| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut,
Lambsdorff
-
Nė
Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca lidhur me trafikimin e
qenive njerėzore
-
Sot
bėhet ndėrrimi i komandės sė KFOR-it nė Podujevė
-
Mė
26 tetor merr fund llogaritja verore e kohės, akrepat kthehen prapa
pėr njė orė
-
Suedi: Manifestime pėr Nėnėn Tereze
-
Pėrkeqėsohet situata me energji elektrike - 2 orė me drita e katėr
pa tė
-
Nė
fshatin Pogragjė tė Gjilanit ėshtė vrarė nė pritė njė person dhe njė
tjetėr ėshtė plagosur
-
Pėr
vrasjen e civilėve shqiptarė janė dėnuar tre ish-pjesėtarė tė
ushtrisė jugosllave`
-
Nė
Tetovė pėrfundoi manifestimi letrar ndėrkombėtar "Ditėt e Naimit
2003"
-
As
njė javė pas organizimit tė zgjedhjeve lokale nė Shqipėri, nuk janė
publikuar rezultatet pėrfundintare
-
Nė
bazė tė njė vendimi, Kėshilli Suprem i Mbrojtjes sė USMZ ka lėnė
mundėsinė e intervenimit ushtarak nė Kosovė
-
Preshevė: Pengohet trafkimi i 30 kurdėve
-
Ekstremi i djathtė fiton zgjedhjet nė Zvicėr
-
Helikopterėt izraelitė kanė vrarė 2 palestinezė dhe kanė plagosur 5
tė tjerė
-
Tre
tė vrarė dhe 23 tė plagosur nė tri sulme tė sotme ajrore izraelite
nė GazaTre tė vrarė dhe 23 tė plagosur nė tri sulme tė sotme ajrore
izraelite nė Gaza
-
Njė
aeroplan izraelit ka bombarduar ndėrtesėn afėr shtėpisė sė liderit
tė Xhihadit islamik nė Gaza
-
Janė
gjetur trupat e pajetė tė 13 emigrantėve afrikanė nė njė barkė nė
ujėdhesėn italiane Lampedusa
-
Afėr
Nairobit ėshtė gjetur i vdekur njė delegat nė bisedimet paqėsore
somaleze nė Keni
-
Bler
merr veten
-
Bush
diskuton sigurinė nė Bangkok
-
Takim i jashtėzakonshėm i NATO-s
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut,
Lambsdorff
-
-
Prishtinė, 20 tetor 2003
- Privatizimi ėshtė nė tė mirė tė Kosovės dhe tė zhvillimit tė saj,
u tha nė takimin e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci me
shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Graf Lambsdorff.
-
Kryeparlamentari Daci, pasi i dha mbėshtetje tė plotė
vazhdimit tė privatizimit nė Kosovė, theksoi se duhet pėrgatitur njė
rregullativė mė tė mirė dhe tė plotė pėr gjithė hallkat e procesit
tė transformimit tė pronės, pėr tė siguruar blerės seriozė, programe
atraktive, si dhe siguri pėr punėtorėt dhe kapitalin.
-
-
-
Nė
Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca lidhur me trafikimin e
qenive njerėzore
-
-
Prishtinė, 20 tetor 2003
- Nė Prishtinė sot i filloi punimet Konferenca lidhur me trafikimin
e qenive njerėzore, tė cilėn e ka organizuar IOM-i, Departamenti i
Drejtėsisė, UNICEF-i, UMCOR-i dhe Save the Children (Sejv Ēilldrėn).
Nė kėtė konferencė po marrin pjesė ekspertė tė ndryshėm vendorė e
ndėrkombėtarė.
-
Nė fillim tė punės sė konferencės u tha se trafikimi me qenie
njerėzore paraqet kėrcėnim serioz pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė
demokracisė dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė.
-
Pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Zhan Kristian Kadi, tha se duhet zhvilluar
njė aktivitet tė dendur nė tė gjitha frontet pėr ta luftuar
trafikimin me qenie njerėzore. Njeherit ai kėrkoi aktivitete tė
ndryshme pėr ngritjen e vetėdijės nė opinion, polici dhe drejtėsi.
