-
-
U mbajt seanca
e rregullt e Kvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 16 tetor 2003
- Nė seancėn sotme, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės miratuan me
shumicė votash Ligjin pėr pesticidet, ndėrkaq nė parim miratuan
edhe Ligjin pėr sportet. Fillimisht kėtė ligj e paraqiti ministri
i dikasterit pėrkatės Behxhet Brajshori.
-
-
Sipas Brajshorit statusi i padefinuar
i Kosovės po pengon zhvillimin e sporteve, por megjithatė ai tha
se sportistėt kosovarė po arrijnė rezultate tė lakmueshme nė
arenėn ndėrkombėtare. Ai tha se ligji nė fjalė pėrcakton parimet
bazė nė ushtrimin e veprimtarisė sportive si dhe mbėshtetjen
institucionale.
-
-
Brajshori tha se "qėllimi i ligjit
ėshtė pėrcaktimi i bartėsve tė verpimtarive sportive rreth
menaxhimit me tė, nė radhė tė parė, dhe ofrimi i njė kornize pėr
organizimin, kushtet dhe mėnyrat e ushtrimit tė veprimtarisė
sportive si dhe pėr tė drejtat dhe veprimet e organizatave
sportive nė lidhje me to".
-
Me kėrkesėn e koalicionit "Kthimi" rreth Projektligjit pėr qasje
nė dokumentet zyrtare, deputetėt ndryshuan vetėm nenin 3 tė kėtij
projektligji, dhe e shtynė pėr njė seancė tjetėr shqyrtimin e
neneve tė tjera.
-
-
-
Ministri
Sadriu tha se procesi i privatizimit duhet tė vazhdojė
-
-
Prishtinė, 16 tetor 2003
- Ali Sadriu, ministėr i Ekonomisė dhe i Financave vlerėsoi se
privatizimi ėshtė njė proces i domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik
tė Kosovės, andaj ai proces duhet tė vazhdojė. Ali Sadriu kėto
komente i bėri pas takimit me Majkėll Boshart, shef i zyrės pėr
Kosovėn nė Departamentin amerikan tė Shtetit.
-
Ndėrkaq Majkėll Boshart, theksoi se nė takimin me ministrin Sadriu
ka biseduar pėr ēėshtjet e rėndėsishme ekonomike dhe financiare tė
Kosovės, sidomos pėr privatizimin, i cili ėshtė njė nga ēėshtjet
kryesore pėr Kosovėn. Ai u shpreh se Qeveria amerikane shpreson qė
procesi i privatizimit do tė vazhdojė, sepse ėshtė pjesė shumė e
rėndėsishme pėr modernizimin e ekonomisė dhe pėr zhvillimin
ekonomik tė Kosovės.
-
-
"Shpresojmė qė vėshtirėsitė rreth
privatizimit do tė tejkalohen shumė shpejt dhe ky proces mund tė
vazhdojė, sepse ėshtė proces i domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik
tė Kosovės", tha ky zyrtar amerikan, i cili po qėndron nė Kosovė
pėr t'u njohur sė afėrmi me gjendjen e pėrgjithshme.Ø
-
-
-
Kėshilli pėr
ngritjen e shtatores sė Agim Ramadanit nė Gjilan vendos pėr
shpalljen e konkursit
-
-
Gjilan, 16 tetor 2003 -
Kėshilli pėr ngritjen e shtatores sė strategut tė luftės Agim
Ramadani, i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e komunės sė Gjilanit dhe
Shoqata e veteranėve tė luftės tė Brigadės 138 "Agim Ramadani", nė
takimin e tij tė sotėm, ka marrė vendim pėr shpalljen e konkursit
pėr shtatoren e Agim Ramadanit, figura e tė cilit ngėrthen nė vete
jo vetėm karakterin e njė ushtaraku tė shkėlqyer, por edhe tiparet
e njė piktori dhe poeti tė spikatur.
