| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova merr pjesė nė ceromoninė e lumturimit tė Nėnės
Tereze
-
Ministria e Arsimit nuk licencoi disa shkolla private
-
Misioni i OSBE-sė pranon se nė disa zona tė Kosovės ekzistojnė
struktura paralele`
-
Marek A. Novicki ėshtė kthyer nė Kosovė
-
Me
njė tribunė shkencore u shėnua 90-vjetori i kryengritjes shqiptare
kundėr pushtuesit serb
-
Kryeparlamentari Daci pėrgėzon kryetarin e ri tė Bashkėsisė Islame
tė Kosovės, Naim Tėrnava
-
Filmi "Exit" i motrave Zeqiri fitoi Ēmimin e parė nė festivalin e
Lozanės
-
Tribunali pėr krime lufte i Hagės u ka shqiptuar dėnimet deri nė 17
vjet burg 3 serbėve tė Bosnjės
-
Rusia angazhohet pėr organizimin e njė konference ndėrkombėtare pėr
Ballkanin Perėndimor
-
Incidentet e sė dielės nė Himarė vazhdojnė tė jenė nė qendėr tė
deklarimeve politike nė Tiranė dhe nė Athinė
-
Presidenti i Serbisė e Malit tė Zi dhe i Maqedonisė e kanė
pėrshėndetur fillimin e dialogut Prishtinė Beograd
-
Kuvendi maqedonas ratifikoi marrėveshjen pėr mosdorėzimin e
shtetasve amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare
-
KQZ:
PS ka fituar rreth 136 njėsi zgjedhore, ndėrsa PD nė 93
-
Athina mohon tė ketė kėrkuar qė Himara tė shpallet zonė e
minoritetit grek
-
Nė
rajonin e Bagdadit vritet nė ushtar amerikan dhe plagosen dy tė
tjerė
-
Presidenti Bush mbėrriti nė Tokio nė njė udhėtim tė tij gjashtėditor
nė Azi dhe Australi
-
Kėshilli i Sigurimit ka pėrshėndetur fillimin e bisedimeve
Beograd-Prishtinė pėr ēėshtje praktike
-
Tre
policė ushtarakė amerikanė dhe dy policė irakianė janė vrarė nė njė
shkėmbim zjarri nė Qerbela
-
Ėshtė hedhur njė granatė nė shtėpinė e kryeministrit indian tė
Kashmirit dhe janė vrarė dy ushtarė
-
Janė
arrestuar mbikėqyrėsi dhe 25 gardianė tė burgut tė Kandaharit pėr
shkak tė ikjes sė 41 militantėve talibanė
-
SHBA
merr mbėshtetje pėr Irakun
-
I
paqartė numri i trupave qė mund tė shkojnė nė Irak
-
Liderėt e BE-sė thanė qė kushtetuta tė miratohet deri nė zhvillimin
e zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova merr pjesė nė ceromoninė e lumturimit tė Nėnės
Tereze
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rgova, bashkė me stafin e tij, sot udhėton pėr nė Romė ku do
tė marrė pjesė nė ceremoninė e lumturimit tė Nėnės Tereze.
-
Nė kuadėr tė ceremonive qė do tė zhvillohen tė dielėn nė Sheshin e
Kishės sė Shėn Palit nė Vatikan, marrin pjesė edhe disa delegacione
tė Kosovės. Mes tjerash nė Romė udhėton edhe njė delegacion 8
anėtarėsh i Kuvendit tė Kosovės, dinjitarė kishtarė tė Kosovės dhe
personalitete tė tjera.
-
-
-
Ministria e Arsimit nuk licencoi disa shkolla private
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Rexhep Osmani, duke
sqaruar arsyet e moslicencimit tė disa shkollave private nė Kosovė,
tha se kjo ėshtė bėrė pėr shkak tė mospėrmbushjes sė kushteve tė
parapara pėr licensim nė bazė tė ligjit pėrkatės. Kėshtu, Ministria
ka refuzuar tė licencojė shkollėn e gazetarisė "Faik Konica",
Akademinė e Arteve tė Bukura, kolegjin "Tempulli" e disa tė tjera.