-
Konferenca i vazhdon punimet edhe gjatė dy ditėve tė ardhshme.
-
-
-
Sot
bėhet ndėrrimi i komandės sė KFOR-it nė Podujevė
-
-
Podujevė, 20 tetor 2003
- Nė konferenecėn e fundit
pėr gazetarė tė Batalionit tė tretė ēeko-sllovak, nėnkoloneli Jozef
Kopecki njoftoi se sot do tė bėhet ndėrrimi i Batalionit tė KFOR-it
me Batalionin e katėrt tė cilit i prin nėnkoloneli Zdenek Havala.
-
-
Zėdhėnėsi i ri i Batalionit IV, kapiteni
Jindrih Plesher deklaroi se ceremonia e ndėrrimit tė batalioneve do
tė bėhet sot nė ora 16.00 nė bazėn e KFOR-it ēeko-sllovak nė
Shajkofc.
-
Nė kėtė ceremoni pritet tė marrė pjesė edhe ambasadorja e Republikės
Ēeke, zonja Judita Shtouraēova dhe kryetari i komunės sė Podujevės,
Agim Veliu.
-
Sipas tij Batalioni i katėrt do tė vazhdojė me kryerjen e detyrave
qė i ka kryer edhe nėnkoloneli Josef Kopecki me ushtarėt e tij,
pėrkatėsisht do tė kujdeset pėr sigurinė, paqen dhe lirinė e tė
gjithė qytetarėve tė komunės sė Podujevės.
-
Komandanti i gjertanishmė i KFOR-it
deklaroi se po shkon nga Podujeva me pėrshtypjen se ky rajon ėshtė
njė vend me njė popullatė tė mrekullueshme, paqedashėse dhe me
kushte tė mira pėr jetė dhe me shpresėn se do tė vazhdojė ndėrtimin
e paqes dhe tė sigurisė, sė cilės do t'i kontriubojė edhe
kontigjenti qė na zėvendėson.
-
-
-
Mė 26
tetor merr fund llogaritja verore e kohės, akrepat kthehen prapa pėr
njė orė
-
-
Prishtinė, 20 tetor 2003
- Tė dielėn, mė 26 tetor, merr fund llogaritja verore e kohės. Nė
orėt 3 tė mėngjesit akrepat e orės do tė kthehen prapa pėr njė orė.
-
-
-
Suedi: Manifestime pėr Nėnėn Tereze
-
-
Malmė, 20 tetor 2003
- Lumturimin e Nėnės Tereze dje nė Vatikan, me njė vrag aktivitetesh
kulturore e shėnuan edhe bashkatdhetarėt qė jetojnė e veprojnė nė
Suedi. Njė mbrėmje kulturore me kėtė rast organizoi edhe Rrethi i
shoqatave shqiptare tė rajonit tė Skones.
-
-
Pėr jetėn, veprimtarinė dhe humanizmin e
Nėnės Tereze folėn Ragip Recica, kryetar i Rrethit, Shaban Murati,
ambasador i Republikės sė Shqipėrisė pėr Skandinavi dhe Hajrije
Bilalli, veprimtare e Shoqatės Kosovarja.
-
-
Avni Peci e Fatos Reshitaj recituan
vargje nga soneti poetik Nėna Tereze e Shqipėrisė tė autorit Kadri
Mani, kurse kompozitori Ahmet Bella interpetoi njė arie tė cilėn e
kishte komponuar pėr Nėnė Terezen.
-
Njė manifestim i ngjashėm u mbajt edhe nė qytetin e Vekshjes
organizuar nga shoqata shqiptare Nėna Tereze.
-
-
-
Pėrkeqėsohet situata me energji elektrike - 2 orė me drita e katėr
pa tė
-
-
Prishtinė, 20 tetor 2003
- Qė nga dita e djeshme,
furnizimi me energji elektrike nė Kosovė ėshtė pėrkeqėsuar shumė.
