|
- 26 tetor
2003 / Nga Nexhat KITA
-
-
Tungjatjeta!
-
-
Turpėsisė tėnde, z. redaktor, ka dy ditė qė iu drejtova si njė
lexues i vėmendshėm pėrkitazi me gomarllėqet e shkresurinave tė
anashlistit, V. Surroi, me tituj Karla dhe bota dhe HITI i
ditės, (!) ky i dyti njė kallėp i huazuar nga serbishtja pėr ta
shėmtuar shqipen, nė gazetėn tėnde Korrieritė datės 21 e 22 tetor
tė k.v. Kėrkova nga ti qė tė mė pėrgjigjeshe nėse do tė ishe
kureshtar qė tė dėrgoja njė shkrim nė formė reagimi ku do tė
shprehja opinionin tim pėr kėto dy shkrime skandaloze . Ti heshte e
vazhdon tė heshtėsh. Je i zėnė keq e tė ka kapluar halli.
-
-
Qė nė
fillim jam i detyruar tė tė sugjeroj se (soditjeve gjoja analiste
tė) kėtyre surogateve shkrimore gazetareske (shprehje shumė eufemike
pėr arsyen qė po shkruaj) iu duhej njė protoaparat dialize pėr
spastrimin e logjikės, e sintaksės, e togjeve sintaksore, e
shprehjeve, e drejtshkrimit, e leksikut tė zvetnuar, e thurjeve
mendore tė ngatėrruara qė prodhuan mendime tė pėrdhunuara. Njė
ndėrmarrje e madhe dhe e shtrenjtė, po deshe t“ia botoje kėto
gjepura.
-
-
Mua
sė paku do tė duhej tė mė pėrgjigjeshe me njė falėnderim, sa pėr
edukatė, pėr njė vėrejtje tė keqe qė ta bėra, por e cila nė fakt i
ndihmon gazetės pėr tė cilėn po punon ti. Deficiti profesional,
edukativ dhe njerėzor, qė zakonisht mbulohet me arrogancė nga tipa
tė tillė, tė ka penguar tė mė pėrgjigjesh. Duhet tė dish se sapo del
gazeta nga shimi i derės ku po gatuhet nuk ėshtė mė pronė, por
shndėrrohet nė njė pasqyrė tė kulturės botuese tė gatuesve dhe tė
marrėsve, ose tė konsumatorėve tė saj. Ti me siguri se e ke tė ditur
kėtė mision dhe rol tė gazetės, por ti nuk je mishėruar me kėtė
pohim; substanca edukative e trurit tėnd nuk ėshtė kultivuar aq sa
tė pėrthithė kėtė ide dhe tė reflektojė e nxitur po nga kjo ide.
Reagimi, ose diktati i trurit tėnd, siē po duket, ėshtė deficitar
pėr sensibilitete tė kėtilla profesionale botuese, tė mos flasim pėr
reflektime qytetėrimi. Ti tė kėnaq instinkti fiziologjik i fushave
tė inateve, i unit tėnd tė gjymtosur, i pėrkatėsisė ciklit tė
mbyllur tė esnafėve, i meditimeve surogate, i solidaritetit me
injorancėn.
-
-
Mos
vallė do tė lejonte dikush tė botohej njė raport i thjeshtė
gazetaresk (nuk flasim pėr efekte arti) ku do tė thuhej: Grindja nė
ambientet e restorantit X shpėrtheu derisa tė ftuarit po hanin
birrė dhe po pinin mish qėngji tė pjekur nė hell. Me siguri se
jo, ngase veprimet e drejta nė tė ushqyer i kemi tė ditura.
Mirėpo, kur merret dikush me pėrshkrimin e ndonjė teme pak si mė
abstrakte, si nė rastin skandaloz tė V. Surroit, pėr tė cilin tė
shkruajta, redaktorėve tė nivelit tėnd dhe si ti, nuk iu trazohet
logjika fare, ngase dekompozimet logjike dhe sintaksore- gjuhėsore
kalojnė me lehtėsi nga syri nė tru, i cili nuk ėshtė i aftėsuar pėr
t“u alarmosur nga gjendja e pėrgjitshme e pėrgjumosur e intelektit.
