|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova pėrgėzon Papa Gjon Palin II, me rastin e 25- vjetorit tė pontifikimit

 
 

 
   
Prishtinė, 16 tetor 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar sot njė telegram urimi Atit tė Shenjtė, Papa Gjon Pali II, me rastin e 25-vjetorit tė pontifikimit tė tij. Nė pėrgėzimet e Presidentit Rugova thuhet:

"Me rastin e 25-vjetorit tė Pontifikimit tė Shenjtėrisė Tuaj, pranoni urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.

Gjatė 25 vjetėve tė drejtimit tė Shenjtėrisė Tuaj nė Vatikan, bota ka pasur ndryshime tė mėdha nė planin e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit.

Gjatė 25 vjetėve, Shenjtėria Juaj ėshtė bėrė simbol i paqes dhe i lirisė sė njerėzve dhe tė kombeve.

Nė kėtė 25 vjetor tė Shenjtėrisė Tuaj, Ju shpreh njė falėnderim tė madh pėr angazhimin qė keni bėrė pėr lirinė e vendit tim, Kosovės – Dardanisė antike, vendit tė origjinės sė Nėnės Tereze.

Ati i Shenjtė,

Ju shpreh dėshirėn time tė vazhdoni tė luteni pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, qė do ta qetėsonte popullin tim, kėtė pjesė tė Evropės e tė botės, dhe do tė shpejtonte integrimin e vendit tim nė bashkėsinė e kombeve tė lira.

I dėshiroj Shenjtėrisė Tuaj shėndet tė mirė dhe jetė tė gjatė", thuhet nė fund tė pėrgėzimeve tė Presidenti Rugova drjtuar Papa Gjon Pali II.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.