|
-
14 tetor 2003 / TN
-
-
HIMARĖ, TRITOL NĖ
QENDRĖN E VOTIMIT NGA NJE ANETAR I PBDNJ-S
-
-
Anėtari i Partisė sė tė
Drejtave tė Njeriut tenton tė hedhė nė erė qendrėn e votimit nė
Himarė. Njė kallėp tritoli ėshtė hedhur nga Kozma Pelo pranė njė
qendre votimi nė qytet, mbrėmė rreth orės 19:00. Polici M. Peēuli u
plagos nga shpėrthimi i lėndės eksplozive, ndėrkohė qė ka patur edhe
disa dėme tė vogla materiale nė objektet pranė. Tė lėnduar kanė
mbetur edhe dy qytetarė qė ishin duke shkuar pėr tė votuar nė
qendėr.
-
-
Policia ka arritur qė
pak minuta pas ngjarjes, tė identifikojė dhe shpallė nė kėrkim
simpatizantin e PBDNJ-sė, i cili ka qenė edhe autori qė shkaktoi
shpėrthimin. Burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik, thane se
e kanė vlerėsuar si incident tė rėndė ngjarjen e ndodhur, qė cėnon
rendin dhe sigurinė, pikėrisht nė momentet qė gjithēka po shkonte
mirė.
-
-
Kemi marrė tė gjitha
masat, ėshtė identifikuar autori i hedhjes sė lėndės eksplozive dhe
brenda pak kohe do tė arrestohet,- thanė kėto burime. Ngjarja, pėr
momentin, lidhet me zgjedhjet dhe synimi i saj, sipas burimeve
policore qė kanė hetuar atentatin, ishte krijimi i njė tensioni nė
momentet qė komisionet kishin nisur procesin e numėrimit tė votave.
-
-
Pėrgjithėsisht, dita e
votimit nė Himarė ka kaluar e qetė, po pikėrisht, kur ka filluar
numėrimi, Pelo ka kaluar pranė qendrės qė votimit, qė ndodhet nė
qytet dhe ka hedhur me fitil tė ndezur njė kallėp tritoli.
Megjithėse policėt qė ruanin qendrėn janė pėrpjekur tė shmangen, nuk
kanė shpėtuar pa plagė. Burime tė policisė thanė se punonjėsit e
rendit kanė marrė plagė nė gjymtyrėt e trupit dhe nė kėmbė, por janė
jashtė rrezikut pėr jetėn. Jashtė rrezikut janė edhe dy qytetarėt e
tjerė. Katėr tė dėmtuarit janė ēuar nė spitalin e qytetit ku kanė
marrė edhe mjekime. Ata kanė rrėfyer pėr autorėt edhe se si ndodhi
ngjarja.
-
-
-
DIPLOMATI MAQEDON,
INCIDENT NE LIQENAS
-
-
Sekretari i Ambasadės
Maqedonase, Stefan Silski, ka lėvizur gjatė paradites sė djeshme nė
zonat e Liqenasit me njė Fuoristradė me targa CD 1703. Sipas
burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik, mjeti me tė cilin
ka lėvizur Silski mbante mbishkrimet OSBE dhe ODHIR.
-
-
Burime tė policisė,
thanė gjatė ditės sė djeshme se sekretari i Ambasadės Maqedonase,
Stefan Silski, gjatė lėvizjes sė tij nėpėr zonat e Liqenasit, ka
takuar disa nga banorėt e zonave qė merrnin pjesė nė procesin e
zgjedhjeve. Policia deklaroi se Silski ishte interesuar gjatė kėtyre
takimeve mbi procesin zgjedhor, ndėrsa paraqitej si vėzhgues i huaj.
Gjatė lėvizjeve tė djeshme, ai ėshtė prezantuar me njė dokument
identifikimi tė OSBE-sė, si vėzhgues i kėtij organizmi. Ministri i
Rendit i ka kėrkuar nė mėnyrė zyrtare ambasadorit tė OSBE-sė
sqarimin e pozicionit tė kėtij diplomati.
-
-
Gazeta Panorama
-
13 Tetor 2003
-
-
-
NJĖ SHTETAS GREK NĖ
ZYRĖN E OMONIAS
-
-
Nė zyrėn e Omonias ne
Himare takojme njė person tė gjatė, zeshkan, qė vazhdimisht mbante
nė dorė njė libėr fetar. Por sapo njerėz tė ndryshėm, pėrkrahės tė
Omonias lexonin emrat e tyre nė lista, greku pėrcaktonte listat duke
u treguar atyre vendin apo numrin rendor.
-
-
Dukej qė ai i njihte
mirė listat e votimit. Pyes njėrin prej kryetarėve tė kryesisė pėr
kombėsinė e kėtij njeriu dhe marr pėrgjigjen se: ėshtė korrieri ynė,
di anglisht dhe mban lidhjet tona me ndėrkombėtarėt, dhe pėrkrahėsit
tanė himariotė. Ai e kuptoi pyetjen tonė dhe pėrgjigjet nė greqisht:
thuaji gazetarėve se unė jam bregas dhe dhėndėr nė Himarė.
-
-
Biseda u ndėrpre nga njė
telefonatė, sė cilės greku iu pėrgjigj me fjalėt: mirė, mirė, do tė
fitojmė (nė gjuhėn e grekėrve). Pėr veprimtarine e shtetasit grek nė
zyrat e Omonias pyetėm edhe pėrfaqėsuesin e ISEF-it nė Himarė,
Dikson Baily. Ai pohoi pėr Shekullin se ėshtė nė dijeni tė
veprimtarise tė shtetasit grek si dhe tė emigrantėve tė sjellė falas
nė Himarė, gjė qė sipas tij tensionojnė zgjedhjet pėr tė siguruar
fitoren e kandidatit tė PBDNJ, Vasil.
-
-
Edhe pse ndalohet me
ligj pjesėmarrja e personave me shtetėsi tė huaj nė procesin e
votimit, duket se pėr Himarėn nuk duan ta zbatojne ligjin.
-
-
Gazeta Shekulli
-
13 Tetor 2003
|
-
|