|
16 tetor 2003 / TN
-
Nga
Gjovalin ĒUNI
-
(Drejtor
i Bibliotekės nė Universitetin Luigj Gurakuqi dhe nė Gjimnazin At
Pjetėr Meshkalla nė Shkodėr)
Nė vargun e
albanologėve mendimtarė tė kohėve moderne hyn edhe i ndjeri,
At Vinēenc Malaj.
Vepra e tij
shkencore Kuvendi i Arbėnit 1703, tanimė i ėshtė
nėnshtruar analizave dhe vlerėsimeve shkencore. Vepra ėshtė pėrkthyer
nė shqip nga muzikologo u mirėnjohur studiuesi prof. Tonin Zadeja.
Studiues tė tjerė para Malaj-t, janė marrė me kėtė ngjarje historike
tė shekullit XVIII, duke analizuar aspekte tė veēanta, ku mbizotėrojnė
ato gjuhėsore, ndėrsa nė veprėn e tij, Malaj pėrpiqet tė nxjerrė nė
pah vlerat e kėtij Sinodi me karakter juridik - kishtar dhe doktrinar,
nė pikėpamje historike, linguistike dhe shkencore (Klajd Kapinova, Mes
Kryqit e Atdheut, Shkodėr, 2000, fq. 264).
Atė Vinkoja
(sikurse e thėrrisnin tė gjithė me dashamirėsi), ishte vazhdues I asaj
plejade klerikėsh, qė deri nė frymėn e fundit tė jetės sė tyre menduan
pėr dijen, librin, kulturėn. At Gjergj Fishta, sipas bashkėvėllezėrve
tė tij, ndėrsa ndodhej nė shtratin e vdekjes, nė mėnyrė tė posaēme na
linte porositė pėr Bibliotekėn Franēeskane, kėndi mė i dashur i jetės
sė tij, At Justin Rrota solli nė Shqipėri tė fotokopjuar nė vitin
1929, Mesharin e franēeskanit At Gjon Buzukut: At
Vinēenc Prennushi i dha emrin dhe e pėrktheu; albanologu At Zef
Valentini, italian me zemėr shqiptare e shkriu vetėn nė biblioteka
tė ndryshme evropiane pėr tė nxjerrė dokumente tepėr tė vlefshme
historike etj. Kontributi i At Vinēenc Malaj nė fushėn e
bibliotekarisė ėshtė i shumėanshėm. Malaj krijoi vlera me tė cilat
duhet tė krenohet shkenca shqiptare e bibliotekarisė.
Biblioteka pėrsonale
Detyra e
klerikut dhe e dijetarit e detyruan atė tė familjarizohet me librin.
Shpesh herė kujtojnė bashkėvėllezėrit franēeskanė atė Malaj, qė edhe
bukė hante me libėr nė dorė. Nė kishė, nė bibliotekė dhe me njerėz
kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės. (Klajd Kapinova, Mes Kryqit e
Atdheut, Shkodėr 2000, fq. 254).
Bibliotekat
publike, si gurrė informimi janė tė domosdoshme, por sado tė pasura
dhe komode, ato nuk mund tė zėvendėsojnė bibliotekėn e shtėpisė, nuk
mund tė japin gėzimin dhe intimitetin qė tė shkakton njė libėr i
vjetėr, njė dokument i rrallė nė duart tuaja.
Nga vizitorė
tė ndryshėm, miq tė Malaj-t marrin vesh diēka pėr bibliotekėn
personale dhe vlerat e saj. Studiuesi Klajd Kapinova, mik i Malaj-t na
informon, se biblioteka e tij e vendosur brenda famullisė shėrbente
edhe si kabinet pune dhe kishte disa mijėra e mijėra vėllime dhe
tekste tė lashta, qė nga shekulli XII deri nė ditėt e sotme, tekste nė
pergamenė dhe libra tė rrallė tė shtypshkronjave evropiane tė
Mesjetės. Nuk mungonin mbishkrimet e lashta latinisht... (Klajd
Kapinova, Po aty, f. 255), ndėrsa nga Dr. Ahmet Osja, njoftohemi se
librat e vjetėr kanė qenė pasioni i tij i veēantė dhe mė tej shton: Ėshtė
talenti dhe pėrkushtimi i tij, qė e bėri tė arrinte tė kompletonte mė
sė miri njė bibliotekė tė veēantė, jo vetėm pėr numėrin e librave, por
edhe pėr rėndėsinė e tyre nė famullinė e Tuzit (Po aty, f. 257 -
258).
