|
- 21 tetor 2003 / TN
-
-
Hans-Joachim LANKSCH*
-
-
Merre
me mend, o lexues i dashtun dhe i padashtun: si do kishte kenė puna
po tė mos kishte kenė e lumja Nanė Terezė me prejardhje shqiptare,
por do tė kishte kenė, ta zamė, belgjiane, tailandeze a senegaleze?
A do ishte bā nė botėn shqiptare gjithė ky xhumbus (rrėmujė) rreth
saj? Gazetat dhe revistat shqiptare nuk do kishin ngre gjithė atź
pluhur rreth prejardhjes sė saj. Nuk do tė ishin pėrzie nė garė pėr
monopolizimin e etnicitetit tė saj, as maqedonasit dhe as aromunėt.
Dhe as shqiptarėt nuk do ishin ngulė kambė me marrė pjesė nė
kacafytjen e padenjė pėr pėrvetėsimin kombtarist tė femnės
zemėrgjanė, e cila kurrėn e kurrės sbante pyetje pėr kombsinė e
ndonji nevojtari...
-
-
Shkrimtarėt, krijimtaria e tė cilėve lulėzote nė parrizin e kuq dhe,
tė cilėt asokohe flakshin baltė e vner mbi kishėn dhe klerikėt, tash
nuk do kasnecojshin zanin e murgeshės shqiptare. Pendat e tjera
shqiptare nuk do pėrhapshin fraza bajate simbas tė cilave me
lumnimin e Nanė Terezės nderohet populli shqiptar, ose u nderuekan
gjithė nanat shqiptare. Do mungote dhe fraza pėr bijėn shqiptare.
A propos: Nanė Tereza ka kenė e bija e Drane dhe Kolė Bojaxhiut dhe
e absolutisht askuj tjetėr.
-
-
2.
-
Merre
me mend, o lexues i dashtun dhe i padashtun: nji vepėr e shkrimtarit
serb me prejardhje rumune, Vasko Popa, do pėrkthehej nga origjinali
serb nė gjuhėn italiane dhe prej pėrkthimit italian do pėrkthehej nė
rumanishte. Dhe, prej versionit rumanisht do pėrkthehej prapė nė
gjuhėn e originalit, nė serbishte pra. E ēuditshme, apo
? Kuptohet,
nji gjā e tillė nuk bāhet me Vasko Popėn. Ama me Nanė Terezėn, po.
-
-
3.
-
Merre
me mend, o lexues i dashtun dhe i padashtun: nji figurė kolosale, jo
djalok a ēupėrlinė e tipit flutur njiditore, kishte me dalė me
mendime dhe vepra pėrmbytėse, revolucionare, dhe shoqnia e pushteti
kishin me ia dhanė asaj figure gjiganteske jo dėnimin e zakonshėm me
heshtje, persekutim, ndalim, burgim etj., por kishin me ia trumbetue
asaj emnin, kishin me e lavdue dhe dekorue, kishin me ia ngritė
pėrmendore, kishin me ia organizue konferenca llafazane, kishin me
organizue koncerte, estrada dhe ēdo gjā tjetėr qi āsht nė kundėrshti
tė plotė me misionin e ksaj figure, e cila shquhet nga modestia,
pėrulėsia dhe gatshmėnia e papėrfytyrueshme pėr me shėrbye. Pushteti
dhe shoqnia kishin me monumentalizue, muzealizue, betonizue dhe, nė
fund tė fundit, fosilizue mesazhin revolucionar tė aso figure
shekullore. Metodė kjo e padėshtueshme pėr me e mbytė thalbin e
vėrtetė tė mesazhit revolucionues tė figurės nė fjalė vigane.
-
-
4.
-
Shko
njiherė, o lexues i dashtun dhe i padashtun, fjala vjen, nė Bushat a
ndonji fshat tjetėr mbas shtatdheteshtatė maleve, dhe shiko mjerimin
e njerėzve atje. Dhe, shiko gjithė ato koncerte, spektakle, festime
hijėranda. Dhe mendohu a e paskan marrė veshtė mirė se ku e kishte
fjalėn figura e naltpėrmendun, e cila jetote simbas fjalės sė Jezu
Krishtit: Mā i madhi ndėr ju duhet me u sjellė sikur ai tishte mā
i vogli; udhėhjekėsi sikur tishte shėrbyes.
-
-
5.
-
Merre
me mend nji figurė me peshė nga bota fetare, me vulė fetare dhe tė
brumosun krejt e krye nga besimi fetar. Dhe merre me mend se ktź
figurė fetare, e cila i jepej me mish e me shpirt shėrbimit tė tė
vorfunve, mbasi nė kta tė vorfunit e shihte vetė Zotin, sikur ta
kenė zhveshė nga gjithė kjo tė kenėt figurė fetare tue e quejtė
humaniste shqiptare. Kshtu, merre me mend nji grue me drejtim tė
pėrgjithshėm fetar, ku veēorinė themeltare e paskan kthye nė
humanizėm. A ngjajnė gjana tė tilla? Po, merre veē tė lumen Nanė
Terezė.
-
-
*Autori
ėshtė pėrkthyesi i Martin Camaj
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 21 tetor 2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi.
|
|