|
-
15.
Tetor, 2003
"
Europa e Lirė "
-
-
-
Baton Haxhiu, analist nga Prishtina
-
-
RADIO
EVROPA E LIRĖ :
Zoti Haxhiu, si e
vlerėsoni ju fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit,
nė fakt, si e vlerėsoni takimin e djeshėm nė Vjenė?
-
BATON HAXHIU :
Asgjė e re. Domethėnė kam pritur qė ky takim tė jetė simboli dhe tė
fillojė procesin e komunikimit shqiptaro-serb, pėr arsye se
konsideroj se lufta nė Kosovė ka pėrfunduar, konsideroj se paqja e
papėrfunduar, me Vjenėn shndėrrohet nė fillimin e procesit paqėsor,
prandaj ka qenė e rėndėsishme prezenca e delegacionit kosovar nė
Vjenė dhe nuk mė kanė bėrė pėrshtypje fare fjalimet e asnjėrit
lider, domethėnė as tė zotit Rugova dhe as zotit Zhivkoviē, ashtu si
edhe fjalimet e ndėrkombėtarėve, por me rėndėsi ėshtė qė ka filluar
njė etapė e re e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe.
-
-
Unė nuk mendoj qė nga ky
takim dikush ka pritur mė shumė se kaq. Ajo qė ka pritur ka qenė
bashkėsia ndėrkombėtare, e cila ka pritur sė paku njė respekt tė
kosovarėve, qė prezenca e tyre nė Vjenė tė jetė ashtu siē ata kanė
menduar.
-
-
Domethėnė tė jetė
njė prezencė institucionale, pėr arsye se ky ka qenė njė lloj
vlerėsimi i bashkėsisė ndėrkombėtare se nė Kosovė po ndėrtohen
institucionet. Kjo ėshtė arsyeja pse unė personalisht jam i
zhgėnjyer nga kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, i cili ka
treguar se ėshtė kryeministėr i vetvetes dhe nė njėfarė mėnyre nuk
ka respektuar dy milionė shqiptarė tė Kosovės, shumica e tė cilėve,
pavarėsisht nga dhimbjet, dhe nga tė gjitha qė kanė ndodhur, kanė
dashur qė Rexhepi tė jetė atje dhe ta thotė atė qė ėshtė dashur ta
thotė.
-
RADIO
EVROPA E LIRĖ
:
Zoti Haxhiu, po ēfarė prisni ju nga
zhvillimet e tanishme, pas fėrkimeve, me tė cilat janė pėrballur
institucionet e Kosovės para shkuarjes nė Vjenė. Cilat janė
zhvillimet brenda pėrbrenda institucioneve tė Kosovės?
-
BATON HAXHIU :
Ēėshtja kryesore te ky takim ka qenė qė ne tė rregullojmė imazhin,
apo tė rikthejmė imazhin, i cili ka qenė jo vetėm duke u humbur, por
edhe duke u shkatėrruar dhe ky imazh tani ėshtė dėmtuar edhe mė
shumė. Nuk e di se si mund tė dėmtohet imazhi i Kosovės mė shumė se
nga mosprezenca e kryeministrit tė Kosovės apo shkuarja e
delegacionit kosovar tė pėrgjysmuar.
-
-
Ekzistojnė disa grupe nė
Kosovė qė dėshirojnė qė pėrmes tyre ta bėjnė nė njėfarė mėnyre
kontrollimin e pushtetit, apo tė jenė nė njėfarė mėnyre qeveri nėn
hije, qofshin ato tė shoqėrisė civile, qofshin tė partive politike.
Nuk po flas pėr gabimet strategjike dhe megalomane tė njė partie
politike, por po flas pėr grupet e NGO-ve (OJQ-ve), tė cilat kanė
ndikuar shumė pėr bllokimin dhe frenimin e procesit politik, apo
rastin e Vjenės. Nuk guxojmė qė kur ekzistojnė institucionet e
Kosovės, tė ndėrtojmė delegacione, tė cilat janė jashtė
institucionale.
-
-
Ne mund tė organizojmė
grupe qė ndihmojnė institucionet e Kosovės, por jo qė atje tė jenė
grupet qė nuk u takojnė institucioneve. Mendoj se zoti Rugova ka
treguar diēka qė ne e kemi pritur-loajalitetin maksimal ndaj
bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pėr mua personalisht ėshtė shumė mė i
rėndėsishėm sesa refuzimi i shkuarjes nė Vjenė. Kėto tė dyja nuk
kanė ekuivalencė. Nuk guxojmė tė luajmė me imazhin tonė, duke
refuzuar gjithė ato shtete dhe gjithė atė prezencė tė bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe duke i dhėnė konotacion politik.
