| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Crisian:
Atė qė nuk guxojnė prozatorėt tanė, arrin ta bėjė me kėtė roman njė
shqiptar! |
|
| |
Adrian Kyēyku, "atje ku
zhvillohet bixhozi i zemrave" |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Kritikėt rumunė e kanė cilėsuar si
njė muzė qė duhet tė kihet nė qendėr tė vėmendjes dhe pjesėmarrjen e
tij nė letėrsinė rumune e kanė vlerėsuar si njė hapje tė kulturės
rumune me bij tė tjerė qė vijnė nga pėrvoja tė hidhura ballkanike.
-
-
24 tetor 2003 / TN
-
-
Dhurata HAMZAI
-
-
Shkrimtari Ardian Kyēyku ėshtė njė nga
emrat mė tė njohur nė opinionin letrar shqiptar. Ai ka jetuar qė nė
rininė e hershme mes rrymave tė prozės shqipe, dhe pėrveē kėsaj ka
lindur edhe nė qytetin e poetit tė madh shqiptar Lasgush Poradecit
me tė cilin gjatė gjithė jetės do ta lidhin fije tė padukshme.
Shkrimtarit do t'i duhet tė ndeshet nė ēdo kohė me gjurmėt e
vendlindjes sė tij. Aktualisht, Ardrian Kyēyku jeton nė Rumani, atje
ku Lasgushi ka ndjekur studimet dhe njėkohėsisht mėrgimtarėt
shqiptarė kanė lėnė njė thesar me arkiva nė fushėn e kulturės. Me
poetin e madh Lasgush Poradeci, Ardian Kyēykun nuk do ta lidhė vetėm
burimi i vendlindjes, por shumė kontakte tė tjera tė kulturės
shqiptare me atė rumune.
-
-
Ardian Kyēyku ka lindur nė qytetin e
Pogradecit mė 23 gusht 1969. Studimet e larta i kreu nė
Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetim e Historisė e tė
Filologjisė, dega gjuhė-letėrsi. Ka shkruar romane dhe ka njohur
suksesin qė me romanin e parė tė tij titulluar "Nė perandorinė e
gurit", roman shqip, botuar nė 1993. Tani nė moshėn 34 vjeēare
Ardian Kuēyku ėshtė doktor i shkencave filologjike, ka marrė
doktoratėn nė filologji pranė Universitetit Shtetėror tė Bukureshtit
dhe ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė. Ėshtė
gjithashtu, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė
Shqipėrisė dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Europės
Qendrore. Pėrveē romaneve tė botuara nė shqip e tė pėrkthyera nė
rumanisht e gjuhė tė tjera, Ardiani ėshtė botuesi i disa
antologjive, redaktor i revistave tė shoqatave shqiptaro rumune duke
e shtrirė veprimtarinė e tij filologjike nė shumė fusha. Kanė qenė
romanet "Viti kur u shpik mjellma", "E fshehta e ėmbėl e marrėzisė",
"Njė fis i lavdishėm e qė jep" tre nga romanet qė kanė patur jehonė
tė madhe nė lexuesin rumun dhe janė reēensuar nė mėnyrė shumė
pozitive nga kritika.
-
-
-
Kontaktet ndėrmjet letėrsisė shqipe e
rumune
-
-
Romanist i specializuar nė Universitetin
e Bukureshtit Ardian Kyēyku ia ka dalė mbanė ta bėjė gjuhėn rumune
njė atdhe tė dytė tė krijimtarisė sė tij artistike. Novela e tij
shtrihet nė kuadrin e novelave realiste, por duke i shmangur
kallėpet e pjesės mė tė madhe tė prozės shqipe. Ai ka njė gjuhė tė
shkathėt e njė stil tė veēantė, ku figurat gjallėrohen spontanisht.
