| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Intervista
/ Shkrimtarja Elvira Dones tregon si e
gjykon ajo letėrsinė shqipe, jetėn e saj nė Zvicėr dhe takimet me
shkrimtarė tė huaj |
|
|
|
|
|
Elvira Dones: "Letėrsia shqipe, ende nė eksperimentim" |
|
|
|
|
|
- 21 tetor
2003 / TN
-
-
Elda BARDHYLI
-
-
Pėrse
shkruani? Keni dyshuar ndonjėherė nė punėn tuaj ?
-
-
E
shkruara nuk ėshtė njė ide qė lind njė ditė me t'u zgjuar, ashtu,
sikur tė ishte njė trill i ēastit. E shkruara ėshtė njė forcė e
brendshme, e thellė, e matur, e vjetėr sa bota. Rrėfimi ka lindur me
njeriun. Shkrimtari lind shkrimtar. Pastaj, mė vonė, mėson
"teknikisht" tė shkruajė. Unė kam filluar tė shkruaj nė mendje
shumė, shumė mė parė se tė nisja tė shkruaja nė kartė. Tė shkruaj mė
ėshtė qenėsore si ajri qė marr. Nuk mund tė bėj pa tė. Kam njė
marrėdhėnie tė atillė me tė shkruarėn, sa nuk kam patur kurrė njė
konflikt me tė, kurrė njė hepim, njė hije sado tė vogėl. Ėshtė si
njė martesė e fortė shkėmb, me themele tė shėndosha e me rrėnjėt
deri nė zemėr tė tokės. Nuk besoj se do tė ketė kurrė diēka qė tė ma
lėkundė.
-
-
Keni
njė audiencė tė madhe nė qarqet letrare tė huaja, si ndiheni?
-
-
Ndihem
pa dyshim e me shumė sinqeritet, e kenaqur pėr kėtė. Tė pohoja tė
kundėrtėn do tė ishte njė falsitet, jo vetėm pėr mua, por pėr ēdo
shkrimtar. Nuk besoj se ka ndonjė syresh, por edhe artist tė ēdo
forme tjetėr shprehėse, i cili do tė mbetej indiferent para
suksesit.
-
-
Ē'vepra apo ē'autorė kanė ndikuar nė formimin tuaj si shkrimtare?
-
-
Do te
dilte njė pėrgjigje tepėr e gjatė. E pėrpos kėsaj, e kam zėt tė
rreshtoj lista me tituj veprash e emra shkrimtarėsh. Nė kėso
rastesh, do tė ma kish mė shumė ėnda tė kisha pėrpara njė publik me
tė cilin tė shkėmbeja mbresa rreth kėtij apo atij autori klasik, apo
modern. Sidoqoftė, nė formimin tim kanė ndikuar qė nga Gete e Tomas
Mann, qė nga Chaucer e Naipaul, qė nga Hugo e Yourcenar, deri nė
letersinė latino-amerikane e atė anglo-saksone bashkėkohore. Kam
hulumtuar, e vazhdoj ta bėj kėtė me rregullsi gati maniakale, nė
shumė letėrsi "tė vogla", letėrsi "marginale", letėrsi qė kanė
krijuar perla tė vėrteta, por qė ndoshta kurrė nuk kanė "takuar"
publikun e madh.
-
-
A ka
pse tė jetė letėrsia, feministe apo maskiliste?
-
-
Ndoshta doni tė thoni letėrsi femėrore e mashkullore? Femėrore e
feministe, nuk janė e gjėjta gjė. Ashtu si maskiliste e mashkullore,
janė dy koncepte qė kanė njė dallim tė fortė mes tyre. Mė bėhet kjo
pyetje nga gazetarėt shqiptarė disi shpesh kohėt e fundit, e tė them
tė drejtėn, nuk e kuptoj "pėrse" nė e saj. Nė radhė tė parė, deri mė
sot nuk kam lexuar ndonjė autor "maskilist", apo vepra "maskiliste".
E as autorė "mashkullorė".
-
-
Ndėrsa
letėrsia feministe ka qenė njė lėvizje e fuqishme e shumė e
rėndėsishme nė njė ēast tė caktuar historiko shoqėroro - ekonomik
nė Perėndim. Letėrsia feministe, pa dyshim qė mund tė ketė, madje
duhet tė ketė, njė rol tė fuqishėm nė ato pjesė tė botės ku
emancipimi i femrės ėshtė ende shumė, shumė pas. E kam fjalėn kėtu
pėr Azinė e Afrikėn, sidomos. Por Shqipėria tashmė ėshtė nė njė
tjetėr fazė, gjendet nė Evropė e thith prej saj informacion,
kulturė, ndėrgjegjėsim, ndonėse gjendja e gruas lė ende pėr tė
dėshiruar nė shumė pikėpamje.
