|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė njė pritė tė organizuar, dje nė njė fshat afėr Sėkėnderajt ėshtė vrarė Xhevdet Ahmet Behrami

 
 

 
Skėnderaj, 16 tetor 2003 - Dje rreth orės 16.00 nė njė pritė tė organizuar ėshtė vrarė Xhevdet Ahmet Behrami (1961), baba i pesė fėmijėve, nga fshati Kotorr i Skėnderajt.

Vrasja ka ndodhur nė hyrje tė fshatit Kotor, te deponia e mbeturinave, nė momentin kur i ndjeri po kthehej nė shtėpi me veturėn e tij dhe po bartte mall pėr shitoren e vet. Mė parė ishte bllokuar rruga dhe nė momentin kur Xhevdeti ėshtė ndalur dhe ka hapur dritaren, mbi tė janė shkrepur breshėri plumbash, disa prej tyre nė kokė.

Policia menjeherė ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet. Rruga nga fshati Kotor qė shpie nė Skėnderaj prej mbrėmė e deri sot nė orėt e paraditės po mbahet e bllokuar.

Motivet e kėsaj vrajseje nuk dihen, sikur as vrasėsi(t). Sipas njė burimi nga Skėnderajt, motiv i vrasjes sė Xhevdet Behramit mund tė jetė se i ndjeri ka ditur pėr autorėt e disa vrasjeve qė kanė ndodhur pas luftės nė kėtė fshat.

Njė kushėri i Nexhdet Behramit na deklaroi se i ndjeri nuk ka pasur kurrfarė konflikti me askėnd, as familja e tij deh ka qenė i afėrt me tė gjithė.

Pėrdryshe kjo ėshtė vrasja e katėrt nė kėtė fshat. Para njė viti nga ky fshat ėshtė vrarė njė kushėri i Xhevdeti, Refki Behrami.

Ndėrkaq, nė vitin 2000 ėshtė vrarė Xhafer Hajriz Behrami, drejtor shkolle nė Ēubrel, aktvist i dalluar i LDK-sė dhe ėshtė plagosur rėndė djali i tij student, Baki Behrami, i cili ende ndodhet pėr shėrim nė Itali.
 
Po nė kėtė atentat ėshtė plagosur edhe Jetullah Behrami, profesor i Shkollės Teknike dhe anėtar i Kryesisė sė LDK-sė nė Skėnderaj dhe Faruk Xhafer Behrami. Ndėrkaq nė njė tentim atentati nė vitin 2001 ndaj Jetullah Behramit, plagoset vajza e tij, Behija.

Nė vitin 2002 ėshtė vrarė Refki Zejnullah Behrami. Asnjėra perj kėtyre vrasjeve nuk ėshtė ndriēuar.

Vrasja e djeshme ka shqetėsuar pa masė banorėt e fshatit Kotorr, sidomos familjet Behrami, tė cilat kanė qenė nė shenjestėr tė sulmeve mizore.
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.