|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Mediat dhe Politika

 
 

"Public relation" dhe roli i saje ne ndertimin e politkave kombetare

 
 

 

Oslo, 26 tetor 2003 / Shkruan: Gėzim MEKULI*

Resurse te medha jane duke u investuar ne fushen e quajtur "Public relation". Kjo shprehje amerikane e shkurtuar ne PR nuk eshte e lehte te perkthehet ne shume gjuhe, duke perfshire edhe gjuhen tone! Karakteristike e pergjithshme dhe qellim i saje paresor e fundamental eshte: "komunikacioni i cili zhvillohet me qellim qe te ndikoje dhe te binde ne sjelljet dhe ndodhite qe na rrethojne"...

Qe ne vitin 1920 "Public relation" (PR) egziston si drejtim studimi universitar ne SHBA. Pas luftes u zhvilluan programe hulumtuese kapitale brenda fushes se komuniukacionit. Kombe e shtete tjera me shpejtesi ndoqen kete shembull; PR eshte bere sot nje pjese integruese dhe e pazevendesueshme e industrive te medha multinacionale, konserneve, organizatave, departamenteve, qeverive dhe partive politike…

Sa i perket qellimit dhe formes se komunikimit, brenda fushes se PR, profesoret e shkencave te komunikacionit Grunig dhe Hunt perdallojne kater modele:

1. Modeli propagandistik eshte nje komunikacion nje drejtimesh dhe asimetrik. Ky model quhet asimetrik sepse derguesi dhe pranuesi nuk jane te barabarte; njera pale provon, vetedishem, qe te ndikoje dhe te binde palen tjeter. Shiquar historikisht ky eshte modeli i pare i PR. Modeli i dyte dhe bashkohor i kushton rendesi komunikacionit dy drejtimesh; por perseri me qellim ndikimi/bindje. Varianti i trete quhet modeli informativ. Edhe ky model komunikacioni ndertohet ne baza nje drejtimeshe, por qellimi paresor i tije nuk eshte ndikimi dhe bindja e pales tjeter, por vetem ai informativ. Varianti i katert bazohet ne komunikacionin simetrik. Ketu derguesi dhe marresi jane ne pozita te barabarta dhe komunikacioni bazohet ne dialog.

Lufta dhe "Public relation"

Se PR don te thot ndikim, dhe se propaganda e drejteperdrejte mund te jete nje pjese e saje, duket qarte gjate krizave politke dhe lufterave. Andaj "Public relation" (PR) perfshine edhe institucionet ushtarake. Gjate luftes se Vietnamit, senatori J.W. Fulbright, ne librin e tije mbi "Propaganden e Pentagonit", nder tjerash potencon se, vetem departamenti i armatimit te aviacionit te asaj kohe kishte 1305 te punesuar ne PR. (Fulbright 1970: 88)

Gjate luftes ne ballkan u aktiviazuan dhe u paguan zyrat nderkombetare, e te specializuara, per PR. Keshtu, ne vitet e 90-ta palet ne luftim huazuan/paguan dhe aktivizuan zyrat me te njohura e me te famshme per PR. Keto PR-zyre, te paguara me miliona dollare, kishin per detyre e qellim qe te jene informator dhe lobist per palen qe perfaqesonin. Keshtu p.sh. qeveria serbe, per aktivitetin e saje luftarak e propagandues huazoj/pagoje lobistet britanik "Ian Greer Associates" si perkrahes dhe lojtar aktiv ne mbrojtjen, sofistikimin, transportimin dhe perpunimin e propagandes mediatike proserbe. Edhe qeveria ne Kroaci dhe Bosnje e Herzegovine, asokohe, nenshkroj nje kontrate me "Ruder Finn" ne Washington. Kjo PR-zyre u pagua qe te jete ne mbrojtje propagandistike dhe te mirekujdesej per interesat kombetare te kroateve dhe boshnjakeve gjate tere luftes. Revista "New Stateman" me 31 . Korrik 1992 zbuloj se, "Ruder Finn" dhe "Ian Greer Associates" ishin "shum te suksesshem" gjata luftes ne Bosnje e Hercegovine...!

