| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Elvira Dones, zėri
origjinal i prozės femėrore |
|
|
|
|
|
|
|
|
- -
Pėr librin e saj tė tretė "Lule tė gabuara" dalė nė
dritė nga shtėpia botuese Onufri mė 1999 Ali Podrimja ka thėnė
"...lakuriqon diktaturėn shqiptare, por dhe xhunglėn e metropoleve.
Nuk kam parė film, as kam lexuar kund ēfarė jipen skenat orgie tė
njerėzve tė humbur si nė kėtė libėr. Pėrmes fateve pėrfytyrohet edhe
Kosova"
-
- -
Robert Elsie: Elvira Dones ėshtė njė nga autoret mė
tė lexueshme shqiptare
-
- 18 tetor
2003 / TN
-
-
Dhurata HAMZAI
-
-
Megjithėse po mbėrrin nė majėn e
karrierės sė saj letrare, shkrimtaren Elvira Dones, rrethet letrare
tė Shqipėrisė e kanė harruar, sepse ajo aktualisht jeton nė Zvicėr.
E mėrguar si shumica e shqiptarėve qė kanė dashur tė bėjnė diēka tė
rėndėsishme nė jetėn e tyre, Elvira e ka vazhduar me njė qetėsi e
kthjelltėsi tė ēuditshme rrugėn e krijimtarisė. Veprat e saj kanė
arritur njė mumėr tė konsiderueshėm, ndėrsa ajo ende krijon dhe lė
pėrshtypje nė rrethet e letėrsisė europiane.
-
-
Stili i Elvira Dones pavarėsisht nga
tematika apo pėrmbajtja e brendshme e veprave tė saj i vė
pėrfundimisht njė kufi arbitrar nėpėrmjet kėsaj rezonace krijuese tė
re gjithė atyre ligjėrimeve letrareske, tabuve tė sė kalurės
socrealiste, duke e ngritur prozėn femėrore nė Shqipėri nė njė
piedestal tė denjė. Elvira Dones vjen duke u afirmuar si shkrimtare
e talentuar pas dy romanesh tė suksesshme: "Dashuri e huaj" -
ngjarje e jetuar nga vetė autorja dhe "Kardigan" - njė histori e
shpirtit femėror shqiptar qė jeton mes Lindjes e Perėndimit.
-
-
Por Dones ka patur mjaft sukses edhe me
vėllimin me tregime "Lule tė gabuara" njė vėllim bashkėkohor, i
shkruar nė njė mėnyrė tepėr befasuese qė e ka siguruar mė tepėr
shkrimtaren pėr vijueshmėrinė, Elvira ka edhe tituj tė tjerė librash
tė cilėt nisin me njė formė rrėfyese si "Ditė e bardhė e huaj", etj.
Stili i saj nė dukje shfaqet i lehtė, por ndėrsa e lexon, tė siguron
pėr forcėn shprehėse, energjinė, ku fillojnė tė pluskojnė detajet me
njė shpejtėsi marramendėse dhe sė fundi autorja shkakton njė joshje
tė sigurt pėr tė ndjekur vazhdėn e rrėfimeve tė saj.
-
-
Me daljen nė dritė tė romanit "Dhe yjet
nuk vishen kėshtu", Elvira Dones e ka pasuruar nė shkallėn mė tė
lartė stilin e saj, thotė studiuesi Robert Elsie duke argumentuar
pjekurinė e njė shkrimtareje tė sprovuar dhe ai thotė se "ajo
aktualisht ėshtė njė nga autoret mė tė lexueshme shqiptare". Pjesa
mė e madhe e veprave tė saj janė pėrkthyer nė gjuhė tė huaj dhe tė
tjerat do tė vazhdojnė tė pėrkthehen.
-
-
Elvira Dones ka lindur nė qytetin
bregdetar tė Durrėsit nė vitin 1960. Ajo studioi nė Universitein e
Tiranės dhe punoi pak kohė nė televizion. Aktualisht jeton Zvicėr.
