|
 |
|
- 24
tetor 2003 / TN
-
-
Ardian VEHBIU
-
-
Qytet apo kryeqytet?
-
-
E nesėrmja e Tiranės varet e tėra nga marrėdhėnia delikate
midis dy formave tė saj tė qenies: qytet mė vete e pėr vete
dhe kryeqytet; qytet pėr banorėt e vet dhe qytet qytetesh;
sistem i mbyllur nė emėr tė lėvrimit tė kulturės dhe sistem i
hapur nė emėr tė rrezatimit tė kėsaj kulture.
|
-
-
Shteti
shqiptar tanimė ėshtė vendosur nė Tiranė prej kohėsh: me
institucionet, hierarkitė dhe funksionarėt e vet tė ardhur nga mbarė
Shqipėria; por Tirana do tė ekzistojė e kėndellet nė atė masė qė do
ta perceptojė vetveten si diēka mė tepėr se thjesht recipient i
shtetit.
-
-
Edhe
elitat kombėtare, me pushtet e pa pushtet, mbėrrijnė nė Tiranė prej
periferisė sė vendit njėlloj siē mbijnė nė truallin e qytetit prej
familjeve qė u mbijetojnė ndryshimeve dhe pėrmbysjeve. Nė kėtė
kuptim, Tirana ėshtė laboratori ku shqiptarėsia prodhon e ndoshta
riprodhon vetveten e ēliruar nga shtrėngesat hapėsinore.
-
-
Kjo
kundėrvėnie herė miqėsore e herė e pėrgjakshme midis elitave vendase
dhe tė ardhurave shpesh perceptohet si njė kundėrvėnie mes qytetit
dhe fshatit, por nė tė vėrtetė ėshtė shprehje arketipale edhe
konfliktesh tė tjera: midis sė sotmes dhe sė kaluarės; lindjes dhe
perėndimit; ortodoksisė dhe katolicizmit; ksenofobisė dhe
kozmopolitizmit.
-
-
Tirana
ėshtė si ai ekuilibristi qė ecėn me hap herė tė sigurt e herė tė
dredhur nė tehun e kėsaj kundėrtie, ndjekur me sy tė ethshėm prej
shqiptarėve kudo qė gjenden. Vetėdija e kėtij protagonizmi politik,
social e kulturor do ta karakterizojė qytetin e sė nesėrmes dhe do
tia pėrkufizojė dėshirat, mundimet dhe ėndrrat.
-
-
-
Privatja dhe publikja
-
-
Me
shembjen e mendėsisė totalitare njė tjetėr kufi i hollė por i
domosdoshėm u pėrvijua tej pėr tej indit tė qytetit: ai midis
publikes dhe privates. E pėrfytyruar nė krye si trashėgim nga
diktatura, publikja u sulmua egėrsisht madje edhe nga rojet e veta,
qytetarėt; madje sulmi ndaj hapėsirės publike u kthye gati nė njė
lloj revolucioni tė stilizuar e tė padėmshėm, nė atė masė qė
publiken po e braktisnin tė gjithė.
-
-
Kontrasti aq dramatik midis trotuarit tė shqepur, tė copėtuar e
shpesh tė gllabėruar nga njėra anė, dhe tregtores erėkėndshme plot
neon tė lėmuar pėrbri sishte veē njė nga shprehjet e kėtij kolapsi
tė publikes nė njė vend si kryeqyteti, qė nėpėrmjet publikes
ekziston. Hapėsirat me plehra, gropa e rrėnoja pėrkundrejt
apartamenteve private tė stolisura si pemė tė Vitit tė Ri ishin njė
tjetėr shprehje.
-
-
Tirana
e viteve nėntėdhjetė ishte njė Tiranė qytetarėsh nė pasurim e sipėr;
harlisjes demografike tė periferive i pėrgjigjej fryrja e llogarive
bankare, kuletave dhe inventareve tė elitave; dhe momenti kur ai
afaristi i sapokthyer nga kontratat milion-dollarėshe detyrohej tė
ndotte kėpucėt me baltė e lapėrdhi teksa pėrshkonte distancėn prej
veturės te dera e vilės, mbetet momenti emblematik i Tiranės sė re,
varur pezull mes luksit dhe mjerimit.