Edhe gjate luftes clirimatare ne Kosove, perpos faktorit ushtarak dhe atije politik rol, veqanerisht te madh, luante fushata mediatike. Dihet roli i madh i CNN-it ne transportimin e informates mbi krizen e Kosoves…) Pas kapitulimit te forcave okupuese serbe ne Kosove, Alastair Campbell, zedhenesi i kryeminsistrit te Tony Balir tha ,se: "shtypi ka detyrim qe te perkrahe luften e shtetit dhe kombit te vet".

Edhe pse lufta u fitua me mjete ushtarake, perkrahja nga mediat nderkombetare ishte me se e nevojshme dhe kruciale. Qe lufta clirimtare e Kosoves te tregohej me bindese dhe me reale, kishte nevoje per fjale dhe fotografi, e jo vetem per aeroplan e bomba. Shqiptaret me shekuj i kishin te gjitha argumentet kunder gjenocidit e poshterimit serb, por ishte viti 1999-2000 qe shqiptaret, per te paren here, kishin edhe mediat per te transportuar kete realitet...

Ministri i mbrojtjes Donald Rumsfeld don te fitoj opinionin boteror

Se sa e rendesishme eshte PR tregon edhe qellimi i ministrit ameriakn te mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili planifikon qe te themeloj nje aparat te ri propagandistik, me qellim qe lufta kunder terrorit "te shkon me mire". Kjo eshte bere e ditur para dy ditesh, ne intervisten qe ministri amerikan i mbrojtjes kishte zhvilluar me redaktorin dhe gazetarin e "Washington Times".

Padyshim, SHBA-te nuk zhvillojne lufte vetem kunder terroristeve; SHBA-te zhvillojne edhe nje lufte per te fituar opinionin boteror; lufte per idete e administrates se guximshme te Bush-it.

"Ne jemi, njekohesisht, ne lufte me idete, dhe ne lufte kunder terrorit global. Dhe, idete jane te rendesishme. Keto duhet te ndermjetesohen dhe te transportohen qarte dhe paster. Idete dhe mendimet duhet te komunikojne ne ate menyre qe keto te jene sa me te besueshme per ata qe i degjojne ato", tha Rumsfeld ne intervisten e dhene ne "Washington Times".

Per te konkretizuar kete, shefi i Pentagonit deshiron te etabloj nje zyre te informacionit ne qeveri. Zyre "te shekullit 21", sic shprehet ai. Kjo zyre do te ndihmonte ne luften nderkombetare per mendimet dhe idete pozitive, dhe te ndikoj ne perkufizimin, ligeshtimin dhe ngushtimin e ndikimt te terroristeve dhe eksteremisteve.

Rumsfeld frigohet se, pas nje kohe, populli do te qetesohet dhe do te harroj kercnimet terroriste. Dhe kjo nuk duhet te ndodhe, mendon Rumsfeld. Perveq kesaj, Rumsfeld mendon se shum organizata joqeveritare duhet te aktivizohen me qellim qe keto te jene kunderbalanse e shkollave radikale religjioze islamike, te ashtuquajtura Medrese.

A jane akoma "bartesit e politikave" ne Kosove duke i shfrytezuar mediat si mjet per shfryrje te inateve personale e mbrojtje te interesave vetanake?

Mendimi e ideja per te ndertuar PR kombetare do te duhej te ishte pritotet per pergjegjesit e politikes dhe ministrite ne qeverine e Kosoves. Keta do duhej te ndihmojne ne profesionalizimin e fushes se komunikacionit dhe informacionit (Public relation). E jo te urdherojne te ndalojne e pengojnė keto…!?


* Autori vazhdon studimet nė shkencat e Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslo-s Norvegji.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.