-
-
Poashtu ėshtė refuzuar Shkolla Amerikane
e Kosovės, e cila nuk i ėshtė pėrmbajtur disa rregullave.
Sipas ministrit Osmani, kėto shkolla nuk i kanė pėrmbushur as
kushtet themelore; nuk kanė kuadėr, nuk kanė planprograme, u mungon
dokumentacioni dhe rregulloret e punės, nuk kanė garancion financiar
dhe u mungon infrastruktura dhe numri i studentėve.
-
Ndėrkohė licenca pėr punė i ėshtė dhėnė kolegjit "Mehmet Akif",
qendrės shkollore "Agaxhite", dhe institucioni parashkollor
"Kinderdorf".
-
-
-
Misioni i OSBE-sė pranon se nė disa zona tė Kosovės ekzistojnė
struktura paralele`
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Misioni nė Kosovės i
OSBE-sė, ka pranuar se nė disa zona tė Kosovės ekzistojnė struktura
paralele, kryesisht nė veri tė Kosovės, nėn autoritetin e Qeverisė
sė Serbisė. Nė njė raport OSBE thotė se kėto struktuara e zhvillojnė
aktivitetin e tyre nė fushėn se sigurisė, nė drejtėsi, shėndetėsi,
arsim dhe nė tė drejtėn e pronės.
-
-
Ato janė tė shtrira kryesisht nė veri tė
Kosovės, tė banuar me shumicė serbe. Ekzistimi i kėtyre strukturave
paralele, qė financohen nga Serbia, thonė zyrtarėt e OSBE-sė nuk
mund tė tolerohen gjatė, por shuarja e tyre duhet tė bėhet
gradualisht, nėpėrmjet integrimit tė tyre nė institucionet e
pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės.
-
Raporti i OSBE-sė rekomandon shuarjen e kėtyre strukturave nėpėrmjet
tri mundėsive: pėrmirėsimin e shėrbimeve nga ana e UNMIK-ut dhe e
institucioneve tė Kosovės, zvogėlimin e pajisjeve pėr shėrbime
paralele nėpėrmjet negociatave dhe vendosjen e politikave tė
detyrueshme pėr mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės.
-
-
-
Marek
A. Novicki ėshtė kthyer nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Avokati i popullit tė
Kosovės Marek Antonio Novicki ėshtė kthyer dje nė Kosovė pas njė
ndėrhyrje tė suksesshme kirurgjikale nė zemėr nė Poloni.
-
Ai ka thėnė se do tė vazhdojė punėn e tij nė institucionet qė kanė
tė bėjnė me mbrojtjen dhe pėrmirėsimin e tė drejtave tė njeriut nė
Kosovė.
-
-
"Jam shumė i lumtur qė jam kthyer nė
Kosovė, por mund t'ju them se edhepse kam qenė nė Poloni, besoj se
nuk kam mbetur i painformuar lidhur me ngjarjet e fundit nė Kosovė,
sepse edhe institucionet kosovare, por edhe stafi im mė kanė
informuar gjithnjė pėr ngjarjet qė po ndodhin nė Kosovė",- tha
Novicki pas kthimit nga Polonia.
-
-
-
Me
njė tribunė shkencore u shėnua 90-vjetori i kryengritjes shqiptare
kundėr pushtuesit serb
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Me rastin e 90-vjetorit
tė kryengritjes shqiptare kundėr pushtuesit serb nė vitin 1913 nė
Institutin Albanologjik, Dega e Historisė u organizua njė tribunė
shkencore. Me pesė trajtesa tė historianėve shqiptarė u ndriēua nė
shumė aspekte kjo ngjarje e rėndėsishme e historisė sonė kombėtare.