Dashuria pėr
librin nuk kaloi pa rėnė nė sy edhe tė eprorėve tė tij, tė cilėt e
ngarkuan me detyrėn e bibliotekarit nė Kuvendin Franēeskan tė Kotorrit
(1958 - 1962), nė Bibliotekėn e Kuvendit Mala Braqa nė Dubrovnik (1960
- 1966), censor librash nė Tivar nė vitin 1974.
Hulumtuesi dhe kėrkuesi
Njė vend tė
rėndėsishėm nė veprimtarinė e At Malaj-t zunė edhe hulumtimet dhe
kėrkimet nė bibliotekat e ndryshme tė ish - Jugosllavisė, Evropės,
ShBa-sė etj., me rėndėsi tė veēantė pėr studiuesit e albanologjisė.
Bazuar nė tė dhėnat e autorėve tė ndryshėm, pėr historikun e
zhvillimit tė gjuhės sė shkruar shqipe, nė vitin 1995, franēeskani
Malaj na jep informacion tė saktė edhe pėr ekzistencėn e bibliotekave
mesjetare nė hapėsirėn shqiptare, informacion i panjohur deri
atėhererė.
Duke
analizuar kontributin e klerit katolik nė shkrimet shqipe gjatė
shekullit XII, At Vinēenc Malaj shkruan: Qendra tė fuqishme tė
administratės e kulturės, arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė
arqipeshkėvitė e Durrėsit, Dioklesė, Tivarit, Shkodrės dhe Shkupit...
(P. Vinēenc Malaj, Tė dhana albanologjike 2, Ulqin - Tuz, 1999, f.
280) dhe mė tej, duke analizuar urdhėrin e Domenikanėve, themeluar nė
Durrės, 1224 dhe shpėrndarė nė anė tė ndryshme tė vendit, tėrheq
vėmendjen nė shprehjen e famshme tė arqipeshkvit tė Tivarit Gugliemus
Adae: Shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga
latinishtja, kanė alfabetin latin nė tėrė librat e tyre.
Megjithėse nuk shėnon gjė nė studimet e tij, Malaj, duket se bashkohet
me faktin e pranuar edhe nga autorė tė tjerė shqiptarė mbi qarkullimin
e librave tek ne ende pa lindur shtypshkronja (Injac Zamputi, Ēėshtje
tė shkrimit dhe fillimit tė letėrsisė, Hylli i Dritės, Tiranė
1995, nr. 1- 2, f. 27 - 30), si dhe shėnon faktin qė nė Bibliotekėn e
Domenikanėve nė Split (Kroaci), me tėrheqjen e kėtyre tė fundit nga
Shqipėria: ruhen 7 libra koralė (4 gradualė e 3 aniforė) shkruar me
pergament nga shekulli XV bashkė me shumė inkunabula... tė sjella prej
Kuvendit tė Durrėsit pėrkrye Venedikut nė vitin 1513. (V. Malaj, Tė
dhanat albanologjike 2, Ulqin - Tuz, 1999).
Ashtu siē
vėrente studiuesja Olga Peroviq, formimi i tij pėrsonal,
interesimi pėr gjithēka, shėtitjet dhe studimet nė qendrat mė tė
zhvilluara tė Evropės dhe sidomos zotėrimi i disa gjuhėve tė huaja
europiane dhe klasike, si: greqishtja e vjetėr, e ndihmuan atė nė
fushėn hulumtuese dhe kėrkuese. (Klajd Kapinova, Mes Kryqit e
Atdheut, Shkodėr, 2000, f. 254).