-
Tė pėrkujtojmė se mė 9 maj tė kėtij viti, nė Gjilan, i ėshtė vėnė
gurthemeli shtatores sė Agim Ramadanit, pėrpara Teatrit tė qytetit,
ku do tė vendoset ajo pasi tė jetė pėrzgjedhur punimi mė i mirė i
ofruar pėrmes konkursit publik qė do tė jetė i hapur deri mė 30
nėntor 2003, ndėrsa tė drejtė pjesėmarrjeje kanė tė gjithė
krijuesit shqiptarė anekėnd botės.
-
Xhemajl Hyseni, kryetar i kėtij Kėshilli (zėvendėskryetar i
komunės sė Gjilanit) tha se shtatorja duhet t`i pėrmbajė tiparet
identifikuese tė Agim Ramadanit dhe duhet tė jetė njė monument qė
do t`i pėrballojė edhe shekujt pas nesh. (I.M.)
-
-
-
Forumi i Gruas
i LDK mbėshtet prezentimin e Presidentit dhe tė Kryetarit tė
Kuvendit nė takimin e Vjenės
-
-
Prishtinė, 16 tetor 2003
- Forumi i Gruas i LDK nė takimin e sotėm ka pėrshėndetur dhe ka
mbėshtetur fuqishėm pjesėmarrjen dhe prezentimin e denjė tė
pėrfaqėsuesve tė institucioneve mė tė larta tė Kosovės, Presidenti
i Kosovės Ibrahim Rugova dhe Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, nė
takimin e Vjenės duke e vlerėsuar kėtė takim nė funksion tė
njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės.
-
Me rastin e shenjtė tė Lumnimit tė Nėnės Terezė, Forumi i Gruas i
LDK pėrshėndet kėtė ngjarje tė madhe pėr tė gjithė shqiptarėt dhe
pėr botėn paqedashėse dhe falėnderon Selinė e Shenjtė dhe Papa
Gjon Palin II.
-
-
-
Nė njė pritė
tė organizuar, dje nė njė fshat afėr Sėkėnderajt ėshtė vrarė
Xhevdet Ahmet Behrami
-
-
Skėnderaj, 16 tetor 2003
- Dje rreth orės 16.00 nė njė pritė tė organizuar ėshtė vrarė
Xhevdet Ahmet Behrami (1961), baba i pesė fėmijėve, nga fshati
Kotorr i Skėnderajt.
-
Vrasja ka ndodhur nė hyrje tė fshatit Kotor, te deponia e
mbeturinave, nė momentin kur i ndjeri po kthehej nė shtėpi me
veturėn e tij dhe po bartte mall pėr shitoren e vet. Mė parė ishte
bllokuar rruga dhe nė momentin kur Xhevdeti ėshtė ndalur dhe ka
hapur dritaren, mbi tė janė shkrepur breshėri plumbash, disa prej
tyre nė kokė.
-
Policia menjeherė ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon
hetimet. Rruga nga fshati Kotor qė shpie nė Skėnderaj prej mbrėmė
e deri sot nė orėt e paraditės po mbahet e bllokuar.
-
Motivet e kėsaj vrajseje
nuk dihen, sikur as vrasėsi(t). Sipas njė burimi nga Skėnderajt,
motiv i vrasjes sė Xhevdet Behramit mund tė jetė se i ndjeri ka
ditur pėr autorėt e disa vrasjeve qė kanė ndodhur pas luftės nė
kėtė fshat.
-
Njė kushėri i Nexhdet Behramit na deklaroi se i ndjeri nuk ka
pasur kurrfarė konflikti me askėnd, as familja e tij deh ka qenė i
afėrt me tė gjithė.
-
Pėrdryshe kjo ėshtė vrasja e katėrt nė kėtė fshat. Para njė viti
nga ky fshat ėshtė vrarė njė kushėri i Xhevdeti, Refki Behrami.
-
Ndėrkaq, nė vitin 2000 ėshtė vrarė Xhafer Hajriz Behrami, drejtor
shkolle nė Ēubrel, aktvist i dalluar i LDK-sė dhe ėshtė plagosur
rėndė djali i tij student, Baki Behrami, i cili ende ndodhet pėr
shėrim nė Itali.