-
-
Pėrsa
mė pėrket, e konsideroj letėrsinė njė, tė plotė e universale: nė
qendėr tė saj ėshtė njeriu, kjo qenie kaq e vogėl dhe e mahnitshme
para njė universi kompleks. Nė qendėr tė letėrsisė ėshtė jeta,
vdekja, ėndrrat, zhgėnjimet, ēmenduritė, bukuritė, qoshet e errėta
tė qenies njerėzore. Kėto i pėrkasin tė dy gjinive qė e popullojnė
planetin. Do tė flisja ndoshta vetėm pėr "ndjeshmėri" e hollėsira
femėrore, pėr veēanėsi femėrore apo mashkullore. Harrojmė vallė, qė
njė pjesė tė personazheve femėrorė mė tė bukur nė thesarin letrar,
janė shkruar nga pena mashkullore, dhe anasjelltas, personazhe
mashkullorė tė njė peshe e thellėsie tė jashtėzakonėshme nė prozėn
bashkėkohore, janė shkruar nga pena femėrore?
-
-
"I
love Tom Hanks" ėshtė njė nga librat mė tė njohur, ku ju shfaqeni me
njė formė tjetėr.
-
Jam
shfaqur prej kohėsh me gjininė e tregimit, "I love Tom Hanks" ėshtė
i dyti vėllim me tregime qė kam shkruar. I pari i pėrket disa viteve
tė shkuar e titullohet "Lule tė gabuara". E konsideroj tregimin njė
gjini tė vyer, njė ushtrim stili tė mrekullueshėm e ekzigjent, ku
nevoja e barazpeshimi tė ritmit rrėfyes dhe personazheve, ėshtė nė
vetvete aq e rreptė, sa nuk tė "fal" asnjė tepri apo mosvėmendje,
asnjė shkapėrderdhje.
-
-
Kush
ėshtė "Tom Hanks"?
-
-
Le tė
themi qė "Tom Hanks" ėshtė ėndrra qė Shqipėria ushqente dikur pėr
Perėndimin e pėr lirinė qė ky i fundit pėrfaqėsonte. Personazhi i
hamallit nė tregimin "I love Tom Hanks", po ia lejoj vetes kėtu tė
marr hua nga Pirandello: njė, askush e njėqindmijė, ėshtė njė nga tė
shumtėt njerėz qė u shtrydhėn, u copėzuan, u asgjėsuan psiqikisht e
fizikisht nga diktatura.
-
-
Tom
Hanks, apo mė saktė fotografia e tij me ngjyra nė njė revistė
kinemaje, ėshtė pėrfaqėsues i sė shkuarės fare tė afėrt tė
Shqipėrisė, dėshmitar i njėres prej faqeve mė tė dhimbshme e mė tė
heshtura tė saj. Hamalli nė atė tregim ėshtė njė personazh qė kam
dashur e respektuar shumė, e qė vazhdon tė mė dhimbset pėrbrenda,
pikėrisht pėr atė qė pėrfaqėson.
-
-
Cilat
janė marrėdhėniet tuaja me letėrsinė shqipe? Si e shihni atė?
-
-
E shoh
letėrsinė shqiptare nė lėvizje, nė eksperimentim, nė rritje, me
shumė rrugė ende pėr tė bėrė, por ėshtė njė letėrsi e gjallė. Vendi
ynė ėshtė pėr shkrimtarin njė terren i larmishėm, i pasur, plot
kontraste e dinamizėm. Marrėdhėniet e mia me letėrsinė shqipe janė
tė lumtura. Shkruaj nė shqip. Lexoj nė shqip shumė gjėra qė botohen.
Shpesh pėr kėnaqėsi, por edhe pėr t'u mbajtur nė dijeni rreth
botimeve tė reja. Si mund tė jetė ndryshe njė marrėdhėnie e sėmurė?
Ka vend pėr tė gjithė nė kėtė botė. E si rrjedhojė, edhe nė letėrsi.
