|
- 24 tetor
2003 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
-
Fatos Nano po pėrpiqet tė pėrdorė
humbjen nė parlament tė njė shumice tė nevojshme pėr tė qeverisur,
si njė arsyetim pėr tė radikalizuar situatėn brenda Partisė
Socialiste dhe pėr tė pėrjashtuar prej saj tė gjithė opozitarėt e
mundshėm qė ai mendon se do t'i ketė konkurrentė nė Kongres.
-
-
Pas mbledhjes sė djeshme tė Kryesisė dhe
intervistės sė tij nė emisionin "Opinion" tė Blendi Fevziut, Nano
lėshoi akuza tė qarta kundėr rivalėve tė tij nė parti, duke i
shtrirė akuzat nė kohė deri tek 14 shtatori i vitit 1998.
-
-
Sė pari, ai po bėn pėrpjekje pėr tė
kėrcėnuar me pėrjashtim deputetėt qė votuan kundėr tij, jo aq pėr
t'i pėrjashtuar vėrtet, por pėr tė ndalur rrjedhjen e fluksit tė
deputetėve tė tjerė nė krah tė rivalėve tė tij nė parti.
-
-
Por pėrtej arsyes sė parė tė zotit Nano,
ka shumė shanse qė ai ta ndalė kėtė hov nė Kongres. Ajo qė kėrkon tė
bėjė Fatos Nano, ėshtė tė pėrdorė rezultatin negativ nė parlament si
arsyetim pėr spastrime dhe revansh para Kongresit, por jo nė Kongres
dhe pas tij.
-
-
Praktikisht, ai nuk arriti tė pėrfitonte
dot nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, pra nuk mund t'i
pėrjashtonte ose tė merrte revansh ndaj rivalėve tė vet, pasi
rezultati i zgjedhjeve u konfigurua nė mėnyrė tė tillė qė ai nuk e
pėrdorte dot kundėr tyre.
-
-
Kėtė po e bėn me votimin nė parlament.
Deri nė Kongres Fatos Nano ka nevojė pėr kėtė gjuhė. Ai do tė
rifillojė akuzat, do tė ngrejė njė lum me akuza ndaj Meidanit dhe
Klosit, Metės dhe Angjelit, pėr 14 Shtatorin, pėr tė qenė i sigurt
se do tė arrijė tė fitojė njė KPD tė re dhe njė mandat tė ri pėr
kreun e PS-sė nė Kongres.
-
-
Pasi ta fitojė kėtė, Nano nuk ėshtė e
vėrtetė qė do t'i pėrjashtojė as "metistėt", as "meidanistėt". Biles
mund t'i vlerėsojė, duke i zhgėnjyer luftėtarėt qė do tė mobilizojė
kundėr tyre, se pas Kongresit i duhen vota nė parlament dhe jo nė
KPD. Kėshtu qė egėrsia e djeshme e Fatos Nanos nuk ėshtė asgjė
tjetėr, veēse njė pėrpjekje qė kryetari i ri i Partisė Socialiste tė
ringjallet nga hiri i kryeministrit tė djegur Fatos Nano.
-
-
Vendimi i tij i djeshėm pėr tė qeverisur
me zėvendėsministra, pėrveēse ėshtė tėrėsisht antikushtetues, ka
brenda mes tė tjerash pėrpjekjen pėr t'ua hedhur tė gjithėve:
opozitės, rivalėve, Presidentit dhe shqiptarėve. Natyrisht nėse
mund.
|
|