-
-
Po nė kėtė atentat ėshtė plagosur edhe
Jetullah Behrami, profesor i Shkollės Teknike dhe anėtar i
Kryesisė sė LDK-sė nė Skėnderaj dhe Faruk Xhafer Behrami. Ndėrkaq
nė njė tentim atentati nė vitin 2001 ndaj Jetullah Behramit,
plagoset vajza e tij, Behija.
-
Nė vitin 2002 ėshtė vrarė Refki Zejnullah Behrami. Asnjėra perj
kėtyre vrasjeve nuk ėshtė ndriēuar.
-
Vrasja e djeshme ka shqetėsuar pa masė banorėt e fshatit Kotorr,
sidomos familjet Behrami, tė cilat kanė qenė nė shenjestėr tė
sulmeve mizore.
-
-
-
Politikani serb Labus ka vlerėsuar se Beogradi kurrė mė nuk do tė
sundojė nė Kosovė
-
-
Vjenė, 16 tetor 2003
- Lideri i grupimit politik tė Serbisė, G17 plus, Mirolub Labus ka
vlerėsuar se Beogradi kurrė mė nuk do tė sundojė nė Kosovė. Nė njė
intervistė pėr gazetėn austriake "Prese", ai ka thėnė se nė Kosovė
do tė udhėheqin njerėzit qė legjitimitetin do ta fitojnė nėpėrmjet
tė zgjedhjeve, por qė duhet tė ketė vend edhe pėr serbėt e Kosovės,
ka thėnė Labus. Sipas, qėllim kryesor i politikės serbe duhet tė
jetė kthimi i tė zhvendosurve nė Kosovė dhe siguria e tyre.
-
-
-
KKSHA-ja OKB-sė: Respekto vullnetin e popullit tė Kosovės
-
-
Uashington 16 tetor 2003
- Kėshilli Kombėtar
Shqiptaro Amerikan (KKSHA) vlerėson se vėshtirėsitė nė fillimin e
bisedimeve teknike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė ilustrojnė mjaft
mirė parakushtet qė duhen plotėsuar pėr tė sjellė rezultate tė
suksesshme jo vetėm nė bisedimet teknike, por gjithashtu edhe pėr
suksesin e proceseve qė do tė vendosin statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
-
KKSHA thekson se pėrmes administratės sė saj, OKB-ja e drejtuar
nga anėtarėt e Bashkimit Evropian, ende po e vonon procesin e
transferimit tė pushtetit tek instucionet e Kosovės edhe pse po
bėhen 4 vjet qė prej fillimit tė administrimit tė saj dhe 3 vjet
qė prej rrėzimit tė njė tjetėr diktatori brutal.
-
-
Pėr mė tepėr, Kosova ka mbajtur tre
herė zgjedhje elektorale tė lira dhe tė drejta tė cilat kanė qenė
shembullore pėr gjithė Ballkanin.
-
Ndėrkohė qė kosovarėt duhet tė negociojnė, ata nuk duhet tė
detyrohen tė negociojnė nga pozita tė pabarabarta pėr marrėveshjet
e tė ardhmes. Njė detyrim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me parimet
e demokracisė dhe shpėrfill popullin e Kosovės.
-
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan do tė pėrkrahė vetėm ato
marrėveshje qė bazohen nė themelet e vullnetit tė popullit tė
Kosovės.
-
-
-
Kėshilli i NATO-s shpreh kėnaqėsi qė nė Vjenė filluan takimet e
para ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
-
-
Bruksel, 16 tetor 2003
- Kėshilli i NATO-s,
ka shprehur kėnaqėsi qė nė Vjenė filluan takimet e para ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit. Njė zyrtar i NATO-s nė Bruksel ka thėnė
se bisedimet do ta lehtėsojnė procesin nė tėrėsi nė mėnyrė qė nė
tė ardhmen tė mund tė diskutohet edhe pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
-
-
-
Franca e Rusia pėrshėndetėn fillimin e dialogut ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogadit
-
-
Paris/ Moskė, 16 tetor 2003
- Fillimi i
dialogut pėr ēėshtje teknike ndėrmjet Prishtinės e Beogradit nė
Vjenė ėshtė pėrshėndetur nga Ministria e Punėve tė Jashtme tė
Francės. Kjo ministri ka shfaqur shpresėn se bisedat pėr ēėshtje
teknike do t'o kontribuojnė kthimit tė sėrishėm tė besimit dhe
eliminimin e pasojave tė sė kaluarės sė dhimbshme.
