|
 |
|
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- Pas fjalės
pėrshėndetėse tė kancelarit austriak Shysel, takimi i Vjenės
ka vazhduar me dyer tė mbyllura, ku kanė folur pėrfaqėsuesit e
lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė Grupit tė Kontaktit,
si dhe pėrfaqėsuesit e delegacioneve nga Prishtina dhe
Beogradi.
-
-
Siē njoftohet nga Vjena,
pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr politikė tė
jashtme dhe siguri Havier Solana nė fjalėn e tij ka shprehur
kėnaqėsinė pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd ngase,
sipas tij, ky ėshtė hapi i parė, qė ėshtė hapi mė i vėshtirė
pėr bisedime.
-
-
Ai u shpreh i kėnaqur qė sheh nė
sallė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit, sepse
dialogu shėnon njė pėrparim tė madh nė rrugėn drejt
stabilitetit mė tė madh nė Ballkan.
|
-
-
Solana gjithashtu ka vlerėsuar se
zhvillimi i ngjarjeve nė Kosovė mund tė ketė ndikim tė rėndėsishėm
nė shtetet fqinje. Kosova ėshtė zemėr e rajonit tė Ballkanit, jo
vetėm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe nė aspektin e
sigurisė, ka thėnė Solana.
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė fjalėn e tij ka vlerėsuar se
nė takimin e Vjenės ka ardhur pėr tė filluar njė proces tė
marrėdhėnieve pozitive me fqinjėt nė disa fusha praktike me interes
tė pėrbashkėt pėr tė dyja vendet dhe rajonin e Evropės Juglindore nė
tėrėsi.
-
Presidenti Rugova ka theksuar se njohja e njė Kosove tė pavarur,
demokratike e paqėsore, e integruar nė BE, dhe nė NATO dhe nė miqėsi
tė pėrhershme me SHBA-tė, do tė qetėsonte rajonin. Ai gjithashtu ka
theksuar progresin qė ėshtė bėrė nė Kosovė nė fushėn e sigurisė, tė
ekonomisė dhe nė konsolidimimin e demokracisė.
-
-
Ai ka thėnė se tashmė nė Kosovė janė
kthyer mbi 7000 tė zhvendosur, ndėrkaq udhėheqja e Kosovės dhe
institucionet e saj po bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr integrimin e tė
gjitha minoriteteve dhe grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės, ashtu
siē e meriton njė shoqėri e vėrtetė demokratike. Ai pėrshėndeti
bashkėsinė ndėrkombėtare qė ėshtė nismėtare e kėtij dialogu.
-
Ndėrkaq, nga pala serbe ka folur zv.kryeministri serb Nebojsha
Ēoviq, i cili ka pėrsėritur akuzat kundėr Kosovės pėr spastrime
etnike dhe se gjoja nėn presionin e udhėheqjes sė saj nuk kanė
mundur tė marrin pjesė nė bisedime pėrfaqėsuesit e pakicave Milan
Todorviq dhe Resmije Mumxhi.
-
-
Ēoviqi ka akuzuar zyrtarėt e Prishtinės
qė nė vend qė ta shfrytėzojnė Vjenėn si takim pėr dialog pėr
problemet kryesore po vazhdojnė ta pajisin Kosovėn me atribute
shtetėrore. Sipas tij, me njė varg vendimesh tė papjekura tė
autoriteteve tė Prishtinės, dialogu ka humbur rėndėsinė qė ėshtė
pritur.
-
Takimi i Vjenės tashmė ka pėrfunduar
dhe priten tė bėhen tė ditura konkluzionet e tij nga shefi i
UNMIK-ut Hari Holkeri.
|
|