|
-
Londėr,
26 tetor 2003 /
Faton ABDULLAHU
-
-
Rasti i Himarės ditė mė parė bėri aq jehonė nė Shqipėri dhe
gjithsesi jo vetėm aty, sa qė efekti i saj jo vetėm i tėrthortė
ishte qė pėr njė qast, zėnkat e vjetra ndėrshqiptare, ato politike
dhe tė natyrave tė tjera, pėrndryshe shumė tė vrazhda, u harruan,
apo thėn mė sakt u amortizuan mė shumė se shumė kohė mė parė. Dhe ky
qast ishte shumė i rėndėsishėm, zgjedhjet lokale nė Shqipėri.
Pėrēmimi i flamurit kombėtar nė Himarė, ngritja e flamurit grek,
dhunimi i qendrės votuese, ofendimet ndaj identitetit kombėtar
shqiptarė, ndaj forcave tė rendit, dhe tė tjera tė ngjajshme, u bė
nga jo pak minoritarė grek, shumė prej tė cilėve tė kthyer nga
Greqia enkas pėr votime.
-
-
Tė
gjitha kėto u pėrcollėn edhe nga mediat vendore, ku tė lente
pėrshtypje revoltuese, mungesa e frikės apo hezitimi nga kėta grek
tė cilėt shfrynin deri nė arogancė shoveniste, kundėr identiteti
shqiptarė dhe integritetit tė shtetit. Mirėpo krejt kėto sipas njė
kodi tashmė tė njohur mirė ballkanas, por gati gati paradoksal dhe
aspak tė zakonshėm pėr Shqipėrinė, amortizuan klimėn konfliktuoze
mbrenda shqiptare.
-
-
Pas
kėsaj ngjarje vazhdoj efekti domino tashmė i njohur i nacionalizmave
ballkanas dhe u konsolidua fryma nacional revoltuese nė Shqipėri, nė
jug e nė veri, ku mbretroj logjika o burra ju po grindeni se cila
parti shqiptare do tė fitoj nė kėto zgjedhje e nuk e shihni se greku
do tė na coptoj Shqipėrinė Mė simbolikja nga tė gjithat ishte nisja
e disa grupeve tė rinjėsh vlonjat pėr nė Himar tė cilėt me qeleshet
e bardha nė kokė, me flamuj kombėtar e duke kėnduar kėngė
patriotike, pėr tė treguar sikundėr thanė se Himara ėshtė
Shqipėri.
-
-
Identiteti kolektivist jo nacional
-
-
Pėr
dallim nga vendet e tjera shumė ēka qė ka ndodhur decenjen e fundit
nė Shqipėri ka bėrė qė ky vend tranzicionin nga komunizmi nė
demokraci ta kaloj nė mėnyrė tė veēantė, krejt unike. Ngjarjet
tragjike tė 97-sė e dėshomjnė kėtė mė sė miri. Nė tė vėrtetė kjo
ngjarje dhe jo vetėm kjo tė shpeshtėn e rasteve nuk kanė mundur tė
zbėrthehen e kuptohen me logjikėn dhe kodet e ngjarjeve tė tjera nė
Ballkan. Kjo logjikė dhe kėto kode ballkanike dihen.Identiteti
nacional bėhej bazė e ideologjisė kolektiviste. Individit i duhet
pėrkatėsia nacionale si pasaportė qė tė rreshtohej nė njėrėn nga
kėto ideologji kolektiviste, pėrkatėsisht nacionalizma.
-
-
Pėrbrenda kėtij reshtimi kėrkonte lirinė dhe mbrojtjen e vet. Njė
nacionalizėm luftonte dhe mbrohej nga tjetri, qė e bėnte tė njejtėn.
Ashtu si gjithmonė liria e individit davaritej, pėr hirė tė
interesave mė tė mėdha kolektiviste. Duke e shfrytėzuar mungesėn e
racionalizmit tė kolektivitetit, liderėt ngritnin pashmangshėm
flamurin e nacionalizmit, pėr ta ngritur mė lehtė nė kėmbė
kolektivin e pėr ta mbajtur vazhdimisht ulur lirinė dhe mėvetėsinė e
individit. Luftė pėr pushtim tokash, luftė pėr ndrime tė strukturave
etnike tė tokave pėrkatėse, luftė nacionalizmash, masakra,
gjenocide, krejt kėto jo rrallė stėrpikur edhe me urrejtje fetare.
Ky ėshtė Ballkani. Evropa dhe SHBA-t e dinė kėtė skenar, asgjė nuk
ėshtė e re dhe ato reaguan ashtu si kanė reaguar.
