| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mitrovicė: Kryetari Spahija ka pritur
shefin e Zyrės pėr Kosovė nė Departamenitn e Shtetit Amerikan, Michael
Bosshart |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė, 17 tetor 2003 / TN /
Hysni SYLA ( Zyrtar pėr
informim i KK )
-
-
Kryetari i
Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija ka pritur shefin e Zyrės pėr
Kosovė nė Departamenitn e Shtetit Amerikan, Michael Bosshart, me tė
cilin ka biseduar pėr zhvillimet aktuale nė komunėn e Mitrovicės, me
theks tė posaqėm nė pasojat e funksionimit tė strukturave paralele
serbe nė pjesėn veriore tė qytetit.
-
-
Shefi i
Zyrės pėr Kosovė nė Departamentin e Shtetit Amerikan qė nė fillim ka
shpreh interesimin e tij pėr gjendjen e pėrgjithshme dhe pėr
zhvillimet e fundit nė komunėn e Mitrovicės.
-
-
Kryetari
Spahija me kėtė rast i ka thėnė zyrtarit tė lartė tė Departamentit
tė Shtetit Amerikan se kohėn e fundit nė komunė janė arritur
rezultate tė dukshme nė stabilizimin e gjendjes sė sigurisė, nė
qarkullimin e lirė tė qytetarėve dhe disa rezultate fillestare nė
integrimin administrativ tė qytetit, por qė kėto janė akoma larg
atyre ēfarė do tė duhej tė ishin.
-
-
Sipas
kryetarit Spahija, pengesė kryesore pėr procesin e integrimit tė
qytetit, por edhe pėr procesin e kthimit tė personave tė zhvendosur
nė pronat e tyre, nė tė gjitha pjesėt e qytetit, paraqet funksionimi
i papenguar i strukturave paralele serbe nė veri tė qytetit, qė
ėshtė konfirmuar edhe nė raportin e fundit i OSBE-sė.
-
-
Duke u
ndėrlidhur me raportin e fundit tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ku
rekomandohet tolerancė edhe pėr njė kohė ndaj strukurave paralele
serbe, pėrkundėr faktit se ato vazhdimisht u kanė sjellur dėme
procesve demokratike dhe procesit tė integrimit tė qytetit, kryetari
Spahija ka thėnė se tolerimi i mėtutjeshėm i kėtyre strukturave do
tė ishte shumė i dėmshėm pėr implementimin e ligjit dhe stabilizimin
e situatės nė komunė, duke kritikuar njėkohėsisht neglizhencėn e
Misionit tė Kombeve tė Bashkuara pėr shkak tė mosshuarjes sė
strukurave paralele dhe tė mosshtrirjes sė pushtetit tė
institucioneve vendore nė veri tė
Mitrovicės.
-
-
Rekomandimin e OSBE-sė
pėr tė patur tolerancė edhe pėr njė kohė ndaj strukturave paralele
serbe, kryetari
Spahija e ka vlerėsuar
si ikje nga zgjidhja e problemeve, duke shtuar se nėse vazhdohet
kėshtu, problemet vetėm do tė grumbullohen edhe mė shumė dhe do tė
qojnė drejtė radikalizimit tė gjendjes nė komunė.
-
-
Nė fund, kryetari Spahija
i ka thėnė shefit tė Zyrės pėr Kosovė nė Departamentin e Shtetit
Amerikan se pėr tė penguar njė radikalizim tė gjendjes, strukturat
paralele duhet tė shuhen menjėherė, ashtu sikur qė duhet tė
implementohet me konsekuencė ligji nė tėrė vendin.
-
-
Shefi i
Zyrės pėr Kosovė nė Departamentin e Shtetit Amerikan, Michael
Bosshart, pasi qė ka falenderuar kryetarin Spahija pėr informacionet
lidhur me gjendjen nė komunėn e Mitrovicės, ėshtė shprehur se
Mitrovica
ėshtė nė fokus tė
interesimit tė administratės amerikane.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|