| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Solana tha se "nėse dialogu nuk funksionon, konsekuencat nuk do tė
jenė tė mira pėr askėnd"
-
Sot
nė Prishtinė vdiq gazetari i njohur Ali Olloni
-
M.Ris: "Porosia e Ramazanit ėshtė qė ēdo qenie njerėzore, e cilitdo
besim, tė pranohet me zemėr"
-
Tė
hėnėn nė Kosovė fillon "Java kosovare e biznesit"
-
Nesėr akrepat e orės kthehen prapa pėr njė orė
-
Bedri Ramaj nga Istogu u dėnua me 10 vjet burgim nė Tetovė
-
Policia serbe nė pėrkrahje tė komandantit qė kreu krime lufte nė
Kosovė
-
Irakut i premtohet sė paku 13 miliardė dollarė
-
Akt
terrorist saudit nė "hapat e fundit
-
Nė
qytetin Amari nė Irak vritet komandanti i policisė
-
OKB
pezullon aksionet humanitare nė Afganistan
-
Arrestohet miliarderi rus i naftės
-
Nga
46 minatorėt tė ngujuar nė njė minierė thėngjillit nė Rusi, janė
shpėtuar vetėm 6 prej tyre
-
Njė
burrė 51 vjeēar ka vrarė ish tė dashurėn e tij dhe 3 persona tė
tjerė nė njė kafene nė Oldtaun
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
-
Solana tha se "nėse dialogu nuk funksionon, konsekuencat nuk do tė
jenė tė mira pėr askėnd"
-
-
Londėr, 25 tetor 2003
- Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme,
Havier Solana, nė pėrfundim tė vizitės nė Prishtinė, deklaori se
ėshtė i kėnaqur me takimet qė pati. "Mendoj se ishte vizitė e mirė,
konstruktive.
-
-
Pata rastin tė takohem me zotin Holkeri,
me tė gjithė liderėt e Kosovės dhe mendoj se dialogu mes nesh ka
qenė shumė konstruktiv, pozitiv dhe shpresoj shumė se ata do ta
shqyrtojnė me shumė seriozitet ofertėn qė do tua bėjė atyre zoti
Holkeri", tha Solana pėr BBC-nė.
-
Solana tha se suksesi i dialogut do tė jetė shumė mė relevant nėse
pėrfshihen institucionet e Kosovės. "Ai nuk ėshtė debat midis
shoqėrive civile, por debat midis njė qeverie me njė qeveri tjetėr
pėr ēėshtje qė u pėrkasin dy qeverive me bashkėpunimin e bashkėsisė
ndėrkombėtare pėrmes zotit Holkeri dhe ekipit tė tij", u shpreh
Solana.
-
-
Por, sipas Solanės, "nėse dialogu nuk
funksionon, konsekuencat nuk do tė jenė tė mira pėr askėnd, por nė
veēanti pėr qytetarėt e Kosovės".
-
-
-
Sot
nė Prishtinė vdiq gazetari i njohur Ali Olloni
-
-
Prishtinė, 25 tetor 2003
- Sot nė Prishtinė, pas
njė sėmundje tė shkurtėr, nė moshėn 56-vjeēare, vdiq gazetari i
njohur Ali Olloni. Vdekja e hershme, Ali Ollonin e gjeti nė postin e
redaktorit nė agjencinė e lajmeve Kosovalive.
-
Ali Olloni, gazetar shumėvjeēar, ka punuar edhe nė redaksinė e
gazetėsZėri i Rinisė, nė Televizionin e Prishtinės, nė gazetėn e
pėrditshme Rilindja si dhe nė Koha ditore.
-
I ndjeri Ali Olloni ėshtė marrė edhe me shkrime letrare dhe ka qenė
anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Varrimi i tė ndjerit do tė bėhet sot nė orėn 14 nė Gjakovė.
-
-
-
M.Ris: "Porosia e Ramazanit ėshtė qė ēdo qenie njerėzore, e cilitdo
besim, tė pranohet me zemėr"
-
-
Prishtinė, 25 tetor 2003
- Zonja Marsi Ris, shefe e misionit tė Zyrės sė SHBA-ve nė
Prishtinė, lėshoi njė deklaratė me rastin e fillimit tė muajit tė
Ramazanit.
