|
24
tetor 2003 /TN
23 tetor 2003 / Shamane Mills /
"Zėri
i Amerikės"
Historikisht, letrat qė u dėrgohen
botuesve tė gazetave kanė qenė njė mėnyrė pėr tė nxitur debatin nė njė
vend demokratik. Korrespondentja jonė Shamane Mills i hedh njė
vėshtrim rolit qė luajnė letrat e publikut dėrguar gazetave nė kushtet
e rėnies sė numrit tė lexuesve dhe pėrhapjes sė apatisė politike.
Kur amerikanėt ndeshen me probleme, atyre
u dėgjohet mė tepėr zėri. Pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001,
gazetat morėn shumė tepėr letra nga lexuesit se sa zakonisht. E njėjta
gjė mund tė thuhet pas ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė Irak. Por nuk
ėshtė vetėm lufta, apo tragjedia qė i bėn njerėzit tė marrin penėn,
apo tė ulen para kompjuterit pėr tė shkruajtur.
Phil Haslanger ėshtė kryeredaktor i
gazetės The Capital Times. Gazeta qė ai drejton i ka zyrat nė
ndėrtesėn qeveritare, tė shtetit Wisconsin, kėshtuqė shumė nga letrat
qė ai merr kanė prirjen tė kenė pėrmbajtje politike. Por jo tė gjitha.
Ai citon letrėn e njė gruaje.
Letra i drejtohet njeriut qė hodhi macen
dhe 4 kėlyshėt e saj nė autostradė. Do tė desha tju informoj se macet
janė krijesa tė dashura, me ndjenja dhe emocione. Ato nuk janė
plehėra, por nuk mund tė them tė njėjtėn gjė pėr ju, thotė gruaja nė
letrėn e saj.
Gazeta The Capital Times merr dhjetra
letra nė ditė. Tė gjitha ato lexohen nga redaktorėt, por vetėm gjysma
botohen. Preferohen ato letra, tė cilat i referohen njė artikulli, apo
njė komenti editorial, duke nxitur kėshtu debatin.
Ndėrsa gazeta The Wisconsin State
Journal boton rreth njė tė pestėn e letrave qė i vijnė. Redaktori i
saj, Kelly, thotė se shumica e letrave qė mund tė btohen janė ato, nė
tė cilat njerėzit japin mendime tė ndryshme pėr njė debat qė sapo ka
nisur, apo pėr ngjarjet e ditės. Por shpeshherė, botohen letra, qė
paraqesin ide tė ndryshme, me tė cilat botuesit dėshirojnė qė nė
gazetėn e tyre tė shprehen kėndvėshtrime tė ndryshme tė spektrit
politik.
Botuesi i gazetės Capital Times, Phil
Haslanger, thotė se ai, ashtu sikurse edhe botuesit e tjerė, marrin
njė numėr tė madh letrash me E-Mail, tė cilat shpesh dėrgohen nga
organizata tė ndryshme, qė shprehin idetė e tyre pėr ēėshtje tė
debatueshme, por qė janė redaktuar nė mėnyrė tė tillė, qė tė duken
sikur janė shkruar nga qytetarėt.
Shpeshherė ne botojmė letra dėrguar
zyrtarėve politikė. Qėllimi ynė ėshtė tė shprehen ide tė ndryshme, tė
cilat janė tė reja pėr debatin.
Njė burim i mundshėm idesh tė reja janė tė
rinjtė, por zakonisht tė moshuarit janė ata qė lexojnė gazetat dhe u
shkruajnė botuesve. Peter Orlopp dėshiron ta ndryshojė kėtė prirje. Ai
ėshtė mėsues i anglishtes dhe historisė pėr 12 dhe 13-vjeēarėt nė
shkollėn e mesme Georgia OKeefe tė Madisonit. Ai u jep si detyrė
gjuhe nxėnėsve tu shkruajnė letėr botuesve tė disa gazetave lokale.
Dua qė nxėnėsit ta kuptojnė se megjithėse
janė tė rinj, ata mund ta thonė fjalėn e tyre, se nganjėherė dėgjohet
edhe zėri i tyre, thotė zoti Orlop.
Pjesa e gazetės ku botohen mendimet e
lexuesve, nė shumicėn e rasteve ėshtė faqja qė lexohet mė tepėr nėpėr
gazeta. Kėshtuqė, qoftė debati lidhur me Irakun e pas-luftės, apo
macet pa strehė, letrat dėrguar botuesit vazhdojnė tė mbeten njė vend
i posaēėm i gazetės, ku zhvillohet debati publik.
|