-
Dr. Zekeria Cana nė kumtesėn e tij paraqiti nė mėnyrė kronologjike
luftėn e popullit shqiptar pėr pavarėsi. Ndėrkaq, Dr. Gazmend Riza
nė punimin e tij shkencor e foli pėr kryengritjen shqiptare tė vitit
1913 nga prizmi i diplomacisė italiane.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci pėrgėzon kryetarin e ri tė Bashkėsisė Islame
tė Kosovės, Naim Tėrnava
-
-
Prishtinė, 17 tetor 2003
- Kryetari i Kuvendit tė
Kosovės Nexhat Daci pėrgėzoi kryetarin e ri tė Bashkėsisė Islame tė
Kosovės, Naim Tėrnavėn pėr zgjedhjen nė kėt post.
-
"Ju pėrgėzoj pėr zgjedhjen tuaj kryetar i Bashkėsisė Islame tė
Kosovės, duke ju uruar punė tė mbarė, me dėshirat mė tė mira qė
Bashkėsia Islame tė punojė si edhe deri mė tash pėr forcimin e
dashurisė dhe respektit ndėrmjet njerėzve, pėr besimin nė Zot dhe nė
pastėrtinė shpirtrore tė njeriut, pėr tė zhvilluar ndjenjat humane
tė ndihmės sė ndėrsjellė dhe ndėrtimit tė paqes te tė gjithė
njerėzit", thuhet nė pėrgėzimet e kryeparlamentarit Nexhat Daci,
njėherit duke premtuar pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės pėr
Bashkėsinė Islame pėr tė kryer punėt nė lartėsimin e vlerave
civilizuese.
-
-
-
Filmi
"Exit" i motrave Zeqiri fitoi Ēmimin e parė nė festivalin e Lozanės
-
-
Lozanė, 17 tetor 2003
- Nė Festivalin e filmit nė Lozanė tė Zvicrės tė emėrtuar "Lausanne
Underground Film & Music Festival", nga data 8 deri mė 12 tetor,
filmi EXIT i regjisoreve Lendita Zeqiraj dhe Blerta Zeqiri, u
shpėrblye me Ēmimin e parė tė festivalit si dhe u shpall filmi mė i
mirė i metrazhit tė shkurtėr tė kėtij viti.
-
Ky film ka marrė pjesė nė shumė festivale tė metrit tė shkurtėr dhe
kjo ėshtė hera e dytė qė nderohet me ēmimin e parė nė njė festival
ndėrkombėtar. Para disa muajve ky film fitoi ēmimin e parė nė
festivalin e filmit nė Kaen tė Francės.
-
-
-
Tribunali pėr krime lufte i Hagės u ka shqiptuar dėnimet deri nė 17
vjet burg 3 serbėve tė Bosnjės
-
-
Hagė, 17 tetor 2003
Tribunali pėr krime lufte i
Hagės u ka shqiptuar sot (e premte) dėnimet deri nė 17 vjet burg tre
ish-zyrtarėve rajonal tė serbėve tė Bosnjės pėr "spastrim etnik" tė
muslimanėve dhe kroatėve gjatė luftės nė Bosnjė nė vitet 1992-5,
njofton Rojter.
-
-
Blagoje Simiq, Miroslav Tadiq dhe Simo
Zariq, tė cilėt i qenė dorėzuar Tribunalit, janė dėnuar pėr
planifikim dhe nxitjen e fushatės sė vrasjes, arrestimit, torturimit
dhe deportimit tė joserbėve nė zonėn e Shamacit tė Bosnjės. Kėshtu,
Blagoje Simiq ėshtė dėnuar me 17 vjet burg, Miroslav Tadiq ėshtė
dėnuar me 6 vjet burg, ndėrsa Simo Zariqi ėshtė dėnuar me 10 vjet
burg.
