|
14 tetor 2003 / Nancy
Beardsley
/ "Zėri
i Amerikės"
Sipas njė studimi tė
kohėve tė fundit tė institutit Brookings, nxėnėsit amerikanė bėjnė
mesatarisht 19 minuta detyra shtėpie ēdo ditė.
Por nė shkollėn e mesme
Whitney nė Cerritos tė Kalifornisė ėshtė ndryshe. Nė kėtė shkollė,
nxėnėsit zgjedhin lėndėt mė tė vėshtira, rrinė zgjuar deri vonė duke
mėsuar dhe konkurrojnė ashpėr pėr rezultate tė shkėlqyera.
Gazetari Edward Humes,
fitues i ēmimit Pulitzer shkruan pėr kėtė shkollė nė librin e tij:
School of Dreams: Making the Grade at a Top American High School.
Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Nancy Beardsley:
Pėr tė shkruar librin e
tij tė ri, Edward Humes iu kthye shkollės. Ai mori pjesė nė orė
mėsimi, u bė shok me nxėnėsit e tjerė, madje edhe bėri detyra dhe
provime. Synimi i tij ishte tė provonte personalisht ngarkesėn e
jashtėzakonshme nė shkollėn e mesme Whitney.
Nė librin School of
Dreams: Making the grade at a top American School, Shkolla e
Ėndrrave: Si tė kesh sukses nė njė nga shkollat mė tė mira tė mesme
amerikane, ai shkruan:
Ėshtė njė shkollė qė
vėrtet vė nė plan tė parė mėsimin. Nė shkollėn Whitney, orėt e mėsimit
nuk janė ato ēaste tė mėrzitshme qė ndodhin nė hapėsirat mes atyre
gjėrave qė u interesojnė vėrtet nxėnėsve. Orėt e mėsimit janė nė
qendėr tė vėmendjes sė nxėnėsve kėtu dhe ta punojnė shumė, mė shumė
mendoj sesa nxėnėsit e shkėlqyer tė brezave tė kaluar, sigurisht mė
shumė se brezi im.
Njė nxėnės i shkollės
Whiteny e quan katrėn, njė numėr magjik. Ai shpesh fle katėr orė,
pinte katėr kafe ekspres nė ditė dhe synon numrin katėr, si maksimumin
e pėrkryer tė rezultateve pėrfundimtare. Nė Whitney nuk ka probleme me
disiplinėn dhe nxėnėsit marrin katėr deri nė pesė lėndė universitare.
Autori Humes thotė se kjo
shkollė i sfidon stereotipet e krijuara, sipas sė cilave adoleshentėt
mendojnė vetėm pėr tu zbavitur dhe se shkollat publike nuk mund tė
jenė tė suksesshme. Ai shton se kjo shkollė u transformua me njė
buxhet modest.
Kjo shkollė u hap para 25
vjetėsh si qendėr tė mėsuari, por nuk kishte shumė nxėnės qė shkonin
aty. Ndėrsa ishte gati pėr tu mbyllur, drejtori dhe disa nga mėsuesit
patėn idenė qė tė pėrdornin njė program akademik tėrheqės ku
pėrgatitjet pėr tė hyrė nė universitet fillojnė nė moshėn 12 vjeē.
Tani shkolla Whitney
pranon 20 pėr qind tė studentėve mė tė mirė tė distriktit, qė duhet nė
fillim tė japin njė provim.
Megjithė programin e
vėshtirė, ka nga ata nxėnės qė gjejnė njė ekuilibėr mes mėsimit dhe
gjėrave tė tjera. Njėri prej tyre ėshtė Yi Wei:
Mendoj se nė mėnyrė
ironike, nuk janė njerėzit mė shumė nėn stres, qė kanė rezultate mė tė
mira. Ata nuk ia dalin aq mirė dhe prindėrit ushtrojnė trysni mbi ta.
Mė tė suksesshėm janė nxėnėsit, tė cilėt prindėrit i lėnė tė qetė.
Edward Humes ėshtė dakord
me tė dhe thotė se Whitney ėshtė njė shkollė pėr nxėnės ambiciozė, jo
thjesht nxėnės me prindėr ambiciozė. Por megjithėse kjo shkollė nuk
ėshtė pėr kėdo, ai mendon se disa nga elementet e saj mund tė pėrdoren
edhe nė shkolla tė tjera.
Zoti Humes thotė se
shumica e nxėnėsve pėr tė cilėt ai shkruan nė librin e tij, janė
pranuar nė njė nga universitetet qė ata kanė zgjedhur. Dhe ata janė
shumė tė pėrgatitur pėr pėunėn qė i pret nė universitet. Nė fakt ata
kanė mė shumė kohė tė lirė tani sesa ēkishin kur ishin nxėnės nė
shkollėn e mesme Whitney.
|