|
- 21 tetor
2003 / TN
-
-
Nga
Fatos BAXHAKU
-
-
Nė
mesin e shekullit tė 18 Ahmet Pasha ishte Vali i Palestinės. Disa e
quajnė shqiptar e disa tė tjerė boshnjak. Njė gjė ėshtė tashmė e
provuar, njė mijė kėmbėsorė shqiptarė dhe 800 kalorės boshnjakė
kishte ushtria, e cila nėn urdhrat e Ahmetit kishte pėr detyrė tė
mbronte Jerusalemin e shumėkėrkuar. Shqiptarėt e shpėtuan
komandantin e tyre sa herė qė ndonjė oficeri tekanjoz i tekej tė
bėnte grusht shteti. Ahmeti, qė e kishte nisur karrierėn e tij si
ushtar i thjeshtė nė Egjipt, u forcua aq shumė, sa qė tė
kundėrshtonte edhe sulltanin. Nėn drejtimin e tij, qendra e
Vilajetit kaloi nga Damasku nė Akka, mė afėr Jerusalemit.
-
-
Pėrballė Napoleonit
-
-
Napoleon Bonaparti vinte nga njė fitore e madhe. Nė 1798, ai kishte
ngritur flamurin francez nė hijen e piramidave tė Egjiptit.
Jerusalemi dhe mė pas Siria, tė gjitha vende tė kėnduara nga Bibla
ishin ėndrra e madhe e Perandorit. Njė vit mė vonė, Bonaparti
marshonte nė krye tė ushtrive tė tij pėrgjatė brigjeve tė
Palestinės. Kėshtjella e parė qė mori ishte Al-Arish. Thuajse tė
gjithė mbrojtėsit ishin shqiptarė. Bonaparti i liroi tė gjithė
shqiptarėt e kapur rob, me kusht qė tė ktheheshin nė vendin e tyre.
Nuk ndodhi kėshtu. Kur pushtoi Gazėn, Bonaparti i njohu edhe njė
herė shqiptarėt nė mesin e mbrojtėsve robėr. Nė marsin e 1799,
Bonaparti hasi nė njė rezistencė kokėforte nė muret e Xhafės. 13
mijė ushtarė francezė pėrballeshin me katėr mijė shqiptarė. Pas disa
ditėsh, shqiptarėt u dorėzuan nė besė. Robėrit jetuan pėr disa ditė
vetėm me bukė e ujė nėn diellin e pėrvėlues tė kėtyre anėve. Pas dy
ditėsh, njė takim i Bonapartit me gjeneralėt e tij e dha vendimin
fatal. Tė vriten tė gjithė. Katėr mijė shqiptarė u ekzekutuan brenda
pak orėve nė shkretėtirė. Askujt nuk i dihet varri. Kufomat e tyre
ushqyen pėr shumė kohė korbat dhe hienat. Porse shqiptarėt nuk
kishin mbaruar akoma. Nė qytetin mė tė afėrt, nė Akka, trupat
mbrojtėse ishin shqiptarėt e Ahmet Pashės. Tė tmerrruar nga lajmi i
masakrės, qė kishte ndodhur pak ditė mė parė, shqiptarėt luftuan me
tėrbim, pėr tiu shmangur fatit tragjik. Udhėtimi i gjatė, lodhja e
njerėzve dhe rezistenca e shqiptarėve e bėri tė vetėn. Bonaparti
mblodhi njerėzit dhe i nisi pėr nė Francė.
-
-
Njė
intrigant shqiptar
-
-
Intriga, prerje nė besė, marrėzira, etje pėr pushtet, me tė tilla
gjėra ėshtė e mbushur plot historia e kėtyre viteve e shqiptarėve tė
Palestinės. Nė betejėn e Akkės kundėr francezėve bėri emėr njė
shqiptar, Ismail Pasha. Ky kishte ardhur nga Turqia bashkė me trupat
qė u munduan tė pengonin Bonapartin. Mė pas nė Akka, u bė njė nga
njerėzit mė tė afėrt tė Ahmet Pashės, por, sikurse ndodh rėndom,
menjėherė u pėrpoq ti zinte vendin. Atėherė valiu e burgosi dhe e
mbajti nė burg derisa vdiq.
-
-
I etur
pėr pushtet, me tė dalė nga burgu, Ismaili e shpalli menjėherė veten
vali, gjė qė nuk i pėlqeu aspak Sulltanit. Ismaili duroi rrethimin
tremujor tė trupave tė sulltanit. U dorėzua, por iu pre koka sakaq.