Novelėn e parė tė saj, "Dashuri e huaj" e botoi nė Tiranė mė 1997) e
cila ka patur mjaft elemente autobiografike.
-
-
Nė veprat e mėpasme Elvira Dones i ka
kapėrcyer elementet autobiografike duke trajtuar mė gjerėsisht
problemet e emigracionit dhe mjaft ēėshtje tė rėndėsishme tė
urbanizmit tė pėrbotshėm. Tė flasėsh pėr botėn shpirtėrore tė
krijuese apo pėr periepcitė e saj ėshtė e tepėrt, sepse tashmė ato
janė kthyer nė njė invers artistik. Por shkrimtarja e re Elvira
Dones ėshtė vlerėsuar nga studiues tė njohur tė letėrsisė pėr
talentin e saj ku ndėr tė tjera Ramiz Kelmendi ka thėnė: "Elvira
Dones dallon nga shkrimtaret e tjera shqiptare pėr guxim, talent e
tekst. Mbajeni mend kėtė emėr."
-
-
Nė librin pėr librin e saj tė tė tretė
"Lule tė gabuara" dalė nė dritė nga shtėpia botuese Onufri mė 1999
Ali Podrimja ka thėnė "lakuriqon diktaturėn shqiptare, por dhe
xhunglėn e metropoleve. Nuk kam parė film, as kam lexuar kund ēfarė
jipen skenat orgie tė njerėzve tė humbur si nė kėtė libėr. Pėrmes
fateve pėrfytyrohet edhe Kosova. Elvira nė mėnyrėn mė dinjitoze
mbron identitetin e vet kombėtar. Libri mbyllet me fjalinė: kėtė
herė nė listėn e tė vdekurve nuk ka shqiptarė. Pėrfundimi: nė botė
vėshtirė tė gjendet".
-
-
-
-
Fragment nga romani "Ditė e bardhė e
fyer"
-
-
...Tė kthehem tek dita e bardhė.
-
-
Nėn lėbyrjen e saj bukuria e tij dilte
nė pah me gjithė tė fshehtat e saj. Kishte futur duart nė xhepat e
xhinseve dhe bardhėsia disi e zymtė e ditės i jepte blusė sė syve tė
tij njė nuancė tė zbėrdhylur. Kaltėrsia e tyre qe zbehur, si kthesa
e fundit nė jetėn e Maksit. Emri i tij i vėrtetė ishte Massimo.
Ashtu si Aleksi quhej nė tė vėrtetė Alessia. Nga kjo anė e Evropės e
kishin zakon t'i shkurtonin emrat italianė apo mesdhetarė duke u
dhėnė atyre njė theks verior, prusian, celtik apo diēka tė kėtillė.
Emrat me tingull tė kėndueshėm gjatė cungimit merrnin diēka
ushtarake: Alessia kthehej nė Aleks, Franēesko shkurtohej nė Franko
ose Frank (ishte njė emėr me tingull e kthehej nė njė lemzė),
Massimo nė Maks, Mikele nė Maik apo edhe mė zi, Maikh, me h-nė
gjermane nė bisht tė emrit qė tė shkulte bajamet vendit gjatė
shqiptimit. Por kėto janė gjėra subjektive, ndoshta isha vetėm unė
qė i shihja kėshtu ngaqė ndjeshmėria ime qe krejt e ndryshme nga
ndjeshmėritė e kėtyre anėve.
-
-
Maksi mė vėshtroi e mė vėshtroi, pa
folur, ndonėse kjo ishte njė ditė nga ato pėr tė folur deri sa tė tė
bėhej gjuha shkrumb nga dėrdėllitjet.
-
-
Zot, se ishte njė ditė pėr tė folur ajo!
