|
- 16 tetor
2003 / TN
-
-
Uėe STOLZMANN
-
-
Zyra
"Pallati i ėndrrave", tmerri i tij fshihet pas njė eufemizmi. Mė
shumė se pallat ėshtė kėshtjellė dhe aty as nuk mund tė ėndėrrohet.
Qindra nėpunės nė uniforma blu nė tė gjelbėr mbledhin, pėrzgjedhin
dhe shpjegojnė pėr hesap tė shtetit dhe "zotit tė ėndrrave", ėndrrat
e shtetasve, ėndrrat e tė gjithė qytetarėve. "Asnjė zyrė tjetėr nuk
ėshtė kaq e paarsyeshme, kaq e bindur, kaq e zellshme, d.mth. kaq
shtetėrore", thotė dikush.
-
-
Mark -
Alem, Bonvivant nga njė familje me emėr, do tė marrė njė vend pune
nė pallat, tė parėn nė jetėn e tij. Ai fillon me "Seleksionimin",
kalon shpejt tek "Interpretimi" i ėndrrave, qė qėndrojnė tė lidhura
nė dosjen e vėnė mbi tavolinė: Tri dhelpra tė bardha nė minaren e
njė xhamie. Njė maēok i bardhė me hėnėn nė gojė. Njė copė vend i
rrėnuar nėn kėmbėt e njė ure
Ēfarė duan tė thonė kėto simbole?
-
-
Mark-Alem dhe kolegėt gėrmojnė ngado pėr puēe, kryengritje, luftėra.
Asnjė cep i ėndrrave tė fatit nuk duhet t'u ikė atyre, nuk duhet tė
shpėtojė pa iu ndryshuar fati dhe rrjedha.
-
-
Pak
javė pas fillimit tė shėrbimit tė tij, Mark-Alem bėhet nėndrejtor,
pėrgjegjės pėr dhomėn kryesore. Si kėshtu? Deri mė tani djaloshi i
ri dukej disi i drojtur, i tėrhequr, i papėrvojė; mbi jetėn dhe
mendimin e tij nuk mund tė raportohej ndonjė gjė. Ngritja nė
karrierė ndodh falė klanit tė tij (dy ēati me emrin Köprülü janė
mbajtės ofiqesh tė mėdha) dhe njė me prejardhje gjaku nga familja
Köprülü, me influencė nė pushtetin e oborrit. Mark-Alem ndryshon,
dhe ai e vėren kėtė gjė. "Atij i duket qesharake, qė pikėrisht ai, i
cili sallėn misterioze, kėrcėnuese tė ndėrtesave shtetėrore e ka
konceptuar gjithnjė si shtypėse, tė tjerėve iu duket normale".
Fillestari ka skrupuj? Shumė vonė. Ai ėshtė ndėrkohė njėri prej
tyre, tė cilėt ai deri mė tash i ka pėrēmuar, "njė funksionar
tipik".
-
Velloja historike
-
-
Arkitekti i kėtij pallati tė errėt ka vlerėn e njė tabele treguese
letrare pėr vendin e tij: Ismail Kadare, lindur mė 1936 nė Jug tė
Shqipėrisė, ka studiuar nė Tiranė dhe Moskė, i shfaqur dhe
konfrontuar si romancier qysh nė vitet gjashtėdhjetė. Njė artist qė
shfaqet nė dy versione, ka qenė Kadare, herė ushtar cinik i partisė,
herė kritik i regjimit. Historia e "Pallatit tė ėndrrave" lindi nga
fundi i viteve shtatėdhjetė; Shqipėria po pėrjetonte pothuajse njė
valė tė gjerė represioni. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Kadare i ngre
njė vello historike tekstit tė tij. Vendi dhe koha e ngjarjes:
Stamboll rreth 1900.
