|
24 tetor
2003 / TN
Nga Ilir
PAĒO
Thėnia
tashmė proverbiale e Pjetėr Arbnorit se "kėta nuk janė socialistė, por
specialistė", hamendėsoj se mund tė vėrtetohet sėrish kėto ditė.
Ndoshta
gaboj, por them se duke u bazuar te zhvillimet e fundit politike tė
pas zgjedhjeve, dhe ato qė pamė dje nė Kuvend, duket se ndodhemi
brenda njė situate nė dukje absurde: - tė dėshirės sė pozitės pėr tė
shkuar drejt zgjedhjeve tė parakohshme. Rezultatet e fundit tė
zgjedhjeve lokale, nėse i marrim tė mirėqena ato qė deklaron Partia
Socialiste, por edhe sipas atyre paraprake tė KQZ-sė, tregojnė njė
diferencė shumė tė vogėl tė partisė nė pushtet nga partia kryesore e
opozitės, diku te 1.5 deri nė 2%. Pra "firoja elektorale" e tė majtėve
nuk ėshtė e vogėl, por goxha e madhe.
Nėse
thėnia proverbiale e Arbnorit ėshtė e saktė, (dhe duket se ėshtė
vėrtetuar tė jetė e tillė), atėherė nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė
socialistėt tė luajnė njė teatėr absurd nė pamje tė parė. Kėshtu ata
mund tė dėshirojnė vėrtet zgjedhje tė parakohshme, pėrpara se sė
bashku me largimin natyral tė brezit tė vjetėr, tė firojnė edhe shumė
votues tė tjerė tė saj nė dy vitet e ardhshme. Dhe nuk ėshtė ēudi qė
socialistėt shqiptarė tė kenė mirė parasysh atė qė bėri disa vite mė
parė PASOK-u i Kryeministrit, Kosta Simitis, kur shpalli zgjedhje tė
parakohshme pas disa krizave tė brendshme, por qė arsyeja e vėrtetė
mendohet se ishte fakti qė sondazhet tregonin se po zvogėlohej
ndjeshėm diferenca me "Demokracinė e Re" tė Kosta Karamanlisit. Dhe
siē dihet PASOK-u fitoi jashtėzakonisht shumė ngushtė nė zgjedhjet e
vitit 2000, ndėrsa fillimisht opozita i kontestoi ato. Ndėrsa sot kur
po afrohen zgjedhjet e pėrgjithshme (nė kohėn e tyre normale, nė verėn
e 2004) sondazhet tregojnė njė diferencė shumė tė madhe tė opozitės sė
djathtė greke, pėrballė PASOK-ut nė pushtet.
Por
ndėrkaq duke mos e konsideruar lojė drejt synimit pėr zgjedhje tė
parakohshme betejėn e Ilir Metės kundėr Fatos Nanos, e pakta kjo
betejė mund tė merret si njė akt nė kėtė teatėr nė dukje absurd qė
luhet brenda partisė mė tė madhe nė vend. Ndoshta gjithė kjo situatė e
vėshtirė me kundėrshtarė, promemorie e rrėzime tė njėpasnjėshme
kandidaturash pėr ministra, nga vetė njė pjesė e Partisė Socialiste, e
lė tė qetė Fatos Nanon, nėse marrim tė mirėqenė dėshirėn e tij pėr tė
imituar "variantin Simitis". Madje ndoshta vajtja drejt zgjedhjeve do
tė ishte pėr Nanon edhe njė zgjidhje e mirė pėr t'i dhėnė fund
rrezikut qė realisht i kanoset nga Ilir Meta. Ai mund ta akuzojė
kėshtu atė pėrpara elektoratit socialist, si shkaktar tė diskutimit tė
pushtetit mes tyre dhe demokratėve nga njė pėrballje elektorale e
parakohshme.
Po
opozitės a i interesojnė vėrtet zgjedhjet e parakohshme, pėrtej asaj
se ēfarė u duhet tė deklarojnė udhėheqėsve tė saj pėrpara
elektoratit?! Pėr opozitėn, pa paragjykuar aspak mbėshtetjen e saj nė
elektorat, e cila mund tė jetė edhe mė e madhe qė sot, sesa ajo e
kundėrshtarėve tė saj, mund tė ishte shumė mė mirė tė priste edhe njė
vit e disa muaj. Sepse sigurisht qė fenomeni i "firos elektorale" tė
atyre qė janė nė pushtet, pėr njėmijė e njė arsye qė i di kushdo,
ėshtė njė element nė favor tė saj.
Dhe kjo
ėshtė diēka e njohur, pavarėsisht se mund tė konsiderohet e
papranueshme pritja, nga njė pjesė e mirė e mbėshtetėsve fanatike dhe
tė padurueshėm tė Partisė Demokratike. Kjo gjithsesi mendoj se do tė
ishte njė mėnyrė e mirė pėr tė kontribuar nė njė fitore sa mė tė
sigurt tė opozitės nė zgjedhjet e ardhshme. Gjithmonė nėse do tė kihet
durim.
|
|