| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Rugova: "Do tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira miqėsore e korrekte me
tė gjithė fqinjėt tanė"
-
Mbrėmė nė parkun e Prishtinės ndodhi njė shpėrthim
-
Del
Ponte: Akuza tė reja vitin e ardhshėm
-
Havier Solana sot arrin nė Prishtinė
-
Kosova tė integrohet nė Evropė
-
Tash
njė javė nuk dihet asgjė pėr Mihrije Demirin nga Komogllava e
Ferizajt
-
Limaj, Balaj e Musliu nė konferencė statusore
-
Meta
e akuzoi Nanon se ėshtė i lidhur me krimin
-
Fatos Nano akuzon rėndė ish-kryeministrin Meta
-
Pėrfundimisht falimenton shtėpia botuese- gazetare "Nova Makedonija"
e Shkupit
-
Nga
burgu i Kandaharit kanė ikur reth 30 tė burgosur talibanė
-
Guerilėt irakianė kanė vrarė njė ushtar amerikan nė qytetin Mosul
-
Iraku pret donacione nga komuniteti ndėrkombėtar
-
Nė
njė sulm me bomba nė Bagdad, ėshtė vrarė njė civil irakian dhe dy tė
tjerė janė plagosur
-
Presidenti Bush nė Havai
-
Palestinezė tė armatosur kanė vrarė tre izraelitė nė nė Gaza
-
Ka
vdekur e veja e gjeneralisimusit Ēang Kajshi, zonja Ēang Kajshi, nė
moshėn 106-vjeēare
-
Nė
njė shkėmbim zjarri nė Kashmir, janė vrarė 2 ushtarė indianė dhe 3
militantė tė dyshimtė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Rugova: "Do tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira miqėsore e korrekte me
tė gjithė fqinjėt tanė"
-
 |
|
-
Prishtinė, 24 tetor 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova bisedoi sot me shefin e
diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Havier Solana.
-
Presidenti Rugova pas takimit tha se me zotin Solana ka
biseduar pėr gjendjen nė Kosovė, pėr progresin e arritur dhe
pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės, si dhe pėr takimin
e Vjenės.
-
-
"Vlerėsuam se ka qenė pozitiv
takimi i Vjenės dhe tash duhet tė vazhdojmė me grupet punuese
qė janė tė parapara", tha Presidenti.
|
-
-
Zoti Rugova nėnvizoi se politikė
nacionale e Kosovės ėshtė bashkėpunimi me tė gjithė fqinjėt dhe
natyrisht, ndonėse do tė ketė probleme, por "do tė ndėrtojmė
marrėdhėnie tė mira miqėsore e korrekte me tė gjithė fqinjėt tanė",
tha ai.
-
"Po ashtu do tė ndėrtojmė njė Kosovė demokratike, paqėsore, tė
integruar nė BE nė NATO, njė vend i pavarur nė tė cilėn ne punojmė
pėrditė qė tė realizohen kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare kėtu nė
Kosovė".
-
Presidenti Rugova falenderoi zotin Solana qė, siē tha, gjithmonė
gjen kohė tė ndihmojė dhe tė shohė progresin e Kosovės, pėr tė cilin
ka punuar shumė edhe nė tė kaluarėn edhe tash.
-
Solana, pasi shprehu kėnaqėsinė qė po sėrish po takonte Presidentin
Rugova, tha se nė takim ėshtė biseduar pėr shumė gjėra dhe ėshtė
analizuar situata pas takimit tė Vjenės dhe kanė rėnė dakord se
duhet vazhduar pėr pėrpjekjet pėr vazhdimin e dialogut tė filluar nė
Vjenė.
-
-
-
Mbrėmė nė parkun e Prishtinės ndodhi njė shpėrthim
-
-
Prishtinė, 24 tetor 2003
- Mbrėmė nė parkun e Prishtinės ka ndodhur njė shpėrthim, i cili nuk
ka pasur pasoja nė njerėz. Motivet e kėtij shpėrthimi si dhe autorėt
e tij, policia thotė se nuk i di, ndėrkohė qė po i zhvillon hetimet.