-
-
Por
sigurisht qė "shokėt" e kuptonin kėshtu librin, ashtu siē ai ishte
shkruar, si njė parabolė dhe provokacion. Sepse ky Stamboll i ngjan
brendėsisė sė qytetit tė Tiranės, dhe "Pallati" vlente deri mė
asokohe, si njė bufe apo klub i nėndheshėm, si njė pjesėz nga
Komiteti Qendror. Ai ka dashur tė projektojė njė plan tė fe rrit, do
tė komentonte mė vonė Kadare veprėn e tij. "Errėsira mbizotėronte,
ēdo gjė ishte e mbushur me trishtim, koha kishte ndaluar
". Detaje
mbi skenat dhe ngjarjet do tė bėhen tė ditura ditėn e inaugurimit.
Pėrkthyesi Joachim Röhm: "Pėr lexuesit shqiptarė janė tė qarta
skenat mbi luftėn e bėrrylave nė shtresat e sipėrme tė udhėheqjes sė
partisė pėr pasuesin e diktatorit tė mplakur".
-
-
Mė
1981 doli romani, udhėheqja e ndaloi atė me dekret tė veēantė. Ramiz
Alia, princi i kurorės sė diktatorit, e kėrcėnoi autorin: "Populli
dhe partia tė ngritėn ty nė Olymp, por nė qoftė se ti nuk u qėndron
atyre besnik, ata do tė rrėzojnė pastaj nė humnerė".
-
-
Kadare
e kuptoi gjithė kėtė dhe bėri autokritikė. Alia u bė mė pas pasues i
Hoxhės, dhe mė pas presidenti i parė i Shqipėrisė "demokratike".
Kadare shkoi nė vitin 1990, fill pas rrėzimit tė diktaturės, nė
ekzil; ai jeton nė Paris.
-
-
"Pallati i Ėndrrave" ėshtė njėri nga tekstet mė tė rrezikshme tė
Ismail Kadaresė, thuhet nė njė tekst tė shkurtėr prezantues nė
vėllimin gjermanisht tė kėtij libri. I rrezikshėm? Ēfarė kihet
parasysh me kėtė? Rreziku i njė provokacioni tė mbetur pas? Por
akoma ėshtė vetėm njė histori. Kadare nuk dėshiron tė pėrcaktohet si
"autor politik", sepse ai tėrhiqet kur bėhet fjalė pėr partishmėri,
angazhime e qėndrime politike. Ēfarė mbetet?
-
-
Njė
copėz nga letėrsia, e cila duhet tė cilėsohet vetėm si e tillė:
Proza zbavitėse me thyerje plot anarki tė kėndshme, plot efekte,
ngandonjėherė qė ngjall madje njė ndjenjė tė vogėl frike (labirinthi
i zyrės, radhė pa fund dyersh njėformėshe, thirrje e britma nga
dhomat e izoluara, mbajtės arkivolesh nė dritėn e ngushtė tė njė
shtegu pa fund). Leksione tė hidhura, jo tė kėshillueshme pėr natėn,
por proza pa rrezik. Irritimi fillon nė njė shkallė tė dytė, nė
analizėn e materialit dhe stilit. Joachim Röhm sheh tė pasqyrohen nė
roman "strukturat e pėrjetshme tė regjimeve totalitare". Shikimi
shtrihet mė tej: Nuk pėrshkruhen vetėm tė pushtetshmit e njė klani,
jo vetėm "mėshira hyjnore" e njė tirani, por e gjithė ēmenduria
normale, qė rrethonte shtetin modern, pretendimin e tij pėr tė
gjithėpushtetshmin, dhe nga ana tjetėr humbjen e individit nė
ingranazhin e burokracisė.
-
-
Frikėn
dhe pėrvojat e tij nė socrealizėm, autori i ka projektuar shpesh nė
njė sferė historike, Perandorinė Osmane. "Makinė pushtimi" e cilėson
Röhm kėtė figurė tė dhunshme, qė Kadare e pėrshkruan si "Prototip tė
njė supershteti totalitar".
