|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Akademi Pėrkujtimore nė nderim tė Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut

 
 

 
   

 

 

20 tetor 2003 / FR i LDK-sė - Me himnin e Kosovės filloi Akademia e djeshme pėrkujtimore nė Tetarin Kombėtar tė Kosovės nė nderim tė ish-truprojės sė presidentit dr.Ibrahim Rugova dhe tė Bekim Kastratit, ish-gazetar i gazetės “Bota sot”, nė dyvjetorin e vrasjės sė tyre.
 
Telegramin e presidentit Rugova drejtuar kėtij tubimi tė organizuar nga kryesia e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė dhe nga gazeta “Bota sot”, e lexoi nėnkryetari i FR tė LDK-sė z.Sejdė Tolaj. “ Pikėrisht nė ditėn e shenjtėrimin tė nėnės sė madhe shqiptare, Nėnės Tereze, po bėhen dy vjet qėkur nga ne u ndanė dy bijtė mė tė mirė tė Kosovės, Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
  
Andaj mė lejoni qė nė emėr tė Presidencės sė Kosovės t’ju dėrgoj ngushllimet e mia mė tė sinqerta”- thuhej ndėr tjera nė telegramin e presidentit Rugova tė dėrguar nga Roma.
 
Mė pas, nė emėr tė gazetės “Bota sot” dhe tė editorit z.Xhevdet Mazrekaj, tubimit iu drejtua z. Bajrush Morina, i cili e paraqiti fjalėn kryesore, ndėrsa mė pas njoftoi se ēmimin “Bekim Kastrati”, i cili pėr ēdo vit u ndahet gazetarėve mė tė suksesshėm nga redaksia e kėsaj gazete, sivjet i ėshtė ndarė z. Gani Tėrshnjaku, gazetar i kėsaj gazete.
 
Pėr jetėn dhe veprėn e Bekimit dhe Besimit foli z.Halit Barani, kryetar i KMDLNJ nė Mitrovicė. Kėtė ēmim kėtij gazetari ia dorėzoi babai i Bekim Kastratit, z. Hajriz Kastrati. Nė emėr tė familjės Dajaku, tubim e pėrshėndeti vėllai i Besimit- Liridon Dajaku.
 
Nė fund, fjalėn e mori edhe z. Gani Geci ish-luftėtar i ditėve tė para tė ish-UĒK-sė, dhe shok i ngushtė i dy tė vrarėve, i cili kishte qenė bashkė me tė vrarėt gjatė atentatit tė kryer, por i cili, falė zotit, kishte shpėtuar gjallė me disa plagė.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.