|
 |
|
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- Nė takimin
e sotėm nė Vjenė mes delegacionit tė Kosovės dhe atij tė
Serbisė tė zhvilluar nė pallatin Hofburg, nė emėr tė Kosovės
foli Presidenti Ibrahim Rugova. Mė poshtė po japim teksitn e
plotė tė diskutimit tė Presidentit Rugova.
-
"Pėrshėndes hapjen e kėtij takimi nė Vjenė, tė rėndėsishėm pėr
vendin tim dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore si dhe pėr BE,
NATO-n dhe SHBA.
-
Nė fillim dėshiroj tė flas shkurt pėr progresin qė ka arritur
Kosova gjatė katėr vjetėve pas luftės, nė liri. Kosova ka bėrė
njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.
-
Gjendja e sigurisė publike ėshtė mė e mirė. Policia e Kosovės
ėshtė forcuar dhe kemi filluar specializimin e saj. Kėshtu
policia e Kosovės bashkė me policinė e UNMIK-ut dhe me KFOR-in
/ NATO-n bėn sigurinė e vendit. Nė tė njejtėn kohė ėshtė nė
vendosje e sipėr rendi dhe ligji. Gjykatat nė tė gjitha
nivelet po veprojnė deri te Gjykata Supreme e Kosovės.
|
-
Do theksuar se Kosova ka pasur progres tė mirė edhe nė ndėrtimin e
demokracisė. Gjatė vitit tė kaluar u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale
me mandat katėrvjeēar. Qė njė vit e gjysmė funksionojnė
institucionet qendrore: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti i
Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001. Parlamenti i
Kosovės ka miratuar me dhjetėra ligje nė tė gjitha fushat e jetės
pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
Njė progres tė shquar kemi pasur edhe nė integrimin e grupeve
etnike, apo tė minoriteteve. Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė
aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe
lokal.
-
-
Nė Parlament dhe nė Qeveri kemi vende tė
rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu nė Parlament, nga 120 vende, 20
janė tė rezervuara pėr minoritetet, plus vendet e fituara me votė.
Nė Qeveri e cila ka 10 ministri, dy ministra janė nga minoritetet.
Ky ėshtė njė progres nė planin e integrimit administrativ. Duhet
thėnė se pėr ditė e mė shumė shoqėria e Kosovės po bėhet mė e
integruar.
-
Do tė punojmė mė shumė nė planin e komunikimit midis shumicės
shqiptare dhe minoritetet siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit,
goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt. Pra, duhet tė punojmė
mė intensivisht nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit tė tė
gjithė kosovarėve, proces tė cilin e kemi filluar.
-
Po ashtu nė planin e kthimit tė refugjatėve kemi shėnuar progres.
Janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare, kryesisht serbė.
Tė gjitha institucionet e Kosovės janė pėrcaktuar pėr njė kthim
individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė.
Nga shumica shqiptare, qindra mijėra njerėz, vazhdojnė tė qėndrojnė
nė Europė dhe SHBA, sepse nuk mund tė kthehen pėr shkak tė gjendjes
sociale e ekonomike tė Kosovės. Unė e them se pas luftės, tash nė
Kosovė, tė gjithė jemi mė pak.
-
Me kėtė rast do thėnė se edhe nė fushėn e ekonomisė kemi pasur
progres. Sektori privat ėshtė mjaft i fuqishėm e dinamik. Kosovarėt
janė popull ndėrmarrės. Vetėm njė fakt 95% tė buxhetit Kosova e ka
bėrė nga tė hyrat e veta.
-
Objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės janė: zhvillimi
ekonomik, tėrheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve tė punės pėr
tė rinjtė. Kėto ditė kemi filluar privatizimin sė bashku me UNMIK-un
si proces pozitiv ekonomik. Mund tė themi se Kosova po hyn nė fazėn
e njė jete normale tė njė vendi.
-
Ėshtė politikė nacionale e Kosovės tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira
me tė gjithė fqinjtė e saj. Mund tė themi se edhe nė kėtė fushė kemi
pasur progres. Kėshtu me Shqipėrinė kemi marrėdhėnie tė mira, me
Republikėn e Maqedonisė kemi filluar njė progres si dhe me Malin e
Zi.
-
-
Sot jemi tubuar nė Vjenė qė tė fillojmė
njė proces tė marrėdhėnieve pozitive fqinjėsore me Serbinė nė disa
fusha praktike me interes pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin e Evropės
Juglindore. Pėr fillim kemi pranuar tė bisedojmė pėr bashkėpunim nė
fushėn e energjisė, qė ėshtė problem pėr gjithė rajonin e Evropės
Juglindore, pastaj ēėshtjen e tė zhdukurve nga lufta qė krijon
shqetėsime tė vazhdueshme, pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nė
baza individuale tė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, si dhe
pėr ēėshtje tė transportit dhe tė telekomunikacionit, qė ėshtė me
rėndėsi pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin. Me kėtė rast do tė
themelohen grupe punuese, tė cilat do tė prodhojnė marrėveshje nė
nivel tė dy vendeve.
-
Sot kėtu, nė Vjenė jemi takuar pėr tė biseduar pėr disa ēėshtje
praktike midis dy vendeve, Serbisė dhe Kosovės. Dėshiroj tė theksoj
se ėshtė pozitive se tė gjitha vendet e rajonit tė Evropės
Juglindore aspirojnė pėr integrim nė BE dhe nė NATO. Kėtė e aspiron
dhe po pėrgatitet edhe vendi im Kosova.
-
-
Pra, njė Kosovė demokratike, paqėsore e
pavarur dhe e integruar nė BE e NATO dhe nė miqėsi permanente me
SHBA. Ky aspirim ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės dhe do ta
qetėsonte rajonin e Evropės Juglindore. Kosova ėshtė e gatshme ti
pranojė obligimet ndėrkombėtare.
-
Do tė pėrdor autoritetin tim sė bashku me PSSP-nė, zotin Holkeri, qė
nė bisedat rreth ēėshtjeve praktike tė involvohen strukturat
qeveritare tė Kosovės.
-
Ndėrsa gjendemi nė kėtė takim, dėshiroj tė theksoj se e kaluara nuk
bėn tė harrohet, sepse mund tė pėrsėritet nė forma mė tė kėqia, por
duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Shpresoj se njė ditė Serbia do tė
kėrkoj falje pėr masakrat e luftės nė Kosovė, qė do ti lehtėsonte
marrėdhėniet midis dy vendeve dhe dy popujve.
-
Nga ky takim i Vjenės, e pėrshėndesim
Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin
Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni.
-
Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II,
qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn dhe paqen e popujve.
-
Me kėtė rast e falėnderoj zotin Holkeri qė ka punuar shumė pėr
realizimin e kėtij takimi.
-
Po ashtu e falėnderoj Presidentin
Klestil, Kancelarin Shysel dhe Qeverinė austriake pėr mikpritjen,
ashtu siē di Vjena ta bėjė kėtė".
|
|