-
Edhe Rusia mbėshtet fillimin e dialogut tė drejtpėrdrejtė pėr
ēėshtje praktike ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, kanė thėnė dje
zyrtarėt nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Rusisė. Ata kanė
thėnė se ėshtė herėt tė diskutohen aspekte politike tė ēėshtjes sė
Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe statusin e ardhshėm politik tė saj.
-
-
-
Njė ekspert gjerman thotė se problemi i Kosovės duhet tė zgjidhet
para se Serbia tė hyjė nė BE
-
-
Bon, 16 tetor 2003
- Problemi i Kosovės
duhet tė zgjidhet para se Serbia tė hyjė nė Bashkimin Evropian. Po
ashtu formula e njohur "standardet para statusit" duhet tė
zėvendėsohet me formulėn standardet sė bashku me statusin.
-
-
Kėshtu u shpreh Rafael Birman ekspert
pėr ēėshtje tė integrimit Evropian pranė Universitetit tė Bonit.
Ai shtoi se me kėtė rast duhet tė dominojė ēėshtja e kthimit tė
serbėve si njė nga standardet. Sipas ekspertit gjerman,
shqiptarėve duhet t'u bėhet e qartė se nėse nuk duan apo nuk mund
t'i integrojnė pakicat, nuk ka pavarėsi tė Kosovės.
-
Duke komentuar takimin e Vjenės Rafael Birman tha se shqiptarėt
duhet tė llogarisin mirė qė tė mos humbasin mbėshtetjen e
bashkėsisė ndėrkombėtare dhe qė sa mė shpejt tė kthehen nė kėrkim
tė kompromisit e jo tė insistojnė tash nė kėrkesa maksimaliste.
-
-
Ndėrkaq, duke folur pėr Serbinė ai tha
se duhet tė dėshmojė interesim pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė
statusit tė Kosovės, sepse Serbia ka shumė probleme tė mėdha me tė
cilat duhet tė merret nė tė ardhmen siē ėshtė korrupsioni,
kriminaliteti i organizuar dhe reformat demokratike.
-
-
-
Nowicki sot
kthehet nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 15 tetor -
Ombudspersoni i Kosovės z. Marek Antoni Nowicki, pas njė
intervenimi me sukses nė zemėr dhe shėrimit tė plotė, sot kthehet
nė Kosovė. Ombudspersoni i Kosovės do tė vazhdojė me punėn e tij
nė institucionin e Ombudspersonit, qė ka tė bėjė me mbrojtjen dhe
pėrmirėsimin e tė drejtave njeriut nė Kosovė.
-
Z. Nowicki, kah mesi i muajit gusht tė kėtij viti pėr shkak tė
disa problemeve nė zemėr ėshtė shtrirė nė Qendrėn Klinike
Universitare tė Prishtinės, e pastaj nė spitalin e UNMIK-ut.
-
Pas trajtimit mjekėsor dyjavor nė Prishtinė z. Nowicki u
transferua nė Poloni ku pati intervenim kirurgjik.
-
-
-
Numri i
krimeve nė rajonin e Mitrovicės nė kėtė javė shėnon rėnie tė vogėl
-
-
Mitrovicė, 16 tetor 2003
- Numri i krimeve nė rajonin e Mitrovicės tė raportuara nė kėtė
javė shėnon rėnie tė vogėl nė krahasim me krimet e raportuara
javėn e kaluara. Ndėrkohė qė numri i aksidenteve nė trafik ka
mbetur gati nė tė njėjtin nivel, thanė ndėrkombėtarėt nė Mitrovicė.
-
-
-
Nė Pejė u
pėrkujtuan 3600 viktimat nga viti 1944/1945
-
-
Pejė, 16 tetor 2003 - Nė
Pejė nė njė akademi pėrkujtimore u pėrkujtuan 3600 viktimat e
masakrės sė Tabjes tė vitit 1944/1945, tė organizuar nga
organizata joqeveritare Shoqata pėr Mbrojtjen e Monumenteve
Kulturo-Historike.