-
Nė emėr tė popullit amerikan, tė tė gjitha besimeve, ju uroj
fillimin e Muajit tė Shenjtė tė Ramazanit. Bashkėsia e myslimanėve
nė Kosovė pėrbėhet nga shumė grupe etnike, si brenda Kosovės ashtu
edhe nga mbarė bota, por nė kėtė kohė tė vitit ju bashkoheni si njė
komunitet i vetėm Komunitet Islam - pėr tė agjėruar, pėr tė bėrė
vepra bamirėse dhe pėr t'u lutur nė pėrputhje me Besimin tuaj dhe
traditat e tij, ashtu siē janė tė theksuara nė librin e Shenjtė tė
Kuranit", thuhet nė kėtė deklaratė tė zonjės Ris.
-
"Porosia e Ramazanit ėshtė ajo qė ēdo qenie njerėzore, e cilitdo
besim, apo edhe atyre pa ndonjė besim, tė pranohet me zemėr. Pėr
arsye se Ramazani na mėson qė tė ballafaqohemi me dhimbjen e urisė
vullnetare, qė tė vuajmė vullnetarisht privimin, ashtu qė ne tė mund
tė dijmė se si vuajnė tė varfėrit e botės sonė ēdo ditė.
-
-
Pėrmes shembullit tė Iftarit, Ramazani
na mėson se tryeza jonė duhet tė jetė e hapur pėr tė tjerėt, se ne
duhet tė ndajmė bollėkun tonė dhe tė ftojmė tė varfėrit tė hajnė sė
bashku me ne. Kėto janė mėsimet tė cilat ne mund ti pranojmė me
zemėr, jo vetėm gjatė Ramazanit, por gjatė tėrė vitit".
-
" Nė emėr tė Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė dhe popullit amerikan, i
dėshiroj ēdo myslimani nė Kosovė njė Ramazan paqėsor dhe tė
gėzueshėm. Ramadan Kareem, me fat Ramazani", thuhet nė kėtė
deklaratė tė shefes sė Zyrės amerikane nė Prishtinė.
-
-
-
Tė
hėnėn nė Kosovė fillon "Java kosovare e biznesit"
-
-
Prishtinė, 24 tetor
- Me njė sėrė aktivitetesh, tė
hėnėn nė Kosovė do tė fillojė "Java kosovare e biznesit", e cila
organizohet nga Alenaca Kosovare e Biznesit. Gjatė njė jave me
aktivitete tė ndryshme do tė informohen qytetarėt e Kosovės pėr
produktet vendore, nė mėnyrė qė tė shtohet konsumi i tyre.
-
-
Pėrfaqėsuesit e Aleancės Kosovare tė
Biznesit mendojnė se njė pėrqindje e madhe e qytetarėve tė Kosovės
janė mė shumė tė interesuar pėr produktet e huaja se sa pėr
prodhimet e vendit.
-
-
Ata theksojnė se rritja e konsumit tė
prodhimeve vendore do tė ndihmojė zhvillimim ekonomik tė Kosovės,
hapjen tė vendeve tė reja tė punės, dhe njė buxhet mė tė
qėndrueshėm. Gjithashtu ata janė tė bindur se shumė produkte tė
Kosovės janė mė ekologjike sesa ato qė importohen nga jashtė.
-
"Java kosovare e Biznesit" organizohet pėr herė tė parė herė.
Aleanca Kosovare e Biznesit synon qė ky manifestim tė jetė
tradicional.
-
-
-
Nesėr
akrepat e orės kthehen prapa pėr njė orė
-
-
Prishtinė, 24 tetor
- Qė nga dita e nesėrme, mė 26 tetor, fillon llogaritja dimėrore e
kohės. Nė orėn 3.00 akrepat e orės kthehen prapa pėr njė orė.