-
-
-
Del
Ponte: Akuza tė reja vitin e ardhshėm
-
-
Prishtinė, 24 tetor 2003
- Gjatė qėndrimit tė djeshėm nė Prishtinė, kryeprokuroja e
Tribunalit tė Hagės, Karla Del Ponte, ka thėnė se aktakuza tė reja
kundėr shqiptarėve te Kosovės pėr krime tė luftės mund tė ketė vitin
e ardhshėm.
-
-
Del Ponte ėshtė shprehur e kėnaqur me
bashkėpunimin e deritashėm me Prishtinėn, por theksoi vėshtirėsitė
me tė cilat po pėrballen hetuesit me deshmitarėt qė ndjehen tė
kercėnuar.
-
-
-
Havier Solana sot arrin nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 24 tetor 2003
- Pėrfaqėsuesi i Lartė i
Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier
Solana, do tė qendrojė sot nė Prishtinė.
-
Solana paradite takohet me Presidentin Ibrahim Rugova dhe me kreun e
UNMIK-ut Hari Holkeri dhe atė tė KFOR-it Holger Kamerof, si dhe
udhėheqėsit vendorė tė Kosovės.
-
Vizita e Solanės ka pėr qėllim inkurajimin e udhėheqjes shqiptarė nė
Prishtinė pėr tė vazhduar bisedimet me Beogradit, tė filluara me
takimin e Vjenės, para dhjetė ditėsh.
-
Dje Solana ka qėndruar edhe nė Beograd ku ka vlerėsuar se dialogu
ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe
Unionit Serbi-Mali i Zi.
-
-
-
Kosova tė integrohet nė Evropė
-
-
Vjenė, 24 tetor 2003
- Shefi i misionit tė OSBEsė nė
Kosovė Paskal Fieski, ka deklaruar se Kosova duhet tė funksionojė si
shoqėri ku do tė sundojė rendi e ligji, respektimi i tė drejtave tė
njeriut dhe ku nuk diskriminohet asnjė grup etnik.
-
-
Ambasadori Fieski nė takimin e Kėshillit
tė Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė tha se dialogu produktiv ėshtė hap
i nevojshėm nė ndėrtimin e njė roli pėrgjegjės rajonal pėrderisa
problemet e Kosovės nuk zgjidhen.
-
Ai tha se objektivat pėr Kosovėn janė tė njejta - krijimi i njė
shoqėrie demokratike ku njerėzit me pėrkatėsi tė ndryshme etnike
mund tė jetojnė sė bashku, njė qeverisje e pėrgjegjshme, dhe
integrimi nė rajon dhe Evropė..
-
-
"Detyrė jona ėshtė tė sigurojmė se
Kosova do tė bėhet njė shoqėri e cila do tė integrohet sė shpejti nė
familjen evropiane", tha Paskal Fieski.
-
-
-
Tash
njė javė nuk dihet asgjė pėr Mihrije Demirin nga Komogllava e
Ferizajt
-
-
Prishtinė, 24 tetor 2003
- Gani Demiri (1953) nga
fshati Komogllavė, komuna e Ferizajt, i ka deklaruar sot KMDLNJ-sė
se nga 16 tetori i kėtij viti nuk dihet asgjė pėr bashkėshorten e
tij, Mihrije Demiri (1965).
Ajo ka dalė nga shtėpia e tyre nė Komogllavė mė 16 tetor, rreth orės
11.00.
-
Mihrija ėshtė psikikisht e sėmurė. Ganiu lut tė gjithė ata qė dinė
diēka pėr gruan e tij Mihrijen, tė lajmėrojnė nė stacionin mė tė
afėrt tė policisė ose nė tel. Mobil 044 285 805 te Ferat Latifi
(vėllau i Mihrijes) apo nė tel. e KMDLNJ-sė 038/ 249 006.
-
-
-
Limaj, Balaj e Musliu nė konferencė statusore
-
-
Hagė, 24 tetor 2003
- Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe
deputet i Kuvendit tė Kosovės, Haradin Balaj dhe Isak Musliu,u
paraqitėn nė konferencėn statutore nė Tribunalin e Hagės.
