|
 |
|
-
Lubjanė/Prishtinė, 23 tetor
2003 - Mbrėmė diēka
rreth orės 1.15 pas mesnatės ėshtė liruar nga arresti
komandanti i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), gjenerali
Agim Ēeku, vetėm 12 orė pasi autoritetet sllovene e ndaluan nė
bazė tė njė fletarresti ndėrkombėtar tė lėshuar nga Serbia.
-
Gjenerali Ēeku menjėherė pas lirimit deklaroi se UNMIK-u dhe
institucionet e Kosovės duhet tė nxjerrin ligje pėr tė
mbrojtur ish-luftėtarėt e UĒK-sė nga aktakuzat e gjykatave
serbe. Agim Ēeku sot do tė kthehet nė Kosovė.
-
Gjenerali Ēeku ėshtė liruar pas shumė pėrpjekjesh tė
autoriteteve mė tė larta ndėrkombėtare dhe pas ndėrhyrjes sė
tyre tek autoritetet sllovene.
|
-
Shefi UNMIK-ut Hari Holkeri pėrmes njė letre dėrguar tė mėrkurėn nė
mbrėmje ministrit tė Jashtėm slloven Rupel ka kėrkuar lirimin
urgjent tė gjeneralit Ēeku.
-
Holkeri u ka thėnė autoriteteve sllovene se ēėshtja e gjeneralit
kosovar ishte nėn juridiksionin e tij dhe se urdhėrarresti i lėshuar
nga autoritetet e Beogradit ishte i pavlefshėm.
-
Policia sllovene thotė se ka vepruar mbi bazėn e njė urdhėrarresti
tė Serbisė, e cila e akuzon Ēekun pėr "gjenocid" ndaj serbėve gjatė
konfliktit nė Kosovė.
|
|