-
-
Totalitar, sėrish, njė pretendim, qė nuk bėhet realitet, megjithėse
ai nuk i pėrsėrit kėto pretendime edhe aq shpesh. Klisheja e
"zgjedhės turke" tingėllon si kujtesė pėr traumėn e madhe tė popujve
ballkanikė. Hordhitė turke, tė cilat tundėn botėn, trajtohen ndryshe
nė penėn e Kadaresė. Aty flitet pėr Sulltanin, qė tė gjithė
mallikimin e tij e hedh mbi Shqipėrinė. Osmanėt e siguruan fuqinė e
tyre nėpėrmjet tolerancės religjoze dhe tė njė politike tė zgjuar
"pėrēa e sundo". Köprülü pėrmendet nė kėtė libėr lidhur ngushtė me
origjinėn e Mark-Alemit. Klani, nga gjiri i tė cilit kanė dalė njė
gjysėm dyzine me vezirė dhe drejtues ushtarakė osmanė, ka jetuar nė
fakt nė Stamboll. Familja mė parė thirrej "Qyprili", kjo fjalė erdhi
nga Shqipėria.
-
-
Gjuhė
e shtruar, figura boshe
-
-
Nė
mėnyrė krejt origjinale, Ismail Kadare na paraqet njė ndėrlidhje nga
"Pallati i Ėndrrave" pėr tek "Ura me tri Harqe", botim i vitit 1978,
romanin e tij tė mėparshėm.
-
-
Klani
i Qyprilinjve, tregon ai mė pas, ka qenė i angazhuar nė ndėrtimin e
kėsaj ure nė mesjetėn shqiptare dhe emri i kėsaj familjeje rrjedh
prej andej. Krahasimi midis gjuhės sė dy librave: Vihet re gjuha
elegante e Kadaresė tek "Ura" (dhe nė veprat e tjera), humor,
dendėsi dhe forcė poetike. Kurse nė rastin e "Pallatit tė Ėndrrave"
shihet qartė se gjuha e pėrdorur ėshtė e shpeshtė. Ndjenja negative
nuk parapėlqehen. Aty vihet re vetėm prania e tmerrit, panikut. Ata
janė kudo. Zhvillohet "diēka qė ka brenda tmerr". Ēfarė saktėsisht?
-
-
Njė
zyrtar gris njė letėr rekomandimi, jo mė shumė, por mjafton
sigurisht qė "Mark-Alem tė ndodhet si i goditur nga rrufeja".
Mendimet gjenden shpesh tė ripėrsėritura, me atribute shumėngjyrėshe
qė shtohen e shtohen; herė-herė kapet logjika e fjalive, herė-herė
ajo humbet brenda stilit. "Ai qėndronte si i ngulur pas dere dhe nuk
donte t'u besonte syve tė vet".
-
-
Figurat? Janė gjetje, thjesht tė projektuara nė mendjen e tij,
fiksione. Pa ide, thuajse nė mėnyrė memece, na shfaqet Mark-Alemi nė
libėr, ai humbet, lėviz: "Pėrse? Si? Kundėr kujt?". "Pallati
" dhe
"Ura
", tė dy romanet shfaqin njė paralele, qė zgjatet pėrtej
Qyprilixhinjve. Ajo prek tematikėn e ditės.
-
-
Le t'i
hedhim edhe njė sy tekstit tė 1978: Njė urė me harqe e osmanėve si
simbol pėr konfliktin midis lindjes dhe perėndimit, midis traditės
dhe kohėve moderne, njė vepėr arkitekturore nė Ballkan, qė ėshtė
ndėrtuar mbi viktima njerėzore
-
-
Lėnda
tek "Ura" ėshtė thuajse njė huazim. Ajo ėshtė pėrpunuar gjatė luftės
botėrore. Libri, i publikuar mė 1945, titullohej "Ura mbi Drin".
Autori i saj ishte Ivo Andri nga Bosnja, i cili, me kėtė libėr, nė
vitin 1961 mori Ēmimin Nobel. Edhe ideja e "Pallatit tė Endrrave"
duket e huazuar. Nė qoftė se ndokush do pėrpiqej tė kishte nė dorė
dorėshkrimin e plotė, atėherė do t'i dukej se po dilte nga
biblioteka e Borgesit. Ose, akoma mė shumė se kaq, nga dhomat e
"Procesit" tė Kafkės.
-
-
Neue
Zürcher Zeitung (Zvicėr) 14 tetor 2003
-
Pėrktheu Armand Plaka
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi
mė 16
tetor 2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi. |
|