Kritikėt rumunė e kanė cilėsuar si njė muzė qė duhet tė kihet nė
qendėr tė vėmendjes dhe pjesėmarrjen e tij nė letėrinė rumune e kanė
vlerėsuar si njė hapje tė kulturės rumune me bij tė tjerė qė vijnė
nga pėrvoja tė hidhura ballkanike. "Muzat e bijve tė tjerė, tė cilėt
fakti qė janė lindur nė portat e Orientit i ka dėnuar me pėrvoja
jetike pak a shumė tė ngjashme, mund t'u japin jetė drejtimesh tė
papėrfytyrueshme pėr njė letėrsi, e cila, prej mė shumė se njė
shekulli, vazhdon tė gjendet nė dhimbjet e ngjizjes. Romani i
Ardian-Christian Kyēykut gėrsheton rrėfimin e njė pėrvoje dashurie
tė mbamendshme me pėrvojėn jo mė pak tė rėndėsishme tė njė kontakti
tė dorės sė parė me universin koncentracionar me prejardhje
nacional-socialist-komuniste".
-
-
Pa e kombėtarizuar me fanatizėm penėn e
Adrian Kyēykut, kritikėt rumunė e konsiderojnė shkrimtarin e ri si
penėn e domosdoshme qė "arrin tė na rijapė rrėnimin, karakteristik
pėr shoqėritė-burg tė kėsaj pjese tė botės, me intolerancėn dhe
vulgaritetin, tė ngritura nė rang kredoje kombėtare. Specifika
ballkanike ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet nga ata qė nuk kanė pasur
ndonjėherė kontakt tė drejtpėrdrejtė me mizerjen e gjithėpranishme
dhe tė gjithėfuqishme nė kėto treva" shkruhet pėr tė. Dhe kėto vlera
i gjen duke duke ndjekur personazhet nėpėr faqet e njė proze tejet
tė ngjeshur, me njė lloj poetizimi tė dendur.
-
-
Nė letėrsinė rumune, prozėn e Adrian
Kyēykut e quajnė gati si njė revolucion tematik e ideor, njė ritual
krijues shpėrthyes. Ato qė nuk pranohen nga pėrkrahėsit e njė
letėrsie deri nė palcė ortodokse si futja nė letėrsinė e lartė e
imazheve dhe shfaqjeve ekstravagante prej Ardianit do tė vijnė nė
letėrsinė rumune si "njė plus fuqie, bashkė me rrezikun e shokimit
tė mbrojtėsve tė "vlerave stėrgjyshore". Atė qė nuk (para) guxojnė
ta realizojnė prozatorėt tanė tė mbarė, arrin ta bėjė me kėtė roman
njė "i tjetėrsuar", njė i huaj, njė shqiptar! Kjo na duket edhe mė e
goditur tani, kur publiku rumun vazhdon tė bombardohet me kėrcėnimin
e modelit shqiptar (dhe/ose bullgar), me gogolin qė synon t'i bėjė
mė lehtėsisht tė kapėrdishme pilulat jo aq tė ėmbla tė tranzicionit
tone", shkruhet nė gusht tė vitit 1997 nga Alcor C. Crisian nė
revistėn "Jeta Rumune", ndėrsa shkrimtarja e talentuar Elvira Dones
qė aktualisht banon nė Itali e ka vlerėsuar shkrimtarin Ardian
Kyēyku nė revistėn "Bota shqiptare", Romė 2000, me shkrimin "Ardian
Kyēyku - shkrimtar i ri, ku ndėr tė tjera thotė: "Krijimet e tij
bėjnė pjesė nė atė lloj letėrsie qė, nė njėfarė mėnyre, janė dyfish
krijime, sepse edhe krijojnė njė realitet tė dytė, tjetėr dhe tė
tyren, ku ngjarjet rendin ndryshe, kėshtu tentojnė, ndoshta si nė
realizmin magjik, me ankthe dhe mosankthe, me tė cilat edhe je
mėsuar, tė janė bėrė tė tuat, por qė gjithsesi tė godasin si risi,
ku njė lloj tmerri, qė nuk guxon ta quash tė tillė, ftohet, por qė
edhe akullnaja e tyre tė tmerron, por qė ke harruar tė tmerrohesh,
pėrkundrazi...."