-
-
-
Moderniteti
-
-
Ashtu
si pėr krejt Shqipėrinė, edhe pėr Tiranėn ēlirimi nga prangat
totalitare u shpreh edhe si njė rendje e papėrmbajtshme drejt
modernitetit; nė kėtė mėnyrė, tiranasit do tė mund ta realizonin atė
dashuri pėr objektin teknologjik, por edhe pasionin infantil pėr
ēikėrrimėn, qė e karakterizon aq dramatikisht njė shoqėri teknikisht
primitive. Kjo bėri qė kundėrvėnia midis infrastukturės publike mė
tė rrėgjuar edhe se ajo e Bagdadit pas bombardimeve amerikane dhe
mikrostrukturave private tė sofistikuara tė kthehet nė njė element
kyē pėr pėrkufizimin e kryeqytetit shqiptar sot, nė kuptimin qė
Tirana ėshtė aktualisht shumė mė tepėr qendėr banimi sesa qytet dhe
shteti duket sikur mė shumė paraziton mbi tė, sesa shkrihet nė tė
organikisht.
-
-
Nga
ana tjetėr, shndėrrimi i shtėpive nė fortesa private; mbyllja
strukturore e apartamenteve, vilave e ndoshta nesėr blloqeve a
parqeve tė banesave; rritja marramendėse e numrit tė veturave
private dhe telefonave celularė; imponimi i njė sistemi tė
komunikimit kulturor qė mbėshtetet nė televizionin si mjet kryesor,
duke lėnė krejt pas dore tė gjitha veprimtaritė e mirėfillta publike
kanė ēuar e edhe mė tej do tė ēojnė nė njė izolim tė trishtuar tė
individit, ose nė vdekjen e qytetit ashtu siē e njohim.
-
-
Tirana
totalitare shumė lehtė do tė mund tė shndėrrohej nė njė nga ato
qytetet amerikane tė mbizotėruara nga strip malls, ku njerėzit
pėrdorin veturėn edhe pėr tė blerė shami hunde ose biletėn e
llotarisė pėr javėn; pse diktatura e djeshme e idesė fare lehtė mund
tė zėvendėsohet nga diktatura e nesėrme e tregut; ajo qė ende na
mungon ėshtė, pėrkundrazi, njė qytet ku njerėzit jo vetėm tė
banojnė, por edhe tė gjejnė vetveten te njėri-tjetri; njė qytet qė
tė mos katandiset nė hapėsirėn pėr tu zhvendosur nga njė fole
private nė njė tjetėr fole private, por tė kthehet nė njė vendbanim
tė tė gjitha dėshirave tė qytetarėve tė vet. Pėr Tiranėn,
moderniteti duhet tė jetė, kėshtu, edhe njė kthim mbrapa i
kujdesshėm.
-
-
-
Mundimi i sė pėrditshmes
-
-
Gjuha
qė i flet kryeqyteti sot banorit tė vet ose vizitorit tė rastit
ėshtė shpesh e thurur nė mundim: plehrat, era e keqe, pluhuri dhe
balta, gropat, ngrehinat e papėrfunduara dhe ngrehinat e
papėrfundueshme, shndėrrimi i pandėrprerė i peizazhit urban,
bllokimet e trafikut, ajri i ndotur, mungesa e shėrbimeve publike
elementare.
-
-
Vėshtirėsitė shpesh ekonomike tė qytetarit, tė ndėrlikuara edhe mė
nga shkėlqimi i pasurisė sė tė paktėve, e kanė shtyrė nė plan tė
dytė estetikėn si pjesė tė pėrvojės urbane. Tek e fundit, e drejta
pėr eufoni arkitekturore ėshtė njė e drejtė elementare e qytetarit;
dhe vetė Tirana nuk do tė mund tė funksionojė dot si kryeqytet pa e
kuptuar se nuk mjaftojnė instrumentet pėr ta pasur njė orkestėr
mirėtingėlluese.
-
-
Edhe
njė herė, pėrplasja e publikes me privaten rrezikon tia pėrcjellė
traumėn tė nesėrmes. Jo rrallė, pasurimi i shpejtė i privatėve nuk
ka ecur krah pėr krah me stėrhollimin e shijeve a me konceptimin e
nevojės pėr harmonizim; qė kėtej estetika private shpesh ka ēuar nė
shėmti publike tė pashembullt. Harrohet se qyteti, e aq mė tepėr
kryeqyteti, ėshtė njė mesazh qė detyrimisht ia lėmė tė ardhmes; edhe
kur duam, edhe e sidomos kur nuk duam.
-
-
Sot
publikja nė Tiranė mbetet e lodhur dhe ende e rėnduar me
konotacione; por bash nė kėtė sektor vihen re disa orvatje
rigjallėrimi qė sa janė tė rėndėsishme nė vetvete, aq edhe
pėrfaqėsojnė simbolikisht njė vetėdijė mė tė avancuar tė fytyrės sė
qytetit. Pėrmirėsimi i ndriēimit, skenografia e ripėrtėritur e
qendrės, ndėrfutja e ngjyrės nė pėrvojėn e pėrditshme tė qytetit dhe
rishfaqja e gjelbėrimit nė parqe e sidomos nė anėt e Lanės duan
marrė edhe si rikthim i dinjitetit tė jashtėm e formal pėr njė
kryeqytet; por edhe nė njė mėnyrė tė tillė qė tė perceptohet, nga
vetė qytetarėt, si njė ftesė pėr tu afruar e miqėsuar sėrish me
hapėsirėn publike nė qytetin e tyre.