-
-
Mospajtimi mes prokurorisė dhe
mbrojtėsve, ofrimi i pėrmasave mbrojtėse pėr dėshmitarėt shtesė dhe
marrėveshja pėr fakte tė caktuara mes palėve ishin ēėshtje
shqyrtimi. Mohimi i mbrojtjes nė liri vazhdon tė jetė njėra nga
ankesat.
-
Mbrojtjen nė liri tė Fatmir Limajt, e ka dėmtuar qėndrimi indiferent
i UNMIK-ut dhe vetė heshtja e ish- kryeadministratorit tė Kosovės,
Mihael Shtajner, ky ėshtė pohimi i mbrojtėsit tė Limajt, Karim
Khan,i cili pas katėr muajve konfirmon takimin me Shtajnerin dhe
drejtorin e drejtėsisė nė UNMIK.
-
Vendimi se kur mund tė filloj gjykimi pritet pas gjashtė javėve pas
prezantimit tė ndryshimeve nė aktakuzė.
-
-
-
Meta
e akuzoi Nanon se ėshtė i lidhur me krimin
-
-
Tiranė, 24 tetor 2003
- Ish-zv.kryeministri i
Shqipėrisė Ilir Meta hodhi poshtė akuzat e kryeministrit Fatos Nano
se ai ka lidhje me krimin dhe se gjoja ka bashkuar votat me opozitėn
kundėr qeverisė socialiste.
-
Sipas Ilir Metės, njeriu i vetėm qė kishte punuar dhe ishte
inkriminuar ėshtė kryeministri Fatos Nano.
-
Duke folur pėr ngjarjet e 14 shtatorit 1998, Ilir Meta tha se ishte
kryeministri Nano atėherė qė iku nė Maqedoni pėr t'u strehuar dhe
asnjė politikan tjetėr shqiptar nuk e bėri kėtė.
-
Poashtu Meta kėrkoi qė Nano tė pushojė tė sillet si perandor apo
mbret. Meta tha se Nano duhet tė sqarojė se kush e ndaloi tė japė
dorėheqje njė ditė mė parė para kryesisė sė PS, pasi mė parė ai
(Nano) e kishte pėrgatitur dorėheqjen me shkrim, por mė vonė e
kishte grisur.
-
Meta e akuzoi Nanon se ėshtė i lidhur me krimin dhe nuk mund tė
flasė me njė kryeministėr i cili nuk ėshtė i denjė pėr njė vend
demokratik.
-
-
-
Fatos
Nano akuzon rėndė ish-kryeministrin Meta
-
-
Tiranė, 24 tetor 2003
- Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, ka paralajmėruar njė luftė tė
ashpėr brenda Partisė Socialiste, duke bėrė edhe njė varg akuzash
ndaj kundėrshtarėve tė tij, sidomos ish-zėvendskryeministrit Ilir
Meta.
-
Nano mbrėmė, nė njė intervistė nė TV Klan, me emra konkretė pėrmendi
si organizatorė tė ngjarjeve tė 14 shtatorit tė vitit 1998 nė
Tiranė, tė cilat pasuan vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.
-
"Nė 14 shtator ka ndodhur rrėzimi i njė qeverie tė socialistėve tė
drejtuar nga unė, ka ndodhur nė mėnyrė tė dhunshme me njė
bashkėpunim kulisash midis drejtuesve tė Kuvendit dhe tė Presidencės
sė atėhershme, tė shėrbimeve sekrete dhe tė opozitės," tha Fatos
Nano.
-
Ndėrkaq, emrin e kundėrshtarit tė tij kryesor, Ilir Meta, Nano e
theksoi pa hezitim si njė ndėr figurat e inkriminuara brenda PS-sė,
duke e akuzuar nė biznesin qė i ėshtė shmangur taksave, nė abuzimin
e madh me fondet publike - kriminal, me trojet publike - kriminal,
dhe nė abuzimin e madh me forumet e Partisė Socialiste.