-
-
Ndėrsa studiuesi Robert Elsie nė
revistėn Uorld Literature Today, Summer 2000, nė artikullin e tij
"Gracioziteti si harmoni e rrėfimit", i cili shkruan, pėr librin
"Nata pas vitit zero" botuar nė Pejė, kėto fjalė "Prozator tashmė i
sprovuar, Ardian-Christian Kyēyku (1969) ėshtė mjeshtėr i rrėfimit.
Kėtė e ka dėshmuar edhe me romanin e tij tė parė tė botuar nė Kosovė
"Mortėt" (1997), po edhe me librin mė tė ri tė prozave "Nata pas
vitit zero". Motivet e ritmeve tė gulēuara tė jetės nėn diktaturėn
komuniste janė preokupim i kėtij autori pėr ta strukturuar ngrehinėn
e tij artistike. Por, ajo qė ėshtė me rėndėsi parėsore pėr veprėn e
kėtij autori nė materializimin e tyre ėshtė origjinaliteti
estetik... Kėto dispozita zėnė fill qė nga titulli metaforik i
librit, "Nata pas vitit zero", nė tė cilin heronjtė e tij janė
katandisur nė njė kohė tė vdekur, brenda sė cilės kėrkohen orvatjet
edhe shenjat e gjallimit njerėzor, tė identitetit shpirtėror,
social, kombėtar etj. Nė faqet e librave tė lidhur stilistikisht
ėshtė shtrirė harta shpirtėrore e narratorit, ku janė vėnė piketat
qė e ndajnė fushėn e sė bukurės e tė sė shėmtuarės, mbi tė cilėn
identifikohet filozofia poetike, si filozofi e ekzistencės.
-
-
Ngjarjet e kėtyre prozave, duke filluar
me tregimin e parė, me titull omonim tė librit "Nata pas vitit zero"
zhvillohen nė njė hapėsirė tė imagjinuar (njė prej pėrmasave tė
universalitetit), aty ku ndodh tretja e nocionit tė kohės dhe ku
zhvillohet bixhozi i zemrave. Kėto pamje me thekse tronditėse, nga
autori janė paraqitur me mjaft elokuencė dhe dramaticitet...
-
-
-
Botimet
-
-
Nė perandorinė e gurit,
roman shqip, 1993; Viti kur u shpik mjellma, roman i shkruar nė
rumanisht, 1997; Mortėt, roman shqip, 1997; E fshehta e ėmbėl e
marrėzisė, pėrmbledhje me novela shkruar nė rumanisht, 1998; Nata
pas vitit zero, pėrmbledhje me novela shqip, 1998; Njė fis i
lavdishėm e qė jep shpirt, roman i shkruar nė rumanisht, 1998;
Pėrkthimi, roman shqip, 1999; Muza e Lojės, trilogji shqip, 1999;
Lumenjtė e Saharasė, roman shqip, 1999; Hyu Epigon, roman-ese
shkruar nė rumanisht, 2000; Dashuri me shikim tė fundit, prozė
rumanisht, 2000; Oreksi pėr bukėn e qiellit, roman shqip, 2000, Diva
ose Ngrėnėsi i Luleve, roman shqip, 2001; Engjėjt e tepėrt, roman
shqip, 2002; Kristali dhe hienat, roman shqip, 2002; Triologjia,
prozė e zgjedhur rumanisht, 710 faqe, 2002; Njė alfabet i poezisė
shqipe, antologji, 101 poetė shqiptarė nė gjuhėn rumune (2003).
-
-
Ardian-Christian KYĒYKU
ėshtė pėrfshirė nė tri antologji tė prozatorėve tė shquar tė
Rumanisė, nė fjalorin "Shkrimtarė rumunė tė viteve '80-'90", nė
enciklopedinė "Who's Who in Romania" dhe nė njė histori tė letėrsisė
rumune. Nga viti 1998 ėshtė bashkėthemelues dhe njėri nga drejtuesit
e revistės dygjuhėshe (shqip e rumanisht) pėr kulturėn dhe traditat
evropiane "Haemus", qė botohet nė Bukuresht. Krijime tė tij janė
pėrkthyer nė gjuhėt hungarisht, gjermanisht, spanjisht, frėngjisht e
anglisht.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|