Kulmi i
kėsaj veprimtarie u shėnua nė vitin 1968, vit nė tė cilin hapėsirat
shqiptare pėrgatiteshin pėr festimin e 500 - vjetorit tė vdekjes sė
Gjergj Kastriotit.
Nė vitin
1968, nė revistėn Shejzat (Le Pleiadi), drejtuar nga shkrimtari
prof. Ernest Koliqi, nr. 1 - 2 - 3, jep tė dhėna rreth gjetjes nė
Bibliotekėn Kombėtare tė Romės tė njė vepre tė panjohur tė Gjergj
Kastriotit, operėn Scanderbeg, me libret tė
Antonio Salvit, botuar nė Firence mė 1718 dhe muzikė tė kompozitorit
tė famshėm Antonio Vivaldi, luajtur pėr herė tė parė nė Firence mė 22
janar 1718, nė teatrin Pergola. Zbulimi i nėnshtrohet njė
studimi tė thellė jo vetėm letrar e historik, por edhe njė analize
muzikore, gjė qė tė lejon qė tė arrish konkluzionin qė frati ynė
kishte edhe njohuri tė mira muzikore.
Njė vepėr
tjetėr e rėndėsishme e panjohur u publikua nga Malaj gjatė kėtyre
viteve. Eshtė fjala pėr njė tjetėr oper mbi Gjergj Kastriotin, njė
tragjedi e gjetur nė Bibliotheque de lOpera dhe nė Bibliotekėn
Kombėtare tė Parisit. Opera ėshtė e vitit 1735 me libret tė autorėve
La Mote - La Serre, dhe muzikantėve Rebel - Francuer. Ajo u luajt pėr
herė tė parė mė 27 tetor 1735. Gjithnjė sipas shėnimeve tė Malaj-t, nė
njėrėn nga 33 shfaqjet e saja, nė vitin 1763, ajo u shfaq nė Chosy,
Fontainebleau para mbretit Luigi XV dhe oborrtarėve tė Versajės.
(Vinēenc Malaj, Tė dhana albanologjike 2, Ulqin - Tuz, 1999,
f. 25 - 26, 57, 63, 73).
Zbulimi i
kėtyre dy operave pati ngjallur zilinė e studiuesve shqiptarė, tė
cilėt u pėrpoqėn tė pėrvetėsonin mundin dhe djersėn e klerikut. E
kemi fjalėn, thotė studiuesi Willy Kamsi, nder tė tjera pėr studimin
qė I bani at Vinēensi, operės sė Antonio Vivaldit, kushtue heroit tonė
kombtar Gjergj Kastrioti Skanderbegut. Tjetėr kush e zbuloi, tjetėr
kush u frynte nė Tiranė pėr kėtė zbulim (W. Kamsi, Artikull i
cituar).
Fryt i
kėrkimeve tė tij janė edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė e
urdhėrit franēeskan. Duke thyer kornizat e njė akademiku, ai i kushtoi
njė kujdes tė veēantė edhe hulumtimit tė kulturės popullore nė trevat
shqiptare tė Malit tė Zi dhe nė krahinėn arbėreshe tė Falkonarės,
Itali. Kėrkimet e tij i botonte nė disa revista tė dėgjuara tė
hapėsirės shqiptare dhe nė gjuhė tė ndryshme, ku mbizotėronte
italishtja dhe serbokroatishtja.
Biografi
dhe resensenti
Vend tė
rėndėsishėm nė funksionimin normal tė njė biblioteke padyshim luajnė
edhe biografitė dhe bibliografi, ose, thėnė ndryshe, njeriu qė harton
njė listė sistematike tė publikimeve tė llojeve dhe autorėve tė
ndryshėm, bazuar nė argumentet e trajtuara.
Bibliografia
shqiptare, ka fillimet esaj nė vitin 1870 me filologun slloven Franc
Mikloshiē, me vepren: Elementet sllave nė gjuhėn shqipe,
botuar nė Vjenė. Por siē shkruan Prof. Jup Kastrati: ... botimet e
mirėfillta bibliografike mbi vendin dhe historinė tonė, shfqen me
arkitektin Georg T. Petroviē. Libri i tij Skėnderbeu, shtypur
nė Paris mė 1881, ėshtė njė sprovė bibliografike e arsyetuar pėr
Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti, shkruar nė nėntė gjuhė. (J.