Kjo ka ardhur si pasojė e rėnies nga sistemi tė bllokut 2 tė
termocentralit Kosova B. Sipas pėrgjegjėsve tė KEK-ut orari i
reduktimeve ėshtė katėr me dy pėr terrin.
-
-
-
Nė
fshatin Pogragjė tė Gjilanit ėshtė vrarė nė pritė njė person dhe njė
tjetėr ėshtė plagosur
-
-
Gjilan, 20 tetor 2003
- Nė fshatin Pogragjė tė Gjilanit
ėshtė vrarė njė person dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nga tė shtėnat
me armė zjarri nė njė pritė.
-
-
Policisė tha se i vrari ėshtė Rexhep
Xhemajli 34-vjeēar nga Pogragja, ndėrkaq i plagosuri ėshtė babai i
tij Hevzi Xhemaili reth tė 60-tave, i cili ka marrė plagė tė lehta
nė njėrin krah.
-
Ngjarja ka ndodhur nė tė dalė tė kėtij fshati nė drejtim tė Gjilanit
dhe tash pėr tash nuk dihen rrethanat, kryesit e krimit dhe as
motivi i ngjarjes. Ndėrkaq, njėsiti rajonal i policisė po vazhdon
hetimet.
-
-
-
Pėr
vrasjen e civilėve shqiptarė janė dėnuar tre ish-pjesėtarė tė
ushtrisė jugosllave`
-
-
Beograd, 2 tetor
- Gjykata supreme ushtarake nė
Beograd ka dėnuar tre ish-pjesėtarė tė ushtrisė jugosllave me dėnime
shumėvjeēare me burg pėr shkak tė vrasjes sė dy civilėve shqiptarė
nė Kosovė, nė vitin 1999.
-
-
Majori Dragisha Petkoviq ėshtė dėnuar me
9 vjet burgim, ndėrkaq reshteri Nenad Stamenkoviq dhe ushtari
rezevist Tomica Joviq janė dėnuar me nga 7 vjet burgim.
-
Kėta tė tre, siē ka konfirmuar gjykata, nė vitin 1999 kanė vrarė nė
fshatin Sushicė e Epėrme ēiftin bashkėshortor Feriz dhe Rukije
Krasniqnin.
-
Mė herėt, nė qershor tė kėtij viti
nėnkoloneli Zllatan Manēiq ėshtė dėnuar me 14 vjet burgim pėr krime
lufte nė Kosovė, nė vitin 1999.
-
-
-
Nė
Tetovė pėrfundoi manifestimi letrar ndėrkombėtar "Ditėt e Naimit
2003"
-
-
Tetovė, 20 tetor 2003
- Nė Tetovė ka pėrfunduar
manifestimi letrar ndėrkombėtar "Ditėt e Naimit 2003" me orėn e
madhe letrare tė titulluar "Rruzulli poetik", ku poetėt pjesėmarrės
nga vende tė ndryshme dhe hapėsira shqiptare i lexuan vargjet e tyre
poetike.
-
-
Pas kėsaj ore letrare drejtoria e
manifestimit shpalli anėtarėt e nderit tė manifestimit letrar
ndėrkombėtar "Ditėt e Naimit", poetin e njohur shqiptar Din Mehmetin
nga Kosova dhe petin Murat Isaku nga Maqedonia. Nė fund tė kėtij
festivali u shpallėn edhe fituesit e shpėrblimeve tė kėtij
manifestimi.
-
-
-
As
njė javė pas organizimit tė zgjedhjeve lokale nė Shqipėri, nuk janė
publikuar rezultatet pėrfundintare
-
-
Tiranė, 20 tetor 2003
- As njė javė pas organizimit tė zgjedhjeve lokale nė Shqipėri,
Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) nuk i ka publikuar rezultatet
pėrfundimtare pėr tė gjitha njėsitė zgjedhore.
-
Dy partitė kryesore - PS dhe PD - kanė akuzuar njėra tjetrėn pėr
vonesėn nė publikimin e rezultateve nė dy qytetet mė tė mėdha tė
Shqipėrisė, nė Tiranė dhe Durrės.
