|
20 tetor 2003 / Armand Mero /
"Zėri
i Amerikės"
Nė
Shqipėria partia socialiste ėshtė nė prag tė krizės. Kundėrvėnia e
hapur e njė grupi deputetėsh tė drejtuar nga zoti Ilir Meta, ndaj
kandidaturave tė reja pėr kabinetin qeveritar, mund tė vėrė seriozisht
nė pikėpyetje pushtetin e sė majtės. Kundėrshtarėt e kryeministrit
Nano, kanė vėnė kusht rikompozimin e qeverisė, duke refuzuar tė
votojnė nė parlament ministrat e jashtėm dhe tė rendit.
Kur nė muajin korrik zoti Meta dhe
pėrkrahėsit e tij arritėn tė bllokonin emėrimin e ministrit tė
jashtėm, ky veprim u tentua tė mbulohej si njė reagim ndaj
kandidaturės sė propozuar. Nė tė vėrtetė pėr tė gjithė ishte e qartė
se ajo qė ndodhi ishte njė prove force mes dy rivalėve nė partinė
socialiste.
Zoti Meta dėshmoi se ai dhe njerėzit e tij
ishin njė faktor qė nuk mund tė kapėrcėheshin lehtė. Pėr kėtė ai u
ndihmua dhe nga trajtimi deri mospėrfillės qė partia socialiste i bėri
aleatėve tė saj pėr zgjedhjet e pushtetit vendor.
Nė njė plan thjesht numerik, votat e
partive tė vogla janė bėrė vendimtare nė luftėn e brendshme tė
socialistėve. Dhe sot ėshtė zoti Meta qė po pėrfiton prej tyre. Jo mė
kot ndėr kėrkesat qė parashtrohen prej tij ėshtė njė rikompozim i
qeverisė me njė rishikim tė aleancave. Nga ana tjetėr ata e kanė bėrė
tashmė tė qartė se problemi nuk ėshtė te emrat e kandiduar por te
mėnyra se si po vepron kryeministri.
Nė disfavor tė kreut tė qeverisė dhe
njėkohėsisht kryetarit tė partisė socialiste ėshtė edhe momenti nė tė
cilin ai u detyrua tė paraqiste ministrat e rinj. Nė planet e zotit
Nano, posti i ministrit tė jashtėm do tė vazhdonte tė mbahej bosh,
ndoshta edhe deri nė kongresin e partisė.
Por incidenti i ndodhur me ministrin e
rendit i pėrshpejtoi lėvizjet, duke mos i lėnė kohė kryeministrit tė
parapėrgatitej pėr pėrballjen nė parlament. Ai gjendet nė tė njėjtėn
situatė si nė korrik. Orėt e kėtyre ditėve janė tė ngarkuara me
pėrpjekje pėr tė siguruar sa mė shumė mbėshtetje mes deputetėve dhe
pėr tė pakėsuar numrin e pėrkrahėsve tė zotit Meta.
Arritja e njė marrėveshjeje mes dy kampeve
kundėrshtare ėshtė thuajse e pamundur. Ajo ėshtė e parealizueshme edhe
nga njė pikėpamje praktike, pėrsa kohė emrat e dy kandidatėve i janė
dėrguar tashmė presidentit tė Republikės pėr dekretim.
Parlamenti mbetet pra skena ku do tė
zhvillohet edhe njė herė dueli i forcės. Nė rast tė njė rrėzimi tė
dytė tė kandidaturave, qeveria e kryeministrit Nano do tė futej
realisht nė krizėn mė tė thellė.
Ndonėse ligjėrisht ai mund tė bėjė edhe
njė pėrpjekje tė tretė, moralisht socialistėt do tė dėshmonin se nuk
zotėrojnė mė shumicėn dhe se vendi ėshtė shumė afėr zgjedhjeve tė
parakohshme.
|