|
- 24 tetor
2003 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Nė seancėn e djeshme tė parlamentit kur
do tė zhvillohej seanca e veēantė pėr zėvendėsimin e dy ministrave
tė kabinetit Nano, (pėrkatėsisht tė Fatmir Xhafės si ministėr Rendi
nė vend tė Luan Ramės dhe tė Namik Dokles si ministėr tė Jashtėm nė
vend tė Ilir Metės), aq sa bėri jehonė humbja e dytė parlamentare e
kryeministrit shqiptar, nuk kaloi pa u vėnė re edhe "fshehja e
turpshme" e disa deputetėve opozitarė, tė strehuar pėrkohėsisht nė
partinė e Lėvizjes sė Legalitetit apo duke drejtuar njė fraksion tė
partisė tradicionale tė Ballit Kombėtar.
-
-
Nuk ėshtė hera e parė qė po kėta
deputetė kanė mbajtur qėndrime kundėropozitare si pėr tė vėrtetuar
dyshimet e kahershme se "nėse nuk janė tė implikuar" nė probleme tė
sė shkuarės, sė paku nuk kanė argumente tė besueshme publike pėr tė
kundėrshtuar lehtėpėrdorimin e tyre nga kundėrshtarėt politikė. Kur
njė krizė qeveritare nuk kėrkohet me ngulm nga opozita, por gjykohet
gjakftohtėsisht nga krahu kundėrshtar brenda tė njėjtės parti me
synimin "pėr tė shmangur abuzivizmin me pushtetin, pėr tė ndaluar
rėniet e treguesve ekonomikė dhe pėr tė hequr dorė nga qeverisjet
klanore", asnjė nga argumentet e tjera tė minorancave opozitare nuk
mund tė justifikohen jo mė nė partitė respektive tė tyre, por nė
asnjė medium dhe forum politik.
-
-
Pas kėtij akti bojkotues ka pak rėndėsi
se si do tė veprojnė strukturat drejtuese tė dy prej partive mė tė
kahershme shqiptare qė kanė shumė shembuj tė konsekuencės
antikomuniste dhe tė mirėdobisė kombėtare; mė shumė se sjellja e
tyre ėshtė dukuria e njė grupi pasues qė ka tė njėjtėn sjellje
politike, edhe me Partinė Demokratike ose opozitėn por edhe me
Partinė Socialiste dhe koalicionin e shkartisur tė shtetit.
-
-
Pas trembėdhjetė vjetėsh pluralizėm, pas
njė seri zgjedhjesh tė pėrgjithshme dhe lokale, pas njė sėrė
kanalesh europianoperėndimore, (tė cilat kanė dhėnė dituritė e
mjaftueshme pėr pėrcaktueshmėrinė politike) shtresa e dyzuar e
deputetėve dhe e intelektualėve tė paangazhuar, ėshtė veēse njė
rudiment pėrbuzės qė ka gjithmonė njė fund pėrbaltės. "Edhe andej,
edhe kėtej", tė rreshtuar me Berishėn, por me votė tė hapur dhe tė
fshehtė pro Nanos, nuk pėrbėjnė kurrsesi kontigjentin abstenues tė
elektoratit (ēdo popull inteligjent ka kėrkesat e veta pėr subjektet
politike dhe njė shenjė hakmarrjeje ndaj kėtyre subjekteve ėshtė
abstenimi ose mosshkuarja nė kutitė e votimit), por thjesht njė
element tė dalėboje dhe vetėpėrjashtues.
|
|