-
-
-
Rusia
angazhohet pėr organizimin e njė konference ndėrkombėtare pėr
Ballkanin Perėndimor
-
-
Moskė, 17 tetor 2003
- Rusia ka ndėrmend tė inicojė mbajtjen e njė konference
ndėrkombėtare pėr Ballkanin Perėndimor, e cila do tė konfirmonte
mosndryshimin e kufijve ekiztues dhe tė territoreve tė kėtij rajoni,
ka deklaruar dje kryeministri rus Mihail Kasjanov nė fund tė
bisedimeve me kryeministrin maqedonas Branko Cėrvenkoski nė Moskė.
-
-
-
Incidentet e sė dielės nė Himarė vazhdojnė tė jenė nė qendėr tė
deklarimeve politike nė Tiranė dhe nė Athinė
-
-
Vlorė, 17 tetor 2003
- Incidentet e sė dielės nė
Himarė kanė vazhduar tė jenė nė qendėr tė lėvizjeve dhe deklarimeve
politike nė Tiranė. Disa qindra vlonjatė kanė vazhduar tė
protestojnė kundėr provokimit nė Himarė nga persona militantė kur
kishin ngritur atje flamurin grek, duke thėnė se Himara ėshtė tokė
greke.
-
-
Policia edhe dje ka penguar njė grup
qytetarėsh vlonjat qė ishin nisur pėr nė Himarė pėr tė protestuar
ndaj minifestimeve prokreke tė dy ditėve mė parė nė kėtė qytet.
-
Autoritetet greke kanė mohuar se zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme
tė Greqisė tė ketė deklaruar se Athina do t'i kėrkojė Tiranės qė
Himara tė shpallet zonė e minoritetit grek nė Shqipėri. Kėshtu bėjnė
tė ditur burimet e Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė.
-
-
Ky pėrgėnjeshtrim ėshtė bėrė nga vetė
zyrtarėt grekė pas kėrkesės sė ambasadorit shqiptar nė Athinė
Bashkim Zeneli, i cili kishte marrė konfirmimin e qėndrimit zyrtar
tė autoriteteve greke se nuk ėshtė bėrė asnjė deklaratė lidhur me
Himarėn.
-
-
-
Presidenti i Serbisė e Malit tė Zi dhe i Maqedonisė e kanė
pėrshėndetur fillimin e dialogut Prishtinė Beograd
-
-
Beograd, 17 tetor 2003
- Presidenti i Serbisė dhe Malit
tė Zi, Svetozar Maroviq dhe presidenti maqedonas Boris Trajkovski e
kanė pėrshėndetur fillimin e dialogut Prishtinė - Beograd dhe kanė
vlerėsuar se nė vazhdim tė kėtij procesi nė Kosovė sė pari duhet
vendosur standardet evropiane dhe demokratike.
-
-
Nė takimin e djeshėm nė Beograd dy
udhėheqėsit kanė konstatuar se ndėrmjet dy vendeve nuk ka ēėshtje tė
pazgjidhura, ndėrkaq pėr ēėshtje tė rajonit kanė shprehur qėndrime
identike, njoftohet nė komunikatėn e lėshuar nga presidenca nė
Beograd.
-
-
-
Kuvendi maqedonas ratifikoi marrėveshjen pėr mosdorėzimin e
shtetasve amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare
-
-
Shkup, 17 tetor 2003
- Kuvendi i Maqedonisė ratifikoi
dje marrėveshjen e arritur ndėrmjet Qeverisė sė Maqedonisė dhe
Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr mosdorėzimin e
shtetasve amerikanė nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare.
-
-
Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme tė
Maqedonisė Fuad Hasanoviq deklaroi se ratifikimi i kėsaj
marrėveshjeje nuk do ta prishė partneritetin e Maqedonisė me
Bashkimin Evropian, por as rrugėn stabile drejt integrimit tė vendit
nė strukturat veriatlantike.
-
-
Ai tha se marrėveshja pėr mosdorėzimin e
qytetarėve amerikanė nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare ėshtė
valorizuar me Kartėn e Adriatikut pėr partneritet ndėrmjet Shteteve
tė Bashkuara tė Amerikės, Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė.
