| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mitrovicė: Kryetari Spahija, ka pritur
komandantin e ri tė BSHVL-sė, gjeneralin Bernard Rater |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė, 17 tetor 2003 / TN /
Hysni SYLA ( Zyrtar pėr
informim i KK )
-
-
Kryetari i
Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, ka pritur komandantin e ri tė
BSHVL-sė, gjeneralin Bernard Rater, me tė cilin kanė biseduar pėr
zhvillimet aktuale nė komunė. Bashkėbiseduesit me kėtė rast kanė
vlerėsuar se situata e sigurisė nė komunė ėshtė e mirė dhe se
pėrparimet qė janė bėrė nė kėtė fushė janė tė dukshme.
-
-
Gjenerali
Rater ka thėnė se pėr kėtė dhe me qėllim tė lehtėsimit tė
qarkullimit tė lirė tė qytetarėve, nė tė dyja anėt e lumit Ibėr dhe
pėrreth urave mbi tė, ėshtė zvogluar efektivi ushtarak dhe janė
hequr formalitetet tjera qė ekzistonin deri kohė mė parė. Ndėrkaq,
kryetari Spahija lidhur me kėtė ka thėnė se progresi dhe ecuritė
pozitive qė janė shėnuar nė qarkullimin e lirė tė qytetarėve dhe
pėrgjithėsisht nė pėrmisimin e situatės tė sigurisė, janė rezultat
edhe angazhimit pozitiv tė vetė qytetarėve dhe strukturave tė
pushtetit lokal nė kėtė drejtim.
-
-
Megjithėkėte, nė fokus tė bisedės midis kryetaritSpahija dhe
gjeneralit Rater ishte ēėshtja e kthimit tė tė zhvendosurve nė
pronat e tyre nė tėrė territorin e komunės. Duke shprehur
interesimin e tij pėr kthimin e ashkalive, romėve dhe serbėve nė
pjesėn jugore tė qytetit, gjenerali Rater ka thėnė se kjo ėshtė
kėrkesė dhe vullneti i bashkėsisė ndėrkombėtare, nė ēdrejtim duhet
tė japin kontributin e tyre tė gjithė faktorėt relevantė nė komunė.
-
-
Kryetari
Spahija i ka thėnė gjeneralit Rater se strukturat komunale dhe
qytetarėt e komunės kaherė kanė shprehur gadishmėrinė e tyre pėr tė
krijuar kushte pėr kthim tė qytetarėve tė zhvendosur nga pjesa
jugore, duke kėrkuar njėkohėsisht qė e njejta gjė tė bėhet edhe kur
ėshtė fjala pėr kthimin e shqipatrėve tė zhvendosur me dhunė nė
pjesėn veriore tė qytetit.
-
-
Kryetari i
Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija poashtu i ka thėnė gjeneralit
Rater se njė gadishmėri e kėtillė nuk ėshtė vėrejtur as tek vetė
serbėt, por as tek pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare qė janė
tė pranishėm nė Mitrovicė.
-
-
Sipas
kryetarit Spahija, qytetarėt dhe pushteti lokal kanė fituar
pėrshtypjen se kjo bėhet me qėllim qė tė pengohet kthimi i
shqiptarėve nė pjesėn veriore, dėshira dhe vullneti i tė cilėve po
pengohet nga ata qė janė pėrgjegjės pėr tė krijuar kushte pėr kėtė.
-
-
Nė fund tė
bisedės, kryetari Spahija ka shpreh edhe pakanqėsinė e tij me
mosreagimin akoma tė administratės sė UNMIK-ut pėr ndėrprerjen e
dukurisė sė blerjes tė pronave tė shqiptarėve me mjete tė Qeverisė
sė Serbisė. Si duket ekziston projekti i posaqėm i Qeverisė sė
Serbisė pėr ti blerė shtėpitė e shqipatrėve.
-
-
Kjo ėshtė
shumė e qartė, sepse Qeveria e Serbisė mund ti blejė shtėpitė e
shumta tė serbėve qė janė atje nė shitje, por kėtė nuk e bėnė, ngase
ka pėr qėllim spastrimin e asaj pjese tė qytetit edhe nga ata
shqiptarė qė kanė vendosur te jetojnė akoma aty, ka thėnė kryetari
Spahija.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|