|
 |
|
-
24 tetor
2003 /
Skėnder LIMANI
-
-
Nėse iu kujtohen fjalėt e ish-kryetarit amerikan Bill Klinton,
Ne e fituam luftėn, Ju fitojeni Paqen, tė thėna nė Ferizaj
mė 1999 me pėrfundimin e luftės nė Kosovė dhe me fillimin e
rindėrtimit tė saj, nuk do tė duhej tė ishe ndonjė analist-
ekspert i marrėdhėnieve ndėrkombėtare qė tė kuptosh (nė
anglishte: to be point at something) se kėtu fillon rindėrtimi
i Kosovės nė kuptimin politik tė saj e sipas meje, burim i
mbrapshtisė qė mbretėron sot nė Kosovė. Pse?
|
-
-
Nėse
nisim shpjegim analizėn prej fillimit atėher do tė duhej tė
shpjegohej njė histori e shkurtė e arsyes dhe e mėnyrės sė ndėrtimit
tė shtetit amerikan ose tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Pėr
fillim vetėm tiu pėrcaktoj nė diēka, psh: pse janė SHBA-tė ato tė
cilat janė sot; ekonomi e fortė, politikė udhėheqėse nė botė e
njejtė edhe ushtarakisht?
-
-
Por,
ti kthehemi Billit dhe Kosovės...
-
A.
Tia
filojmė me Kosovėn sot
-
Kosova
sot (ende) se ka e edhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė sdo tė
ketė njė ekonomi modeste tė zhvilluar. E si rezultat tė kėsaj janė
sot raste ekstreme tė varfėrisė, paga tė ulėta tė punėtorėve (tė
buxhetit tė Kosovės), ēmime Evroatlantike tė ushqimit e tė
veshmbathjes e tė faturave tė shėrbimeve publike (bile po thonė se
kėto tonat janė edhe mė tė shtrenjta)!
-
-
E si
rezultat i kėsaj janė sot korrupsioni nė shėrbimet publike ose dhe
krimi i organizuar i llojeve tė ndryshme (si nė PTK, RTK e KEK,
psh.). E krejt kjo e barabart me njė ambient politk tė cilin e kemi
sot nė Kosovė: ku tė gjithė politikanėt deklarohen pėr Pavarėsinė e
Kosovės, por asnjėri nga ta ska haber se si zhvillohet ajo ose se
si ndėrtohet Pavarėsia e Kosovės. Ose filloni tė numėroni nga fundi,
si tė doni, por do tė keni rezultat tė njejtė: hyp se tvrava,
zhdryp se tvrava, thotė populli.
-
B.
Ndėrtimi
i Kosovės politike shumetnike
-
Mėnyra
e bashkimit ndėrkombėtar e cila sot proklamon ndėrtimin e njė Kosove
politike, ėshtė e bazuar nė shumetnicitet - shumėkombėsi. (A ju
kujtohen sot Kombet dhe Kombėsitė e Jugosllavisė sė Titos?) Mėnyra e
bashkimit ndėrkombėtar e cila proklamon ndėrtimin e njė Kosove
shumėetnike ėshtė e barabart me rrėfimet pėr kolonizimin e Indisė,
Algjerisė ose tė njė shteti tjetėr nėpėr botė, gjatė dekadave tė
kaluara. Kthimi i tė zhvendosurve, kjo ėshtė, nė rastin e Kosovės,
formula e ndėrtimit tė shoqėrisė shumėetnike nė Kosovė.
-
-
E si
rezultat i kėsaj do tė shtoheshin nevojat pėr ndėrtimin e shtėpive
tė reja pėr Tė Zhvendosurit e Kosovės, e nėse kjo nuk mjafton atėher
ndėrtimin e vendbanimeve tė reja pėr ta. Pastaj nevojat e tjera sa
do tė shtoheshin dita ditės e mė shumė, si: shkollimi nė gjuhėn
pėrkatėse tė tė Zhvendosurve, pastaj punėsimi, e shumė e shumė tė
tjera.