-
Nė bazė tė rezultateve tė publikuara deri mė tash, nė 350 njėsi
zgjedhore Partia Socialiste ka fituar nė 178, ndėrkaq partia e
opozitės, Partia Demokratike nė 131 njėsi zgjedhore.
-
-
-
Nė
bazė tė njė vendimi, Kėshilli Suprem i Mbrojtjes sė USMZ ka lėnė
mundėsinė e intervenimit ushtarak nė Kosovė
-
-
Podgoricė, 20 tetor 2003
- Nė njė vendim tė
miratuar nga Kėshilli Suprem i Mbrojtjes sė Unionit Serbi-Mali i Zi
pėr pėrdorimin e forcave ushtarake e policore nė jugun e Serbisė,
ėshtė lėnė mundėsia e intervenimit ushtarak nė Kosovė.
Pėr pasojat e kėtij vendimi ka paralajmėruar nėpėrmjet njė letre
gjenerali Bllagoje Grahovac, kėshilltar i presidentit tė Unionit
Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq, shkruan gazeta e Podgoricės
"Vijesti". Grahovac nė letėr shtron pyetjen se pėrse janė bėrė
formulime tė tilla nė hijen e dialogut tė sapofilluar
Beograd-Prishtinė.
Poashtu gjenerali Grahovac i konsideron problematike edhe pjesėt e
tjera tė vendimit tė cilat mundėsojnė intetpretim tė gjerė tė
pėrdorimit tė forcės ushtarake dhe tė autorizimeve tė kreut ushtarak
tė Beogradit pa njė kontroll civil.
-
-
-
Preshevė: Pengohet trafkimi i 30 kurdėve
-
-
Preshevė, 20 tetor 2003
- Policia serbe ka penguar trafikimin e njė grupi prej 30 kurdėve nė
relacionin Turqi-Kosovė-Serbi-shtetet evroperėndimore. Njė grup prej
dhjetė kurdėsh ėshtė ndaluar nė rrugėn Depcė Preshevė pėrderisa dy
taksistė janė pėrpjekur t'i kalojnė mė tutje.
-
-
Me atė rast janė arrestuar taksistėt
Faik Kadriu nga fshati Zhunicė dhe Bajram Fejzuli nga fshati
Miratovc tė Preshevės. Poashtu pėr shkak tė mitos janė arresuar
policėt Abdulnaser Salihu nga Rahovica dhe Nebojsha Stojilkoviq nga
Vranjska Banja, tė dy pjesėtarė tė repartit policor tė Preshevės.
-
-
-
Ekstremi i djathtė fiton zgjedhjet nė Zvicėr
-
-
Bernė, 20 tetor 2003
- Partia e krahut tė djathtė, ajo Popullore e Zvicrės, po kremton
pasi u bė forca kryesore nė parlament pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme
nė vend, tė dielėn.
-
Partia Popullore, qė bėri fushatė me platformėn kundėr tė huajve dhe
kundėr Bashkimit Evropian, ngriti pėrqindjen e votės pėr afro njėzet
e tetė pėrqind.
-
Kjo ngritje erdhi nė llogari tė partive tė tjera konservatore.
-
Partia Popullore tashti po kėrkon njė vend shtesė nė koalicionin
shtatė anėtarėsh, qė ka qeverisur me Zvicrėn me njė pėrbėrje tė
njėjtė qė nga viti 1959.
-
Ajo ėshtė kėrcėnuar se do tė dalė nga koalicioni nė rast se
parlamenti i ri nuk miraton kandidatėt e saj pėr qeveri nė votimin
qė duhet tė bėhet nga mesi i dhjetorit.
-
-
-
Helikopterėt izraelitė kanė vrarė 2 palestinezė dhe kanė plagosur 5
tė tjerė
-
-
Gaza, 20 tetor 2003
Helikopterėt izraelitė kanė
kanė goditur sot (e hėnė) me dy raketa njė kamion nė qytetin Gaza
dhe kėshtu kanė vrarė dy palestinezė dhe kanė plagosur pesė tė
tjerė, njofton AP.
