
bėn mbi glob
-
a
ēelin lule
-
a
del pranverė
-
ndonjėherė
pėr ne flutura nė erė ?
-
-
Mirėpo
nė tė njėjtėn poezi ai shtron edhe njė dilemė, mbase ekzistenciale,
ku fshihet shpresa, njė fije shprese e zbehtė dhe e flashkėt:
-
-
pas
shiut
-
a
shfaqet ylberi i buzėqeshjes ?
-
-
Ndonėse ndjenjė qė shtrihet nė pjesėn dėrmuese tė vėllimeve poetike
vuajtja nė mėrgim gjithsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė temė e
vetme. Po ta abstrakojmė vėllimin e parė me poezi Merimanga e
dritės tė botuar nė Prishtinė, tri vėllimet e tjera kujtoj se veē e
veē nisen nga premisa tė caktuara, nga gjendje e pozicione specifike
subjektive, shpirtėrore.
-
-
Nė
veprėn Shkurt e Shqip, e cila mban nėntitullin pėrcaktues Lirikė
dashurie, ai do ti kushtohet tėrėsisht kėtij lloji poetik
lirikės erotike. Mbase mė tepėr se gjithkund tjetėr kėtu autori i
ėshtė pėrkushtuar njė shprehjeje tė ēiltėr poetike, plot ndjenja
njerėzore, intime. Ėshtė shkruar me njė rast se poezitė e kėtij
vėllimi janė romantike. Mė parė do tė thosha se janė njė mpleksje e
romantizmit me realizmin, njė thjeshtėsi e ēiltėrsi e paanshme. Nė
to nuk ka vrap pas bukurisė ideale, platonike siē mund tė vėrejmė nė
romantizėm, kėtu gjithēka ėshtė konkrete, e drejtpėrdrejtė dhe e
pėrjetuar.
-
-
Strumbullari i njė tematike lidhur me mėrgimin, kėtė plagė kombėtare
qė gjithnjė kullon shihet tek vėllimi Flutura nė erė. Jo vetėm nė
poezinė nistore tė librit me titull Parathėnia, poezi do tė thosha
programatike e librit, por gati nė secilėn poezi hetohet njė
disponim i ngrysur, elegjiak dhe njė ndrydhje e pėrhershme
shpirtėrore.
-
-
Mėngjeset
janė tė zymta
-
ditėt tė errta
-
e
netėt tė trishtuara
-
nė dhe tė huaj
-
malli pėrvėlon ēdo refugjat
-
kokėdhembja ėshtė e gjatė
-
(Kėngėvaji)
-
-
ose:
koha
ime
-
nė
kėtė dhe tė huaj
-
- mozaik dhembjesh
-
(Mozaik dhembjesh)
-
-
Si
fėmija gėzohem
-
larg atdheut
-
nė
kurbet, nė shtrėngatė
-
e
munda edhe njė natė
-
(Edhe njė natė pa gjumė)
-
-
Do tė
duhej tė numėronim njė dyzinė titujsh tė kėtij sensibiliteti si:
Kur atdheun braktisė njė fėmijė, Faqe ditari e njė mėrgimtari,
Natė e gjatė, Kur merr botėn nė sy, Degėz e kėputur
-
-
Pa
dyshim nė vėllimin tjetėr Flutura nė natė, poeti sikur pas
pėrpjekjesh tė mėdha e sfidash shpirtėrore do tė bėjė njė kthesė kah
optimizmi, shpresa, ēiltėrsia. Sikur do tė thotė: Ėshtė natė, por
fluturat do ta gjejnė shtegun e dritės. Kėtu R. Sheqiri do tė na
paraqitet me njė shprehje e njė topikė tė konsoliduar poetike.
-
-
Poezinė e Rizah Sheqirit nuk e shquan abstraksioni i skajshėm, temat
e motivet e gjithėkohshme a metafizike. Ai sbėn pėrpjekje qė
poezinė ta shndėrrojė nė njė formulė poetike dhe sikur spėrpiqet
shumė ta shquajė forcėn domethėnėse tė fjalės, vargut pėrmes
figuracionit e tropeve. Qėllimi themelor i poezisė sė tij ėshtė
kumti i drejtpėrdrejtė, ajo poezi nė radhė tė parė sikur u drejtohet
atyre qė bashkėndjejnė me tė. Dhe mesazhet e poezive tė tij gati
gjithherė dalin nga zemra e jo nga mendja, racioja.
-
-
Poezia
e Rizah Sheqirit ndodh tė jetė shpesh moralizuese e kėshilluese, por
duke qenė se e karakterizon nė radhė tė parė forca pėrgjithėsuese,
ajo gati kurrnjėherė nuk bie nė grackėn e trivialitetit e tė
didaktizmit tė thatė.
-
-
Kahdo
qė tė nisesh
-
bir
tė qoftė rruga e mbarė
-
po
ece
-
a
vrapove
-
kujdes
mund tė rrėzohesh
-
mbaju mire pėr toke
-
edhe nėse fluturon.
-
-
Mund
tė thuhet nė fund se libri me titull Degėz e kėputur qė po merr nė
dorė lexuesi ynė pa dyshim ka shumėēka specifike e origjinale. Do tė
zbulohet aty njė shpirt i trazuar, qė e bartin kahdo erėrat porsi
fluturat, por, i cili, megjithatė, di tė mbahet fort pėr trollin e
tė parėve me forcėn e tij shpirtėrore, me dashurinė e pakufishme
ndaj atdheut e pėrgjithėsisht ndaj njeriut, por edhe me bagazhin e
rėndė tė kujtesės qė bartė mbi shpinė si Sizifi gurin e rėndė.
|
|