-
C.
Rrethi
vicioz ose Lufta nė Kosovė
-
Pa
hyrė nė arsyet pse kemi luftuar nė Kosovė (ose pėr Kosovėn) dhe pse
kishim intervenimin e NATO-s, nė Kosovė lufta ka filluar me Ushtrinė
Ēlirimtare tė Kosovės ndėrsa ka pėrfunduar me intervenimin e NATO-s,
ose thėnė figurativisht lufta ka filluar me kallash dhe ėshtė
pėrfunduar me Tomahavk. Shkurt: e kanė filluar shqiptarėt dhe e
kanė pėrfunduar amerikanėt.
-
-
-
Ē.
Rindėrtimi
i Kosovės
-
-
Dhe
kėtu fillon procesi i rindėrtimit tė Kosovės dhe atė me fjalėt e
kryetarit tė atėhershėm amerikan Bill Klinton: Ne e fituam Luftėn,
Ju fitojeni Paqen (nė Kosovė). Por, si duket, me pėrfundimin e
luftės nė Kosovė ndėrprehet edhe ndihma amerikane pėr ne,
Shqiptarėt e Kosovės, por tashmė ajo e llojit politik -
administrativ.
-
D.
Rrethi
vicioz II dhe ndėrtimi i Kosovės
-
Gjatė
dekadės sė viteve tė 90ta as politikanėt kosovar e as politika
kosovare nuk mund tė gjente, siē thuhet, konsenzus tė pėrbashkėt.
Dikush thoshte se jemi republik, e dikush thoshte se jemi tė
pavarur, dikush thoshte se jemi tė okupuare e tė pushtuar. Ndėrsa
policia serbe, me kalimin e kohės, i kishte bėrė hobi vrasjet dhe
torturat e llojeve tė ndryshme kundėr neve. Bile aq shumė sa qė
neve, me kalimin e kohės, kishim filluar tė mėsohehsim me to.
-
-
Zhvillimi ekonomik mė sė shumti bazohej nė korrupsion e nė
bashėkėpunim me okupatorin, ndėrsa ai medial nuk ekzistonte fare,
ose ekzistonte pėr pėrkrahje politike tė ndonjė grupacioni poltik
sepse, si i tillė, mė shumė i ndihmonte qėshtjes serbe sesa vet neve
ēėshtjes shqiptare. Ndėrsa zhvillimet e tjera shoqėrore, si:
arsimi, kultura e tė ngjashme tashmė ishin zhvendosur nėpėr bodrume
e pėr rezultat tė tyre pozitiv do tė ishte ēmendi edhe tė mendohej.
-
-
-
DH.
Rindėrtim i Kosovės II, rrethi vicioz III
-
-
Shikuar nga njė aspekt i pėrmbledhur shkencor filozofik
psikologjik medial ekonomik politik - administrativė dhe
shoqėror, sot, nė vitin 2003, po pėrjetojmė njė situatė pėrafėrsisht
tė njejt me atė tė dekadės sė kaluar. Politikanėt vazhdojnė tė
flasin pėr Pavarėsinė e Kosovės (vetėm sa janė shtuar), ekonomia
ėshtė mė shumė e bazuar nė korrupsion e nė bashkėpunim me
ish-okupatorin (pjesėt e Kosovės qė kufizohen me Serbinė Malin e
Zi), e arsimi, kultura e aspekte tė tjera tė jetės shoqėrore ende
nuk janė nė binarė tė nevojshėm
-
E.
Pėrfundimi
-
Ėshtė
evidente se rehatia (paqja) nė Kosovė nuk po mund tė ndėrtohet e tė
rindėrtohet pa ndihmėn ose angazhimin e drejtpėrdrejt tė amerikanėve
(e siē po duket edhe nė Botė).
