|
Pėrsekutor asht ai qė projektoi, frymėzoi dhe nxiti
shkeljen e tė DREJTAVE TE NJERIUT, me tė gjitha mėnyrat e mjetet e
mundshme mbi bazė ideologjike; asht edhe ai qė realizoi nė mėnyrė tė
drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė shkeljen e kėtyne tė drejtave.
19 tetor 2003 / TN
Nga
Bep KUQANI
(Stamford,
SHBA)
U befasova
sė tepėrmi nga intervista e Z. Kurt Kola, dhane gazetės ILLYRIA, qė
botohet nė New York, para pesė javėsh (mue mė ra nė dorė kjo gazetė
vetėm para nji jave), nė tė cilin kėrkonte hapjen e dosjeve pėr tė ish
- Pėrndjekurve Politikė, me qėllim pėrjashtimin e tyne nga e drejta e
damshperblimit pėr vitet e burgut.
Dhe u
befasova sė tepėrmi, sepse kjo kėrkesė mu duk sa naive aq edhe e
vonueme edhe e padrejtė.
Naive,
sepse a kujton Z. Kurt Kola, se kėto dosje janė tė gjitha nė rregull,
tė pacėnueme, d.m.th. se nuk janė hapun, nuk janė seleksionue, nuk
janė zhdukė ose fallcifikue?
Edhe pse
teorikisht duhet tė ishte pikėrisht kėshtu, sepse nuk ka dalė ende nji
ligj pėr hapjen e tyne dhe se ēdo veprim i kundert do tė pėrbante nji
shkelje tė randė dhe tė dėnueshme; dihen tashma pėrgjigjja e kėtyne
pyetjeve: Janė vetė pėrsekutorėt tonė
krijuesit e kėtyne dosjeve; Janė ata vetė, qė i kanė nėn zotnim ato;
Janė ata vetė, qė pėr tė mbulue gjurmet e krimeve tė tyne i kanė
zhdukė, i kanė fallsifikue, i kanė manipulue, tjetersue dhe kanė ba
ēka kanė dashtė vetė me to, tue trillue edhe dosje tė tjera tė paqena;
shkurt tue i ba tė pavlefshme dhe ēorientuese nga pikpamja e
vėrtetėsisė sė tyne.
A se din Z.
Kurt, se njė pjesė e mirė e sigurimsave dhe e bashkpuntorve
tė tyne (pa pėrfshi kėtu ish Pėrndjekurit Politikė), janė paisė me
karten e ish tė pėrsekutuemve me dijeni tė plotė dhe qėllime tė
caktueme, pėr ta pasė nėn kontroll total Shoqaten Kombėtare dhe nė
rasė nevoje, pėr ta pėrēa e shpartallue ate, siē rezultoi ma vonė dhe
pėr tė rritė artificialisht numrin e kėsaj shtrese, pėr pėrftime
ndihmash eventuale nga jashtė, tė cilat pėrflitet, se kanė qenė tė
konsiderueshme, por qė pėrfunduen nė destinacione tė tjera.
E tash Z.
Kurt Kola, kėrkon me ia zbutė faturen Qeverisė, tue pėrjashtue
pikėrisht ata qė ajo vetė i ka fute nė kėtė shtresė!
E
vonueme, sepse kjo ēeshtje asht dasht ngritė me kohė e me vakt, e
me forcen ma tė madhe, qysh nė fillimet e ardhjes sė P.D. nė pushtet.
E
padrejtė, sepse kėrkohet hapja e dosjeve vetėm pėr ish - tė
Pėrndjekunit Politikė dhe jo pėr tė gjithė bashkėpunėtorėt e Sigurimit
tė Shtetit, pa pėrjashtim.
Kur kje
shtrue problemi i dosjeve nė kohėn e pushtetit tė PD-sė: Tė hapen
ose jo, kjo ēėshtje kaq e thjeshtė mori trajtat e nji problemi
kaq tė nderlikuem, sa pėr zgjidhjen e tij u mendue tė shtrohej nji tryeze
e rrumbullakėt, me drejtues partiakė socialisto - komunistė, me
intelektualė tė kompromentuem e bashkėpunėtorė tė kėtyne dosjeve, pėr
tė vendosė gjoja kėta me konsensus, nėse duhen hapun e si duhen
hapun ato.
Nė qoftėse,
ne pranojmė tezen e Z. Sali Berisha, simbas tė ciles kėtu nė vendin
tonė, jemi tė gjithė bashkėvuajtės e bashkėfajtorė, atėherė
ky problem (problemi i dosjeve) ska arsye qė tė shtrohet afre, sepse,
nė nji vend ku tė gjithė janė bashkėvuejtės e bashkėfajtorė,
janė tė gjithė tė pėrsekutuem e pėrsekutorė; pra ska asnji
kufi tė caktuem dallimi midis tyne.
Po a mund
tė gjindet nė kėtė botė, ndonji shtet e ndonji popull ku e gjithė
shoqnia e kėtij vendi tė jetė pėrsekutore e vetvetes?
Nuk mund tė
imagjinohet nji tezė ma cinike dhe absurde se kjo, e cila synon tė
shkrijė nė njė qėnie tė vetme tė pėrsekutuemin me persekutorin!
Kjo tezė pėrmbanė nė vetvete mohimin e plotė tė sė
Vėrtetės.