-
-
-
Bedri
Ramaj nga Istogu u dėnua me 10 vjet burgim nė Tetovė
-
-
Tetovė, 25 tetor 2003
- Njė gjykatė e Tetovės ka dėnuar me 10 vjet burgim Bedri Ramajan
nga Istogu. Ramaj ėshtė dėnuar me kėtė masė pėr shkak tė njė
vrasjeje qė ka ndodhur mė 9 gusht tė vitit 2002 nė fshatin Bogovinė
tė Tetovės dhe me atė rast humbi jetėn Samet Aliti nga po ky fshat.
-
Ndėrkohė Bedri Ramaj nga njė gjyjkatė e Shkupit akuzohet edhe pėr
vepra tė tjera penale.
-
-
-
Policia serbe nė pėrkrahje tė komandantit qė kreu krime lufte nė
Kosovė
-
-
Beograd, 25 tetor 2003
- Mijėra policė serbė kanė marrė pjesė mbrėmė nė njė protestė nė
qendėr tė Beogradit pėr tė protestuar kundėr akuzave ndaj
komandantit tė tyre nga Gjykata e Hagės.
-
Gjykata kėrkon nga Serbia tė dorėzojė gjeneralin, Sreten Lukiq nė
Hagė sė bashku me tre gjeneralė tė tjerė tė dalė nė pension pėr t'u
pėrballur me akuzat pėr krime kundėr njerėzimit gjatė konfliktit nė
Kosovė midis viteve 1998 dhe 1999.
-
Disa njoftime thonė se rreth 5000 oficerė nė uniformė, por pa armė
morėn pjesė nė protestė.
Lukiq ka komanduar forcat serbe tė policisė nė Kosovė ku afro 10
mijė shqiptarė u vranė apo nuk dihet se ku janė para fillimit tė
sulmeve tė NATO-s.
-
-
-
Irakut i premtohet sė paku 13 miliardė dollarė
-
-
Madrid, 25 tetor 2003
- Njė samit ndėrkombėtar nė Madrid ka arritur tė marrė sė paku 13
miliardė dollarė premtime kryesisht nė formėn e subvencioneve dhe
huave pėr tė ndihmuar rindėrtimin e Irakut.
-
-
Ndėrkohė qė SHBA ka premtuar 20 miliardė
dollarė, 33 miliardė janė mė pak nga 56 miliarėd tė nevojshme pėr
rindėrtimni e vendit tė shkatėrruar nga lufta.
-
Por, organizuesit janė tė kėnaqur me rezultatin e konferencės sė
Madridit.
-
Zėvendėskryeministri spnajoll, Rodrigo Rato tha se 33 miliardė
dollarė nuk pėrfshinin ndihmėn tekkine apo ndihmė tjetėr tė ofruar
nė mėnyra tė tjera.
-
Zyrtarėt irakinė falenderuan 77 vendet qė morėn pjesė. Kreu i
Kėshillit drejtues irakian, Ajad Allaui tha se balanca midis
subvencioneve, huave dhe tė ardhurave nga nafta ishte pothuajse e
drejtė.
-
-
-
Akt
terrorist saudit nė "hapat e fundit
-
-
Londėr, 25 tetor 2003
- Terroristėt nė Arabinė Saudite "mund tė jenė nė fazat e fundit tė
planifikimit tė sulmeve", ka paralajmėruar Ministria e Jashtme
britanike.
-
Frika e njė sulmi tė mundshėm ka bėrė qė ministria tė kėshillojė tė
gjithė britanikėt qė planifikojnė tė udhėtojnė nė kėtė vend tė
Lindjes sė Mesme.
-
Nė njė deklaratė tė nxjerrė tė premten thuhet: "Ne kėshillojmė
shtetasit britanikė kundėr udhėtimeve nė Arabinė saudite, pėrveē
rasteve tė domosdoshme".
-
Tė enjten Australia nxori tė njėjtin paralajmėrim dhe kėshilloi
shtetasit tė mos shkojnė nė Arabinė Saudite.
-
-
-
Nė
qytetin Amari nė Irak vritet komandanti i policisė
-
-
Amari/Irak, 25 tetor 2003
- Komandanti i policisė nė qytetin jugor tė Irakut Amari ėshtė vrarė
para njė xhamie, ka thėnė zėdhėnėsi i forcave britanike togeri
Riēard Uolters.