-
-
Ky ėshtė sulmi i dytė ajror izraelit i
sotėm brenda mė pak se tri orė. Identeti i tė vrarėve ende nuk ėshtė
dhėnė. Kamioni i goditur ka qenė afėr njė stacioni tė gasit, njė
kopshti tė fėmijėve dhe njė shkolle fillore. Njoftohet se qindra
njerėz janė mbledhur rreth mbeturinave tė automjetit tė ndezur.
-
-
-
Tre
tė vrarė dhe 23 tė plagosur nė tri sulme tė sotme ajrore izraelite
nė GazaTre tė vrarė dhe 23 tė plagosur nė tri sulme tė sotme ajrore
izraelite nė Gaza
-
-
Gaza, 20 tetor 2003
- Helikopterė dhe aeroplanėt
luftarakė izraelitė kanė kryer sot (e hėnė) tri sulme ajrore nė
afėrsi tė qytetit Gaza brenda katėr orėve, duke vrarė kėshtu dy
pjesėtarė tė Hamasit dhe njė kalimtar tė rastit, njofton AP.
-
-
Nė dy sulmet e para janė plagosur
gjithsej 23 vetė, ndėr tė cilėt 4 fėmijė dhe njė plakė 70-vjeēare,
kurse pėr sulmin e tretė s'ka njoftime tė ketė pasur tė plagosur.
-
-
-
Njė
aeroplan izraelit ka bombarduar ndėrtesėn afėr shtėpisė sė liderit
tė Xhihadit islamik nė Gaza
-
-
Gaza, 20 tetor 2003
Njė aeroplan luftarak ka
bombarduar sot (e hėnė) ndėrtesėn dykatėshe afėr shtėpisė sė liderit
tė Xhihadit islamik nė Rripin e Gazės, njofton Rojter. Nė kėtė
incident janė plagosur 12 persona, por lideri i lartpėrmendur
islamik ka shpėtuar i palėnduar.
-
-
Armata izraelite ka thėnė se ska qenė
cak i sulmit shtėpia e militantit Abdullah al-Shami, por shkatėrrimi
i njė fabrike tė armėve tė grupit militant tė Hamasit nė njė shtėpi
fqinje tė pabanuar.
-
-
Izraeli ka kryer kėtė sulm nė qytetin
Gaza vetėm disa orė pasi personat e armatosur kishin vrarė tre
ushtarė nė njė pritė tė mbrėmshme nė Bregun Perendimor.
Pėrgjegjėsinė pėr vrasjen e tyre nė pritė e kishte marrė njė grup i
armatosur, qė ka lidhje me fraksionin Al Fatah tė presidentit
Arafat.
-
-
-
Janė
gjetur trupat e pajetė tė 13 emigrantėve afrikanė nė njė barkė nė
ujėdhesėn italiane Lampedusa
-
-
Palermo, 20 tetor 2003
Trupat e pa jetė tė 13 emigrantėve afrikanė janė gjetur nė bordin
e barkės nė ujėdhesėn jugore italiane Lampedusa dhe dhjetėra trupa
tė tjerė mund tė jenė hedhur nga barka nė det, bėjnė tė ditur sot (e
hėnė) zyrtarėt, njofton Rojter.
-
-
Zyrtari italian i rojės bregdetare ka
thėnė se 15 emigrantė besohet tė kenė ardhur nga Somalia. Ata kanė
shpėtuar nga odiseja e natės sė skėterrshme nė detin mediteran,
kurse njė nga tė shpėtuarit, njė grua, ėshtė nė gjendje tė rėndė.
-
-
Tė shpėtuarit kanė thėnė se barka e tyre
ėshtė nisur nga bregdeti i Libisė para 20 ditėsh me rreth 100
emigrantė nė bord. Ata kanė thėnė se shumica e tyre kanė vdekur
gjatė udhėtimit dhe shumė trupa tė pajetė janė hedhur nė det .
