|
- 17 tetor
2003 / TN
-
-
Nga,
Mero BAZE
-
-
Prej katėr
ditėsh, opinioni shqiptar po ngarkohet me njė incident, i cili me
siguri do tė ishte harruar sikur zhvillimet politike dhe rezultati i
zgjedhjeve tė ishte i gėzueshėm pėr Partinė Socialiste. Njė grup
militantėsh fanatikė tė organizatave tė mbetura tė Vorio-Epirit nė
veri tė Greqisė, tė cilat mbajnė frymėn gjallė duke gėnjyer grekėt
pėr Himarėn, mbinė nė sheshin qendror tė qytezės sė vogėl dhe hodhėn
parrullat qė kanė 13 vite rresht qė i hedhin nė ēdo qytet tė jugut
tė Shqipėrisė, sa herė duan tė krijojnė incidente. Mes tyre unė
njoha fytyrėn e Karathanos, njė militant radikal nacionalist grek qė
ėshtė akuzuar pėr masakrėn e Peshkėpisė nė Prill tė vitit 1994, ku
humbėn jetėn dy ushtarė shqiptarė.
-
-
Nė
reportazhin e transmetuar nga "Top Channel" fytyra e militantit
nacionalist grek ishte e qetė dhe duket se qėndronte pas gjithė
organizimit tė disa tipave histerikė qė thėrrisnin "Poshtė
Shqipėria", "Shqipėria - Al Qaida" etj.. Por kjo ngjarje ka ndodhur
mė 13 Tetor ndėrsa furtuna ndaj saj mė 15 dhe 16 tetor. Arsyeja
shihet se ka tė bėjė me nevojėn qė ka politika shqiptare pėr tė
pėrdorur nacionalizmin, kur hyn nė krizė.
-
-
Nė kėtė
spirale kanė hyrė me ēiltėrsi mijėra qytetarė patriotė shqiptarė, qė
nuk e durojnė dot atė histeri antishqiptare, dhe natyrisht tė gjithė
ata qė pėrpiqen tė nxjerrin ndonjė arsyetim pėr humbjen e Partisė
Socialiste nė Jug tė Shqipėrisė.
-
-
Nė kėtė
debat e di qė ka shumė vend pėr retorikė dhe pak vend pėr arsyetim,
por sė paku thelbi i debatit duhet ndarė. A ėshtė ngjarja e Himarės
njė provokim i nacionalizmit mbi politikėn, apo njė provokim i
politikės ndaj nacionalizmit?! Mendoj se ėshtė e dyta, pėr shumė
arsye.
-
-
Arsyeja e
parė ėshtė se fushata elektorale nė Himarė, nuk kishte nota
nacionaliste. Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisė sė Himarės, zoti
Bollano, nuk ka bėrė njė fushatė nacionaliste qė tė provokonte
politikėn. Nuk ka asnjė tė dhėnė qė ai tė ketė mbėshtetur fushatėn,
mbi pretendime territoriale apo tendenca separatizmi. Nuk ka shfaqur
urrejtje etnike dhe nuk ka bėrė thirrje antikushtetuese qė tė
provokone njė debat politik rreth nacionalizmit tė tij. Dita e
votimit pati eksese nė disa qendra votimi fshatrash qė pėrfunduan me
pėrgjakje komisionerėsh dhe qytetarėsh. Kėtė fakt e pėrdorėn
nacionalistėt grekė. Ata mbinė aty tė gatshėm pėr tė demonstruar
vjetėrsinė dhe primitivizmin e tyre me tė cilin mbajnė frymėn gjallė
nė Greqi, duke gėnjyer ndonjė grek tė SHBA-sė pėr t'i marrė parą nė
emėr tė Himarės.
-
-
Ata njerėz
normalisht arrestohen nė ēdo vend tė botės. Qesharak ėshtė fakti se
Shėrbimi Informativ Shtetėror, - i cili sė paku dosjen e Karathanos
dhe tė disa fytyrave tė tjera qė u shfaqėn aty e ka nė dhjetėra
sirtarė, - nuk u ndie aspak, ndėrsa duhet tė kishte vepruar. Biles
qė nė kufi. Unė nuk e di se si mund tė lejohet tė hyjė nė territorin
e Shqipėrisė njė qytetar grek, i cili ėshtė akuzuar nga njė gjykatė
se ka bėrė krime ndaj Shqipėrisė. Shėrbimi Informativ Shtetėror - ai
qė duhet tė ishte "patrioti i parė dhe i fundit" i kėsaj
tragjikomedie, - nuk veproi, heshti dhe doli jashtė loje. Kjo, ose
se ata njerėz nuk janė vėrtet ndonjė rrezik, ose se SHISH-i ynė
vazhdon tė merret me punė partiake dhe jo kombėtare.
-
-
Mė tej
akoma, policia jonė dhe pikat e kontrollit kufitar, i lejuan tė
dalin kėta ekstremistė, sė bashku me shtetasit shqiptarė qė
silleshin si kuaj tė harbuar nė shesh tė Himarės, pa u hyrė gjemb nė
kėmbė. Dhe kur u siguruan se Karathano mbėrriti shėndosh e mirė nė
Athinė atėherė morėn poza patriotike. As ata, votuesit histerikė
antishqiptarė qė pėr ēudi na paskėshin qenė dhe komisionerė
socialistė vite mė parė, nuk u ndaluan, por kaluan nė Kakavijė
qetė-qetė. Pasi ata ikėn, politika hapi zjarr mbi ta. Njė valė e
pazakontė nacionalizmi, e frymėzuar nga politika, vėrshoi nė Himarė,
pa ditur ku tė derdhet.
-
-
Nė Himarė
nuk janė ata qė grisėn flamurin.