-
-
-
Pėrfundimisht falimenton shtėpia botuese- gazetare "Nova Makedonija"
e Shkupit
-
-
Shkup, 24 tetor 2003
- Shtėpia mė e vjetėr botuese-gazetare "Nova Makedonija" nė Shkup,
qė nga dita e sotme edhe zyrtarisht ka falimentuar. Tani tė gjithė
1400 tė punėsuarit do tė shkojnė nė byron e punėsimit dhe atje do tė
jenė nė asistencė sociale.
-
Nė kuadėr tė kėsaj shtėpie shtėpie botuese-gazetare ka funksionuare
dhe e pėrditshmja nė gjuhėn shqipe "Flaka e vėllazėrimit".
-
-
-
Nga burgu i
Kandaharit kanė ikur reth 30 tė burgosur talibanė
-
-
Kandahar, Afganistan, 11 tetor
Rreth 30 tė burgosur talibanė kanė ikur nga burgu nė qytetin e
trazuar Kandahar, qė tregon pėr sigurinė e brishtė persaonale nė
pjesėn e trazuar tė Afganistanit jugor, njofton Rojter. Ndėrkaq,
shefi i sigurimit tė Kandaharit, ndonėse ka konfirmuar ikjen e tė
burgosurve, ka thėnė se nuk e dinte numrin e saktė tė tė ikurve.
-
-
-
Guerilėt
irakianė kanė vrarė njė ushtar amerikan nė qytetin Mosul
-
-
Bagdad, 24 tetor 2003
Guerilėt irakianė kanė vrarė sot (e premte) njė ushtar amerikan nė
njė sulm me armė tė vogla nė qytetin verior irakian Mosul, ka bėrė
tė ditur ushtria amerikane nė njė njoftim tė sotėm, njofton Rojter.
-
-
Kėshtu, qė nga njė maji, kur Uashingtoni
ka shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak, guerilėt irakianė kanė
vrarė deri tash 106 ushtarė amerikanė. Gjatė kėtyre sulmeve kundėr
amerikanėve, janė vrarė gjithashtu edhe shumė civilė, qė janė
ndodhur nė zonat ndėrluftuese.
-
-
-
Iraku
pret donacione nga komuniteti ndėrkombėtar
-
-
Madrid, 24 tetor 2003
- Komuniteti ndėrkombėtar do tė bėjė tė premten tė ditur se sa para
do t'ė japė pėr rindėrtimin e Irakut. Kontributet financiare nga
vende dhe nga organizata tė ndryhsme, priten qė tė bėhen publike nė
ditėn e dytė dhe tė fundit tė konferencės sė donatorėve pėr Irakun
qė po mbahet nė Madrid.
-
Kombet e Bashkuara, Banka Botėrore dhe autoritetet e pėrkohshme tė
Irakut llogarisin se gjatė katėr viteve tė ardhshme vendit do t'i
duhen 56 miliardė dollarė.
-
Amerika ka ofruar 20 miliardė, por disa vende ngurrojnė qė tė
kontribuojnė financiarisht, mes tyre Franac dhe Gjermania.
-
-
-
Nė
njė sulm me bomba nė Bagdad, ėshtė vrarė njė civil irakian dhe dy tė
tjerė janė plagosur
-
-
Bagdad, 24 tetor 2003
Njė civil irakian ėshtė vrarė
dhe dy tė tjerė janė plagosur, siē kanė thėnė vendėsit, nė njė sulm
tė mbrėmshėm me bomba mortaje nė pjesėn jugore tė Bagdadit, kanė
pohuar sot (e premte) dėshmitarėt, njofton Rojter.
-
-
Ata kanė thėnė se tė pakten tri mortaja
kanė goditur njė zonė tė banueshme tė qytetit. Vrasjen e njė civili
dhe plagosjen e dy tė tjerėve e kanė konfirmuar edhe burimet
spitalore. Ushtria amerikane ende ska komente pėr incidentin.
-
-
-
Presidenti Bush nė Havai
-
-
Uashington, 24 tetor 2003
- Presidenti Bush po bėn njė ndalesė nė shtetin amerikan tė Havait,
pas turneut tė tij nė 6 vende tė Azi-Paqėsorit.