-
-
Arritėn shqiptarėt tolerantė
-
-
Ibrahim Pasha, djali i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit, njėsoj si i
ati kishte vetėm njė ėndėrr: tė shkėpuste arabėt nga pushteti i
Sulltanit. Nė 1831, ai hyri triumfalisht nė Jerusalem. Pėr
Palestinėn kishte nisur njė epokė e re. Deri pak kohė mė parė
Palestina ishte e mbėrthyer nga anarkia, aq sa njerėzit nuk dilnin
dot nė rrugė. Ibrahim Pasha riktheu rendin. Nė historiografinė
arabe, ai ėshtė i njohur si njeriu qė vuri nė themel tė pushtetit
barazinė mes feve tė ndryshme, aq prezente nė Jerusalem. Muhamed
Mufaku, historiani i njohur kosovar, citon njė letėr tė tij dėrguar
njė kleriku msyliman: ...Sikurse e dini, Jerusalemi i shenjtė ka
faltore e manastire, te tė cilat shkojnė tė krishterė e ebrej prej
kombeve dhe vendeve tė ndryshme. Meqė kėta vuanin shumė pėr shkak tė
taksave qė u duhej tė paguanin gjatė rrugės, ne urdhėruam, pėr hir
tė bashkėjetesės, heqjen e taksave nga tė gjitha rrugėt....
-
-
Sherr
me arabėt
-
-
Ibrahim Pasha, njėsoj si i ati, i kishte idetė e qarta. Ai, nė 1838,
vendosi shėrbimin e detyrueshėm ushtarak pėr tė gjithė, pa dallim
kombėsie. Kjo i preku arabėt, tė cilėt deri mė atėherė ishin mėsuar
qė nė vend tė tyre tė luftonin tė tjerėt, kyesisht ushtarėt
shqiptarė. Puna shkoi aq keq, sa qė arabėt e acaruar e rrethuan
valiun e tyre shqiptar diku nė Jerusalem. Pėr tė shpėtuar tė birin u
nis nga Egjipti vetė Mehmet Aliu. Rendi dhe pushteti i Ibrahim
Pashės shpėtoi deri aty nga 1840, kohė nė tė cilėn Ibrahimi, nėn
presionin e fuqive tė mėdha, u detyrua tė tėrhiqej nga Palestina.
Mijėra ushtarė shqiptarė u tėrhoqėn tė fundit nga Gaza pėr nė Egjipt
nė shkurtin e 1841. Shumė shqiptarė ndėrkohė ishin martuar me
vendase, kishin marrė tokė dhe ishin ngulitur mirė nė jetėn arabe.
Me kėtė histori martesash zė fill njė histori tjetėr, jo mė me
luftėra e intriga, por me punė e jetė normale. Kėshtu ka ndodhur qė
edhe sot e kėsaj dite shumė arabė tė atyre anėve kanė mbiemrin
al-Arnauti.
-
-
Arnauti revolucionar
-
-
Ai
kishte njė emėr fort tė ngatėrruar. Quhej Mustafa efendi al-Arnauti
al-Masri al-Dimjati. Thuhet se ka qenė njė nga njerėzit mė tė shquar
tė fundit tė shekullit 19 nė Xhafa. Al-Arnauti ynė kishte lindur nė
fakt nė Egjipt, nė Dimjat. Prej kėndej i buron edhe pjesa e fundit e
mbiemrit tė tij tė stėrgjatė. Al-Arnauti kishte marrė pjesė nė njė
kryengritje antiangleze nė 1881 dhe pikėrisht pėr kėtė ishte
detyruar tė emigrojė nė Palestinė. Xhafa duket se ka bėrė emėr tė
mirė, pėrderisa udhėrrėfyes arabė e cilėsojnė si njė nga njerėzit mė
tė shquar tė kėtyre anėve.