-
-
Njėri nga tė mbijeturarit e kėsaj
masakre prof. Ahmet Kelmendi rikujtoi masakrėn e asaj kohe nė tė
cilėn ishin pushkatuar mijėra banorė tė Pejės nga komunistėt serbė.
-
-
Ata mė pas janė varrosur nė njė vend
tė pėrbashkėt nė Tabje tė Pejės. Nė 59-vjetorin e kėsaj masakre
akademia ka bashkuar tė mbijetuarit e saj dhe familjarėt e
viktimave, tė cilėve u janė prezentuar edhe shifra tė tjera
trishtuese pėr shqiptarėt e pushkatuar nga partizanėt nė tė gjitha
qytetet shqiptare.
-
-
-
Nė morgun e
Rahovecit ėshtė bėrė identifikimi i kufomės sė Ajet Beqirit
-
-
Skėnderaj, 16 tetor 2003
- Zyra pėr tė humburit nė Skėnderaj njoftoi se nė morgun e
Rahovecit ėshtė bėrė identifikimi i kufomės sė Ajet Beqirit,
ish-pjesėtar i UĒK-sė. Varrimi i tij do tė bėhet mė 21 tė kėtij
muaji nė Varrezat e Dėshmorėve nė Skėnderaj. I ndjeri Beqiri
gjendej nė listėn e tė zhdukurėve qė nga prilli i vitit 1999.
-
-
-
Policia ka
bllokuar 36 kilogram heroinė nė pikėn kufitare ndėrmjet Kosovės
dhe Shqipėrisė
-
-
Prizren, 16 tetor 2003 -
Policia ndėrkombėtare nė Kosovė ka konfiskuar 36 kilogram heroinė
qė ishte transportuar nga Shqipėria. Tre persona, njė shqiptar i
Kosovės e dy shtetas tė Shqipėrisė ishin arrestuar gjatė javės sė
kaluar pasi nė makinėn e tyre afėr Prizrenit ishte gjetur sasia e
pėrmendur e drogės.
-
-
Heroina ėshtė konfiskuar nė pikėn
kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nė Vėrmicė dhe ėshtė
gjetur nė veturėn me regjistrim austriak, e cila ishte ndaluar pėr
njė kontrollė rutinore.
-
Njoftohet se vlera e pakove tė konfiskuara ėshtė 1.5 milionė euro.
Ky ėshtė konfiskimi mė i madh i heroinės nė katėr vitet e fundit
nė Kosovė.
-
-
-
Aleanca e Biznesit do tė fillojė organizimin e projektit: "Java e
biznesit kosovar"
-
-
Prishtinė, 16 tetor 2003
- Aleanca e Biznesit
qė nga 17 tetori do tė fillojė organizimin e projektit tė
titulluar "Java e biznesit kosovar", i cili synon krijimin e
kanaleve tė reja pėr komunikim si dhe ngritjen e konsumit tė
artikujve vendorė, tha kryetar i saj Agim Shahini.
-
-
Hartimi i kėtij projekti ėshtė
motivuar nė faktin se ekonomia e prodhimeve vendore dhe shėrbimeve
tė tyre ėshtė nė njė krizė tė thellė. Prandaj duhet ndėrmarrė
aktivitete efektive pėr afirmimin dhe mbėshtetjen e saj.
-
Deri mė tash pėr prezentimin e prodhimeve tė tyre janė paraqitur
40 prodhues vendorė. Projekti "Java e biznesit kosovar" mbėshtetet
nga "Rinvesti" dhe do tė financohet nga USAID-i.
-
-
-
Zėvendėskryeministri serb thotė se Beogradi ėshtė i gatshėm edhe
pėr bisedime pėr statusin e Kosovės
-
-
Beograd, 16 tetor 2003
- Zėvendėskryeministri i Serbisė, Nebojsha Ēoviq nė njė konferencė
pėr media nė Beograd ka thėnė se fjalimi i delegacionit tė
Shteteve tė Bashkuara nė bisedimet e Vjenės ishte shumė korekt,
preciz dhe shumė konstruktiv.