-
-
Por
nė Shqipėri Ballkani nuk ndodhi. Asnjėherė qė nga pėrmbysja e
komunizmit nė Shqipėri, grekėt aty nuk u diskriminuan, ata nuk u
vranė as nga policia as nga fqinjėt shqiptar. Misionarėt perendimor
do tė quditen pėr tė mirė. Megjithėkėtė duke pasur vėshtirėsi tė
shpjegojnė fenomenin disa u pėrpjkėn ta bėjnė kėtė me arsyetimin se
minoritarėt grek kishin tė drejta e liri tė mjaftueshme, disa tė
tjerė me mungesė tė idenitititietit tė fortė tė tyre nacional. Por
nė tė vėrtetė nė Shqipėri ekziston dallimi fundamental nga tė tjerėt
nė Ballkan. Qė tė pėrmbushet e tė mbrohet e drejta dhe liria e
individit, tek shqiptari i Shqipėrisė, nuk ishte i nevojshėm
rreshtimi kolektivist mbi baza nacionale. Identiteti nacional nuk
siguronte mbrojtjen dhe lirinė sikundėr qė ishte premisė tek
ballkanasit.
-
-
Mirėpo kjo karakteristikė nė Shqipėri nuk do tė thoshte se ashtu si
e do rendi dhe sikundėr ka ndodhur edhe nė Evropėn Perendimore,
ideologjia kolektiviste po ja lėshonte vendin lirisė individuale si
bazė primare e liberalizmit demokratik. Ashtu si edhe gjetiu nė
Ballkan, ashtu edhe nė Shqipėri, tradita liberale nė shoqėri e
posaēėrisht nė institucione shtetrore dhe tė tjera, ishte pothuajse
e panjohur. Kėshtu edhe pėrkundėr mungesės sė rreshtimit kolektivist
mbi baza nacionale, liria individualiste nuk dukej as nė horizoint.
-
-
Megjithėkėto nė Shqipėri rreshtimi i individit, si ai politik,
kulturor dhe tjetėr ishte kolektivist, me tė gjitha mangėsitė dhe
vrazhdėsitė e kolektivizmit nė ide dhe veprime, por pėr dallim ai
nuk kishte baza nacionale por bazė klanore, krahinore, partiake e
herė herė edhe fetare. Kėshtu identiteti nacional nė Shqipėri pėr
kohė tė gjatė mbetet i zbehtė jo rrallė mė i zbehtė sesa identiteti
klanor, krahinor apo edhe politik e partiak. Ėshtė kjo formulė e
cila mė mirė se ēkado tjetėr e shpjegon ngjarjen kombėtarisht mė tė
turpshmen, politikisht mė torrollaken, qė ka njohur gjithė historia
e popullit shqiptarė, atė tė vitit 1997. Kėtu shqiptari e sheh
shqiptarin si armik, shqiptari e vran shqiptarin dhe atė jo pse
ėshtė shqiptarė, por pse ėshtė i njė krahine tjetėr i njė feje
tjetėr i njė partije apo klani tjetėr.
-
-
Himara bėri atė qė ska mundur as Kosova
-
-
Ėshtė kjo formulė, pėrkatėsisht identitetit i zbehtė nacional,
pėrndryshe krejt e pazakonshme pėr konditat ballkanike, qė e
shpjegon mė mirė se ēkado tjetėr qasjen e tashsakohshme tė shtetit
por edhe shoqėrisė shqiptare atje, ndaj ngjarjeve tė tjera qė kishin
tė bėnin me zhvillimet politike dhe fatin tragjik tė shqiptarėve tė
tjerė nė Ballkan, posaēėrisht luftės sė fundit nė Kosovė. Kėsaj
qasje shpeshherė i ka munguar reagimi i fuqishėm politik,
intelektual e qytetarė mbi baza tė forta nacionale. Si nga reagimi i
institucionave shtetrore me deklarata pėr diskriminim tė shqiptarėve
nė Kosovė e gjetiu e deri tek ndonjė protestė gjithsesi jo e madhe
nė Tiranė, ka munguar shpėrthimi i ndjenjave kombėtare, ka munguar
zjarmija nacionale, tė gjitha ato, me standardet ballkanike, kanė
qenė tė plogshta dhe tė zbehta.
-
-
Ngjarjet e vititi 1997 pėr mė shumė do tė dėshmojnė se pėrderi sa
shqiptarėt nė Kosovė ishin nė zgripc tė ekzistencės nga dhuna serbe,
nė Shqipėri jo qė nuk do tė ketė reagime tė forta mbi baza
nacionale, por do tė kemi mospėrfillje deri nė injorim. Tragjedia e
Kosovės nė Tiranė nuk do tė lexohet o burra ti lėmė zėnkat
menjėanė se Kosova po zhbėhet. Pėr kėtė lexim nė Shqipėrinė e 97
mungonte njohja e gjuhės sė identitetit nacional. Por kjo nuk ndodhi
kėto ditė me Himarė. Ofendimi i flamurit, gjuhės, dhe shtetit
shqiptarė nga disa minoritar grek nxiti revoltė nacionale dhe
reagime tė ashpėra plotė zjarmi nė gjithė Shqipėrin. Ata djem qė me
koreografi e kėngė kombėtare janė nisur nga Vlora pėr ta mbrojtur
Himarėn nga greku nuk ju ka shkuar ndėrmed se kėshtu po e fusin
Shqipėrinė nė njė kapitull tė ri historik, po e fusin Shqipėrinė nė
Ballkan. Fundja ajo edhe aty e ka vendin, sfidat do tė jenė shumė tė
mėdha.
|
-
|