-
Hamid Haadi ai-Ay'bi ėshtė vrarė rreth mesditės sipas kohės lokale,
ka shtuar Uolters.
-
"Edhe ne edhe policia irakaine po kryejmė hetimet. Nuk duam tė
spekulojmė se kush ka mundur tė jetė pėrgjegjės", ka thėnė ai.
-
-
-
OKB
pezullon aksionet humanitare nė Afganistan
-
-
Nju Jork, 25 tetor 2003
- Kombet e Bashkuara kanė ndaluar aksionet e tyre humanitare nė jug
tė Afganistanit. Njė gjė e tillė ėshtė justifikuar me rritjen e
numrit tė sulmeve nga milicėt talibanė.
-
-
Sipas zėvendėssekretarit tė pėrgjithshėm
tė Kombeve tė Bashkuara Zhan-Mari Gueno nė shumė krahina nė kufi me
Pakistanin, pjesėtarė tė rregjimit taliban tė rrėzuar para dy
vjetėsh kanė marrė pėrsėri kontrollin.
-
-
Pėr kėtė arsye aksionet humanitare nė
provincat e Nimros, Helmandit, Urusganit dhe Sabulit janė pezulluar
pėr njė kohė tė pacaktuar.
-
-
-
Arrestohet miliarderi rus i naftės
-
-
Moskė, 25 tetor 2003
- Kreu i gjigandit rus tė naftės,
Yukos, Mikhail Khodorkovski ėshtė arrestuar nė njė zhvillim
dramatik. Khodorkovski qė besohet se ėshtė personi mė i pasur nė
Rusi u ndalua nga agjentė tė shėrbimit sekret FSB nė qytetin
siberian tė Novosibirskut.
-
Autoritetet thanė se ai kishte injoruar njė thirrje pėr t'u marrė nė
pyetje tė premten. Prokurorėt janė duke hetuar shmangiet e taksave
dhe vjedhje tė pasurisė shtetėrore nga punonjės ekzekutivė tė Yukos.
-
Kritikėt thonė se fushata ėshtė njė pėrpjekje nga ana e Kremlinit
pėr tė ushtruar pushtet mbi pasanikėt e biznesit dhe pėr tė mo i
lejuar ata tė pėrfshihen nė politikėn ruse.
-
Kryeshefi i biznesit tė naftės mė pas u dėrgua nė Moskė pėr t'u
marrė nė pyetje.
-
-
-
Nga
46 minatorėt tė ngujuar nė njė minierė thėngjillit nė Rusi, janė
shpėtuar vetėm 6 prej tyre
-
-
Moskė, 25 tetor 2003
Ekipet e shpėtimit nė Rusinė jugore kanė nxjerrė nė sipėrfaqe 6
nga 46 minatorėt e minierės sė thėngjillit, tė ngujuar nė zgafellė
nga vershimet e ujėrave, njofton Rojter.
-
-
Njė zyratar rajonal u ka thėnė
gazetarėve jashtė minierės se nė zgafellė kanė mbetur edhe 40
minatorė, me tė cilėt ska asnjė kontakt. Pėrpjekjet pėr shpėtimin e
tyre vazhdojnė.
-
-
-
Njė
burrė 51 vjeēar ka vrarė ish tė dashurėn e tij dhe 3 persona tė
tjerė nė njė kafene nė Oldtaun
-
-
Oldtaun, Ajdaho, 25 tetor 2003
Njė burrė 51 vjeēar ka
vrarė ish tė dashurėn e tij dhe tre persona tė tjerė nė njė kafene
tė qytetit Oldtaun, qė gjendet nė kufi me Uashingtonin dhe pastaj,
pas disa orėsh, ka vrarė edhe veten derisa po i afrohej
ndihmėssherifi veturės sė tij, kanė thėnė autoritetet vendore,
njofton AP.
-
-
Vrasja , thuhet nė njoftim, me siguri ka
qenė rrjedhojė e grindjes sė tyre paraprake. Nga klientėt e tjerė nė
kafene skanė pėsuar askush.
-
|
-
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|