-
-
Po tė
lexohen me kujdes, e me durim gjithėsesi, disa nga shembujt
xhevahirė nga shkrimi Karla dhe bota,V.Surroi Korrieri 22
tetor:
-
-
/-Ekzistojnė dy rryma tė trajtimit tė Serbisė bashkėkohore. Njera
ėshtė si krejt bota perė-
perėndimore, dhe tjetra ėshtė si Karla del Ponte
(!)
-
-
- Nė
tė parėn, bėhet pėrpjekja qė Serbia tė trajtohet edhe si njė vend i
E. Qendrore. (!)
-Nė Perėndim beteja ėshtė mu nė thelbin e nocionit tė demokracive
liberale perėndimore, nė ndarjen e pushteteve. (!)
-
- Qasja e dytė thotė se tė gjitha nuk duhet tė harrohen, por
pėrkundrazi tė mbahen mend dhe tė kalojnė pėrmes njė procesi
gjyqėsor qė do tė vlerėsojė se kush e si u soll nė njė moment tė
caktuar. (!)
-
-Nė Serbi, beteja themelore, pa shumė luftėtarė nė anėn e kundėrt,
ėshtė se a mund tė konsiderohet ky shtet demokratik pa u konfrontuar
me tė kaluarėn e tij. (!)
-
-Pėr kosovarėt, ēfarėdo qė tė thotė, do respektuar. (!) / dhe
shembujt nga Hiti i ditės (!), V.Surroi, Korrieri 23 tetor:
-
/- Aty nė krye gjindet njė njeri i cili duhet tė shikojė njėqind
shkresa ligjore nė ditė, e edhe po tė kishte kohė, nuk ka treguar
ndonjė zell tė veēantė pėr ndihmė Kosovės. (!)
-
-Sė dyti, energjia e hartuesve nuk do tė shpenzohej nė njė dokument
tė cilit edhe ashtu i skadon afati shumė shpejtė, por do tė
pėrqėndroheshin nė njė dokument me vlerė afatgjate. (!)
-
-Nė kėtė kuadėr, natyrisht, edhe integrimin e tė drejtave
minoritare si pjesė tė rėndėsishme tė Ligjit themeltar kosovar. (!)
-
- Testi i ardhshėm politik nė Kosovė ėshtė iniciativa qė e morri
Kryesia e Kuvendit pėr tė ndryshuar Kornizėn Kushtetuese, me tė
cilėn udhėhiqet vendi. (!) / do tė gjindet me lehtėsi barazimi
logjik dhe sintaksor-gjuhėsor i tyre, i cili ėshtė:
-
-
- ti
po ha birrė dhe po pi mish qėngji
me paratė e siguruara nga shitja e gjepurave gazetareske.
-
-
Sa pėr
ngushėllim, po tė tregoj se nuk je e nuk jeni tė vetėm, por jeni tė
paktė.
-
-
Dita e
dytė, shkrimi shtesė, 26 tetor
-
-
Ti
ende po fshihesh dhe miopėrinė tėnde profesionale mundohesh ta
fshehėsh me arrogancė, e cila nė fakt ėshtė njė shtirje qė buron nga
dobėsia yte tė pėrballesh me fakte. Ti nuk i vėren defektet nė
fjalitė e mėsipėrme, nuk t“i kapė truri ato patologjizma mendore tė
mėsipėrme, tė cilat ti i merr e i konsumon si anashliza. Vepron nė
njė treg tė pasensibilizuar informativ se me kėso anashlizash do tė
shijoje me siguri peshėn e opinionit me edukatė komunikimi medial.
Do tė ishte lexuesi ai qė do tė sanksiononte dhe do ta kishte
kthyer shpinėn. Ky ogur tė pret e do ta shijosh, vetėm vazhdo me
kėso sallatėrash bajate gazetarie.
-
-
Sa
pėr tė marrė njė fije edukate redaktimi, lexo gazetėn mė
profesionale shqiptare Tema. Aty nuk ka vend pėr gjepura e
shkresurina. Duhet tė lakmosh atė kulturėn e tyre gati tė pėrkryer
gjuhėsore e redaktuese. Kėto qė po t`i radhis janė prova tė natyrės
objektive dhe kot se po mundohesh tė gjesh strehim nė makushėritė
tuaja. Po mund tė jetė qė nuk sheh, sa keq . Me keqardhje mė duhet
tė marr njė shembull nė thėnien se po tė fusėsh kokėn nė rėrė, nuk
do tė thotė se dielli mė nuk ndriēon.
|
-
|