|
 |
|
-
Myftiu, mr. Naim Tėrnava: Unė nga ky vend, nga Kryesia e
Bashkėsisė Islame prej ku gjithėherė dolėn burra tė pathyeshėm
qė dhanė njė kontribut nė spektrin fetar e kombėtar shtrij
dorėn e bashkėpunimit me tė gjithė Kėshillat e Bashkėsisė
Islame nė Kosovė, shtrij dorėn e bashkėpunimit pėr
Institucionet e Kosovės, pėr partitė politike dhe subjektet e
tjera tė Kosovės, por vetėm me njė kusht nė quarjen para dhe
avansimin e ēėshtjes sė Kosovės deri nė pavarėsinė e plotė tė
saj.
-
-
Prishtinė, 15 tetor 2003
/ Nga B.I.K.
-
-
Sot nė Prishtinė, nė selinė e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė
Kosovės u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit tė Bashkėsisė
Islame tė Kosovės, me ērast u zgjodhėn organet e reja
drejtuese tė Bashkėsisė islame tė Kosovės pėr mandatin e
ardhshėm pesė vjeēar.
-
-
Pas verifikimi tė mandateve tė delegatėve tė rinj, sipas
Kushtetutės sė Bashkėsisė Islame tė Kosvės u bė zgjedhja e
kryetarit dhe nėnkryetarit tė Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė
Kosovė.
|
-
-
Me
vota tė fshehta kryetar i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės u
zgjodh delegati nga KBI i Bujanocit Ragmi ef. Destani, ndėrsa
nėnkryetar delegati nga Medreseja e mesme Alauddin e Prishtinės
Ahmet ef. Rama. Gjithashtu u zgjodhėn edhe Komisionet e Kuvendit tė
BI-sė: Komisioni fetaro-arsimor, Komisioni pėr parashtresa dhe
ankesa i shkallės sė dytė, Komisioni disiplinor, ai
adminitrativo-juridik dhe Komisioni finansiar.
-
-
Ndėrkaq nė seancėn e pasditės, Trup zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė
Kosovės tė cilin e pėrbėjnė 55 anėtarė, ku marrin pjesė delegatėt e
Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, kryetarėt e Kėshillave tė
Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e Institucioneve tė
Bashkėsisė Islame, pasi qė kishte marrė propozimin e 25 kėshillave
tė BI-sė, me aklamacion nė mėnyrė unaime, zgjodhi mr. Naim Tėrnavėn
kryetar tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
-
-
-
MESAZHI
I KRYETARIT TĖ RI TĖ KRYESISĖ SĖ BIK-UT
-
-
Kryetari i posazgjedhur myftiu, mr. Naim ef. Tėrnava duke iu drjtuar
trupit zgjedhor tė Bashkėsisė Islame tha:
-
-
Tė
nderuar vėllezėr dhe efendilerė! Mė lejoni qė tju falėnderoj pėr
besimin e dhėnė nė mėnyrė unanime.
-
-
Falėnderoj tė gjithė Kėshillat e Bashkėsisė Islame qė kanė pasur
besimin nė mua, dhe ju premtoj tė gjithėve se do tė mundohem tė mos
u zhgėnjej, duke dhėnė njė kontribut tė vazhdueshėm nė ngritjen dhe
lartėsimin e fjalės sė Allahut xh. sh. nė trojet tona.
-
-
Mė
lejoni qė tė pėrshėndes paraardhėsin tim dr. Rexhep Bojėn me
bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt udhėhoqėn Bashkėsinė Islame tė
Kosovės - Bashkėsinė mė tė madhe fetare nė Kosovė, pėr kontributin e
dhėnė, pėr bashkėpunimin qė ka patur gjatė kohės sė udhėheqėjes,
sinqeritetin, korrektėsinė, gatishmėrinė qė tė bėjė gjithėherė punė
tė mėdha pėr kėtė fe e pėr kėtė atdhe.
-
-
Andaj
edhe tash, duke konsideruar qė ky besim i dhėnė nuk ėshtė privilegj,
por ėshtė njė obligim dhe pėrgjegjėsi e madhe qė ta udhėheqė masėn
islame nė Kosovė, pa harruar kėtu edhe Kosovėn Lindore.
-
-
Unė
nga ky vend, nga Kryesia e Bashkėsisė Islame prej ku gjithėherė
dolėn burra tė pathyeshėm qė dhanė njė kontribut nė spektrin fetar e
kombėtar shtrij dorėn e bashkėpunimit me tė gjithė Kėshillat e
Bashkėsisė Islame nė Kosovė, shtrij dorėn e bashkėpunimit pėr
Institucionet e Kosovės, pėr partitė politike dhe subjektet e tjera
tė Kosovės, por vetėm me njė kusht nė quarjen para dhe avansimin e
ēėshtjes sė Kosovės deri nė pavarėsinė e plotė tė saj.
