|
- 17 tetor
2003 / TN
-
- Nga,
Dhurata HAMZAI
-
-
Emri i shkrimtarit Ridvan Dibra tashmė
ėshtė bėrė i njohur pėr njė grup tė madh lexuesish nė tė gjitha
trevat shqiptare nėpėrmjet periodikėve tė njohur letrarė "Aleph"
"Ars" dhe tė pėrjavshmes sė gazetės sonė "Fjala". Krijimtaria e tij
ka filluar tė marrė hov qė nė vitet '90, ndėrsa libri i tij i parė
poetik ka dalė me titullin "Thjesht" qė nėnkupton urtėsinė me tė
cilėn e ka nisur shkrimtari rrugėn e krijimtarisė, i cili doli nė
dritėn e botimit nė vitin 1989.
-
-
Pa kaluar shumė kohė emri i Ridvan
Dibrės filloi tė bėhej i njohur nė rrethet letrare dhe talenti i tij
spikati nė gjininė e prozės. Ndėrsa disa tregime tė zgjedhura u bėnė
tė njohura nė gazeta e revista tė ndryshme letrare, libri i parė nė
prozė ėshtė "Prostituta e virgjėr" i cili u botua mė mė 1994, i cili
pasoi me njė tjetėr libėr po brenda kėtij viti "Eklipsi i shpirtit"
dalė nė dritė nga SH.B "Gjergj Fishta" nė Shkodėr.
-
-
Dhe pas kėsaj nė njė hark tė shkurtėr
kohor Ridvan Dibra u bė i njohur duke botuar tregime, romane dhe
novela me cilėsi tė lartė artistike. Romani i tij "Nudo" botuar mė
1995 u vlerėsua nė rrethet letrare mė tė njohura tė Tiranės, ndėrsa
Ridvan Dibra vazhdon tė shkruajė me sukses mė pas romane dhe shkrime
eseistike.
-
-
Pasi ka shėnuar sukses ndėr lexues tė
shumtė nė Shqipėri, ku ėshtė vlerėsuar nė rrethe tė ndryshme
intelektuale si dhe gjatė promovimeve tė disa prej romaneve tė tij,
krijimtaria e Ridvan Dibrės ėshtė nderuar me ēmime kombėtare e
mbarėkombėtare. Pjesė nga krijimtaria e tij janė bėrė tė njohura
edhe nė rrethet letrare jashtė vendit, tė cilat janė pėrkthyer nė
gjuhėt gjermane, italiane, maqedonase e malaziase. Njė nga emrat mė
tė njohur tė kritikės sė letrave shqipe Ali Aliu e ka vlerėsuar me
superlativa krijimtarinė e Dibrės.
-
-
"Romanet dhe vėllimet me tregime, novela
e parabola i kanė dhėnė shkrimtarit Ridvan Dibra njė vend tė
rėndėsishėm nė kėtė zhanėr letrar tė shqipes... Lexuesi ka
kėnaqėsinė qė takon po atė prozator tė talentuar, me mundėsi tė
dallueshme epike, por njėherit edhe tė ndryshėm, tė pėrtėrirė
sidomos nė rrafsh tė idesė dhe teknikės narrative...".
-
-
Ndėrsa bashkėmoshatarėt e tij e kanė
vlerėsuar Ridvan Dibrėn si njė prozator me imazh tė pėrsosur "shumė
tė zotin e skrupuloz", duke e konsideruar si shkrimtar tė pėrpiktė
qė nuk i fal vetes asnjė rrėshqitje nė shabllone tė njohura letrare.
Nė tė gjitha rrethet krijuese vepra e tij ėshtė e pritur me njė
mirėkutim tė veēantė. E kanė cilėsuar edhe studiues tė artit si njė
autor tė dorėshkrimeve tė shkruara me mjeshtėri. Pena e tij ėshtė
"nga mė brilantet nė letrat shqipe", sipas Shkėlzen Maliqit.