-
-
-
Afėr
Nairobit ėshtė gjetur i vdekur njė delegat nė bisedimet paqėsore
somaleze nė Keni
-
-
Nairobi, 20 tetor 2003
Njė delegat nė bisedimet paqėsore somaleze nė Keni ėshtė gjetur i
vdekur nė njė mal nė periferi tė kryeqytetit Nairobi, njofton
BBCWorld. Sheiku Ibrahim Ali ishte njė nga tre personat e zbuluar tė
vdekur nga plagėt e marra me armė zjarri.
-
-
Dy tė vdekurit e tjerė ishin njė shok i
tij afarist dhe shoferi i tij lokal. Biznesmeni i pasur nga
kryeqyteti somalez Mogadishu, sheiku Ibrahim ka qenė gjithashtu
anėtar i asamblesė nacionale tė pėrkohshme tė vendit. Policia ka
tnėnė se aktualisht po bėjnė hetime nėse sheiku ėshtė vrarė pėr
motive politike.
-
-
-
Bler
merr veten
-
-
Londėr, 20 tetor 2003
- Kryeministri britanik Toni
Bler, ėshtė trajtuar nė njė spital tė Londrės pėr shkak tė
problemeve me zemrėn. Bleri, pesėdhjetėvjeēar, u pranua nė spital
pasi u ndie keq dhe u diagnostifikua me tė rrahura tė ērregullta tė
zemrės qė shkaktojnė mungesė tė ajrit dhe dridhje. Ai u mbajt nė
spital pėr rreth pesė orė.
-
Njė zėdhėnės tha se zoti Bler tashti ėshtė kthyer nė Dauning Strit,
dhe ėshtė nė gjendje tė mirė.
-
Mjekėt e kanė kėshilluar qė tė pushojė tė paktėn njėzet e katėr orė.
-
-
-
Bush
diskuton sigurinė nė Bangkok
-
-
Bankog, 20 tetor 2003
- Pas afro njė javė bisedimesh
paraprake, takimi i forumit pėr Bashkėpunim Ekonomik tė
Azisė-Paqėsore, ka hyrė nė ditėn e parė nė kryeqytetin tajlandez,
Bangkok.
-
Megjithėse disa anėtarė, nga njėzet e njė vende qė marrin pjesė nė
forum, duan qė takimi tė pėrqėndrohet nė qėllimin kryesor tė
APEC-ut, nė ekonomi, presidenti Bush po promovon pėrpjekjet e tij qė
tė pėrmirėsojė sigurinė rajonale duke luftuar kėrcėnimin nga
terrorizmi.
-
Presidenti Bush gjithashtu aludoi pėr njė kompromis tė mundshėm
rreth njė ēėshtjeje tjetėr rajonale, atė tė programeve tė armėve
bėrthamore tė Koresė Veriore.
-
Pas takimit me presidentin e Koresė Jugore, Roh Moo-hyun, zoti Bush
tha se mbetet me shpresė pėr ta bėrė gadishullin korean tė lirė nga
armėt bėrthamore.
-
-
-
Takim
i jashtėzakonshėm i NATO-s
-
-
Bruksel, 20 tetor 2003
- Ambasadorėt e NATO-s, do tė
takohen sot nė Bruksel pėr tė diskutuar planet e Bashkimit Evropian
pėr tė krijuar fuqinė e tij ushtarake.
-
Takimi i jashtėzakonshėm, para mbledhjes sė rregullt ditėn e marte,
u thirr qė tė shuaj frikėn amerikane se projekti i BE-sė do tė mund
tė dobėsonte aleancėn.
-
Zyrtarėt amerikanė janė cituar ta kenė pėrshkruar kėtė si njė
kėrcėnim serioz pėr tė ardhmen e NATO-s dhe nė veēanti ishin kritik
ndaj planeve pėr krijimine e njė selie tė pavarur nga aleanca.
-
Udhėheqėsit e BE-sė, megjithatė, kanė pohuar se projekti, i hartuar
nga Gjermania, Franca dhe Belgjika, nuk ka pėr qėllim tė sfidojė
rolin e NATO-s.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|