-
-
-
Pėrmasat e treta
-
-
Njė
nga dilemat nė thelb metafizike tė ēdo qyteti ėshtė edhe marrėdhėnia
qė do tė vendosė me lartėsinė: do ta kundrojė sė poshtmi me admirim
e frikė; do ta shpėrfillė pėr tiu kushtuar horizontalitetit mondan;
apo do tė rreket ta pushtojė duke iu vėrvitur me kulla e rrokaqiej?
-
-
Nuk ka
njė pėrgjigje a model tė sprovuar pėr kėtė dilemė. Si kryeqendėr e
njė vendi aq tė vogėl e tė rrudhur si Shqipėria, Tirana
paradoksalisht ka parapėlqyer shtrirjen e pakufi nė ultėsirėn e
fushės, duke ia lėnė qiellin mbi vete zogjve, sinjaleve televizive
dhe nė ndonjė rast tė rrallė, monumenteve tė sė shkuarės si
minaretė, kėmbanaret e Kulla e Sahatit.
-
-
Tundimi i lartėsisė megjithatė mbetet i gjallė, pėr arsye praktike
por edhe simbolike; sado qė nė njė vend rreptėsisht malor si
Shqipėria qytetet e ulėta do ti harmonizoheshin mė mirė pejzazhit.
Pėr tė njėjtėn arsye, rrokaqiejt nė Tiranė do tė konotonin veē
provincializėm dhe shije tė keqe; duke u kthyer nė mundime njėlloj
bezdisėse sa edhe plehrat rrugėve, ndotjet akustike tė
institucioneve fetare, turma e veturave nė trafik, ekzibicioni i
luksit. Nuk ėshtė lartėsia e vetmja pėrmasė e tretė e cila e tundon
Tiranėn e nesėrme. Vertikalizimi i jetės urbane ka tė bėjė edhe me
shtrenjtimin shpesh absurd tė jetėsės, surrogatot private tė
shėrbimeve publike (tė tilla si pompat e ujit, gjeneratorėt,
vendparkimet abuzive), industrinė e vesit.
-
-
Kjo e
fundit u harlis nė Tiranė pėrkrah vdekjes spektakolare tė industrisė
nė periferi; mbylljes sė dyerve tė fabrikave dhe shndėrrimit tė
lagjeve popullore nė magazina tė dėshpėrimit urban. Lokalet dhe
klubet e natės, bingot, masazhet, valltaret ekzotike, prostitucioni
i tė gjitha formave, e tė tjera shfaqje tė dekadencės nokturne tė
qytetit erdhėn nė ekzistencė edhe si ana tjetėr e atij dėshpėrimi.
-
-
Tirana, kurvė e Babilonit pėr kombin? Ndoshta, por nė hierarkinė e
vesit dhe tė mėkatit, rrugėt e kryeqytetit janė aq poshtė sa
pothuajse nuk ia vlen tė pėrmenden; sado klishe tė jetė kjo, nuk
mund tė lihet pa thėnė se nė krahasim me ēka ndodh nė institucionet
e shtetit, mjedisi urban nė vetvete edhe sot e kėsaj dite mbetet
pothuajse i virgjėr; nė kuptimin qė virtyti ka mbijetuar nė rrugė mė
mirė sesa brenda ndėrtesave tė mermerta, por edhe nė kuptimin qė
tiranasit kanė ende shumė arsye pėr tė qenė krenarė pėr qytetin e
tyre.
-
-
Nėse
kjo nuk ėshtė njė arsye pėr ti besuar sė nesėrmes sė qytetit, nuk
di se ēarsye tė tjera do tė mund tė silleshin.
-
-
-
Tirana
e vjetėr
-
-
A ka
ende vend pėr njė pėrmasė historike nė kryeqytet, pas gjithė
shkatėrrimeve dhe spastrimeve qė i bėri totalitarizmi sė kaluarės?
Apo mos vallė mjerimi anonim i asaj ēka mbetur ende nga Tirana
tradicionale do ta ēojė deri nė fund atė qė deri edhe komunizmi nuk
arriti ta pėrfundonte: muzeifikimin e historisė nė qytet?