-
-
-
KQZ:
PS ka fituar rreth 136 njėsi zgjedhore, ndėrsa PD nė 93
-
-
Tiranė, 17 tetor 2003
- Nė bazė tė numėrimti tė
gjertanishėm tė votave, KQZ ka njoftuar pėrqindjen e partive
politike qė kanė fituar nė zgjedhjet e 12 tetorit nė Shqipėri. PS ka
fituar rreth 136 njėsi zgjedhore, ndėrsa PD nė 93, Partia pėr
Bashkimin e tė Drejtave tė Njeriut ėshtė e treta, ndėrkaq kandidatėt
e pavarur kanė fituar 5 njėsi bashkiake, pėrkundėr socialdemokratėve
dhe legalistėve qė kanė 3 dhe 2 njėsi zgjdhore.
-
Sipas KQZ deri mė tash PS udhėheq me 32,47 pėr qind tė votave tė
fituara, PD ka fituar 30,43 pėr qind, ndėrkaq socialdemokratėt me
6,12 pėr qind.
-
-
-
Athina mohon tė ketė kėrkuar qė Himara tė shpallet zonė e
minoritetit grek
-
-
Athinė, 17 tetor 2003
- Autoritetet greke kanė mohuar
qė zėdhėnėsi i Ministrit tė Jashtėm tė Greqisė tė ketė deklaruar se
Athina do t'i kėrkojė Tiranės qė Himara tė shpallet zonė e
minoritetit grek nė Shqipėri, bėnė tė ditur burime tė ministrisė sė
jashtme shqiptare.
-
Referimet mbi deklaratat e zėdhėnėsit tė ministrisė sė jashtme greke
nuk i pėrgjigjen realitetit.
Kjo ėshtė nė thelb deklarata e ambasadės greke nė Tiranė, e dalė
dje, pas deklaratave tė atribuara njė diplomati grek nė Athinė, i
cili, sipas burimeve tė mediave, citohej tė kishte thėnė se Greqia
do pėrpiqet tė bindė Shqipėrinė qė Himara tė shpallet zonė e
minoritetit grek.
-
Kjo deklaratė i ėshtė pėrsėritur sot ambasadorit shqiptar nė Athinė
i cili ka kėrkuar me insistim nga autoritetet greke tė sqarojnė kėtė
ēėshtje.
-
Megjithatė ēėshtja nuk duket se do tė mbyllet lehtė.
-
-
-
Nė
rajonin e Bagdadit vritet nė ushtar amerikan dhe plagosen dy tė
tjerė
-
-
Bagdad, 17 tetor 2003
- Nga shpėrthimi i njė bombe
ėshtė vrarė njė polic ushtarak amerikan dhe janė plagosur dy tė
tjerė nė rajonin e Bagdadit tė premtėn nė mėngjes, thanė ushtarakė
amerikanė.
-
Nė njė deklaratė ushtarake nuk janė dhėnė detaje tė tjera, njofton
Rojter. Vrasja e fundit e ka rritur numrin nė 101 tė ushtarėve tė
vrarė amerikanė qė nga periudha kur Uashingtoni e shpalli tė
pėrfunduar luftėn nė Irak.
-
-
-
Presidenti Bush mbėrriti nė Tokio nė njė udhėtim tė tij gjashtėditor
nė Azi dhe Australi
-
-
Tokio, 17 tetor 2003
- Presidenti Bush ka mbėrritur sot ( e premte) nė Tokio dhe ky ėshtė
stacioni i parė i udhėtimit tė tij gjashtėditor nė Azi dhe Australi,
njofton AP. Gjatė kėtij turneu, presidenti Bush do tė marrė pjesė
edhe nė njė konferencė ndėrkombėtare ekonomike nė Tajlandė, ku do tė
nxisė vendet pjesėmarrėse tė rajonit pėr tė kontribuar pėr Irakun.