Kastrati, Pėr njė bibliografi shkencore albanologjike, Tiranė
1996, f. 13).
Pa dashur tė
ndalemi tek tė gjithė bibliografėt qė trajtuan probleme shqiptare,
duhet theksuar se Pader Vinēenc Malaj OFM hyn nė radhėn e
bibliografėve mė tė shquar shqiptarė, duke u radhitur nė krah tė Gj.
Pekmezit, Lumo Skendos, J. Rrotės, K. Gurakuqit, Dh. Paskos, J.
Kastratit etj.
E veēanta e
bibliografive tė tij qėndron nė faktin, se I referohet direkt burimit
origjinal, duke u pėrpjekur tė shmangė burimet dytėsore. Bibliografitė
e tij kanė edhe shenja tė origjinalitetit. Shpesh herė ata janė tė
formės bio-bibliografike dhe shoqėrohen me anonime tė shumta, siē
ndodh me botimin e vitit 1979, Shėnime Bio-Bibliografike mni
Gjeēovin nė 50 - vjetorin e vdekjes. (V. Malaj, Tė dhana
albanologjike 2, Ulqin - Tuz, 1999, f. 111).
Nė
pėrgjithėsi, autori nuk ndjek rregulla fikse tė pėrpunimit tė
bibliografive. Ai u shmanget atyre duke u pėrpjekur qė tė lehtėsojė sa
mė tepėr punėn e studiuesve. Disa nga studimet e tij tė veēanta,
ndonėse nuk janė thjeshtė punime bibliografike, falė thellėsisė sė
argumentave, bazuar nė njė literaturė tė bollshme, kanė shėrbyer si
burime tė rėndėsishme bibliografike, ku mund tė veēojmė studimet: Stefano
Zanovich, un sedicente erede di Scanderbeg, 1974 dhe studimin
tjetėr paraqitur nė Mbledhjen e V-tė tė Studimeve Ndėrkombėtare nė
Palermo (Itali), nė vitin 1968, Neccissita dun cordinamento
bibliografico castriotiano.
Autori nė
kėtė shkrim shpreh shqetėsimin e mungesės sė studimeve bibliografike
mbi Gjergj Kastriotin nė prag tė 500 -vjetorit tė vdekjes sė tij. I
pakėnaqur edhe nga puna e bėrė nė kėtė drejtim nga shkencėtarėt
shqiptarė, ai hedh idenė e hartimit tė kėsaj bibliografie dhe hartimin
e saj bazuar nė ndarjet:
-
1.
Dokumente.
-
2. Punime
historike:
-
a)
bibliografitė;
-
b) studime
historiko - kritike dhe artikuj mbi Gjergj Kastriotin;
-
3. Vepra
letrare:
-
a) poema e
poezi;
-
b) drama
dhe melodrama;
-
c) romane
dhe novela;
-
4. Vepra
operistike.
Gjatė
shtjellimit tė ideve tė tij nė kėtė studim, ai u referohet 137 zėrave
bibliografikė dhe shumė fotografive e frontespiceve tė librave tė
ndryshėm. Megjithėse kėrkonte koordinimin e veprimtarisė shkencore nė
tė dy anėt e kufirit, duke kuptuar vėshtirėsitė politike pėr
realizimin e kėsaj pune, albanologu Malaj, inkurajonte pėrpjekjet qė
bėheshin nė Shqipėri pėr botimin e kėsaj vepre, ashtu edhe siē
hidhėrohej pėr shtyrjet e pakuptuara tė botimit.