-
-
Fatkeqėsi do tė ishte, megjithatė, sikur Tirana e nesėrme tė duhej
ta rikrijonte tė vjetrėn duke ia rindėrtuar genet nė laborator,
njėlloj siē bėnė me ata dinosaurėt e Parkut Jurasik, nė filmin
homonim. Eksperimente tė frikshme, si ai me Muzeun e Krujės, vėrtet
duan shmangur, nėse kryeqyteti dėshiron tė mbetet i banueshėm edhe
nga tė gjithė ata qė me shtetin nuk duan tė kenė shumė tė bėjnė. Dje
shteti mbronte me ligj monumente tė tilla kulture si Shtėpia e
Partisė; sot janė vetė mėhallat qė duhen trajtuar si monumente, dhe
fryma e bashkėsisė qė duhet mbajtur si shprehje e njė kulture
qytetare tė domosdoshme.
-
-
Me
fjalė tė tjera, Tirana u duhet lėnė pėr zhvillim tiranasve mė shumė
sesa elitave; tė cilat vetvetiu do tė priren ta konsiderojnė
kryeqytetin mė tepėr si seli tė shtetit. Rrugicat, shtėpitė prej
qerpiēi, mejhanet e vogla, furrat pjekėse, punishtet e zanatēinjve,
bahēet, tė gjitha kėto ėshtė bukur tė ruhen, njėlloj si shėndeti i
plakut tė shtėpisė; por ēka duhet doemos ruajtur ėshtė fryma e
vjetėr e qytetit, ose kėnaqėsia e tė qenit bashkė dhe e pasurimit
shpirtėror reciprok.
-
-
-
Kėrcėnimi i periferive
-
-
Mė nė
fund, fatin e Tiranės sė nesėrme do ta pėrcaktojė lufta qė tanimė
ka filluar me periferitė. Sot pėr sot, harlisja e periferive i ka
shpėtuar ēdo lloj kontrolli; pėr shkak tė rrethanave tė
jashtėzakonshme tė dyndjeve tė popullsive tė zonave tė varfėruara
malore, por edhe pse autoriteti publik shpesh ėshtė stepur para
rrezikut tė damkosjes si shprehje autoritarizmi.
-
-
Periferitė e Tiranės sė sotme kanė nevojė pėr identitet; pse qyteti
ėshtė rritur sė tepėrmi pėr ti mjaftuar si pikė referimi njė qendėr
e vetme, e sidomos njė qendėr aq e lodhur si sheshi Skėnderbej. Ky
identitet do tė mbėshtetet e pėrthyhet nė struktura tė tilla qė ta
ndėrmjetėsojnė aq sa munden hiatusin midis privates dhe publikes:
mėhalla, sheshi, kinemaja, kafeneja, parku... Kryeqyteti i
Shqipėrisė ose do tė shndėrrohet nė njė organizėm shumėqelizor, ose
do tė shtypet e thėrmohet nėn peshėn e vet.
-
-
Sot
pėr sot, nė Tiranė ende bashkėjeton qyteti i rrėmujshėm oriental me
qytetin e zhurmshėm perėndimor; dhe ende nuk ėshtė pėrvijuar mirė
ajo ndarje konceptuale midis qytetit dhe periferive, sipas sė cilės
qyteti nė qendėr ėshtė vendi ku punohet, ndėrsa periferitė vendi ku
jetohet. Natyrisht kjo ndarje nuk ėshtė e domosdoshme, as e
pashmangshme. Qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė e mundur, nė Tiranė, tė
gjendesh pėrballė njė shtėpie njėkatėshe me verandė tė mbuluar me
pjergull e me bahēe me limona e portokalle vetėm katėr-pesė minuta
me kėmbė larg qendrės, nuk do marrė kurrsesi pėr shenjė
prapambetjeje a moszhvillimi.
-
-
E
rėndėsishme, nė kėtė mes, ėshtė qė Tirana tė mbetet e jetueshme, jo
thjesht e pėrdorshme. Vlera e pėrdorimit tė saj pėr kombin si
kryeqytet dhe seli e pushteteve nuk duhet ta eklipsojė as ta
zhvendosė vlerėn e pėrdorimit pėr qytetarėt e vet. Vetė elitat, tė
cilat kanė nė duar Shqipėrinė e nesėrme, janė doemos tė interesuara
pėr tė ekzistuar (e pėr tu perceptuar si elita) nė njė mjedis tė
shėndetshėm e autonom, ku e vjetra dhe e reja, modernja dhe
tradicionalja, publikja dhe privatja, individualja dhe socialja,
bashkėjetojnė nė njė harmoni dinamike. Prandaj edhe e nesėrmja e
Tiranės, pėr mua, duhet tė jetė momenti kur tė gjithė ta shohim kėtė
harmoni tė pėrvijuar nė rrugėt, sheshet, momentet dhe pėrvojat e
pėrditshme tė kėtij qyteti, qė na ka krijuar njėlloj siē po e
krijojmė ne sot.
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 23
tetor 2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi.
|
-
|