-
-
Me tė arritur nė Tokio, presidenti Bush
ka falenderuar Japoninė pėr kontributin e dhėnė nė rindėrtimin e
Irakut tė shkatėrruar nga lufta. Ai sot do tė takohet me
kryeministrin japonez Xhuniēiro Koizumi dhe me kėtė rast pritet tė
bėjė trysni nė Tokion tė ndėrprejė intervenimin pėr tė mbėshtetur
ngritjen e dollarit kundrejt jenit dhe tė lejohet tregu i monetave
tė vėrė lirisht paritetin e tyre.
-
-
-
Kėshilli i Sigurimit ka pėrshėndetur fillimin e bisedimeve
Beograd-Prishtinė pėr ēėshtje praktike
-
-
Kombet e Bashkuara, 17 tetor 2003
- Kėshilli i
Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka pėrshėndetur fillimin e
bisedimeve Beograd-Prishtinė pėr ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt
nė Kosovė qė janė mbajtur nė Vjenė.
-
"Anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit pėrshėndesin hapjen e dialogut tė
drejtpėrdrejtė mė 14 tetor nė Vjenė pėr ēėshtjet praktike me interes
tė ndėrsjellė ndėrmjet autoriteteve tė Beogradit dhe Prishtinės",
thuhet nė njė komunikatė tė cilėn e ka lexuar kryesuesi i radhės
ambasadori amerikan Xhon Negroponte.
-
Poashtu u bėhet thirrje tė gjitha grupeve dhe partive nga tė dyja
palėt qė t'u bashkohen bisedimeve pėr ēėshtje teknike nė nivel
eskpertėsh. Grupet e punės do tė pėrqendrohen kryekėput nė ēėshtjet
praktike siē janė energjia, komunikacioni, personat e zhdukur,
refugjatėt dhe personat e zhvendosur, ėshtė konfirmuar nė selinė e
OKB-sė nė Nju Jork.
-
-
-
Tre
policė ushtarakė amerikanė dhe dy policė irakianė janė vrarė nė njė
shkėmbim zjarri nė Qerbela
-
-
Bagdad, 17 tetor 2003
Tre policė ushtarakė amerikanė
dhe dy policė irakianė janė vrarė mbrėmė vonė dhe shtatė tė tjerė
janė plagosur nė njė shkėmbim tė ashpėr zjarri nė Qerbela, qė
ndodhet nė jug tė kryeqytetit, kanė bėrė tė ditur nė njė njoftim tė
sotėm (e premte) zyrtarėt amerikanė, njofton rrjeti televiziv CNN.
-
-
Rreth 20 deri nė 30 irakianė i kanė
sulmuar ata me granata dhe pushkė automatike AK-47 gjatė njė
patrullimi rutinor, ka thėnė majori Ralf Manos. Po kėshtu, nė kėtė
incident, janė plagosur edhe pesė policė ushtarakė amerikanė dhe dy
policė irakianė, ka shtuar ai.
-
-
-
Ėshtė
hedhur njė granatė nė shtėpinė e kryeministrit indian tė Kashmirit
dhe janė vrarė dy ushtarė
-
-
Srinagar, 17 tetor 2003
Seperatistėt e dyshimtė
muslimanė kanė hedhur sot (e premte) njė granatė pranė shtėpisė sė
kryeministrit indian tė Kashmirit, duke vrarė kėshtu dy ushtarė,
njofton Rojter.
-
-
Pėr kėtė sulm, Nju Delhi ka fajėsuar
menjėherė militantėt me bazė nė Pakistan. Dy orė pas shpėrthimit,
ushtarėt edhe policia kanė luftuar me kryengritėsit, tė cilėt ishin
barrikaduar nėpėr dyqanet e afėrme dhe ende ka shkėmbime sporadike
zjarri, kanė pohuar dėshmitarėt. Kryeministri i Xhamus dhe
Kashmirit, Myfti Muhamed Sejid, i zgjedhur njė vit mė parė, ska
qenė nė shtėpi nė kohėn e shpėrthimit.