-
-
Emri i Ridvan Dibrės ėshtė njė nga mė tė
lexueshmit dhe mė tė preferuarit pėrsa u pėrket artikujve
publicistikė ndėrsa pėr shprehjet e tij eseistike shkrimtari i
njohur Bashkim Shehu thotė se: "Parabolat e Ridvan Dibrės, pėr nga
sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatės, tė kujtojnė parabolat e
Kafkės apo skicat - enigma tė Apdajkut. Dhe kėtė ngjashmėri e
pėrmendim me kuptimin e mirė qė kanė paralelizmat nė fushėn e
letrave, si ngjashmėri tipologjike, lidhur me njė dukuri tė re nė
letėrsinė tonė".
-
-
I ēliruar nga ngėrēi i zhbirimit tė
temave nė modė ose konflikteve tė ditės, prirjeve nacionale apo
politike vepra, - proza e Ridvan Dibrės - ka ardhur nė mjediset e
letėrsisė shqipe me atė flamur qė ka shpalosur nė librin e parė
poetik "Thjesht" duke ndjekur ndonjėherė atė frymė origjinale e tė
papėrsėritshme tė shkrimtarėve tė viteve '30 Ernest Koliqit e ndonjė
tjetri. Kjo dukje ėshtė pėrkatėsi pėr sa i pėrket lojės imagjinare.
-
-
Ndėrsa Ridvan Dibra dėshmon se ka gjetur
rrafshe tė rinj pėr tė shkrirė frymėn e tij krijuese ku shpesh jehon
diēka e brendshme e papėrsėritshme me njė ligjėratė karakteristike
pėr tė cilėn kritiku Prend Buzhala thotė "Te vepra e Dibrės, jehona
narrative - ligjėrimore sikur vjen nga "Ferma e kafshėve" e Xhorxh
Oruellit apo nga proza e Xhojsit". Ky pėrcaktim nuk shėrben nė kėtė
rast pėr tė mbushur boshllėqet qė i kanė munguar letėrsisė shqipe
dhe si pasojė tė sugjestionohet lexuesi, por pėr tė shtrirė edhe
njėherė gjithė atė material jetik nė gjuhė tė artit me qėllim qė t'i
pėrkasė vetėm atij, thėnė ndryshe Dibra u thotė jo ngjyrave sociale
dhe politike aq tė ngarkuara me ngjyrat e veta.
-
-
Pra vetėm aftėsia pėr tė bėrė
transformime tė tilla narrative tė gjendjeve tė sipėrpėrmendura, lė
njė mbresė tė pashlyer pėr njė kohė tė gjatė tek lexuesi. Kolegėt e
tij e kanė vėnė re veēantinė, prandaj shrimtari Kujtim Rrahmani
thotė se "...Dibra ka thyer tabutė tematike qė e mbizotėronin
realizmin socialist tė letrave shqipe. Nė kėtė kontekst, mund tė
thuhet se ai ėshtė ndėr ata qė kanė rimėkėmbur vetėdijen krijuese se
objekti tematik ėshtė i shumėngjyrshėm dhe me mundėsi tė pakufizuara
qasjesh e pėrkufizimesh".
-
-
-
-
Botime tė tjera nga Ridvan Dibra
-
-
VETMIA E DIELLIT
-
parabola, 1995. Sh. B. "Rilindja",
Tiranė.
-
MJERIMI I GJYSMĖS
-
novela, 1996. Sh. B. "Fi&Ga", Maqedoni.
-
KURTHET E DRITĖS
-
roman, 1997. Sh. B. "Onufri", Tiranė.
-
TRIUMFI I GJERGJ ELEZ ALISĖ
-
roman, 1999. Sh. B. "Onufri", Tiranė.
-
STINA E UJKUT
-
roman, 2000. Sh. B. "Camaj&Pipa",
Shkodėr.
-
TĖ LIRĖ DHE TĖ BURGOSUR
-
roman, 2000. Sh. B. "Buzuku", Prishtinė.
-
VĖLLA ME CENTAURĖT
-
parabola, 2002. Sh. B. "Buzuku",
Prishtinė.
-
TRIUMFI I DYTĖ I GJERGJ ELEZ ALISĖ
-
roman, 2002. Sh. B. "Buzuku", Prishtinė.
-
E-MAIL
-
roman, 2003. Sh. B. "Sejko", Tiranė
Shkrimin
pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 17
tetor 2003 ,
z. Ēerēiz
Loloēi.
|
|