Shteti njeh
me ligje PAFAJSINĖ e ish Pėrndjekunve Politik; njeh me ligje DETYRIMIN
MORAL E MATERIAL TE TIJ ndaj kėsaj shtrese; njeh me ligje STATUSIN E
TE PERNDJEKUNIT POLITIK gjatė regjimit komunist (natyrisht jo nga
dėshira e mirė por nga imponimi i rrethanave, qė krijoi shembja e
sistemit komunist). Po pėrsekutorėt e
kėtyne tė Pėrndjekurve Politikė, kush janė e ku janė?
Pėrderisa
njihet i pėrsekutuemi, perderisa pėr tė persekutuemin asht formulue
njilloj pėrkufizimi ligjor, se kush mund tė quhet i tillė, duhet
medeomos tė njihet edhe pėrsekutori, tė formohet edhe pėr atė njė
pėrkufizim ligjor, qė pėr mendimin tem duhet tė jetė pak a shumė
kėshtu:
Pėrsekutor
asht ai qė projektoi, frymėzoi dhe nxiti shkeljen e tė DREJTAVE TE
NJERIUT, me tė gjitha mėnyrat e mjetet e mundshme mbi bazė
ideologjike; asht edhe ai qė realizoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo
tė tėrthortė shkeljen e kėtyne tė drejtave.
Shihet
qartė, se me kėtė pėrkufizim pėrfshihen tė gjithė pėrsekutorėt e
vėrtetė, tue fillue nga tė gjithė strukturat e organeve tė diktaturės,
pushtetarėt dhe partiakėt funksionarė, gardianėt e pashpirtė tė
birucave, tė burgjeve dhe kampeve, dėshmitarėt e akuzave, qė u banė
shkak pėr dėnime, internime apo pėrsekutime tė njerėzve, qė tue kenė
komnadanta brigadash pune nė kampet e Bedenit, tė Maliqit etj., u
sollėn me egėrsinė e bishave tė egra ndaj bashkėvuajtėsve tė tyne.
Pėrderisa e
gjithė klasa politike qė drejton sot vendin me pozitė e opozitė janė
ish pėrsekutorėt tonė direkt dhe bijtė e tė afėrmit e tyne; pėrderisa
dosjet u hapėn vetėm pėr deputetėt e lart, siē pat deklarue
Sali Berisha dhe pėrderisa kjo elitė e zgjedhun nga populli,
nga rezultoi nga komisionet e verifikimit tė pastėrtisė sė figurave si
krejtėsisht e pastėr; atėherė pyes pėrsėri:
Kush
paskan qenė dhe janė pėrsekutorėt tanė?
Kjo do tė
thotė, se pushteti i sotėm komunisto - pedeist, i ka marrė plotėsisht
nėn mbrojtje pėrsekutorėt e vėrtetė; se tue kenė vetė ky pushtet
esencialisht komunist, asht i implikuem krejtėsisht nė kėtė ēėshtje,
asht vetė bashkfajtorė e bashkpėrsekutor: kjo do tė thotė se
kriminelėt nuk do tė ndėshkohen asnjiherė; se demokracia dhe krimi do
tė mbetėn pėrjetėsisht vėllezėr opozitarė!
Asht e
kjartė se me kėtė klasė politike, nuk do tė mund tė kemi kurrė njė
shtet me tė vėrtetė juridik e demokratik.
Ndaj kjo
Qeveri dhe ky pushtet, ban ēmos qė ti shmanget detyrimit ligjor pėr
damshpėrblimin e ish Pėrndjekurve Politikė, nėn pretekstin se qenka
fatura e madhe. PO a nuk e kanė zhytė vetė vetėn kaq thellė nė
kėtė borxh? E kam thanė edhe nji herė ma pėrpara: Ska faturė tė
pėrballueme pėr nji shtet ligjor, kur ekziston vullneti i mirė dhe
principi i drejtėsisė!
Prandaj
kėrkesa e Z. Kurt Kola pėr penalizimin e vetėm tė nji pjese tė
bashkpuntorve tė Sigurimit dhe tė pikėrisht tė asaj pjese tė ish
Pėrndjekurve Politikė, mue mė duket nė themel e padrejtė dhe jo e
mbėshtetun juridikisht, sepse pėrpara ligjit duhet tė pėrgjigjen e tė
japin llogari tė gjithė njilloj dhe jo vetėm nji pjesė.
Gjithashtu
edhe kapitullimi i Z. Kurt Kola para Komisionit Qeveritar, pėr zbutjen
e damshpėrblimit deri nė masėn gjysėm pėr gjysėm asht nji akt
kompromisi dhe servilizmi i papranueshėm pėr tė gjithė ish
Pėrndjekunit Politikė: ose damshpėrblimi i plotė konfromė Kushtetutės,
ligjeve dhe Kodit Penal nė fuqi, ose hiēfare!
Le ti
mbetet ma mirė pėrgjegjėsia Qeverisė; le tė marrin vesht e gjithė
bota, se kjo Qeveri dhe ky pushtet shkelė me tė dyja kambėt ligjet, qė
ka hartue e miratue vetė!
Pazarlleqe
me tė drejtat tona, ska tė drejtė tė baj askush.
Dėrguar
mė 18 tetor 2003,
nga Klajd Kapinova Nju
Jork
|