Punimi: Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu Bibliografi (1454 - 1835), arriti tė botohej
vetėm nė vitin 1997. Punimi ėshtė realizuar nga Kasem Biēoku dhe Jup
Kastrati. Ndonėse i ndėrtuar nė njė formė krejt tjetėr nga ajo ēfarė
propozoi Pader Vinēenc Malaj, nė tė zėnė vend mjaft zėra bibliografikė
tė pasqyruar nga Malaj nė punimet: Un opera musicale francese del
settecento su Scanderbeg, Necessita dun cordinamento
bibliografico castriotiamo, botuar gjatė viteve 1968 - 1969 nė
numra tė ndryshėm nė revistėn Shejzat dhe nė Aktet e Konferencės sė
V-tė Ndėrkombėtare nė Palermo (Shih Biēoku & Kastrati Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu Bibliografi 1454 - 1835 1, Tiranė, 1997, f.
440 - 441).
Nė vitet
1970 dhe 1985, kemi pėrsėri dy botime tė albanologut Malaj, nė njėrėn
si bashkėautor. Botimet pasqyrojnė punėn shkencore tė dy
pėrsonaliteteve tė shkencės albanologjike, italianėve Zef
Valentini dhe Antonio Baldacci (1867 - 1950), Bibliografia
di Giuseppe Valentini, qė u botua nė vitin 1970. Miqėsia me Pader
Zef Valentinin, duhet tė ketė qenė e hershme. Ndonėse jo e deklaruar
nė shėnimet e tij, Malaj duhet ta ketė njohur apo edhe patur profesor
Valentinin, gjatė kohės kur nė Shkodėr mėsonte nė Gjimnazin Klasik tė
Jezuitėve. Kjo miqėsi u pėrforcua akoma edhe mė tepėr gjatė studimeve
tė Malaj-t pėr letėrsi italiane dhe botėrore nė Universitetin e
famshėm La Sapienza, Romė, mė 1966, ku edhe
diplomohet, duke fituar gradėn shkencore Doktor dhe nė
komisionin e vlerėsimit ishte dhe prof. Pader Zef Valentini.
Gjatė
qėndrimit nė Itali P. Vinēenc Malaj ishte anėtar i Qendrės
Ndėrkombėtare pėr Studime Shqiptare, pranė Universitetit tė Palermos.
Nė Vjetari i vitit Akademik 1966 - 1967 tė kėsaj Qendre, krahas
shumė albanologėve tė dėgjuar, mes tė cilėve edhe Pader Zef Valentini
si Nėnpresident dhe Drejtor i Qendrės, gjejmė edhe emrin e Pader
Vinēenc Malaj. (Vjetari i vitit Akademik 1966 - 1967, Palermo,
1967, f. 162).
Padre
Valentini, shkruan Malaj, e dashuronte dhe vazhdon ta dashurojė
Shqipėrinė, tokėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, qė e konsideronte
atdheun e tij tė adoptuar dhe ideal.
Bibliografia, ėshtė mė tepėr njė listė librash, studimesh, artikujsh e
recensionesh tė renditura nė mėnyrė kronologjike sipas viteve tė
botimit. Autori Malaj, ėshtė i vetdijshėm, se nė tė nuk janė pėrfshirė
tė gjitha botimet e Valentinit, por e botoi atė vetėm nisur nga vlerat
albanologjike tė lėndės sė trajtuar.
Biografia e
dytė: Antonio Baldacci (1867 - 1950), Bibliografski Vjesnik, God. XVI,
Br. 1 Cetinje, 1985, ėshtė njė bashkėpunim me Vukiq Puleviq. Ajo ka
karakter bibliografik dhe pasqyron jetėn dhe studimet e Baldaēit,
botanistit tė shquar, studiuesit tė florės dhe veēorive tė gjeografisė
bimore tė Malit tė Zi, Shqipėrisė, Greqisė, Kretės etj. Nė bibliografi
jepen edhe zėra tė ndryshėm qė i pėrkasin etnografisė, toponomastikės,
antropologjisė, historisė, arkeologjisė etj. E reja qė sjellin autorėt
nė kėtė bibliografi ėshtė Literatura mbi Baldaēin.
