|
- 21 tetor
2003 / TN
-
-
Dr.
Ardian KYĒUKU
/
Bukuresht, 20 tetor 2003
-
-
Pasi
ke durimin dhe stomakun e ēeliktė qė tė lexosh tė vetėquajturėn "Replikė
dhe ftesė pėr emancipim papu Kristian Kyēykut" tė Baki Ymerit,
botuar mė 20 tetor 2003 nė www.trepca.net, tė vjen vetiu ndėrmend
njė rrėfenjė e hershme nga folklori ynė: njė mjeran i vinte rrotull
njė shtylle dhe i binte dėshpėrimisht me grushte, duke ulėrirė
"Hapeni, mor, tė poshtėr!" - i bindur se ndodhej para njė muri tė
lartė.
-
-
Pas
shkumėzimeve tė deritashme, shpresoja qė brendėsia e B. Ymerit,
faqja e tij, e mbase edhe shqipja e zezė qė pėrdor, tė ishin larė e
zbardhur sadopak.
-
-
Nuk do
tė merrem tani me tė gjithė epitetet dhe akuzat krejt tė
papėrgjegjshme dhe qė sėrish pėrēmojnė lexuesin shqiptar, e as do
pėrsėris ato qė thashė nė replikėn time "Jeta ose numurimi i
dhėmbėve" (www.trepca.net, 8 tetor 2003, rubrika Opinione).
-
-
Pėrēartjet dhe shkulmet e vrerit qė mė drejtohen nga B. Ymeri,
pėrfshi citimin e cunguar tė njė copėze nga romani im "Oreksi pėr
bukėn e qiellit", dėshmojnė se sa tė thella i paska rrėnjėt
mllefi i pseudoshqiptarėve qė flasin vetėm me parrulla e shprehje tė
bymyera.
-
-
Tė
gjithė librat e mi, si nė shqip, ashtu edhe nė rumanisht, janė
financuar tėrėsisht nga shtėpitė botuese: "Dituria", "Dukagjini",
"Getic", "Eminescu", "Regala", "Presa Universitara Romana", "Diacon
Coressi", "Onufri", "Botimpex", "Sejko", "Privirea" dhe "Buzuku", jo
nga VEFA. Nuk kam qenė ndonjėherė pėrfaqėsues i ndonjė firme nė
Rumani a gjetiu; nuk kam apartamente tė shtrenjtė e as ndonjė
makinė. Kurse "jeta e grisur" e B. Ymerit nuk mė ka kurreshtur
asnjėherė, madje as tani, madje as si jetė e ndonjė personazhi tė
mundshėm.
-
-
Copėza
qė citohet nga "Oreksi pėr bukėn e qiellit", - roman ku
flitet pikėrisht pėr mėnyrat dhe egėrsinė nėnkulturore me tė cilat
tė paftuarit ngulmojnė tė vrasin Librin, qysh nga djegia e
Bibliotekės sė Aleksandrisė e kėtej, - ėshtė tejet vetironike. B.
Ymeri duket sheshit se nuk e kupton dot vetironinė e shkrimtarėve.
Pėr fat tė mirė, librat nuk duan t'ia dijnė nga sharjet dhe
munxosjet. E duke qenė mė fort organizma tė gjalla se sa objekte,
librat mund t'i pėrsėrisin me plot gojėn vargjet e de Radės: "Njėqind
qen m'u vėrsulėn / tė njėqind hanė dhé".
-
-
Shkrimtari i shquar Amos Oz, nė njė kumtesė qė mbajti muajin e
shkuar nė Neptun tė Rumanisė, tha me tė drejtė se fanatiku nuk
ėshtė egoist. Ai ėshtė altruist. Ai ėshtė gati tė vritet qė ti tė
bėhesh siē beson ai se duhet tė bėhesh. Pėr sa mė takon, s'kam
nevojė pėr altruizmin e askujt dhe nuk kam asnjė arsye tė bėhem ai
qė s'jam.
-
-
Me njė
fjalor tė sėmurė, sikur tė jetė djalli im mbrojtės, B. Ymeri
merr pėrsipėr ndreqjen time morale dhe shfren kundėr emrit e
mbiemrit tim, kundėr familjes sime, kundėr besimeve fetare
shqiptare, kundėr krahinės sime tė lindjes, kundėr dialekteve,
kundėr miqve dhe dashamirėsve tė kombit shqiptar, kundėr librave tė
mi, kundėr gjithēkaje qė lidhet me mua. Njė sasi e tillė vreri mė
duket tepėr e madhe pėr njė qėnie tė vetme. Shoh se as lumnimi i
Nėnė Terezės, as festa tė tjera mbarėshqiptare, - pas tė cilave
kacaviret pėr t'i dhėnė vrerit tė tij njė kah e shkas kombėtar, -
nuk e platitin dot.
-
-
Nė
fund, kėmbėngul tė bindė lexuesit se i vjen keq pėr mua, se ma do tė
mirėn dhe mė zgjat njė dorė, tė cilėn, siē thotė, ma zgjatka prej
kohėsh. Nuk duhet tė ma zgjatė mė atė dorė, se unė nuk kam ndėrmend
e as qė mund ta nxjerr nga bataku. Mė mirė tė vėrtitet rreth ndonjė
shtylle e t'i bjerė me grushte, ose tė vargėzojė. Ėshtė e njėjta
gjė.
-
|
-
|