-
RADIO
EVROPA E LIRĖ :
Zoti Haxhiu, ju i
pėrmendėt grupet punuese, ndėrkohė kryetari Rugova ka thėnė nė Vjenė
se shpreson qė qeveria do tė pėrfshihet nė punėn e kėtyre grupeve, e
tė njėjtėn gjė nė njė mėnyrė e ka thėnė edhe kryeministri Rexhepi nė
prononcimin e tij drejtuar mediave tė huaja, por jo nė fjalimin
publik. Sa besoni ju se mund tė gjejė hapėsira dhe mundėsi qeveria e
Kosovės qė tė pėrfshihet tani nė fazėn e dytė tė kėtij procesi?
-
BATON HAXHIU :
E
para e punės, unė nuk shoh mundėsi morale qė zoti Bajram Rexhepi ta
udhėheqė dhe mėtutje qeverinė e Kosovės. Unė mendoj se ai do tė jetė
i ndėrgjegjshėm dhe ndėrgjegja duhet tė vlerėsohet nė kėtė moment mė
shumė se gjithēka tjetėr. Bajram Rexhepi nuk ka mundėsi mė qė tė
jetė kryeministėr i Kosovės dhe ti udhėheqė delegacionet apo
ēėshtjet teknike.
-
-
Nuk dua tė hy nė detaje
se kush ka pasur gabime, a ka pasur presion Bajram Rexhepi apo jo,
nga kush ka pasur presion, kush qėndron prapa kėsaj, por pa marrė
parasysh, nuk ka mundėsi qė njė kryeministėr siē ėshtė Bajram
Rexhepi me njė deklaratė, tė tillė si e ka dhėnė, tė mbetet
kryeministėr i Kosovės.
-
-
Unė personalisht mendoj
se Bajram Rexhepi ka qenė kryeministėr i duhur nė momentin e duhur,
por nė momente tė tilla dhe sidomos deklarata famoze para opinionit
publik kosovar ka qenė e paduhur, frazeologjike dhe e paqėndrueshme,
prandaj unė konsideroj se duhet tė rishqyrtohet pozicioni i qeverisė
dhe institucioneve tė Kosovės.
-
RADIO
EVROPA E LIRĖ :
Zoti Haxhiu, tu
kthehemi edhe njė herė vetė bisedimeve. Ju thatė se takimi i Vjenės
u mbajt ashtu siē edhe ėshtė pritur, si takim simbolik. Mirėpo,
sipas jush ēfarė do tė prodhojė ky takim nė kuptimin e rezultateve
dhe pasojave tė mundshme?
-
BATON HAXHIU :
Pasojat do tė jenė pėr Kosovėn, kurse rezultatet e kėtij takimi janė
vetėm fillimi i njė procesi, i cili do tė fillojė nė vitin 2005 dhe
asgjė tjetėr. Domethėnė, realizimi i fillimit tė njė standardi, i
cili ka qenė i paraparė. Bashkėsia ndėrkombėtare ka kėrkuar
exit-strategjinė, domethėnė strategjinė e daljes nga Kosova dhe e
ka filluar me takimin e Vjenės, prandaj unė konsideroj qė
konsekuencat nuk do tė jenė te bashkėsia ndėrkombėtare, ato nuk do
tė jenė te pala serbe, por do tė jenė nė zhvillimin e procesit tė
Kosovės, sepse gjithkush e di se pavarėsia e Kosovės nuk ka
alternativė dhe e dinė kėtė edhe nė Serbi, edhe nė Kosovė.
-
-
Tre muaj mė parė e kemi
pasur ēėshtjen e statusit, e kemi biseduar me ju ka qenė dilema,
Serbia duhet tė pėrcaktohet ose pėr Bashkimin Evropian, ose pėr
palestinizimin e rajonit.
-
-
Me siguri se ata do tė
pėrcaktohen pėr Bashkimin Evropian dhe ky pėrcaktim ne na e hap
rrugėn qė tė jemi kooperues me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe na e hap
rrugėn se si ta ndėrtojmė pavarėsinė e Kosovės dhe ekuivoket e tilla
tė prodhimit tė tradhtarėve dhe patriotėve, nė situata shumė tė
rėnda pėr Kosovėn karshi bashkėsisė ndėrkombėtare, mė bėn tė jem
skeptik nėse jemi tė gatshėm qė nė njė periudhė deri nė vitin 2008,
kur parashihet tė rregullohet statusi i Kosovės, tė jemi nė gjendje
ta vėmė atė vijėn e aplikimit tė nuancave pėr ndėrtimin e
pavarėsisė.
-
Intervistoi : Rrahman Paēarizi
|
|