-
Synimi i ndalesės ėshtė tė grumbullojė fonde pėr zgjedhjet
presidenciale tė vitit tė ardhshėm. Presidenti dhe bashkėshortja e
tij, Laura, do tė vizitojnė gjithashtu pėrmendoren e ngritur nė
Pearl Harbor dhe do tė takohen me njerėz qė arritėn tė mbeten gjallė
pas sulmit ajror japonez mbi kėtė port gjatė Luftės sė Dytė
Botėrore.
-
Ai do tė informohet mė pas nga komandantėt ushtarakė amerikanė para
se tė drejtohet pėr nė Uashington.
-
-
-
Palestinezė tė armatosur kanė vrarė tre izraelitė nė nė Gaza
-
-
Jerusalem, 24 tetor 2003
Palestinezė tė armatosur janė infiltruar sot (e premte) nė
vendbanimin ebrait nė Gaza dhe kanė vrarė tre izraelitė, kurse kanė
plagosur edhe dy tė tjerė, njofton AP. Zyrtarėt izraelitė kanė thėnė
se edhe njė nga sulmuesit ėshtė qėlluar pėr vdekje nė kėtė incident.
-
Sulmi ka ndodhur pasi Izraeli ka thėnė se muri mbrojtės qė po
ndėrtohet pėrgjatė Bregut Perendimor mund tė imponohet njėanshėm si
kufi, duke aneksuar kėshtu luginėn strategjike pėr Izraelin tė lumit
Jordan, zhvillim ky qė vetėm e vėshtirėson edhe mėtej procesin e
paqes.
-
Burimet ushtarake kanė thėnė se sulmi ėshtė kryer nė orėt e hershme
tė mengjesit nė vendbanimin Netzarim, ku janė vrarė dy gra dhe njė
burrė izraelit, kurse ėshtė plagosur rėndė edhe njė tjetėr grua
izraelite. Xhihadi islamik ka konfirmuar se sulmin e kanė kryer njė
pjesėtar i tj sė bashku me njė pjesėtar tė Hamasit dhe ka
identifikuar sulmuesin e vrarė tė jetė Samir Fouda, 21-vjeēar,
militant i Hamasit.
-
-
-
Ka
vdekur e veja e gjeneralisimusit Ēang Kajshi, zonja Ēang Kajshi, nė
moshėn 106-vjeēare
-
-
Taipeh, 24 tetor 2003
E veja e gjeneralisimusit nacionalist kinez, Ēang Kajshi, zonja
Ēang Kajshi, e lindur Sung Mejling, njė nga gratė mė tė fuqishme nė
Kinė, ka vdekur nė moshėn 106-vjeēare, nė shtėpinė e saj nė Nju
Jork, kanė bėrė tė ditur sot (e premte) zyrtarė tė Tajvanit, njofton
Rojter.
-
-
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, znj. Ēang
ishte zė i Kinės nė botėn e jashtme, duke magjepsur publikun
amerikan dhe duke bėrė pėr vete kongresin amerikan me apelet e saja
pasionante kundėr japonezėve. Ajo iku nė Tajvan nga Kina sė bashku
me burrin e saj dhe qeverinė nacionaliste pasi humbėn luftėn nga
komunistėt mė 1949.
-
-
-
Nė
njė shkėmbim zjarri nė Kashmir, janė vrarė 2 ushtarė indianė dhe 3
militantė tė dyshimtė
-
-
Xhamu, Indi, 24 tetor 2003
Ushtarėt indianė kanė rrethuar sot (e premte) njė shtėpi nė
Kashmir, ku ishin strehuar tre militantė tė dyshimtė, ka bėrė tė
ditur policia, njofton Rojter. Katėr orė rresht ka pasur shkėmbim
zjarri ndėrmjet policisė dhe militantėve.
-
-
Seperatistė muslimanė kanė hedhur nga
shtėpia edhe granata dhe kėshtu kanė vrarė dy uashtarė. Tė tre
kryengritėsit janė vrarė pastaj pasi ishin barrikaduar nė njė
shitore tė afėrme.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|