Siē thoshte njė nga mė tė mėdhenjtė shkrimtarė bashkėkohorė
amerikanė, qė aq shumė kam dashur e vlerėsuar: "Ka fjalė tė
mjaftueshme pėr tė gjithė ne. Le t'i shkruajmė!"
-
-
Keni
miq?
-
-
Natyrisht. Njeriu ėshtė qenie shoqėrore. Kam miq, po. Miq pėr kokė,
tė paktė nė numėr, sasinė nuk e kam konsideruar kurrė cilėsi. Miqtė
e mi janė njerėz qė s'para bėrtasin e as rrahin gjoksin, nga ata qė
kur i takon nė jetė ndihesh menjėherė i pasuruar. Jam krenare pėr
ta, e njėkohėsisht u jam mirėnjohėse pėr atė qė mė japin: miqėsinė e
tyre tė kulluar.
-
-
Ka
lidhje Elvira Dones me shkrimtarė tė huaj tė njohur?
-
-
Kam
takuar e takoj mjaft syresh nėpėr festivalet, panairet e aktivitetet
e shumta letrare nėpėr Evropė. Ėshtė e natyrshme, normale.
-
-
Keni
filluar tė shkruani edhe skenare?
-
-
Kam
shkruar disa skenarė. Njėri prej tyre do tė fillojė tė xhirohet,
besoj pas fare pak kohe. Bazohet mbi romanin tim "Yjet nuk vishen
kėshtu". Aktorėt do tė jenė shqiptarė, pjesa dėrrmuese, regjisori
gjithashtu: bėhet fjalė pėr regjisorin Fatmir Koēi. Produksioni
ėshtė ndėrkombėtar. Gjithēka ėshtė thuajse nė pėrfundim e sipėr,
pėrsa i pėrket procesit shkrues. Njė tjetėr skenar i imi realizohet
gjysmėn e dytė tė vitit qė vjen, mes Zvicres e Francės. Ėshtė njė
projekt delikat, mbi tė cilin mė duhet tė punoj ende, sapo te gjej
pak kohė.
-
-
Cili
ėshtė, sipas jush, problemi mė i madh qė ka letėrsia sot? Po
kultura, nė pėrgjithėsi?
-
-
Kjo
ėshtė njė pyetje qė do tė vlente njė shkrim tė gjithin mė vete, pasi
kėshtu rrezikohet tė thuhen gjėrat perciptas e tė cunguara. Kultura
sot vuan nga komercializimi, nga cektėsia, nga zbrazėtia. Pushteti i
gjithfuqishėm i konsumit e konsumizmit, konsorciumet dhe
konglomeratet financiare, kultura e sė pėrkohshmes, kalimtares, po e
vret kulturėn e mirėfilltė, po e shtrėngon nė njė qoshe, po ia merr
frymėn. Kultura, sa mė shumė e shkon koha po kthehet nė njė vlerė
elitare pėr pak njerėz kokėfortė me mendje tė ndriēuar. Pjesa tjetėr
bluan vetėm kulturė "trash". Kjo vlen dhe pėr letėrsinė. Mėkat. Njė
mėkat shumė i madh. Shpresoj shumė qė Perėndimi tė dijė tė "tėrheqė
frenin" e tė verė sėrish nė vend disa vlera qė duhet tė mbeten
pėrjetėsisht tė shenjta.
-
-
Cila
ėshtė jeta e Elvires ne Zvicer, si ndiheni si shqiptare?
-
-
Ėshtė
njė jetė normale: me familjen time, me dy fėmijėt e tim shoq.
Familja ėshtė porti im, pika mė e vyer dhe mė e paprekshme. Pastaj,
vetėm mė pas, vijnė tė tjerat. Vjen shumė punė. Shumė udhėtime. Njė
jetė interesante pėr tė cilen ndihem fatlume. Si shqiptare ndihem
shumė mirė nė Zvicėr e gjetkė. Sepse jam shkrimtarja, si rrjedhojė
jam e respektuar, me njė peshė e realizim vetjak e shoqėror. Por nuk
ėshtė kėshtu pėr gjithė shqiptarėt, gjė qė ju e dini fare mirė.
Ėshtė e natyrshme qė njė shkrimtar i njohur tė respektohet pėr atė
qė ėshtė. Por shumė shqiptarė "njollosen", thjesht sepse janė
shqiptarė, pavarėsisht se janė njerėz tė ndershėm. Paragjykimi ėshtė
tejet kokėfort e nuk vdes lehtė.
-
-
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 21 tetor
2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|