-
-
Pa
angazhmin e drejtpėrdrejt tė amerikanėve nė Luftėn e Kosovės ndoshta
sot nuk do tė ekzistonim. Kėtu pėrjashtohet teoria e krahasimit
ndėrmjet Unionit Evropian dhe SHBA-ve sepse kėtu nuk ėshtė synimi
luftimi i njėrės ose adhurimi i palės tjetėr. Konkretisht: kėtu po
flasim pėr administrim tė llojit amerikan nė Kosovė.
-
-
Ndryshe nga mėnyra evropiane, Demokracia Amerikane bazat e saja
pikėrisht i ka nė mėnyrėn e administrimit (jo administratės). Ndėrsa
nė Kosovė ende, fatkeqėsisht, kur flitet pėr Administrimin ose
administratėn, mė shumė nėnkuptohet nxjerrja e letėrnjoftimeve ose
pashaportave.
-
-
Administrimi, pėrkatėsisht Demokracia Amerikane, ėshėt e bazuar dhe
e ndėrtuar sipas modelit tė Dhėnies sė Mundėsisė, Dhėnies sė Rastit
pėr tė gjithė pa dallim race, feje, gjinie ose pėrkatėsie
politike. Pėr tė pasur njė Mundėsi nė Amerikė pėr tė bėrė diēka (nė
kuptimin pozitiv) nuk tė duhet shumė vetėm njohja e gjuhės
amerikane ky ėshtė kushti i parė dhe i vetėm. Administrimi
amerikan ėshtė i ndėrtuar nė atė mėnyrė sa qė nuk pėrjashtohet
askush nga asgjė. E drejta pėr shkollim, punė, jetė modeste. E nėse
do mė shumė, vetėm vazhdo tė punosh mė shumė.
-
-
Amerikanėt kanė investuar shumė nė kėtė qė e kanė sot. Prej luftės
ndėrmjet veti (luftės civile) e deri tek ndėrtimi e rindėrtimi i
infrastrukturės, si asaj urbanistike, ekonomike, politike, edukative
e shoqėrore.
-
-
Suksesi i tėrė kėsaj ėshtė se e tėrė mėnyra e administrimit amerikan
ėshtė e mbėshtjellur me patriotizėm (jo nacionalizėm) ndaj atdheut,
nė kėtė rast SHBA-ve. Sepse ndėrtimi sa mė pozitiv i SHBA-ve me
automatizėm nėnkupton - ndikon cakton ndėrtim dhe sigurim tė jetės
sė vet individit e me automatizėm edhe tė ndėrtimit tė mirėfillt
pozitiv tė raporteve ndėrnjerėzore e ndėrinstitucionale.
-
-
-
Ė.
Zbarkimi
nė Kosovė
-
-
Vetėm
tė korruptuarit, naivėt, tė painformuarit ose edhe tė painteresuarit
mund tė flasin sot pėr njė Kosovė me njė situatė ekonomike tė
zhvilluar e me njė atmosferė politike stabile, pėr njė Kosovė me njė
sistem tė mirėfillt edukativ e kulturor. Ose se i tėrė procesi i
sotėm i zhvillimeve nė Kosovė po shkon nė drejtim pozitiv.
-
-
Fjalėt
e ish kryetarit amerikan Bill Klinton ne e fituam luftėn, ju
fitojeni paqen si fillim i procesit tė rindėrtimit politik
paqėsor tė Kosovės nuk po kanė sukses, nuk po japin fryt. Sipas
meje, kėto fjalė do tė duhej tė ishin: Sė bashku e fituam luftėn,
sė bashku do tė ndėrtojmė edhe paqen nė Kosovė.
-
-
Pėrndryshe, Kosova do tė pėrjetoj (nėse ende jo) njė dėshtim klasik
politik, por jo pėr shkak tė tjetėrkujt ose edhe rezolutave tė
OKB-sė.
|
|