-
-
Ēoviq ka thėnė se Beogradi ėshtė i
gatshėm edhe pėr bisedime pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės,
duke thėnė se ndėrrimi i kufijve do tė thotė se Kosova ėshtė e
pavarur.
-
-
Ai mėtutje ka thėnė se nėse shqiptarėt
demokratė nė hapėsirėn e Kosovės kanė tė drejtė qė nė referendum
tė deklarohen pėr Kosovėn e pavarur, atėherė kėtė tė drejtė e kanė
edhe serbėt demokratė nė Bosnjė e Hercegovinė.
-
-
Pastaj Nebojsha Ēoviqi ka shtuar se
kushedi se ēka do tė ndodhė nė Maqedoni. Ai po ashtu ka kritikuar
bashkėsinė ndėrkombėtare dhe UNMIK-un, qė nuk kanė siguruar
pjesėmarrje tė pakicave kombėtare nė delegacionin e Prishtinės pėr
tė cilin tha se ishte i spastruar etnikisht.
-
-
-
Forumi
Shqiptar i Mediave tė Lira kėrkon shkarkimin e ministrit
-
-
Tiranė, 16 tetor 2003 -
Nė njė reagim tė Forumit Shqiptar tė Mediave tė Lira thuhet se
gazetari i njohur i kanalit televizv "Vizion Plus", Ilir Babaramo,
ėshtė qėlluar publikisht me grushta nga Ministri i Rendit Luan
Rama dhe mė pas nga bodigardėt e tij, ndėrkohė qė ka qenė i ftuar
nė njė pritje tė organizuar nga Partia Socialiste nė njė lokal nė
Tiranė.
-
Gazetari Ilir Babaramo ėshtė qėlluar, pasi ka pranuar autorėsinė e
tij mbi njė koment, mbi rezultatet negative nė luftėn kundėr
krimit nė Shqipėri dhe pėr 'hobby'-t e Ministrit tė Rendit pėr
personazhe tė botės muzikore.
Pas kėsaj Ministri i Rendit, Luan Rama, ka qėlluar me grusht nė
fytyrė gazetarin dhe mė pas bodigardėt e tij kanė vazhduar dhunėn
derisa gazetari ka kaluar nė njė gjendje tė rėndė fizike, por pa
rrezik pėr jetėn.
-
Forumi Shqiptar pėr Mediat e Lira shpreh indinjatėn e tij pėr kėtė
ngjarje tė rėndė, tė paprecedent nė historinė e politikės
shqiptare dhe kėrkon dorėheqjen urgjente tė Ministrit tė Rendit.
-
Akti i parė qė duhet tė bėjė Kryeministri Fatos Nano nė shenjė
reflektimi ndaj kėsaj ngjarjeje tė rėndė, duhet tė jetė shkarkimi
i Ministrit, nėse ai nuk jep vetė dorėheqjen. Dhuna fizike mbi njė
gazetar, - e ushtruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga njė ministėr,
- ėshtė njė akt i paprecedent nė historinė e shtypit botėror,
thekson nė njė reagim, Forumi Shqiptar i Mediave tė Lira me seli
nė Tiranė.
-
-
-
Pėrplasja e
njė feriboti nė Gjirirn e Nju Jorkut shkaktoi vdekjen e tė pakten
10 personave
-
-
Nju Jork, 16 tetor 2003
Autoritetet federale kanė filluar hetimet lidhur me prishjen e
feribotit transportues, qė shkaktoi vdekjen e tė pakten 10
personave dhe lėndimin e shumė tė tjerėve, kurse detyroi shumė
udhėtarė qė nė panik tė kėrcejnė prej tij nė ujėrat e ftohta tė
Gjirit tė Nju Jorkut, njofton Rojter.
-
-
Sipas kėtij njoftim tė pakten 42 vetė
janė hospitalizuar, kurse tė pakten tre syresh janė nė gjendje
kritike.
Prefekti i Nju Jorkut, Majkel Blumberg takohet sot me autoritetet
e Bordit tė transportit kombėtar pėr tė shqyrtuar shkaqet e
pėrplasjes sė feribotit.