-
-
Kėtė
do ta arrijmė vetėm atėherė kur fuqizohet ndenja e besimit nė
Allahun, nė respektin e ndėrsjellė, nė respektin e fjalėve tė
Muhamedit a.s. dhe nė nė ngritjen e ndjenjės dhe vetėdijes sė
gjithėmbarshme. Unė shpresoj se do jemi ata qė do tė dimė tė arrijmė
qėllimet tona, si bashkėsi dhe si popull, dhe si tė tillė tė jemi
shembull edhe pėr tė tjerėt.
-
-
Tė mos
harrojmė se kryetari i Bashkėsisė Islame nuk ėshtė thjesht vetėm
kryetar i shiptarėve muslimanė, por ėshtė edhe i turqve, i
boshnjakėve, i goranėve dhe tė tjerve qė i pėrkasin besimit islam.
Tė gjithė kėta do tė jenė nėn ombrellėn e Bashkėsisė Islame tė
Kosovės nė fuqizimin e shpirtit tė tyre dhe tė gjithė do tė
angazhohemi me ndihmėn e Allahut qė tė qojme pėrpara proceset e
filluara, nė tė mirė tė fesė e tė kombit.
-
-
Mė pas
Kryetari para Trupit zgjedhor paraqiti edhe anėtarė e kabinetit tė
tij, d.t.th. anėtarėt e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, tė
cilėt nė pako dhe nė mėnyrė unanime Trupi zgjedhor i miratoi.
-
-
-
Anėtarėt e rinj tė Kryesisė janė:
-
-
-Abdullah ef. Abdiu- (rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės)
-
-Nexhmedin ef. Hoxha (rajoni i Pejės, Klinės dhe Istogut
(Burimit).
-
-Shemsi ef. Rrahimi (rajoni i Mitrovicės, Vushtrrisė dhe
Skėnderajt)
-
-Ahmet
ef. Sadriu- (rajoni i Ferizajt, Kaēanikut dhe Hanit tė Elezit)
-
-Fatmir ef. Iljazi- (rajoni i Gjakovės, Deēanit, Malishėvės dhe
Rahovecit)
-
-Ekrem
Simnica- (rajoni i Prishtinės, Fushė Kosovės, Kastriotit, Podujevės
(Besianės), Lipjanit dhe Drenasit).
-
- Ali
Vezaj- (rajoni i Prizrenit, Suharekės (Therandės) dhe Sharrit
(Dragashit)
-
-
Biografia
-
-
Naim Tėrnava u lind mė 7 janar 1961, nė fshatin Lismir tė
komunės sė Fushė Kosovės.
-
-
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje kurse Mederesė e mesme
Alaudin nė Prishtinė. Vazhdoi studimet nė Universitetin
Al-Azhar nė Kajro dega e Apologetikės islame qė i pėrfundoi me
sukses nė vitin 1984.
-
-
Menjėherė pas studimeve emrohet imam nė fshatin Lismir. Nė vitin
shkollor 1985/86 emėrohet professor i lėndės sė Akaidit dhe
Filozofisė islame nė Medresenė e mesme Alaudin tė Prishtinės.
-
-
Naim
Tėrnava, gjatė kėtyre viteve tė angazhimi tė tij nė strukturat e
Bashkėsisė Islame tė Kosovės kreu shumė detyra dhe funksione me
rėndėsi nė kuadėr tė Institucioneve tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
-
-
Ishte
anėtarė i redaksisė sė revistės Dituria Islame tri mandate, pastaj
anėtar i Kryesisė sė BI-sė dy mandate nga viti 1990-1998.
-
-
Si
ligjėrues i Akaidit dhe Filozofisė Islame nė FSI, filloi punėn nė
vitin akademik 1994/95 ku aktualisht ligjėron lėndėn e Filozofisė
Islame.
-
-
Ka magjistruar mė 2003 nė Universitetin e
Hapur Amerikan tė Kajros, (American Open University, Cairo).
-
Nė
vitin 1995, zgjedhet drejtor i Medresesė Alauddin nė dy mandate
1995-2003.
-
-
Gjatė
luftės nė Kosovė, mė 09 mars 1998 Kryesia e BI-sė formon Kėshillin e
Emergjencės, tė parėn e kėtij lloji nė Kosovė, dhe nė krye tė kėtij
kėshilli emroi. Naim Tėrnavėn si kryetar, i cili Kėshill pas luftės
u tranferua nė Shoqatė Humanitare Bereqeti.
-
-
Pas
luftės nė Kosovė, nė vitin 99 zgjedhet kryetar i Kuvendit tė
Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
-
-
Gjatė
kėsaj kohe Naim Tėrnava ka zhvilluar shumė takime zyrtare nė nivele
ndėrkombėtare kudo nėpėr botė, gjithnjė nė interes tė interes tė
ēėshtjes sė Kosovės.
-
-
Naim
Tėrnava, gjatė gjithė kėtyre viteve nė mėnyrė tė vazhdueshme u morė
edhe me publicistikė duke botuar shtatė libra, disa dhjetėra
artikuj, si nė revista, gazeta vendore dhe tė huaja.
-
-
Jeton
vepron nė Prishtinė dhe ėshtė babai i tre fėmijėve.
|
|