-
-
-
Janė
arrestuar mbikėqyrėsi dhe 25 gardianė tė burgut tė Kandaharit pėr
shkak tė ikjes sė 41 militantėve talibanė
-
-
Kandahar, 17 tetor 2003
Policia e qytetit jugor afgan Kandahar ka arrestuar mbikėqyrėsin
dhe 25 gardianė tė burgut kryesor tė qytetit, nga i cili kanė ikur
kohė mė parė 41 militantė talibanė nėpėr njė tunel, ka thėnė sot (e
premte) njė zyrtar policor, njofton Rojter.
-
-
Shefi i policisė Muhamed Hashim ka
mohuar njoftimet e zyrtarėve lokale se tre nga tė ikurit janė zėnė
duke thėnė se kjo thjesht nuk ėshtė e vėrtetė.
-
-
-
SHBA
merr mbėshtetje pėr Irakun
-
-
Kombet e Bashkuara, 17 tetor 2003
- Pas javėsh tė
tėra diskutimesh, Kėshilli i Sigurimit miratoi nė mėnyrė unanime
rezolutėn e re pėr tė ardhmen e Irakut. Nė rezolutė thuhet se
koalicioni i udhėhequr nga Amerikanėt do ta ruajė rolin e tij
dominant nė Irak.
-
Megjithatė nė rezolutė krijohen bazėt pėr formimin e njė force
shumėkombėshe dhe bėhet thirrje pėr dhėnien e mė shumė fondeve pėr
rindėrtimin e Irakut.
-
Nė rezolutė thuhet se transferimi i sovranitetit nė duart e
irakianėve do tė ndodhė kur bėhet e mundshme.
Franca, Rusia dhe Gjermania kanė vendosur tė kontribuojnė me trupa
dhe fonde nė Irak.
-
-
-
I
paqartė numri i trupave qė mund tė shkojnė nė Irak
-
-
Uashington, 17 tetor 2003
- Sekretari amerikan i
Mbrojtjes Donald Ramsfeld e mirėpriti rezolutėn, por shtoi se nuk e
dinte sa trupa tė huaja mund tė shkonin nė Irak. Ramsfeld tha se
besonte se rezoluta e re do tė kishte efekte pozitive mbi ato vende
qė do tė dėrgonin trupa nė Irak.
-
"Cilat vende do tė dėrgojnė trupa dhe pėr sa trupa bėhet fjalė, kjo
mbetet tė shihet nė tė ardhmen," tha zoti Ramsfeld.
-
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara ishin duke diskutuar pėr kėtė me 5
apo 6 vende dhe se koha do ta tregonte se kush ato.
-
Edhe sekretari i Shtetit, Kolin Pauell, e pėrshėndeti rezolutėn me
anė tė sė cilės amerikanėt shpresojnė tė sigurojnė mė shumė trupa
dhe mė tepėr fonde nė Irak.
-
-
-
Liderėt e BE-sė thanė qė kushtetuta tė miratohet deri nė zhvillimin
e zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian
-
-
Bruksel, 17 tetor 2003
- Udhėheqėsit e Bashkimit
Evropian qė janė mbledhur nė samitin e tyre nė Bruksel, kanė
shprehur vullnetin qė kushtetuta e unionit tė miratohet deri nė
zhvillimin e zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian, qė do tė mbahen nė
qershor tė vitit tė ardhshėm.
-
Presidenti i radhės i BE-sė, kryeministri italian Silvio Berluskoni,
ėshtė zotuar qė deri nė fund tė muajit tė ardhshėm tė paraqesė njė
projekt tė ripunuar, pėr tė cilin tha se do tė jetė me reputacion
tepėr tė lartė. Ai po ashtu shprehu mbrėmė kėnaqėsinė e tij pėr
mėnyrėn se si po shkonn bisedimet pėr kushtetutėne re evropiane.
-
Tė enjten, nė ditėn e parė tė samitit, ėshtė miratuar edhe emėrimi i
bankierit francez, Zhak Klod Trishe, nė krye tė Bankės Qendrore
Evropiane.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|