-
-
Ai ka thėnė se ska kurrėfarė shenjash
qė tregojnė pėr diēka tjetėr, pos qė ėshtė aksident tragjik.
Policia u ka thėnė mediave vendore se asistenti i kapitenit nga
ndjenja e pėrgjegjėsisė ka bėrė pėrpjekje pėr tė qėlluar vetėveten
nė kokė me revole, por ėshtė lėnduar vetėm nė dorė. Sipas
vlerėsimit, nė momentin e aksidentitt 1,500 vetė kanė qenė nė
bord, kurse feriboti mund tė bartė deri nė 6 mijė njerėz.
-
-
-
Forcat
izraelite kanė vrarė njė palesitnez; fraksionet palestineze
mohojnė tė kenė sulmuar autokolonėn amerikane
-
-
Rafah, 16 tetor 2003
Forcat izraelite kanė vrarė sot nė mėngjes (e enjte) njė
palesitnez dhe kanė plagosur edhe pesė tė tjerė, ndėr tė cilėt tre
fėmijė, gjatė njė ndėrhyrjeje nė Al Barazil, afėr kampit Rafah,
nė jug tė Rripit tė Gazės, njoftojnė burimet e informacionit
palestinez.
-
Po nė kėtė njoftim thuhet se tė gjitha fraksionet e rezistencės
palestineze mohojnė pėrgjegjėsinė pėr sulmin me bombė tė
autokolonės amerikane afėr Biet Hanunit, ku humben jetėn tre roje
tė sigurimit amerikan.
-
-
-
Papa Gjon Pali
shėnon 25-vjetorin e tij nė krye tė Kishės Katolike Romane
-
-
Vatikan, 16 tetor 2003
Papa Gjon Pali, i molisur nga mosha dhe lėngimi, ka shėnuar sot (e
enjte) 25-vjetorin e tij nė krye tė Kishės katolike, nė njė kohė
qė vėmendja e botės ėshtė pėrqendruar nė arritjet e veta nė tė
kaluarėn dhe tė ardhmen e paqartė, njofton Rojter.
-
-
Papa, nė shoqėri me kardinalėt dhe
peshkopėt nga mbarė bota, ka filluar ditėn e tij tė madhe duke
nėnshkruar sot nė mėngjes njė dokument tė rėndėsishėm pėr rolin e
peshkopėve. Papa ėshtė zgjedhur mė 16 tetor 2003 1978 dhe ėshtė
papa i parė i zgjedhur nga radhėt e peshkopėve joitalian nė 455
vjetėt e kaluara.
-
Kremtimet e pėrvjetorit tė tij vazhdojnė tė dielen me lumturimin e
Nėnės Tereze, qė ishte njė grua qė e admironte thellė papa dhe
simbolizon njė rol tė saj model pėr gjithė njerėzimin.
-
-
-
Gjermania,
Franca dhe Rusia, janė pajtuar tė votojnė pėr rezolutėn amerikane
pėr tė ardhmen e Irakut
-
-
Bruksel, 16 tetor 2003
Kundėrshtarėt e luftės nė Irak, Gjermania, Franca dhe Rusia, janė
pajtuar sot (e enjte) tė votojnė pėr rezolutėn amerikane pėr tė
ardhmen e Irakut nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve ttė Bashkuara,
ka bėrė tė ditur kancelari gjerman, Gerhard Shreder, nė njė
konferencė shtypi, vetėm disa orė para sė ėshtė planifikuar tė
votohet nė Nju Jork, njofton Rojter.
-
-
Lideri gjerman Shreder ka deklaruar
kėshtu pas telefonatave triditėshe me presidentin francez, Zhak
Shirak dhe presidentin rus, Vladimir Puttin, pėr tė bashkėrenduar
pozicionet e tyre.
-
-
-
Policia
palestineze ka arrestuar tre militantė palestinezė nė lidhje me
sulmin kundėr autokolonės diplomatike amerikane
-
-
Gaza, 16 tetor 2003 -
Policia palestineze ka arrestuar tre militantė tė dyshimtė
palestinezė nė lidhje me sulmin me bombė kundėr autokolonės
diplomatike amerikane nė Rripin e Gazės, ku u vranė tri roje tė
sigurimit amerikan, kanė bėrė tė ditur burimet e sigurimit
palestinez, njofton Rojter.