-
-
Mund tė flisje pa patur nevojė tė
kuptoheshe. Edhe pa t'u lipsur qė tė nxirrje pasaporta e tė thoshe:
vij nga filan zullum apo fistek parajsė. Ishte njė ditė kur mund tė
flisje, i sigurt se bota do tė tė kuptonte. Gjithė ferret e gjithė
parajsat, nėn butėsinė prej puplash tė atij qielli, ishin njėlloj tė
rrėfyeshme. Por ne Tė Dy e humbėm atė mundėsi dhe vazhduam tė
vėshtroheshim njė copė herė aq tė gjatė, sa kjo tinzare na e
gėlltiti atė nė barkun e vet tė thellė sa fundi i oqeanit nėpėr tė
cilin qe zhdukur Aleksi.
-
-
-
-
"Lule tė gabuara", tregime
-
-
(fragmente)
-
-
"Tani je... Romina e Xhaferėve."
-
-
"Gėnjen ti horr hajdut rrobash, tani
jam kurvė, jam njė copė kurvė dhe me siguri ti po tallesh me mua nė
atė mendjen tėnde prej shqiptari tė qelbur."
-
-
"Jo", u mundua tė mbrohej Ahmeti me
gojė, ndonėse mendja i tha po, ashtu ishte, ajo tani ishte vetėm njė
copė kurvė, nga gjithė ajo vajzė e bukur dhe e brishtė qė pati qenė
kish mbetur kjo kurva e tanishme, siē nga mekaniku i mrekullueshėm
qė ai kish qenė njėherė e njėkohė, kish mbetur vetėm ai shofer
plehrash pa din e pa iman, "kush tė tha qė po mendoja gjėra tė
tilla? Unė..."
-
-
"Mė pėrēmon se jam katandisur kėshtu?
Ta tregoj unė ty nderin e namuzin e hundėn pėrpjetė, horr horri, se
nėse unė jam kurvė, ti je hajdut i rraqeve tė kurvave, pra nuk je
larg meje."
-
-
"Ti je kurvė, unė nuk jam hajdut."
-
-
Romina e pėshtyu nė fytyrė me sa pati
fuqi. Mori tė ikte, por nė mes tė rrugės u kthye nga ai edhe mė e
tėrbuar.
-
"Ky horri po mė quan kurvė. Vajza, njė
brekėgrisur si puna e tij ka fytyrė tė mė thėrrasė kurvė. Ka fytyrėn
tė na quajė tė gjithave si ato plehrat qė mbledh nėpėr kazanė. I
duket vetja mė i mirė nga ne."
-
-
"Ēfarė do qė t'i bėjmė?" Bėrtiti
Ekstaza me sa pati nė kokė.
-
-
"Ta rrahim paq." Dha dėnimin Romina.
-
-
Kėtė herė u bashkuan tė gjithė, viktima
e padronė. Kush pėrdori duart, kush kėpucėt, thasėt e sapozbrazur tė
plehrave, copra karrigesh tė thyera, dhe ia ndezėn kurrizin paq
shoferit.
-
-
Kur mbėrriti policia, Ahmet Lamaj
dergjej pėrtokė, mes njė harte gjaku e kockash tė bluara. Dy mace
vėrtiteshin rrotull burrit pa e pėrfillur, ishin aty pėr hesap tė
tyre, po i merrnin erė shoshoqit para se tė kapėrtheheshin, ē' punė
kishin me njerėzorin qė dergjej nė tokė?
-
-
Katėr veturat me pesė kurvat brenda
ishin zhdukur nėpėr pranverėn e zhurmshme, midis diellit qė mė nė
fund kish dalė tė ngrohte ca, horri, edhe ai. Veturat shkarkuan
gratė para barakės ku banonin.
-
-
"Herė tjetėr na shkoftė mė mbarė."
-
-
Pėrshėndetėn meshkujt me tallje. Ashtu,
mėrmėriti zėzvarritur Ekstaza dhe vėshtroi kėmbėt e saj
hollivudiane.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|