Me intuitėn
e njė bibliotekari tė zellshėm, Malaj-n e vėrejmė edhe nė rolin e
recensentit. Ashtu si paraardhėsit, faqet e fletores Shejzat
u pėrpoq ti kthente nė tribuna tė mendimit albanologjik. E deshti
albanologun Aleksandėr Stipēeviē, jo se ishte thjeshtė njė
rbėresh nga Arbanasi afėr Zarės (Kroaci), jo se e lidhte puna e
bibliotekarit, por vlerėsonte pėrpjekjet e bėra pėrmes botimeve tė
tij, pėr tė nxjerrė nė dritė rrėnjėt e kombit. E vlerėsoi dhe u bėri
mjaft publicitet veprave tė Stipēeviēit: Larte degli Illiri
(1963), Gli Illiri (1966), si dhe botimit qė pėrgatitej tė
dilte: Bibliografi ilirjane.
Frati i
Tuzit, i dhėnė pas fesė, nuk pushoi sė punuari edhe pėr kulturėn
shqiptare.
Meceni
dhe miku i tė gjithėve
Kontributi i
At Vinēenc Malaj OFM nė fushėn e bibliotekave qe i gjithanshėm. Pėrpos
mundit dhe shpenzimeve materiale, ai i la bibliotekės shqiptare,
veprėn e tij, tė pėrbėrė prej 30 studimesh shkencore nė fusha tė
ndryshme, disa kumtesa tė mbajtur nė Konferenca Ndėrkombėtare, artikuj
tė shumtė qė mbushėn faqet e fletoreve mė prestigjioze shqiptare nė
qendrat evropiane dhe nė ShBA, materiale arkeologjike dhe shumė vepra
arti, tė cilat pėrbėjnė pjesėn mė tė rėndėsishme tė kontributit
albanologjik tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Frati pati
shumė miq. Lista e tyre ėshtė shumė e gjatė. Ata janė shqiptarė dhe tė
huaj; disa rrojnė akoma, tė tjerėt ashtu si edhe Malaj, panė vdekur
pėr tė bėrė tė pavdekshėm.
Ambientet
shkencore e vlerėsuan punėn e tyre. Shpėrblimet e mirėnjohjet nuk i
muanguan. Nė vitin 1999, pėr kontributin e madh tė dhėnė nė fushėn e
kulturės, si albanolog i shquar dhe i palodhur, nga Akademia Malazeze
u vlerėsua me titullin e lartė Akademik. Ishte
themelues dhe Kryetar Nderi i Shoqatės Kulturore Don
Gjon Buzuku nė Ulqin dhe Tuz, antar i Shoqatės Illyricum
nė Tuz dhe i asaj Matica Cernagorska nė Cetinė, profesor i
lėndės sė historisė sė Kristianizmit nė nė Shqipėri, nė Shkollėn e
Lartė Teologjike nė Shkodėr.
Vdiq nė
vitin 2000 nė kulmin e veprimtarisė sė tij shkencore. Studiues tė
ndryshėm, shėnojnė shumė vepra qė kanė mbetur nė dorėshkrim, ku
veēojmė: Bibliografinė e plotė tė punimeve tė At Zef Valentinit
nė bashkėpunim mė studiuesin shkodran Willy Kamsi, Seria e
dorėshkrimeve tė shkruar nė gjuhėn serbokroate, Bibliografia
pėr martirėt e krishtėrimit nė trojet iliro-shqiptare, njė
bibliografi prej 250 zėrash, pėr tė cilėn vetė Malaj deklaronte: Kjo
ėshtė vepra ime mė e madhe e jetės. (Klajd Kapinova, Mes Kryqit
e Atdheut, Shkodėr 2000, f. 256).
Pasioni i
Akademik Profesor Pader Vinēenc Malaj OFM ishte shkenca, por frymėzimi
i tij qe pėrjetėsisht feja.
...
feja ėshtė ajo qė e fisnikėron mė shumė jetėn e njeriut, ajo tė mbron
dhe tė ngushėllon nė ēdo moment tė vėshtirė tė jetės,
deklaronte ai.
Dėrguar
(mė 16 tetor 2003)
nga Klajd Kapinova Nju
Jork
|
|