-
-
Po kėshtu, njoftohet se qė tė tre tė
arrestuarit janė dėrguar dje nė burg fill pas sulmit me bombė. Ata
ishin pjesėtarė tė Komitetit tė Rezistencės Popullore, qė sherbėn
si ambrellė e grupeve militante palestineze, qė kishin kryer
sulmin me bombė tė lartpėrmendur dhe sulmet e tjera nė Gazė.
-
-
-
Shtyhet votimi pėr rezolutėn e Irakut
-
-
Nju Jork, 16 tetor 2003
- Shtetet e Bashkuara kanė pranuar tė shtyjnė deri mė vonė gjatė
ditės votimin pėr njė rezolutė tė re pėr Irakun. Uashingtoni
kėrkon njė votim tė propozimit tė tij pėr tė ardhmen e Irakut, por
Rusia, Gjermania dhe Franca duan mė shumė kohė pėr tė diskutuar
tekstin.
-
Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell tha pėr BBC-nė, pas
bisedave telefonike me anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit, se ata
po i afrohen konsensusit.
-
"Kam gjithnjė e mė shumė besim se (rezoluta) do tė aprovohet," tha
zoti Pauell.
-
"Kjo do tė tregojė se bashkėsia ndėrkombėtare po bashkohet pėrsėri
dhe shpresoj se do t'i inkurajojė ato vende qė duan tė
kontribuojnė mė shumė, ose ushtarakisht, ose financiarisht ose
politikisht," tha ai.
-
-
-
Rritet numri i
tė uriturve nė botė
-
-
Johanesburg, 16 tetor 2003
- Agjencia e OKB-sė pėr ushqimin thotė se bota nuk
po bėn aq sa duhet pėr tė luftuar urinė. Nė njė raport tė
publikuar nė Ditėn Botėrore tė Ushqimit, hetuesi i posaēėm i
OKB-sė pėr tė drejtėn e ushqimit thotė se numri i njerėzve tė
uritur u rrit vitin e kaluar megjithė objektivin e OKB-sė pėr tė
pėrgjysmuar numrin e tė uriturve nė botė deri nė vitin 2015.
-
Si ilustrim i shkallės sė problemit raporti vlerėson se ēdo
sekondė njė fėmijė vdes nga pasojat e urisė. Ai thotė se gratė dhe
vajzat kanė njė mundėsi shumė mė tė madhe tė vuajnė nga kequshqimi
sesa burrat dhe djemtė.
-
-
-
Nė Nju Delhi
ėshtė pėrdhunuar njė diplomate zvicerane
-
-
Nju Delhi, 16 tetor 2003
- Njė diplomate 36-vjeēare zvicerane tė martėn ka qenė viktimė e
njė pėrdhunimi nė Nju Delhi dhe tani ėshtė kthyer nė Zvicėr, bėri
tė ditur i ngarkuari me punė nė ambasadėn zvicerane nė Nju Delhi.
-
Dipomatja zvicerane ėshtė sulmuar nė momentin kur po hynte nė
veturė pasi kishte dalė nga kenemaja, nė tė cilėn po mbahej
Festivali i 34-tė i filmit.
-
Qeveria indiane ka thėnė se do tė bėje hetime tė hollėsishme pėr
kėtė ngjarje "shokante". Pesė policė, nė mesin e tyre edhe njė
inspektor, tė ngarkuar pėr siguri gjatė festivalit, janė
suspenduar, por deri mė tash askush nuk ėshtė arrestuar.
-
Mediat indiane kanė njoftuar se njė grup burrash kanė sulmuar njė
grua, regjisore filmi, nė tė njėjtin vend, vetėm gjysmė ore pas
sulmit mbi diplomaten zvicerane, por ka arritur tė ikė dhe me atė
rast ka marrė lėndime nė kokė.
-
Sipas shėnimeve tė grupeve feministe, ēdo orė nė Indi sulmohet dhe
dhunohet nga njė grua, ndėrkaq viktimat kryesore janė gratė nga
shtresat e ulta indiane.
-