|
14 tetor 2003
/ "Zėri
i Amerikės"
Organizatat ndėrkombėtare qė vėzhguan
zgjedhjet vendore tė ditės sė diel nė Shqipėri vunė nė dukje
pėrmirėsime nė krahasim me votimet e mėparshme, por thonė se ende
mbeten probleme pėr tu zgjidhur.
Ambasadori Robert Barry, i cili kryesoi
misionin e OSBE-sė, tha se votimi i ditės sė diel u zhvillua nė njė
mjedis mė tė pjekur politik se nė tė kaluarėn.
Ai vuri nė dukje se partitė politike e
trajtuan njėra tjetrėn si rivale tė ligjshme, pa retorikėn e ashpėr qė
ka karakterizuar fushatat e mėparshme. Mirėpo, ai theksoi nevojėn pėr
zgjidhjen e tė metave nė mėnyrė qė Shqipėria tė zhvillojė zgjedhje nė
pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.
Vėzhguesit thanė se Komisionit Qendror tė
Zgjedhjeve i takon merita pėr zhvillimin e zgjedhjeve pėrgjithėsisht
nė mėnyrė profesionale, transparente dhe tė drejtė.
Mirėpo, ata theksuan se mungesa e
regullave tė efektshme procedurale kishte vonuar zbatimin e vendimeve
dhe udhėzimeve tė rėndėsishme, ēlirimin e fondeve pėr fushatėn dhe
pėrgatitjen e anėtarėve tė komisioneve tė nivelit mė tė ulėt.
Ata vunė gjithashtu nė dukje se ndryshimet
nė momentet e fundit nė listat e votuesve shkaktuan ērregullime ditėn
e zgjedhjeve.
Partitė politike e komentojne nė
mėnyra tė kundėrta raportin paraprak
Partitė kryesore politike nė Tiranė
komunikuan nė mėnyra tė kundėrta raportin paraprak tė vėzhguesve
ndėrkombėtarė mbi zgjedhjet vendore. Partia Socialiste u pajtua
plotėsisht me vlerėsimet e raportit tė vėzhguesve dhe u angazhua tė
respektojė rekomandimet e tyre pėr tė ardhmen.
Kryetari i PS, Fatos Nano, deklaroi se
zgjedhjet vendore shėnuan njė pėrparim tė dukshėm nė plotėsimin e
standarteve pėr zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. PS deklaron pa
ekuivoke se e njeh dhe e pranon rezultatin e kėtyre zgjedhjeve sipas
vullnetit tė lirė qė shprehėn zgjedhėsit shqiptarė nė tė gjitha
komunat dhe bashkitė. Njėkohėsisht, PSSH fton institucionet zgjedhore
tė vazhdojnė tė sillen me korrektėsi nė procesin e administrimit tė
dokumentacionit, shqyrtimit tė ankesave zgjedhore dhe nė shpalljen e
rezultatit pėrfundimtar brenda afateve ligjore tha ai.
Zoti Nano theksoi se autoritetet do tė
vazhdojnė punėn pėr saktėsimin e mėtejshėm tė listave zgjedhore, ku
sivjet janė rishfaqur pasaktėsi teknike. Unė kam shėnuar me maturi
dhe kėnaqėsi qėndrueshmėrinė e pjesėmarrėsve nė zgjedhje shqiptarė
edhe kėtė vit dhe po ndjek me tė njėjtin shqetėsim si publiku dhe
institucionet qė ngarkon ligji cėshtjet e konsolidimit tė regjistrit
tė votuesve dhe tė zgjidhjes nė tė ardhmen tė problemeve tė informimit
tė cdo zgjedhėsi pėr qendrėn e votimit ku ushtron njė nga tė drejtat
dhe liritė themelore tė tij- tha kryeministri.
Zoti Nano tha se zgjedhjet vėrtetuan
sėrisht shumicėn socialiste. Ai vlerėsoi fitoren e opozitės nė bashki
dhe komuna tė tjera, duke kėrkuar qė kundėrshtimet mbi zgjedhjet tė
ndjekin rrugėn ligjore.
Por njė lexim shumė tė ndryshėm i bėri
raportit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė Partia Demokratike e opozitės.
Kryetari i saj, Sali Berisha tha pėr shtypin se raporti i vėzhguesve
vėrteton shkeljet e socialistėve dhe kundėrshtimet e opozitės.
Zgjedhjet nuk ishin tė lira dhe tė
ndershme, dhe me Nanon nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė
ndershme. Ambasadori Barry u shpreh qartė se zgjedhjet ishin njė hap
drejt plotėsimit tė standardeve, pra zgjedhjet nuk plotėsuan
standartet ndėrkombėtare dhe europiane tė zgjedhjeve tė lira dhe tė
ndershme, tha kryetari demokrat.
Zoti Berisha tha se sidomos nė Tiranė dhe
Durrės ku PD nuk i njeh zgjedhjet, parregullsitė e listave janė tė
mėdha dhe ai do tu dėrgonte vėzhguesve tė ODIHR materiale voluminoze
pėr kėto shkelje.
Misionet kanė konstatuar se nxjerrja e
rezultateve po shkon keq nė Tiranė, nė Durrės dhe Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve ka dėshtuar tė mbajė zotimin e tij pėr tė nxjerrė
rezultatet paraprake dhe vihet nė pikėpyetje shumė finalja, pra
nxjerrja e rezultateve nė afatin ligjor. Dihet qė kur rezultatet
vonohen, janė duke vepruar manipuluesit.
Zoti Berisha hodhi poshtė deklaratat e
politikanėve socialistė, sipas tė cilėve PS dhe PD kanė pėrgjegjėsi tė
pėrbashkėt nė pėrgatitjen e listave. Ai tha se ato janė pėrgatitur nga
zyrat shtetėrore tė gjendjes civile dhe janė dėmtuar nga pėrpunimet e
ndryshme nė KQZ.
|