-
Njė
lidhje e lashtė
-
-
Shqiptarė e arabė janė takuar shumė herėt, aq herėt sa qė tė dy
palėt besojnė legjenda qė sot tingėllojnė disi tė ēuditshme. Deri
vonė ka qenė e pėrhapur legjenda se kishėn e Shirgjit, buzė Bunės, e
patėn ndėrtuar disa ardhacakė tė ikur nga Siria sepse nuk pranuan tė
myslimanizoheshin. Ata vinin nga njė qytezė siriane, qė quhej Rosafa
dhe shumė vetė besojnė ende se pikėrisht nga kjo ka lindur legjenda
e magjishme e Rozafatit. Andej nga fillimi i shekullit tė 15, kohė
nė tė cilėn Spanja, ishte superfuqia e vetme detare, katėr vėllezėr
shqiptarė, Uruēi, Hajredini, Isaku dhe Iljazi, ia dolėn mbanė tė
ngrinin njė flotė tė tėrė qė tmerroi krejt Mesdheun jugor. Ndėrsa
spanjollė e arabė vriteshin nė luftėra gjakatare e hakmarrėse, flota
e katėr vėllezėrve shqiptarė ruante brigjet e Algjerit, Tunisit dhe
qyteteteve tė tjera arabe. Pėr pak kohė, Uruēi ia doli mbanė tė
krijonte nė Algjer njė fortifikatė gjigande, e cila arriti tė
zbrapste sulmet e spanjollėve. Nė 1518, me vrasjen e tij, i vėllai,
Hajredini kėrkoi mbrojtjen e sulltanit. Kėshtu, formalisht, Algjeria
u bė zotėrim osman. Nė 1808 zė fill dinastia shqiptare e zotėrimit
tė Egjiptit. Mehmet Ali Pasha, shqiptari reformator iu pėrvesh
reformave pėr modernizimin e vendit tė Nilit. Krejt i pavarur, nė
luftė me tė gjithė, edhe me sulltanėt, Mehmet Aliu arriti deri nė
portat e Stambollit. Dinastia e krijuar prej tij vazhdoi tė sundojė
Egjiptin deri nė 1952, deri nė kohėn kur Naseri pėrmbysi mbretin e
fundit tė dinastisė shqiptare, Farukun. Njė nga shqiptarėt mė tė
shquar, elbasanlliu Arkitekt Sinani, qėndroi ca kohė nė Jerusalem.
Historianėt arabė i njohin autorėsinė e njė xhamie, njė medreseje
dhe njė imareti. Njė shekull mė vonė, gjatė viteve tė qeverisjes sė
Kara Mustafa Pashė Qypryliut, nga Roshniku i Beratit, nė Jerusalem
ishte guvernator njė kushėri i beratasit, Mehmet Pashė Qypryliu. Ai
ndenji nė kėtė post pėr 6 vjet, aq sa qėndroi nė krye tė Perandorisė
kushėriri i tij nė Stamboll. Nuk mbahet mend pėr ndonjė gjė tė
madhe. Kronikat e kohės mjaftojnė tė thonė se ishte njė qeveritar i
mirė.
-
-
Shqiptarėt pėrballė sionizmit
-
-
Gjatė
Luftės sė Parė Botėrore, ngritja e njė shteti izraelit nė Palestinė
tashmė ishte objektiv i ngulitur i anglezėve. Thuhet se nė radhėt e
trupave osmane, qė luftuan kundėr britanikėve, kishte afėr 4 mijė
ushtarė shqiptarė. Qendra e ofensivės angleze nė 1917 ishin
pozicionet e divizonit qė komandohej nga shqiptari Esat Pasha, vėlla
i vezirit tė madh Izet Pasha. Pėrballė gjeneralit shqiptar ishte i
famshmi Alenby. Divizioni i Esatit i shpėtoi pėr mrekulli disa
sulmeve tė egra tė anglezėve dhe mė pas zhvilloi shumė beteja tė
suksesshme rreth e rrotull Jerusalemit. Edhe pas pushtimit tė
Jerusalemit, shqiptari kokėfortė vazhdoi tė rezistonte nė njė
fortesė nė qytetin al-Salt, porse aty u plagos rėndė dhe kėshtu mori
fund rezistenca e tij. Nė 1920, pushtimi anglez i Palestinės u
legalizua krejtėsisht dhe pėrpjekjet pėr tė themeluar shtetin e
Sionit nisėn tė bėhen edhe mė konkrete. Kur nisi lėvizja e armatosur
kundėr Izraelit nė 1948, shumė nga shqiptarėt e vjetėr ishin pėrkrah
arabėve. Shumė prej atyre qė ishin vendosur kėtu nė kohėn e Ibrahim
pashės u vendosėn nė Palestinėn Perėndimore. Me ngjarjet e 1967, pra
me pushtimin e Rripit tė Gazės dhe tė territoreve tė tjera
palestineze, shumė familje al-Arnauti emigruan nė Jordani, porse
shumė tė tjera vazhdojnė tė jetojnė nė Palestinėn e gjakosur nga
bombat.
-
-
--------------------
-
Faktet
qė janė pėrdorur nė kėtė shkrim janė marrė nga studimi i dr. Muhamed
Mufakut, Shqiptarėt nė botėn arabe, Rilindja, Prishtinė 1990.
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 21 tetor 2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi.
|
|