|
- 21 tetor
2003 / TN
-
-
Nga Klajd KAPINOVA
/
Nju
Jork
-
-
-
Liria... e
ndėrprerė... megjithatė nuk solli ndėrprerjen e poezisė sė saj.
-
-
Dhe kjo
ishte dera, qė hapi ish-nxėnėsja e shkollės sė mesme tė gjuheve tė
huaja nė Shkodėr, e ndjera Ardita Leka.
-
-
Kjo lule
jete u kėput nė brishtėsinė e saj pėr tė jetuar, shijuar, kuptuar
dhe pėr tu lexuar nga bashkėmoshatarėt e saj. Edhe pas ndėrprerjes
sė lirisė, dera, qė poetja kishte nisur tė hapte nė poezinė shqipe,
mbeti njė derė e hapur, ku nisi tė aktivizojė kujtesėn e ndjeshme
mbi kartėn e bardhė tek vargėzonte: ėndrrat rinore, trishtimin,
lulet e pranverės, mirėsinė e natyrės, dhuruar me bujari nga Zoti,
mirėnjohjen fisnike ndaj kolegėve tė mi dhe murgeshave qė e deshėn
aq shumė.
-
-
Dhe tashmė
nga kujtesa e vetvetes rivjen me kėtė libėr rikujteseje, mbasi
natyrshėm kaloi nė kujtesėn e ajrit (pėrkujtesa), duke kėrkuar
hapėsira tė mundshme tė komunikimit me lexuesit e saj rinor.
-
-
Ajo
asnjėherė nuk e ndėrpreu poezinė, qė ajo tė mos mbetet nė trajtėn e
dhimbjes njerėzore brenda hapėsirės sė kohės qė jetonte, por tė
jepte mendimet e saj pėr shpirtin e jetėn nė trajtėn
shumėdimensionale.
-
-
Poetja
Ardita Leka (dritė pastė), pavarėsisht trishtimit tė thellė dhe
ngazėllimit, qė e ka pushtuar prej gryke, mrekullisht arrinė tė
sendėrtojė tablonė poetike tė kremtimit tė mjerė, tė mjerimit
tronditės tė popullit tė saj, tė tronditjes sė ankthshme, tė ankthit
tė parrėfyer. Kėshtu dhimbjen qė kishte nė shpirt, kėrkoi me forcėn
e vargut ta heqė me dorė apo diēka tjetėr, mjafton vetėm ta heqė.
Zoti ėshtė lart nė qiell, Krijuesi, Krishti - Zot e Njeri,
trishtohet pa masė pėr ēfarė shikon dhe vetėm pezmatohet. Ai sheh
dhe kupton shkatėrrimin total qė po ngjet me njerėzit, parandjen
fundin e tyre, gjithnjė me dėshirėn e kthimit tė shpresės.
-
-
Dhe poetja
e di se ēfarė kėrkon Zoti, Kreatori, se ēfarė dhuratash u ka blatuar
njerėzve (duke I paisur me tė gjitha shqisat dhe arsyen) me
vargėzimet poetike, ėshtė nė pritje tė porosisė sė re, pa harruar se
mėkati dhe mėkatarėt, me veprimet e tyre, vetlargohen prej tė tė
Gjithpushtetshmit...
-
-
Ardita,
pėrveē se e pajisur me veēantinė e krijimit, prezantohet me
pėrshkrimin e jetės natyrshėm si njeri dhe si krijuese e re. Dhe aty
ku lėvizte njeriu arsyeshėm dhe krijuesi I ndjeshėm, aty gjithsesi
shfaqet njė harmoni e dallueshme e njerėzores me artin e vlerave tė
veēanta, ku shquhet gjegrafia e poezisė ose ditari lirik nė vargje.
Kėsisoj e njėjta zemėr poeteje nė njė hapėsirė tė lėvizshme pėrjeton
dridhjet e shqetėsimeve tė pandėrprera, qė ndryshe mund tė kundrohen
si poezi tė hapėsirės nė komunikimin me njeriun, pavarėsisht nėse ai
jeton nė Shkodėr apo nė Romė.
-
-
Pėrsonazhet e dialogut tė saj janė: dashuria, dielli, valėt e detit
nėn prehėrin e puhisė sė lehtė, krismat e armėve, rrugėt e qytetit,
miqtė e dashur tė komunitetit rinor, dimri, vjeshta, lulet e
gjithēka qė pėrjetonte rreth vetes.
-
-
Mirėpo si
risi zbulohet pėrmes mesazheve tė vargut kalimi nga njeri vend nė
tjetrin, tek sjell dhe risjell njė dramė, dramėn shpirtėrore dhe
emocionale tė pėrjetimeve nga hapėsira e dėshpėrimit (qė mbizotėron
nė vėllimin poetik), nė hapėsirėn e lirisė, nga hapėsira e dhimbjes,
nė hapėsirėn e ngazėllimeve njerėzore. Nė kėtė ditar lirik nė
vargje, poetja Ardita Leka (ku la tė rrinė tė qetė nė kryet e
jastekut) ka regjistruar si duhet dhe sa duhet shtrirjen
shumėngjyrėshe tė tematikave tė rrėfimit; fitoret e shpirtit dhe
humbjet, plagėt e komunitetit ku ajo jetonte nė Shkodėr e Romė
(Itali), bukurinė njerėzore me lozonjaritetin e shpirtit rinor,
vetminė e humbur, nė vetminė shkatėrruese, shėmtinė qė shfaqet
pothujse pėrditshėm, baladae jetės dhe tė vdekjes, lirinė e pranguar
dhe ēprangimin e lirisė, fatet e brishta tė rinisė dhe ėndrrat qė
humbasin si vegime drite, duke krijuar jetėn e saj tė shumėllojshme.