-
-
Shteti ynė
"nacionalist" i la tė iknin, nė mos i ka pėrcjellė me nderime. Nė
Himarė janė pleqtė dhe plakat e shkreta qė kanė mbetur pa djem nė
shtėpi, ngaqė nuk kanė ku tė punojnė dhe me se tė rrojnė. Atje janė
dhe disa nėpunės bashkie qė presin tė hyjnė nė zyra dhe ca tė tjerė
qė tė dalin. Pamjet patriotike tė disa makinave nga Vlora pėr herė
tė parė nuk mė impresionojnė aspak. Nė vitin 1997 kam qenė nė Vlorė
dhe kam parė tė kundėrtėn. Kam parė Karathanon dhe shumė nga kėta
"patriotė" qė bėnin rrugėn e kundėrt, nga Himara drejt Vlorės me
flamur grek nė dorė pėr tė rrėzuar regjimin e Sali Berishės. Dhe
atėherė ishte e njėjta sėmundje, por nė sens tė kundėrt. Regjimi
donte tė mbijetonte duke bėrė prezent rrezikun grek dhe pėrfshirjen
e tyre nė trazira.
-
-
E vėrteta
ėshtė se ata u pėrfshinė nė djegien e Jugut, qoftė si komando, qoftė
si ushtarė, njėsoj siē ishin gati tė pėrfshiheshin dhe mė 13 Tetor.
Por komandantėt e shtabeve ishin gjithmonė shqiptarė, biles dhe nga
kėta qė tani shtiren patriotė. Ata palo grekė qė mbėrritėn nė Himarė
janė pak pėr tė na mundur neve. Ne jemi shumė pėr tė rrėnuar
vetveten. Dhe ne jemi ata qė po shpallim tashmė Himarėn vatėr krize
e betejė pretendimesh pėr Greqinė. Kush shpall njė luftė tė tillė,
ėshtė armiku real i Himarės dhe i Shqipėrisė.
-
-
Greqia
kurrė nuk ka qenė mė afėr ėndrrės sė saj pėr pretendime mbi Himarėn,
se sa tani, qė shqiptarėt po e kthejnė atė nė njė problem.
Kėmbėngulja e njė grupi qytetarėsh tė rebeluar pėr tė shkuar nė
Himarė dhe bllokimi i tyre po me kaq kėmbėngulje nga policia, ngjan
pjesė e lojės pėr tė ngritur tensionin. Ata djem, qė nė rastin mė tė
mirė janė me tė vėrtetė patriotė, nuk kanė ēfarė tė shpėtojnė nė
Himarė. Lėrini tė kthehen nė shtėpitė e tyre! Kėtė ngjarje po e
kthen nė problem ajo pjesė e politikės shqiptare qė ka parim tė
aksionit tė saj politik, zhdukjen e identiteteve politike dhe etnike
tė komuniteteve shqiptare.
-
-
Socialistėt shqiptarė nuk pranojnė qė ata pak grekė qė janė nė
Shqipėri, tė pėrfaqėsohen nga grekė dhe ata pak filogrekė qė ka nė
Himarė, tė pėrfaqėsohn nga filogrekė. Socialistėt shqiptarė duan t'i
pėrfaqėsojnė vetė edhe grekėt, edhe filogrekėt, edhe vllehėt, edhe
romėt, edhe shulet e kėshtu me radhė. Ndėrsa ata duan tė kenė
deputetin e tyre nė Dropull, nė Vurg, kryetarin e tyre tė Bashkisė
nė Himarė dhe gjetkė. Socialistėt veprojnė sipas parimit se nėse na
duhen marrėdhėniet e mira me Greqinė, bėjmė qeverinė filogreke por
jo tė lėmė kryetarin e Bashkisė sė Himarės.
-
-
Arsyeja
ėshtė e thjeshtė. Nė Himarė kėto tre vjet janė shitur tokat e
himariotėve autoktonė. Socialistėt, qė u dhimbset Himara, nuk kanė
respektuar, tė parėt, historinė e Himarės, origjinėn e saj tė
vjetėr. Ata kanė grabitur tokat e saj dhe i kanė noterizuar si prona
tė tyre duke miratuar leje pėr fshatra turistikė dhe vila banimi,
sikur tė ishin nė mall tė vet. Kėtu fillon dhe mbaron patriotizmi i
tyre pėr Himarėn. Kėtu fillon dhe mbaron hipokrizia e tyre me pakica
greke nė Shqipėri. Se ata kanė parimin qė Greqia respektohet duke iu
pėrkulur kryeministri nė Tiranė dhe jo duke u folur greqisht qoftė
dhe nė Himarė.
-
-
Kriza e
Himarės siē po paraqitet kėto ditė, ėshtė thjesht njė provokim
politik i socialistėve mbi njė tufė idiote nacionalistėsh grekė,
duke u ndarė tė dy palėt tė kėnaqura. Tufa e nacionalistėve grekė u
kthye nė Greqi "fitimtare" pa u cėnuar nga shteti shqiptar dhe mund
tė ketė fituar edhe ndonjė parą. Socialistėt ia arritėn qė pėr dy
ditė tė fshehin masakrėn elektorale qė kanė bėrė nė Durrės dhe
Tiranė, dhe tė shtiren si patriotė. Mė tej asgjė nuk ka ndodhur,
pasi nė Himarė, pėr fat tė mirė nuk shikohen stacione televizive
shqiptare dhe nuk shkojnė gazeta dhe kjo pėr "meritė" tė qeverisė
shqiptare. Kėshtu qė atje nuk dinė gjė qė qeveria jonė ėshtė bėrė
patriote. Ata e mbajnė mend si dikur. Lėrini ata "djem qė duan tė
shkojnė"... nė Himarė, tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
-
-
Copyright © Media Enter 2003
|
-
|