|
22 tetor 2003 / TN
Agim NEZA
Studentėt shqiptarė tė Shoqatės Zgjim studentor nė Londėr organizuan
tė mėrkurėn nė Universitetin Brooks tė Oksfordit njė aktivitet nė
pėrkujtim tė Lumturimit tė Nėnė Terezės. Ambasadori shqiptar nė
Londėr, Kastriot Robo, gjatė kėtij aktiviteti, foli pėr jetėn dhe
veprimtarinė e Nėnė Terezės duke e cilėsuar Atė si njė krenari
kombėtare pėr ēdo shqiptar.
Gjithashtu ai vlerėsoi pėrpjekjet e studentėve shqiptare pėr
organizimin e kėsaj veprimtarie si dhe pėr emrin e mirė qė kishin
krijuar nė kėtė Universitet.
Tė
pranishmit i pėrshėndeti edhe profesori shqiptar i kėtij Universiteti,
Shpend Gerguri i cili shprehu vlerėsimin pėr vetėorganizimin e
studentėve shqiptarė tė cilėt ecin nė rrugėn e Nėnė Terezės dhe
pėrfaqėsojnė vlerat mė tė mira tė shqiptarėve.
Nė fund
tė aktivitetit u recituan vargje e poezi tė shkruara nga Nėnė Tereza
si dhe vargje nga autorė tė ndryshėm, kushtuar Shenjtores Shqiptare.
Gjithashtu Ambasada Shqiptare nė Londėr, nė kuadrin e Lumturimit tė
Nėnė Terezės, do tė organizojė mė datė 23 tetor njė veprimtari ku
marrin pjesė personalitete britanike, Trupi Diplomatik i akredituar nė
Londėr si dhe shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Londėr.
Ndėrsa
mė datėn 26 tetor nė Kishėn Katolike tė Pimlikos do tė mbahet njė
meshė nė gjuhėn shqipe pėr komunitetin katolik shqiptar, nė pėrkujtim
tė Nėnė Terezės.
|