-
-
Mirėpo
Ardita, me penėn e saj kėrkonte qė mendimet e njerėzve tė
ndryshojnė, tė konturonte pamje tė reja tė jetės, qė pėrmes ngjyrave
tė saj rinore ti mbulojė, duke i dhėnė cilėsinė e moshės, dlirėsinė
e shpirtit tė sinqertė, mbrujtur hijshėm me njė emėr tė veēantė.
Por, ... shpesh poezitė lotojnė jetėn, brengat e shpirtit, ku drita
e ka humbur nacionin e qytetarisė, mbasi ai ende vegjeton si rob i
kohės qė ende se kemi lėnė pas pėrfundimisht. Ajo mė sė shumti ka
eksploruar poezinė e meditacionit, ku gjithnjė lexohet trishtimi,
mungesa e dallandysheve qė lajmėrojnė lumturinė e pafundme, mungesėn
e dritės sė shpresės, duke privuar nga drita e rilindjes rrezen e
dritės sė shpėtimit tė popullit tė saj.
-
-
Ngado qė
ta vėshtrosh poezinė, ėshtė njė ekspozim i realizuar nė pak kohė,
mbasi thyerja e rrjedhshmėrisė kohore apo pėrjetimi dhe pėrzierja e
kohėve krijon bindshėm ritmnin e krijimit lirik bashkėkohor.
-
-
Pesimizmi,
me doza tė largėta vargėzimi, ēlirohet thekshėm edhe nė kėto vargje
tė Arditės kur shkruan:
-
-
...Kam
shumė frikė se unė
-
edhe nga
kjo pak gjė qė mė ka mbetur
-
do tė
tretem, do vdes
-
pa kuptuar
kėtė jetė
-
pa shijuar
peripecirat e saj
-
dhe pa
arritur tė zotėroj mė
-
forcėn e
penės sime.
-
-
Kėtu
mbizotėron metafora, simboli, antiteza, duke nxjerrė nė sipėrfaqe me
mjetet harmonike figurative qė shpesh ndėrthuren me aktivizimin e
pėrmbyetjes sė koncepteve, pėr tė dėshmuar njėkohsisht si fuqinė,
ashtu edhe rrėfimin e shkurtėr e konēiz. Poezia e saj shfaqet si
vargėzim konkret, por njėherazi edhe si filozofia e moshės rinore,
pėrjetime tė adolishencės apo stadi tė pragdaljes nga melankolia pėr
tu futur nė shpejtėsinė e ditėve qė rrokullisen me pakuptimėsinė e
tyre. Kėtu lexohet bota e paekuilibrueshme, bota me jetėn arbnore,
tė tronditur nga mungesa e qetėsisė apo nga shtimi i pandėrprerė i
alarmeve, tė cilat nė unison rebelojnė apo nė tė kundėrt e
trishtojnė vargun e poetes. Dhe kėto ndjenja, qė shpėrthejnė si
pasione tė sėmura plot arsyetime absurde, poetja i ka vargėzuar:
-
-
...Me
lakuriqėsinė e tyre trishtuese
-
Shpirtin
ma trazojnė
-
dhe kėto
ndjenja irracionale
-
tė gjithėn
mė mbulojnė.
-
-
Nė poezinė
e saj ndihet pėrngjasimi me zhgėnimin e brezit tė saj, ku gjallėria
e shpirtit europiano-perėndimor ka tė tjera nota, tė tjera lėvizje
gjallėrie tė ėndrrave qė gjithnjė e mė tepėr dritėsohen me
realitetin e gėzueshėm.
-
-
Shpesh
poezia Pa titull, sikur noton pranė vdekjes, qė edhe asaj
padrejtėsisht i preu rinisė, por me njė farė trishtimi, sikur njė za
nga larg i thotė: Ty do tė tė vijė dita tė ikėsh!, ndėrsa
poetja rikrijon artistikisht vdekjen e njeriut, si pėr tė plotėsuar
pėrfytyrimin e plotė, si njė ikje dramaciteti apo edhe si mosikje.
-
-
Pėr poeten
gjithėsia absurde ėshtė zbardhur nga drita, ku lindja e Diellit dhe
zgjimi i krijesave arrinė me kryeneēėsi tė nėnshtrojnė tė
pėrditshmen monotone dhe ēdo minut tė kėsaj ekzistence. Dhe kjo e
fundit rivjen e freskėt pėrmes buqetės sė poezive ...E lėnė
pėrgjysmė, qė gjithashtu ēdo lexues pėrjeton emocionin, ndėrsa
emocioni pėrjetoi poeten qė shpirtėrisht mbeti gjithnjė e re.
Poezia, ky luks i artit apo poezia, kjo arstokraci - arti, nė
shprehimėsinė e poetes shfaqet pėrmes origjinalitetit dhe
lirshmėrisė sė rrėfimit tė ndjesive tė orėve, ditėve dhe muajve tė
jetės sė saj...
-
-
Secili
krijues intelektual priret kah komunikimi. Kėtė kėrkesė e vetkupton
produkti mendor. Asnjė autor nuk do tė shkruante, po tė dinte se
libri i tij nuk lexohet nga lexuesit. Kjo poete, e paisur me
emocione tė forta nga natyra, di tė portretizojė me njė gjuhė
poetike qė i afrohet modernes, pa rėnė nė plagjiaturė dhe duke
ruajtur gjithmonė origjinalitetin dhe firgurshmėrinė e gjallė, qė
kumton pėrmes metaforash dhe simbolesh interesante. Poezitė e saj
janė tė qarta, konceptualisht tė realizuara.
-
|
-
|